Një nga politikanët, i cili ka pësuar një transformim rrënjësor në shfaqjet e tij publike, është padyshim Edi Rama, sot Kryeministër.
Një njeri pasionant, i cili ra në sy jo vetëm për qëndrimet e tij të forta, por edhe për “lookun” e tij ekstravagant si në këtë intervistë të vitit 1998 në emisionin “E diela debat”.
Më tej si kryetar bashkie ai ka habitur jo pak me batutat dhe sjelljen jo formale. Por në mandatin e tij të dytë ai shfaqet gjithnjë e më shumë larg veshjeve shumëngjyrëshe pasi ngjyrat ia hodhi përsipër kryeqytetit.
Marrja e drejtimit të partisë socialiste, e solli Ramën me një imazh publik gjithnjë e më të kujdesshëm.
Pjesë e imazhit të tij publik ishte edhe shfaqja në fushatën e 2009-tës për një mandat të tretë me bashkëshorten Linda, vajzën Rea dhe djalin e vetëm në atë kohë Gregorin.
Tashmë kryeministri Edi Rama është edhe babai i Zahos, fotot me të cilin janë të rralla, por ai nuk ka munguar ta prezantojë në disa raste./Opinion
Kjo është një foto e rrallë e kryeministrit Edi Rama me gruan e tij të parë, aktoren Matilda Makoçi.
Fotoja është postuar në FB nga gazetari Edmond Arizaj me këtë postim: “Matilda Makoci thjesht perfekte ne gezimin e saj. Edi Rama, 24 vjec, me pakqeshjen e njohur nenvleresuese-mospelqyese-ironike (Realisht nje cift te rinjsh mjaft simpatik)…
Dhe: Nese ndonje portal e ndan mendjen ta publikoje kete, i lutem thjesht mos ta paraqese si zbulim te tijin, sepse “zbulimi” i vertete i ketij materiali ka dashur mbi dy jave pune. Nese nuk do ta bejne, atehere le t’i pergjigjen pyetjes: Cfare po shohin ne kete moment Makoci dhe Ra