Që me shfaqjen e telefonit të parë mobli(që dikush e quan telefon dore,dikush tjetër celular,ai tjetri Hendy,dikkush tjetër Nokia apo me emra të shumë të tjerë prodhuesëve )shqiptarët mbase janë populli më mobil i planetit!Shqiptarët janë ata që në ditët e sotme të telefonisë mobile,mund të rrijnë pa ngrën e pa pirë,por kurrësesi pa një telefon mobil!E tham pa një telefon mobil,sepse ata ikanë nga dy-e tre telefona mobil,varësisht prej kompanive të telefonisë mobile sa operojnë në teritoret e tyre administrative,Në Kosovë aktualisht operojnë tre operator të telefonisë mobile dhe shqiptarët atje duhet t`i kenë nga tre telefona,për secilën kompani nga një!Ditë më parë Qeveria e Rerpublikës së Kosovës e licencoi edhe kompaninë e deritashme ilegale të telefonisë mobile serbe dhe nuk do të ishte as risi e as habi e ditës nëse shqiptarët do të jenë të parët që do të vrapojnë e të kërkojnë numra nga ajo kompani serbesepse ato duan të dijnë më shumë për „Miqtë“ dhe „armiqtë“e tyre serbë.Pastaj vetëm kështu dhe në këtë mënyrë do të jenë në vend të parë në listën botërore si kombi më i mobilizuar!Këtë mobilizim të tyre askush në botë mos ta kuptojë gabimisht se shqiptarët na qenkan mobilizuar për ndonjë luftë apo sulm ndaj ndonjë shteti apo ndonjë kombi tjetër,sepse sa i përketë mobilizimeve ushtarake aktualisht shqiptarët si komb mund të rradhitën mbase në fund të listës botërore,pasiqë ata tashmë janë përcaktuar për paqe dhe nuk ka bir nëne që i mobilizin për luftë apo për mbrojtje të atdheut!Shqiptarët,mbase si askush tjetër në momentin aktualë janë më të armarosurit me telefona mobilë!Dhe për këtë ata ndihen krenarë dhe shumë të lumtur!Ata janëmbase të parët në Planet, që marrin vesh për tër të gjitha të rejat ngjarjet e ndodhura qoftë në tabanin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar.Dhe kjo ndodhë për shkak tër shkak të gjinshmërisë së tyre dhe te mjeteve të shumta elektronike të sotme që merren me plasimin e lajmit.Ata,pra shqiptarët,qoftëtelefonat e tyre të shumtë mobilë,qoftë kompjuterët e ndryshëm i mbajnë të ndezur për njëzetë e katër orë në ditë,në mënyrë që mos t`u shpëtojë asnjë lajmë pa u regjistruar!Nëse ndonjëri ka fat të keq që gjatë njëzetë e katër orëve të ditës,të ketë ndërprerje të elektrikut,ai apo ata shajnë sa munden me fjalët më të pista kompanitë e shpërndarjes së dritave,sepse në ato minuat apo orë pa drita ata mbetën pa lajmet më të reja që duhet t`i dijnë!Dhe nuk kanë faj sepse gjatë atyre minutave apo orëve,ata nuk do të dijnë se athua tezja në Gjermani i ka përfunduar qorapët për nipin e saj të vogël,apo halla në Amerikë a ka shkuar të shikojë ndeshjen e fundit të Bejsbollit!E tëra kjo në rrafshin kombëtar.Ndërkaq në rrafshin ndërkombëtar ata,përa ta minuta apo ato orë pa drita,kanë mbetur pa u informuar se cfarë ndodhi me këmbën e Kengurit Australian,i cil e lëndoi këmbën e tij gjatë një gare maratoni,apo çfarë do të ndodhë me Ariun e bardhë të Polit të veriut,i cili për shkak të ngrohjes globale,po e humbë terenin e vetë të jetesës?!Ndërkaq shqiptarëve me tre apo katër telefona mobil as që u shkon mendja të punojnë,sepse nëse zënë çfardo pune,atëherë do të jenë për tetë orë larg sferës së tyre të interesit,dhe sipas tyre nuk e vlenë barra qëranë pë një gjë të tillë!Sot pothuajse në të gjitha trojet etnike shqiptare ngdo të lëvizësh do të shohësh vetëm kalimtar me telefona afër veshit duke folur apo me telefona në dorë duke shkruar!Ata me telefona në dorë shkojnë edhe në punë,me telefona në dorë e kryejnë orarin e punës,me telefona në dorë dalin prej punës,me telefona në dorë drekojnë apo darkojnë në restorant,me telefona në dorë hyjne nëpër shitore të konsumit për të lerë gjërat e nevojshme,me telefona në dorë kalojnë rrogëve pa shikuar as majtas as djathtas nëse andej kajojnë mjete komunikacioni,me telefona në dorë drejtojnbë autpmjetet,me telefona në dorë ikin edfhe në toalet?!Ata,pra,shqiptarët,siç e cekëm edhe më lartë janë të mobilizuar për njëzetë e katër orë në ditë me telefona mobilë!
