2016-01-22

Aktivitetet e Isa Boletinit sipas burimeve britanike 1910-1912

Image result for frasher demaj

Shkruan: Prof. Dr.asoc. Frasher DEMAJ

Vitet 1910-1912 janë kohë e perpjekjeve të vazhdueshme të rilindasve shqiptarë me qëllim të bashkimit të forcave në luftë për çlirim e shtet kombëtar. Një nga figurat kryesore të kësaj lëvizje ishte edhe Isa Boletini. Ai u lind në fshatin Boletin të Mitrovicës më 15 janar të vitit 1864. Që nga mosha 17 vjeçare, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit tregoi tipare të një udhëheqësi popullor. Isa së bashku me Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Dedë Gjo Lulin dhe Bajram Currin ishin figurat qendrore të organizimit të rezistencës antiosmane dhe kryengritjeve sidomos në Vilajetin e Kosovë dhe një pjesë të Vilajetit të Shkodrës. Isa Boletini bëri përpjekje për bashkimin e forcave shqiptare kundër pretendimeve pushtuese të shteteve fqinjë si Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria. Prandaj duke qenë personalitet i rëndësishëm një tribun popullor, ai u bë figura qëndrore në mobilizimin e përgjithshëm për luftë kundër armiqëve të popullit shqiptar. Tiparet e një udhëheqësi ushtarak, ai i shfaqi edhe në kohën kur repartet ushtarake osmane e sulmonin kullën e boletinëve, për tu formësuar edhe më shumë gjatë kryengritjeve 1910-1912, sidomos në betejën e zhvilluar në Grykën e Carralevës në maj 1910 dhe në periudhën maj-korrik 1912. Isa Boletini u bë personalitet atraktiv dhe i rëndësishëm edhe për konsullatat, ambasadat dhe nivelet tjera të përfaqësimit diplomatik të fuqive të mëdha të interesuara për shqiptarët dhe zhvillimet e përgjithshme si në territoret e okupuara nga Perandoria Osmane poashtu edhe për vendet e rajonit të Ballkanit. Isa e shihte si mundësi të vetme për tu çliruar, bashkimin e lëvizjeve të armatosura të krahinave të ndryshme në një kryengritje të vetme me karakter mbarëkombëtar. Për këtë bashkim forcash Isa shprehej: ”Kur të bashkohen të gjithë shqiptarët, të lidhin nder vedi një besë shqiptare, do të jemi të zotë të perzomë urdinë e turkut jo me armë por edhe me hunjtë e gardhit”.


