Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/24

Nishanet tërheqin vëmendjen…

Nishanet, shpesh tërheqëse për seksin tjetër, duhet që në radhë të parë të jenë nën vëmendjen tuaj.
Pjesa më e madhe e tyre mbeten beninje për tërë jetën. Shumë rrallë zhvillohet tek to një melanomë.
Nishan
Melanoma malinje është tumor malinj që e merr prejardhjen nga melanocitet (qelizat që i japin pigmentin lëkurës). Lokalizohet kryesisht në lëkurë, por mund të vendoset edhe në mukozat (hapësirën e gojës, konjunktivë, zorrë, vulvë, vaginë) dhe në bulbin e syrit.
Ç’janë nishanet? Të gjithë i njohim, por a i dimë të gjitha të fshehtat që i bëjnë nganjëherë të rrezikshëm për jetën?
Nishanet s’janë gjë tjetër veçse njolla të ngjyrosura mbi apo nën lëkurë që janë të pranishme që në lindje apo edhe që zhvillohen shpejt pas lindjes. Disa nishane zhduken me kalimin e kohës, të tjerët bëhen më të shprehur.
Mund të shkaktohen nga pigmentimi i lartë në lëkurë apo nga enët e gjakut që nuk zhvillohen normalisht. Pjesa më e madhe e nishaneve janë të padhembshme dhe të padëmshme.
Në raste të rralla, mund të sjellin ndërlikime apo të shoqërohen me sëmundje. Vlerësimi i ndryshimeve, të vërejtura në nishanet, duhet të bëhet nga mjeku specialist.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...