Por,shpëtimin e vetë dhe lirinë e vetë,shqiptarët e kanë fituar së fundmi me rrjetet e shumta sociale.Derisa për marrjen e numrave të telefonave mobilë shqiptarët ishin të detyruar të paraqisnin mjetet e nevijshme të identitetit,tash në rrjetet sociale ata mun të regjistrohen edhe me emra të rrejshëm e me identitet krejt tjetër,Natyrisht se këtë veprim nuk e bëjnë të gjithë shqiptarët,por disa nga ata që janë të prirur pë prapësi!Veqse kur i shikon të tërë ata shqiptarë të regjistruar me emra të huaj,domosdo do të shkojë mendja dhe do ta pyesësh vetën sa shqiptarë me prirje të mbrapshtë bëkan emër në gjirin e kombit tonë!Ti mund të hysh në cilën do faqe të rrjeteve sociale dhe atje mund të ndodhë që të të përshëndesë ndonjë Sergjo(natyrisht në fillim me fjalë të gjuhës angleze)dhe ti do të mendosh se ai është ndonjë italian apo spanjoll,apo ndonjë Rodrigo,që ti do të mendosh se është ndonjë kolumbian apo meksikan dhe për mirësjellje ia kthen përgjigjen dhe vetëm pas pak çastesh nga nan tjetër të vijnë fjalë të shkruara ,ndër më të pistat të gjuhës tënde,e që është gjuha shqipe! Dhe ti atëherë e kupton se ai Sergjo apo ai Rodrigo qenkan shqiptarë dhe tek matëherë të lind dyshimi se Sergjo apo Rodrigo mund të jetë ndonjë mik apo i afërm i yti!Dhe të kap sikleti,por s`ke çfarë bën?!Përveq si Sergjo apo Rodrigo,si miq të t`u të afërt mund tӕ paraqiten vëretë edhe të afërm të vërtetë,por me emra e mbiamra që ti as nuk i njeh dhe as i ke njohur kurrë!Ata në këtë mënyrë duan të të provokojnë dhe të mësojnë se cili je në të vërtetë,duke dashur që ta zbulojnë mendjen dhe shpirtin tënd në këtë mëmnyrë sekrete.Përvea kësaj ata,pra shqiptarët e regjistruar me emra e mbiemra të rrejshëm në rrjetet sociale,përveq prirjeve të mbrapshta dëshirojnë e shpresojnë të fitojnë ndonjë të mirë materiale,nga ndonjë i sinçertë,që ende nuk i di dhe ende nuk i ka mësuar lojërat e ndyera të matrapazëve dhe mashtruesve të ndryshëm nëpër rrjetet sociale.Kjo e tëra ngjanë me atë azilkërkuesin shqiptar(nga Shaipëria,Kosova apo viset e tjera etnike shqiptare,krejt një) të viteve të nëntëdhjeta kur kishte mugruar në një vend perendimor dhe për të fituar sam ë shumë para ishte regjistruar në shumë qendra azilkërkuese,natyrishtr me emra të ndryshëm.Dhe meqë në ato vite,vendet e europës perendimore ishin vërshuar nga azilkërkues të shumë na vendet e europës lindore dhe Ballkani(njësoj si tash nga vendet aziatike dhe afrikane)qendrat e regjistrimit nuk kishin as kohë e as mundësi që t`i indentifkonin të gjithë ata që hynin në shtetet e tyre,por i regjistronin ashut siç ata paraqiteshin me deklarata gojore pa asnjë mjet identifikimi.Dhe ky shqiptari ynë në një nga qendrat e azilkërkimit na ishte regjistruar me emrin Tokmak dhe mbiemrin Çeliku!Dhe ky Tokmaku në çdo fillim muaji i merrte të mirat materiale që i takonin ashtu siç i mirrte edhe të mirat materiale ne vendete e tjera me emër tjetër.Veqse çdo mashtrim e ka edhe fundin e keq për mashtruesin.Do ti që një ditë në emër të Tokmak Çelikut kishte ardhur një letër njoftuese në të cilën thuhej se Tokmaku e kishte fituar të drejtën e Asilkërkuesit,që do të thonte se ai do të mund të qëndronte sa të dëshironte në atë vend,vetëm duhej të sillte ndonjë mjet identifikues me të cilin do të konfirmonte identitetin e vetë!Tokmaku e kishte kuptuar gabimin e vetëdhe pas asaj dite ishte larguar pa nam e pa nishan nga ai vend –siçthotë populli.Mbase pastaj do të jetë paraqitur ne ndonjë tjetër qendër azilkërkuesish tash me ndonjë emër të ri që mund të ishte Qysqi Hekuri apo Limë Kallauzi?!...