Vitet 1910-1912 u karakterizuan me perplasje të forta në mes shqiptarëve dhe autoriteteve osmane të cilët perdorën taktikën për “t’i diciplinuar shqiptarët” duke i mashtruar me premtimin se pas revolucionit xhonturk kerkesat e shqiptareve do të merreshin në konsideratë. Mashtrimi xhonturk nxiti Isa Boletinin dhe atdhetarë të tjerë për të organizuar kryengritje të përgjithshme, kundër turqve të rinj me kërkesë kryesore, autonominë e Shqipërisë. Lajmi për kryengritjen shqiptare nën udhëheqjen e Isa Boletinit u përhap shumë shpejtë jo vetëm në Vilajetin e Kosovës por edhe në vilajetet tjera shqiptare. Për pergatitjen e shqiptarëve dhe lëvizjet kryengritëse raportonin edhe amdasadorët, konsujt dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik. Kështu, në një raport të konsullit austro-hungarez Tahy nga vendi i Isa Boletinit, Mitrovica, dërguar ministrit të Jashtëm Berchtold, njoftohej lidhur me përgatitjet për një kryengritje kundër osmane në Vilajetin Kosovës, ku thuhet se veprimtaria e Isa Boletinit që shkon drejtë një revolucioni, energjia e pashterrur dhe heroizmi i tij, që po i nxjerrin aq shumë telashe regjimit të ri, e afrojnë më tepër mundësinë e një kryengritje me përmasa më të gjëra.
Për lëvizjen kryengritëse shqiptare dhe drejtimin e saj nga Isa Boletini njoftonte edhe diplomati britanik Sir G. Buchanan i cili ishte agjent dhe konsull i përgjithshëm britanik në Bullgari, në raportin e gjatë dhe të detajuar derguar Ministrit të Punëve të Jashtme sir Edward Grey në të cilin perveq tjerash fliste për gjendjen e Perandorisë Osmane në territoret e banuara me shqiptarë, pretendimet e Serbisë për “Serbinë e Vjeter” siq e quanin Kosovën dhe për veshtirësitë e pengesat qe po haste politika serbe për shkak të rezistencës së kryengritësve shqiptar. Edhe ambasadori britanik në Vjenë Sir Fairfax Cartwright në raportin e derguar ministrisë së punëve të jashtme britanike me datë 25 nëntor 1912 njoftonte për situatën më të re në rajonin e trazuar nga lufta ballkanike. Dokumenti në vazhdim trajtonte mobilizimin e shqiptarëve të cilët kishin ngritur krye. Ai permendte në mes tjerash edhe Isa Boletinin dhe rolin e tij në udhëheqjen e kryengritësve. Diplomacia britanike e vlerësonte Isen si një një nga udhëheqësit kryesor në Vilajetin e Kosovës. Atë e pershkruanin si personalitet autoritativ pa ndonjë shkollim të veçantë, një burrë të besës e traditës që kishte ndikim në popull. Isa sa here që donte i mobilizonte forcat kryengritëse jo vetëm kundër osmanëve por edhe kundër forcave serbe, malazeze e bullgare.
Diplomacia britanike i konsideronte shqiptarët si faktor të rëndësishëm brenda Perandorisë Osmane duke vlerësuar se edhe stabiliteti i saj i brendëshëm në territoret e banuara me shqiptarë varet në masë të konsiderueshme nga këta të fundit. Sipas burimeve britanike, kryengritjet shqiptare ende nuk kishin arritur ndonjë nivel të lartë të organizimit. Mirëpo pavarësisht kësaj aty ishin të përfshirë një numër i madh i personaliteteve me autoritet nga të gjitha Vilajetet e banuara me shumicë shqiptare. Kur flitet për territoret që përfshinte Vilajeti i Kosovës, Isa Boletini permendej si njëri nga personalitetet më autoritativ i cili mund të mobilizonte në luftë një numër të madh kryengritësish shqiptar brenda një kohe të shkurtër.

Sipas burimeve britanike Isa Boletini konsiderohej si një nga pengesat kryesore për realizimin e pretendimeve të Serbisë dhe Malit të Zi. Prandaj diplomacia serbe dhe malazeze perdoren taktika të ndryshme për të minimizuar rolin e Ises në ngjarjet e rëndësishme siq ishte Kryengritja e Kosovës 1910, Kryengritja e Malësisë më 1911 dhe Kryengritja e Përgjithshme 1912.
Në burimet britanike flitet edhe për mënyrën se si Serbia dhe Mali i Zi perdoren joshjen por në të njejtën kohë edhe kërcënimin për Isen dhe bashkëpunëtorët e tij. Diplomacia serbe dhe ajo malazeze mundohej që kryengritësit shqiptarë ti dobësonte duke i nxitur kundër Perandorisë Osmane, që pastaj ta kishin më të lehtë të aneksonin territoret e tyre. Nga ana tjetër edhe autoritetet osmane alarmonin për rrezikun serb e malazez për shqiptarët duke u munduar të bindin udhëheqësit politik dhe kryengritës të mos e ndanin fatin e tyre nga ai i Perandorisë Osmane.
Qe Isa Boletini ishte bërë një personazh i rëndësishën flet edhe Obri (Aubrey) Herbert në kujtimet e tij. Herbert ishte një udhpërshkrues politikan e diplomat britanik, njohës i mirë i rrethanave shqiptare dhe njikohësisht shquhej edhe si mik i Isa Boletinit dhe shqiptarëve. Sipas Herbert Isa Boletini një burrë shumë i gjatë me mustaqe, i shkathët, shqiptar tradicional verior, një fytyrë të ashpër, në veshje gegë, në këtë kohë (1910-1912), ishte bërë një hero dhe emri i tij permendej gjithandej. Herbert, Isa Boletinin e quajti edhe Robin Hudi i shqiptarëve. Ai permend gjithashtu që në kontaktet e tij me Isa Boletinin, ky i fundit ti ketë thënë se shqiptarët shpresojnë që Anglia do ti ndihmonte në perpjekjet e tyre në mbrojtje të territoreve shqiptare. Herbert gjithashtu citon Isen ti ketë thënë se “ veriu dhe jugu, toskët dhe gegët duhet të bashkohen se janë i njejti popull”.
Në një dokument të datës 27 gusht 1912 në një raport diplomatik në të cilin flitej për marrëdhëniet e autoriteteve osmane me popullsinë vendëse thuhej se krerët lokal janë shumë të revoltuar ndaj pushtetit osman i cili i trajton shqiptarët në mënyrën më të keqe. Në mesin e krerëve të revoltuar permenden krerët e Ipekut (Pejës), Prizrenit si dhe Riza beu nga Gjakova dhe Isa Mitrovica, pra është fjala për Isa Boletinin.
Isa Boletini nuk u ndal asnjëherë së kontribuari për çështjen shqiptare madje as në vitet e fundit të jetës së tij. Atë u munduan ta “bënin për vete” Perandoria Osmane, Mali i Zi dhe Serbia por ai ishte dhe mbeti personalitet i qëndrueshëm përballë sfidave dhe tundimeve duke lënë mënjanë gjithçka dhe duke u përkushtuar i tëri për liri e shtet kombëtar.
Atë e tradhtuan dhe e vranë armiqtë e shqiptarëve, saktësisht dy orë para se të hynte Austro-Hungaria. Isa Boletini u vra nga forcat malazeze në pritë në Podgoricë mbi Uren e Moraçes më 23 janar 1916.
Fare në fund dua të them se për figurën e Isa Boletinit dhe kontributin e tij duhet edhe më tej të thellohen studimet e bazuara në burime arkivore jo vetëm britanike por edhe austriake, franceze, italiane e ruse në mënyrë qe portreti historik i këtij personaliteti të jetë sa më i kompletuar.

(Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë. Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, përkatsisht Fakulteti Filozofik, dega e Historisë, ku ka diplomuar më 22. 2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”.
Studimet pasdiplomike i fillon në vitin akademik 1997-98 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në periudhën Koha e re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më 25.3.2005, me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës para komisionit: Prof. Dr. Ferit Duka (udhëheqës shkencor), Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. Dr. Marenglen Verli, Prof. Dr. Fatmira Musaj dhe Prof. Dr. Fatmira Rama.


PËRVOJA E PUNËS:

Mësimdhënës në:
Shkollën Fillore “Iliria” në Prishtinë –1997
Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë në vitin shkollor 1997-1998.
Shkollën Fillore “Elena Gjika” nga viti 1998
Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë 1999-2000. Paralelisht ka punuar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë deri në vitin 2003. 
Nga qershori i vitit 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë, poashtu një periudhë të shkurtër (vitin 2000) ka punuar në redaksinë e revistës “Rrezja” në Prishtinë. Në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit - kolumnist në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli”
Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor. 
Aktualisht ka thirrjen shkencore Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).

FUSHA DHE PERIUDHA E INTERESIMEVE SHKENCORE

Frasher Demaj merret me Historinë e Diplomacisë (shek. XIX dhe fillim shekulli XX) por është marrë dhe merret edhe me problemet e arsimit dhe me historinë e zhvillimeve politike të fundit të shekullit XX.

DISA PUNIME SHKENCORE TË BOTUARA NË REVISTA SHKENCORE NË KOSOVË DHE JASHTË.

