Me avancimin e teknologjisë informative, siguria kibernetike, rrezikohet nga forma të ndryshme, nga grupet kriminale e radikale të hakerëve në tërë botën, e po ashtu dhe në Kosovë. Mirëpo, siguria kibernetike kërkon vëmendje më të theksuar dhe aktive nga nivelet e larta të shtetit.
Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare me teme "Siguria dhe kibernetike dhe privatësia" të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ARKEP dhe BQK.
Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK) tha se gjendja e teknologjisë është avancuar dhe rrezikshmëria është rritë në këtë fushë, transmeton kp . Ai tha se BQK nxitë dhe sanksionon sigurinë kibernetike në institucionet financiare.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se në vitin 2015, është hartuar strategjia kombëtare për rritjen e sigurisë kibernetike. Ai tha se kjo fushë kërkon trajtim nga ekspert të kësaj fushe, në mënyrë që Kosova dhe institucionet financiare, t[ mbrohen nga krimet kibernetike dhe të kenë siguri në privatësi.
Kibernetika është degë shkencore e cila merret me krijimin e diagrameve për sistemet e automatizuara. Kibernetika është shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenjeve të gjalla dhe makina.Fjala Kibernetikë rrjedh nga fjala greke "Kibernete" që do të thotë timonier i anijes duke u nisur nga një analogji midis "timonierit" dhe "qeverisësit" apo "drejtuesit" pra siq shihet nga emri Kibernetika është shkenca mbi qeverisjen udhëheqjen dhe rregullimin.
Ajo u njoh si shkencë me rastin e botimit të librit të Norbert Winerit me titull "Cybernetics" dhe nëntitullin "Qeverisja dhe komunikimi me organizmat e gjalle dhe makina" libri i cili u botua ne vitin 1948 në Paris.