Nga rrjetët e sotme sociale mund të dëgjohet lloj-lloj rrëfimi,që prodhojnë mendjet me prirje të mbrapshta të kombit tonë,që do të thotë-shqiptarëve.Në një rrë rrëfim thuhet:Një shqiptar në një vend perendimor ishte regjistruar me emër e mbiemër të rregullt në një nga rrjetët sociale.Nëpërmes të atij rrjeti ai kishte kontaktuar me shokë e miq të jetës së tij,me të cilët nuk kontaktuar vite të tëra.Andaj fal kësaj mundësie të re ai hynte çdo mbrëmje në llogarinë e tij të rrjetit social që të fliste me ndonjë mik apo të afërm të tij.Në një mbrëme sapo kishte hapur kompjuterin në ekran të tij i ishte shfaqur një pӕrshëndetje që i vinte nga dikush që as nuk e dinte dhe as i kujtohej se e njihte.Për mirësjellje i ishte përgjigjur përshëndetjes së të panjohurës,që mbase rasti e kishte dashur të ishte femër.Dhe menjëherë pas kthimpërshëndetjes,ekrani i kompjuterit të tij ishte mbushur me fjali që në fillim atë do ta befasonin:Shkruesja,pasi prezentohej me emër e mbiemër( i tillë ai emër ishte i regjistruar edhe në rrjetin social) kishte shkruar pa pikë e pa presje për fatin e saj të keq.Brenda pak çastesh e brenda pak rreshtash ajo i kishte vdekur babain dhe vëllain e saj!Një lajm aq i papritur ,edhepse i ardhur nga dikush që ai nuk e njihte)qtë e kishte tronditur.Ishte tronditur për fatin e keq të asaj vajze,e cila kishte humbur brenda pak ditësh dy anëtarë të dashur të familjes dhe pas kësaj fatkeqësie i kishte ndodhur edhe fatkeqësia tjetër sepse ajo ishte e detyruat të linte studimet(edhepse theksonte se ishte ndër studentet më të mira të Degës)dhe tash punontse si kamariere në një hotel të njohur! Fati i asaj femre e kishte tronditur dhe ai menjëherë i kishte poremtuar ndihmë materiale.Nga ana tjetër i kishte ardhur një falenderim dhe menjëherë pastaj një llogari bamkare ku ai mund të derdhte paratë e premtuara.Së bashku me llogarinë bankare i kishte ardhur edhe emri i asaj llogarie e që ishte një emër mashkulli dhe jo emri i asaj me të cilën kishte biseduar?!Ky ndryshim,sado i vogël në shikim të parë tek ai kishte zgjuar ndjenjën e dyshimit për të mos thënë të mashtrimit!Dhe pa e prishur fare terezinë i kishte shkruar asaj fatkeqes se përse numri i llogarisë nuk ishte i saj,por i një personi mashkull,ajo ia kishte kthyer flakë për flakë:-Ky është personi të cilin e ka autorizuar Dekani i fakultetit tonë për grumbullimin e ndihmave për studentët e varfër!Arsyetimi i ishte dukuir bindës dhe i kishte premtuar vajzës fatkeqe se paratë do t`derdhte në atë llogari që të nesëmen.Vajza fatkeqe e kishte falenderuar duke i thënë se nuk do ta harronte kurrë ndihmën e tij! Pasi i kishin uruar njëri-tjetrit natën e mirë kishin përfunduar mer shkrime.
