Autori dhe shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, fituesi i një sërë çmimesh ndërkombëtare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat gjermane me rastin e 80 vjetorit të lindjes, 28 janar.
"Ai është zëri i literaturës së patriotizmit shqiptar. Vendi i cili asnjëherë nuk ka fituar çmimin NOBEL, pretendtin kryesor e ka Ismail Kadarenë, që sot mbush 80 vjet," shkruan prestigjiozja gjermane sueddeutsche.de. "I lindur në Gjirokastër, ai është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhej të kohës sonë. Me lloj-llojshmërinë e zhanreve, miteve dhe paragjykimeve ai e ka futur Shqipërinë në literaturën botërore."
Kadare me romanet dhe punën e tij ka fituar çmime të shumta. Duke përfshirë edhe çmimin ndërkombëtarë Man Booker, shkruan radioja kulturore gjermane.
"Kadare si shkrimtar përshkruan dhe pasqyron fatin e atdheut të tij", shkruandeutshlandradiokultur.de.
Në fund gazeta tjetër gjermane, lokalkompass.de, tregon tematikat e disa romaneve më të njohura të tij, si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kronikë në gur", "Ura me tri harqe", "Prilli i thyer", duke potencuar se ai është pjesë e realizmit magjik. "Ai ka studiuar literaturë në unversitetin prestigjioz, Maksim Gorki, Moskë, ndërsa çmimi më i madh i fituar prej tij është në 2005, International Booker Price, Londër me vlerë 85.000 euro."
Librat e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Shumica e veprave të tij janë të përkthyera edhe në gjuhën gjermane nga Joachim Röhm.