• Elementet Shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003.
• Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003.
• Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.
• Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren - Shkodër, 2006.
• Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren - Klinë 2006
• Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike. Prishtinë 2006,
• Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29-30, Prishtinë 2008.
• Pjesëmarrja e abreshëve-shqiptarëve në luftë për bashkimin e Italisë, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës, nr. 39/40, Prishtinë 2008.
• Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës 1990-1999, botuar në përmbledhjen e punimeve: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë 2008.
• Lëvizjet kulturo-arsimore të arbëreshëve të Italisë gjatë shek XIX, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës nr. 40/41, Prishtinë 2009.
• Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, botuar në “Ali Hadri, Jeta dhe Vepra”, Prishtinë, 2009.
• Roli i Britanisë së Madhe në luftën e Krimesë dhe situata në Shqipëri, “KOSOVA” 31/32, Prishtinë 2009.
• Qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në “Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Tiranë 2009.
• Nënë Tereza Nobeliste, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë 2010.
• Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Kryengritjes së vitit 1910, “KOSOVA” 33/34. Prishtinë, 2010/2011.
• Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kryengritja shqiptare e vitit 1911, KOSOVA 35/36.
• Probleme teorike dhe metodologjike të historiografisë shqiptare, Kumtesa nga “Java e Shkencës” 2011, Prishtinë 2011.
• Sfidat e nderkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, revista shkencore “JURIDICA”, Prishtinë 2011.
• Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të 
Prizrenit, botuar në; “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë 2011.
• Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, botuar në: “100 vjet nga Kryengritja e Malësisë 1911-2011”, Tuz, 2012. 
• 14 pikat e Hasan Prishtinës vlerësim politik i rrethanave të kohës, botuar në Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës, Shkup 2012.
• Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për kufirin shqiptaro-malazez ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër. Kosova nr. 37/38, Prishtinë 2012.
• Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj kufirit verior të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , “113 vjet kuvendi i Pejës "besa-besë" -100 vjet shtet shqiptar”, Pejë, 21 nëntor 2012 (në proces të botimit).
• Kufiri veroir dhe verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, Konferencë Nderkombëtare “100 vjet Pavarësi” , Tiranë 2012 (në proces të botimit). 
• Qendrimi i Fuqive te Medha ndaj Shqiperise ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer, botuar në “Bulgarian Historical Review”, Sofje 2012 (në proces të botimit). 

DISA KUMTESA DHE PJESMARRJE NË KONFERENCA, SIMPOZIUME, SESIONE DHE TRIBUNA SHKENCORE NË KOSOVË DHE JASHTË SAJ.

• Diplomacia shqiptare dhe marrëdhëniet e Lidhjes së Prizrenit me Evropën, Prishtinë, 1998.
• Aleanca Ballkanike dhe Shqipëria, Prishtinë nëntor 1998. 
• Mërgimtarët në luftën e Koshares,, Prishtinë më 19. 04. 2000.
• Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, Shkodër më 13-14 qershor 2005.
• Bajram Curri në tekstet e shkollore të Historisë në Kosovë, Gjakovë më 8 korrik 2005.
• Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demaj, Klinë 11-12 Dhjetor 2005.
• Problemi i trajtimit dhe i përdorimit të termave dhe koncepteve viktimë, martir, dëshmor, hero dhe hero kombëtar, Prishtinë 15 dhjetor 2006.
• Figura e Idriz Seferit në programet dhe tekstet e historisë në Kosovë, Prishtinë, 2007.
• Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës, Tiranë, 27 nëntor 2007.
• Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, Prishtinë 3 mars 2008.
• Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prishtinë, 10 dhe 11 qershor 2008. 
• Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Tiranë 13 qershor 2008
• Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës, Prishtinë 12 qershor 2009. 
• Qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj kryengritjes së vitit 1910, Kaçanik, 30 prill 2010.
• Kontributi i delegatëve nga rajoni i Mitrovicës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Mitrovicë, 4 qershor 2010.
• Kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Prishtinë, 2 korrik 2010.
• Përdorimi i burimeve alternative të Historisë, Selanik, Greqi, 11-13 shkurt 2011
• Roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Tiranë, 28 mars 2011.
• Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, Tuz, Mal i Zi, 4, 5 mars 2011.
• Probleme teoriko-metodologjike të historiografisë shqiptare, Java e Shkencës, Prishtinë, maj 2011
• Monumentet kulturore të periudhës Osmane në Kosovë, Athinë, Greqi, 6-9 qershor 2011.
• Pozita e Shkencës në Kosovën e Pavarur, 15.6.2011, ASHAK, Prishtinë 15.06.2011.
• Aziz Zhilivoda figurë e shquar e luftës për liri e bashkim kombëtar, Kastriot, 24.6.2011.
• Kërkesa për ndryshimin e historisë pretendim politik, ASHAK, Prishtinë, 29.09.2011. 
• "La Nacione Albaneze" për qëndrimin e Mbretit Nikolla ndaj shqiptarëve
Ulqin 7 dhe 8 tetor 2011. 
• Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës. Konferencë Shkencore Prizren
• Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kerkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, Konferencë Shkencore “ Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, Prishtinë 13-14 shtator 2012.
• Përplasjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për kufirin verior të Shqipërisë në Konferencën e ambasadorëve në Londër, Seminari VI Ndërkombëtar i Albanologjisë “Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së pavarësisë”, Tetovë-Shkup 20-22 shtator 2012.
• 14 pikat e Hasan Prishtinës vlerësim politik i rrethanave të kohës, Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës, Shkup 13 tetor 2012.
• Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj kufirit verior të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , “113 vjet kuvendi i Pejës "Besa-Besë" -100 vjet shtet shqiptar”, Pejë, 21 nëntor 2012.
• Kufiri veroir dhe verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, Konferencë Nderkombëtare “100 vjet Pavarësi” , Tiranë 26-27 nëntor 2012. 


