2016-01-27

Gazetari kroat trondit Serbinë: Ruani fëmijët nga popat çetnikë në Zagreb


Marko Jurič

http://www.alo.rs/pazite-da-vas-ne-zakolje-cetnicki-vikar-video/30311

https://www.youtube.com/watch?v=zk3arD7DnCE

MARKOV TRG - Gvozdansko nasuprot četnika s Cvjetnoga trga


Televizioni kroat Z1 është dënuar me tre ditë ndërprerje të transmetimit për shkak të porosisë së udhëheqësit dhe redaktorit Marko Juriç gjatë një emisioni në këtë televizion. Ai i ka porositur qytetarët e Zagrebit të jenë të kujdesshëm, sepse në Sheshin e Luleve në Zagreb gjendet një kishë ortodokse, ku ka “famullitarë çetnikë”.
“Keni kujdes kur shëtiteni te Sheshi i Luleve, posaçërisht nënat me fëmijë, sepse ndonjëri prej atyre famullitarëve çetnikë mund të vrapojë nga kisha dhe sipas zanatit të tyre për të therur, mund të kryejë ndonjë akt të përgjakshëm në sheshin tonë më të bukur, ku ndoshta duhet të vendosen tabela me porosinë: Kujdes, në afërsi gjenden çetnikë të pamëshirshëm”, ka thënë Juriç në përfundim të emisionit të tij.
Vendimi i autoriteteve për të dënuar televizionin në fjalë për shkak të kësaj porosie të gazetarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te veteranët kroatë të luftës kundër Serbisë, të cilët kanë organizuar një protestë të madhe kundër këtij vendimi. Sipas organizatorëve në protestë kanë marrë pjesë 10.000 persona, kurse sipas zyrtarëve kanë protestuar 5.000 persona. Gjatë protestës janë dëgjuar brohoritjet e njohura kroate “Për vendlindje të përgatitur” (Za dom spremni), që në Serbi vlerësohen si brohoritje antiserbe.

https://hr.wikipedia.org/wiki/Marko_Juri%C4%8D


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...