2016-01-23

Djaloshi bullafiq nga Koreja e Veriut u bë diktatori më i rrezikshëm në botë

diktat

Për 50 vite me radhë, bota është rritur me kërcënimet e vendit më të rrezikshëm në botë. Lideri Suprem, Kim Jong Un, u rrit në një vend të mbyllur siç është Korea e Veriut.



Kim Jong Un u lind më 8 Janar të vitit 1982,1983 ose 1984.
Prindërit e tij kanë jetuar e vepruar në Korenë e Veriut. Kim gjithashtu ka pasur një vëlla më të vjetër i cili u quajt Kim Joung Chul, por ka edhe një motër më të re, Kim Yo Jong.
Viti i lindjes i saktë i Jong Un-it është viti 1982, por për shkak të 100 vjetorit të Kim Il Sung dhe 70 vjetorit të Jong Il, prindërit vendosën t’ia ndërronin vitin e lindjes.
Jong Un me nënën e tij, në shtëpinë ku ka jetuar si fëmijë.
Kim Jong Un si fëmijë u shkollua në Zvicër, përcjell Gazeta Express.
Thuhet se ai ishte një nxënës i qetë, i marrshëm, por edhe nganjëherë kishte sens të humorit.
Jong Un pasion e ka pasur basketbollin dhe e ka idollizuar Micheal Jordan.
Gjatë kohës kur ishte në Zvicër për shkollim, dhoma e tij ishte e mbuluar me postera të Micheal Jordan. Edhe pse ai ishte nën mesataren për të qenë një basketbollist, ai ishte një lojtar shumë i mirë.
Pas përfundimit të shkollës fillore në Zvicër, ai u kthye në shtëpinë e tij ku i’u bashkua shkollës ushtarake.
Shumë të rinjë nga Korea e Veriut e quajnë Kimg Jong Un si “Lideri i Madhërishëm” .
Pasi që vdiq babai i tij, i cili gjithashtu ishte Liber Suprem i Koresë së Veriut, Kim mori titullin e tij.
Në fund të dhjetorit të vitit 2013, Jong Un ekzekutoi vëllaun e babait të tij me arsyetimin se ai nuk i’u bind rregullave të tij.
Ai më pas u martua me një nxitëse të tifozëve dhe tani ka dy fëmijë me të.
Kim Jong Un e vazhdoj kërcënimet drejt Koresë së Jugut. Në vitin 2013, Korea e Veriut ka kryer testin nuklear të 3-të, përcjell në shqip Gazeta Express.
Në Janar të këtij viti, Kim ka testuar bombën e hidrogjenit dhe thonë se janë të gatshëm ta përdorin kundër Perëndimit.
Sipas zyrtarëve të Kores së Veriut kjo bombë hidrogjeni është me e fuqishme se  një armë bërthamore.
Kjo është hera e parë që shteti diktatorial ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen, e cila është tentim testimi i katërt që nga viti 2006. /Përktheu: Morena Kokollari – GazetaExpress/.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...