MONOGRAFI DHE BASHKAUTORËSI TË BOTUARA

• Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
• Kosovo, dall'antichità al 2008, Romë, 2011. (bashkautor)
• Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
• Balkan Tale, (bashkautor) Athinë 2012.
• Perandoria Osmane, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
• Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
• Luftërat Ballkanike, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
• Lufta e Dytë Botërore, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)


MONOGRAFI NË DORSHKRIM

• Marrëdhëniet shqiptaro-italiane 1875-1881.
• Personalitete iliro--shqiptare nga antika deri më sot (bashkautor). 

DISA PUNIME SHKENCORE TË PERGATITUTA PËR BOTIM:
• Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1875 - 1881.
• Ofensiva e Velashkoviçit në zonën e Radavcit në vitin 1918.
• Misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Itali
• Mërgimtarët në Luftën e Koshares
• Bajram Curri në tekstet shkollore të historisë në Kosovë
• Françesko Krispi, kryeministër italian me prejardhje shqiptare
• Figura e Idriz Seferit në programet dhe tekstet e historisë në Kosovë.
• Kontributi i diasporës shqiptare në çlirimin e Kosovës.
• Kontributi i delegatëve nga rajoni i Mitrovicës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut.
• Kontributi i delegatëve të Kuvendit të Kosovës në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut, Prishtinë, 2 korrik 2010.
• Përdorimi i burimeve alternative të Historisë, Selanik.
• Roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës.
• Monumentet kulturore të periudhës Osmane në Kosovë, Athinë.
• Pozita e Shkencës në Kosovën e Pavarur.
• Aziz Zhilivoda figurë e shquar e luftës për liri e bashkim kombëtar.


PJESMARRJA NË KONFERENCA E AKTIVITETE NDERKOMBËTARE

• “Minorities in the Educational systems in South Eastern Europe” 25-29 maj 2002, në Branshweig të Gjermanisë, organizuar nga Pakti i Stabilitetit.
• “Targeting Human Rights, Rule of Law and Democracy”, International Academy for Leadership, 12-15 shtator 2002 në Lajpcig të Gjermanisë.
• “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Hotel Grand në Prishtinë e organizuar nga ADRA Danimarkë.
• “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA. 
• “Mësimi i Historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT.
• “Vlerësimi i Teksteve të Historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT.
• Development of the National Research Program 2010-2015, Mavrovo (Macedonia), September 23-24, 2009.
• Mësimdhënia e historisë moderne në Evropën Juglindore, 6-7 shkurt 2010, Prishtinë.
• Bashkëpunëtor profesional i CDRSEE me seli në Selanik prej 2009-vazhdon.
• Projekt i Bashkimit Evropian për modernizimin e Kurrikulit. “Junior Expert of SWAp Project”. Ekspert për hartimin e Kurrikulit të Arsimit parauniversitar. Nga nëntori 2010-vazhdon.
• Kosovo/Kosova in the 20th century. Exploring prospects for future international scientific cooperation 19-21 March 2010, Berlin.
• Using of alternative sources in History, Thesaloniki Greece, 11-13 february 2011-2012.
• “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo, Atheens, Greece, 6-9 june 2011-2012.
• History textbooks in Albanian schools, konferenca nderkombëtare Civic and uncivic values in Kosovo” Osllo 2 nëntor 2012. 



