Në video shihet ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës,Akademik Prof.Dr.sc. Ibrahim Rugova, gjatë përballjes me personi e akuzuar si kriminel lufte, Slobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës.
I ndjeri Ibrahim Rugova në Tribunalin e Hagës ndër të tjera mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj video kryqetniki serb Sllobodan Millosheviqi i parashtron disa pyetje provokuese Ibrahim Rugovës, ku i thotë se ia ka bërë disa lutje atij.
Sllobodan Millosheviq: Ju thatë që UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, pyetja ime është kështu; Në rast se UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste, atëherë pse erdhët tek unë për të kërkuar që unë t’ju transferojë në një vend tjetër për ta shpëtuar familjen tuaj, pse erdhët?
Ibrahim Rugova: Unë thash që nuk është terroriste. As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën.
Ndërsa kur thoni se unë kam ardhur t’ju lus, nuk ju kam lutur. Kam kërkuar të dal jashtë Kosovës, sepse atëherë Kosova ishte e zbrazur, nuk kishte njerëz as bashkëpunëtorët e mi. Dëshiroja të dilja të mos vritem ndonjë ditë në ndonjë incident apo në kurdisjet që mund t’i ketë bërë regjimi.
Sllobodan Millosheviq: Aktet që kemi parë edhe shtypin perëndimor në atë kohë tregon se gjenocid u bë kundër serbëve, ashtu është apo jo?
Ibrahim Rugova: Ju lutem, ju lutem… mos i përzini. Ju flisni për vitet 80, pastaj kaloni në fund të 90’ve. Prandaj nuk ka pasur gjenocid ndaj serbëve, është e kundërta, sidomos gjatë luftës ka pasur dhunë, të vrarë… Gjatë luftës ka pasur gjenocid ndaj shumicës shqiptare në Kosovë ku janë bërë shkatërrime të mëdha, ku janë vrarë rreth 10 mijë njerëz (ende nuk i kemi shënimet komplete) , janë zhdukur rreth 4 mijë, janë shkatërruar mbi 120 mijë shtëpi private e mijëra objekte shoqërore e publike.
Sllobodan Millosheviq: Zotëri Rugova, ju erdhët tek unë dhe më kërkuat që t’ju shpëtojë juve nga një vrasje të mundur të shkaktuar nga UÇK-ja. Më shikoni në sy dhe më tregoni a është e vërtetë kjo?
Ibrahim Rugova: Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk dëshirojë të përdorë fjalë të rënda por kjo është një gënjeshtër. Ka qenë kërkesë ndërkombëtare që unë të dal jashtë Kosovës.