Nuk është e pazakontë kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, që t’i bëni vetes pyetje nëse do të keni më shumë fëmijë se sa ju synoni të keni, veçanërisht kur mësoni që lindjet e shumëfishta po shtohen me një përqindje fantastike kohët e fundit. Aktualisht, në SHBA ka 32 çifte binjakë për çdo 1 000 foshnje të lindura. Kjo përbën një rritje prej 65% gjatë 20 viteve të fundit.
Përse është një rritje kaq e madhe në lindjen e binjakëve? Një numër i madh është për hir të terapive riprodhuese por ka edhe faktorë të tjerë në lojë, të paktën kur është fjala për binjakët jo identikë (binjakët identikë janë të rrallë dhe shfaqen në mënyrë të rastësishme, kështu që janë më shumë se sa një befasi emocionuese), shkruan Tirana Observer. Shanset tuaja për të parë binjakë rriten në qoftë se:
Keni binjakë në familjen tuaj. Trashëgimia luan një rol në konceptimin e binjakëve, por vetëm nga ana e nënës. Edhe në qoftë se pema familjare e partnerit tuaj është e mbushur me dyshe dinamike, kjo nuk i rrit shanset për të pasur binjakë.
Gratë lëkurëzeza kanë pak më shumë shanse se sa të bardhat për të pasur binjakë. Gratë aziatike apo hispanike kanë më pak shanse se gratë e bardha për të pasur binjakë.
Me rritjen e moshës tuaj rritet edhe shansi për të pasur binjakë. Studiuesit kanë gjetur që gratë mbi 35 vjeç prodhojnë më shumë hormone që i stimuloj-në folikulat se sa ato me moshë më të vogël, gjë që mund të shkaktojë që të çlirohet më shumë se sa një vezë në një cikël.
Keni pasur binjakë edhe më parë. Rrufeja mund edhe të godasë dy herë në një vend. Në qoftë se keni pasur më parë binjakë, shanset janë dyfishe që përsëri të keni binjakë.
Ju i jeni nënshtruar një trajtimi për pjellorinë. Rreth 20 deri 25% e grave që marrin ilaçe që stimulojnë vezoret ose që i janë nënshtruar in vitro fertilizimi-t do të kenë binjakë ose edhe më shumë.
Jeni mbi peshë. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që gratë obez-e kanë dyfishin e shanseve për të pasur binjakë se sa ato që nuk janë obeze.
Jeni shtatlartë. Po këto studime kanë treguar se gratë shtatlartë kanë shanse më shumë për të pasur binjakë.