BASHKAUTORËSI NË KËTO TEKSTE SHKOLLORE:

• HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
• HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
• HISTORIA 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004. (7 herë e ribotuar)
• USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (7 herë e ribotuar) .
• HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (7 herë e ribotuar).
• HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (7 herë e ribotuar).
• HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004 (3 herë e ribotuar).
• HISTORIA 8, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005, (6 herë e ribotuar).
• HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006.
• ribotuar).
• HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (4 herë e ribotuar).
• HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (4 herë e ribotuar).
• HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (4 herë e ribotuar).
• HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006, (5 herë e ribotuar)

REDAKTOR NË BOTIME TË VEÇANTA DHE REVISTA SHKENCORE

“KOSOVA”, numrat: revistë shkencore e Institutit të Historisë-Prishtinë.



RECENSIONE

• Dr. Fehmi Rexhepi, Dr. Isa Bicaj, Historia 9, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2003.
• Pjetër Binak Geci, Malësori i Flamurit, Mark Avdyli-Ndreu, Shtëpia botuese “Pjetër Bogdani”, Has, 2005.
• Prof. dr. Muhamet Shatri, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Prishtinë 2006.
• Haxhi Bajraktari, Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike, Prishtinë 2009.
• Prof. dr. Gjyltekin Shehu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente diplomatike franceze (1878-1881), Prishtinë 2010.
• Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi në një optikë të re, 2011.



ANËTAR I GRUPIT TË EKSPERTËVE PËR HARTIMIN E PLANPROGRAMEVE TË HISTORISË PËR SHKOLLËN E FILLORE, TË MESME TË ULËT DHE TË MESME TË LARTË NË KLASAT:

• 6 dhe 10 (2003)
• 7 dhe 11 (2003-2004)
• 8 dhe 12 (2004-2005)
• 5, 8 dhe 13 (2005-2006)

Frashër Demaj është anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.


Përfaqësues i Institutit të Historisë në hartimin e strategjisë për zhvillimin e shkencës 2010-2015 në punën e Këshillit Kombëtar të Shkencës.


EKSPERIENCA NË MENAXHIM

Drejtor i revistës “Tempulli” 2001-2002.
Sekretar i redaksisë së botimeve në Institutin e Historisë-Prishtinë 2007-vazhdon.
Sekretar shkencor në Institutin e Historisë-Prishtinë 2007-vazhdon.
Sekretar i redaksisë në Revistën Shkencore “JURIDICA” 2011-vazhdon.
Udhëheqës i qëndres kërkimore-shkencore në Kolegjin Evropian Juridica, 2011.
Udhëheqës për Republikën e Kosovës i projektit Nderkombëtar “Ballkan Tale” 2011-2012, Instituti Goethe.
Menaxher i Projektit “Kosovo, dall'antichità al 2008”, 2010-2011.
Menaxher për Republikën e Kosovës i projektit “Using alternative sources in history”, CDRSEE 2012-vazhdon.


ANËTAR I FORUMEVE PROFESIONALE NDËRKOMBËTARE

Ekspert në Projektin SWAp në kuadër të Bashkimit Evropian. 
Bashkëpuntor profesional i CDRSEE me seli në Selanik.


AKTIVITETET NË CILËSINË E SEKRETARIT SHKENCOR

Që nga viti 2007 kur është zgjedhur Sekretar Shkencor, Frashër Demaj ka organizuar dhe koordinuar punën për të botuar 9 numra të revistës “Kosova”, përmbledhjet e punimeve: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Jeta dhe Vepra, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në Histori, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Jeta dhe vepra e Nënë Terezës, Ali Hadri, Jeta dhe Vepra, Lufta e UÇK-së dhe Çlirimi i Kosovës (në proces të botimit) etj.
Vetëm gjatë vitit 2010 ka hartuar dhe ka realizuar me sukses të plotë projekte të cilat janë mbështetur financiarisht nga institucione të ndryshme vendore si: “Kryengritja e vitit 1910”, projekt i financuar nga Komuna e Kaçanikut, Akademi “Varja e patriotit Rrustë Kabashi, Projekt i financuar nga një grup biznesmenësh prizrenas, “Mitrovica 1945-1999”, Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Projekt i financuar nga Komuna e Prishtinës, etj.)

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...