Pasi kishte ikur vajza fatkeqe nga faqja e kompjuterit të tij,ai për kurreshtje kishte hyrë në faqen e saj të rrjetit social.Dhe për habinë e tij aty ai kishte parë shumë fotografi të asaj vajze të hareshme tek kërcente pothuajse gjysëmlakuriqe dhe e ngjitur pas një trupi të një djaloshi të bëshëm!Ato shkëndijat e dyshimi të pakmëparshëm vetëm sa i ishin shtuar dhe në ato momente kishte ndarë mendjen që paratë e mpremtuar mos t`i dërgonte të nesërmën por t`i linte për një ditë tjetër!Dëshironte të mësonte se si do të reagonte ajo vajzë(fatkeqe në bisedë),por mjaft e hareshme dhe e lumtur në fotografitë e rrjetit social.
Të nesërmën sao të hapte adresën në llogarinë e vetë të rrjetit social do të ballafaqohej me fjalët më fyese dhe më të pista të shqipes të shkruara tash nga një mashkull! Krejt i qetë dhe me gjakftohtësinë më të madhe ai do t`I shkruante atij që e shante dhe cili ishte ai derisda ky nuk e njihet!
-Jam hypësi i asaj met ë cilën ke shkruar ti mbrëmë dhe të cilës i ke premtuar para dhe nuk i ke dërguar!ia kishte kthyer ai bashkë me ca shajrje të tjera.
-Derisa ti qenke hypësi i saj,përse ajo kërkon lëmoshë nga të tjerët!-sikur e kishte pyetaur pa të keq ky.
-Po ty përse të shkrepi e të bisedosh me një të re more ahmak i derrit?!-ia kishte kthyer ai.
-Ajo e nisi e para dhe ua ankua se i kanë vdekur babai dhe i vëllai dhe ishte e detyruar që të ndërpriste studimet dhe të bënte punët e kamarierës dhe të të them të drejtën unë ndjeva dhimbje për të?!
-Atëherë përse nuk i dërgove paratë e premtuara,more matuf?!-sikur e kishte kërcënuar ai.
-Sepse e ndjeve erën e mashtrimit!-ia kishte kthyer ky.
-Ku e di ti ç`është mashtrimi, more matuf?! Ia kishte kthyer ai dhe kishte mbyllur faqen e llogarisë së vetë.
Sa mashtrues ka në këtë botë!-kishte nxjerrë një lloj klithme nga gjoksi ky dhe kishte mbyllur faqen e vetë të rrjetir social.
Rasti tjetët flet për një mashtrues të llojit tjetër.Një shqiptar sapo kishte hapur llogarinë e tij në një nga rrjetet sociale ishte provikuar nga një femër qӕ sipas fotos së saj në llogaqrinë e saj ishte një bukuroshe klasi.Dhe meqe ky ishte një qejfli femrash e kishte uruar llogarinë e vetë të rrjetit social që ia kishte dhënë një mundësi të tillë të artë për ta njohur një bukuroshe të tillë.Dhe kishte filluar të shkruante me bukuroshen për çdo mbrëmje,e ndonjëherë edhe ditën kur ishte i lirë.Dhe të gjitha shkrimet e tyre fillonin me o-fe e u-fe siç përfundojnë shkrimet në mes të dy të dashurve.Ky tipi ishte dhënë aq shumë pas bukuroshes së rrjetit social,saqë gruan e fëmijët sikur i kishte harruar nësew ata ekzistonin apo jo!Bukuroshja i ishte vizatuar në mendjen e tij dhe ai nuk e shqiste dot.Ndërkaq ajo për ta ndezur edhe më tepër i dërgonte herë pasë here pjesë të ndryshme të trupit të saj me të cilat e magjepste krejt.Ky pastaj mbetej me ditë të tëra duke i puthur ato pjesë të trupit të saj që i vinin në formë fotografie dhe të cilat i ëndërronte se një ditë do t`i prekte t`i e do t`i ndrydhte të gjalla dhe të shëndetshme ashtu siç ishin në fotografi!Bukuroshja i dërgonte foto vetëm me pjesë intimetë trupit të saj,ndërkaq foto nga fytyra nuk i dërgonte,pasi që ajo foton e saj e kishte në llogarinë e saj në rrjetin social.
Një mbrëmje,pas një kohe bukur të gjatë ajo Bukuroshja i kishte caktuar edhe takim duke i shkruar edhe adresën ku do të bëhej takimi.Në atë moment atij sa nuk i kishte pushuar zemra nga gëzimi!Pasi i kishin shkruar njëri-tjetrit ato fjalët e zakonshme të dashurisë me plotӕ puthje të zjarrta i kishin uruar njëri-tjetrit gjumë të ëmbël në natën para takimit të shumëpritur dhe të shumëëndërruar!
Ky tipi i magjepsur krejt nga lajmi i shumëpritur e kishte harruar komputrerin të ndezur.Derisa ai po ëndërronte se si vetëm pas pak orësh ai di ta puthte do ta ndrydhte e do ta shtrydhe atë trup magjik,në faqen e kompjuterit i ishte vizatuar një fotografi trishtuese për atë moment të gëzuar.Në ekranin e kompjuterit i kishte ardhur një trup lakuriq mashkulli,por pa kokë?!
-Kush tallet kështu me mua?! E kishte pyetur vetën ky tipi.Dhe kur,në momentin më të lumtur të jetës sime?!
I ishte afruar kompjuterit dhe për habin e tij fotoja kishte ardhur nga faqja e rrjetit social të Bukuroshes! Duke menduar se ajo në këtë mënyrë po tallej me te ky I kishte shkruar:-Përse ma dërgove këtë foto, kur unë pres foto tjetër nga ti zemra ime?!
-Sepse ky që më shiheth këtu, jam unë zemra ime!-ia kishte kthyer Bukuroshja.
-Mos ma prsh tash gëzimin që ma dhurove vetëm pak minuta më parë!-ia kishte kthyer ky.
-Përkundrazi!-ia kishte kthyer bukuroshja dhe kishte shtuar:-Desha vetëm që të ta tregoj trupin tim të vërtetë që nesër në taqkim most ë befasohesh!
-Të lutem mos më çmend!-i kishte shkruar ky.
-Pse a nuk pot ë pӕlqej si trup apo çfarë?!
-Unë jam vetë mashkull dhe nuk kam nevojë për trup mashkulli por për trup femre?!
-Ndërkaq unë jam mashkull dhe kam nevojë për trup mashkulli siç je ti!-ia kishte kthyer ai tjetri.
-Përse ku e ke pare ti trupin tim?!-ia kishte kthyer ky si me vaj
-Nëse nuk e kaqm pare do ta shoh!-I kishte kthyer ai tjetri dhe kishte shtuar.-Mos mendo t`I shmangesh takimit të nesërm, përndryshe unë të gjitha shkrimet tua do t`I publikoj në rrjetet sociale dhe pastaj ti krenohu me vetën tënde?!...
Dhe kur ky kishte dashur që t`i shkruante edhe fjalinë e fundit ai kishte ikur! Nuk lajmërohej më.Vetëm atëherë e kishte kuptuar gabimin e vetë! Por,tash ishte vonë!Ai tjetri që e kishte vërë tash sa kohë në lojë mund të ishte ndonjë mik i tij i cili pas kësaj bëme mund ta shantazhonte në çdo lloj forme që të dëshironte!Dhe pas ngjarjes së trishtueshme ai kishte mallkuar me shpirt rrjetet sociale dhe ata që i kishin zbuluar ato!...
Raste të tilla,mase edhe më të trishtuara se këto fliten plotë e përplotë për rrjetet sociale dhe shqiptarët.Andaj,shqiptarë ruajuni nga rrjetet sociale dhe nga shqiptarët!Sidomos nga shqiptarët që në ato rrjete regjistrohen me emra të rrejshë!Sepse pastaj me ata emra ata përveq s`e ju rrejnë edhe ju mashtrojnë!...
Jeta ka treguar katërcipërisht se shqiptarët,të fshehur dhe në prapavi,janë shumë të rrezikshëm!Ndërkaq kur të ballafaqohen me të vërtetën dijnë të jenë shumë lutës dhe të përulur!Fatkeqësisht!...
(Nëse dikush nga lexuesit do të dëgjojë rrëfime të tilla në raport me rrjetet sociale dhe shqiptarët,unë do të shkruaj edhe në të ardhmen!)