Pejë,17 janar 2016.-
Sot nën organizimn e Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës, u mbajtë manifestimi i 33-të letrar *Flaka e Janarit -2016* në restorantin “Delta”në qytetin e Pejës.
Ketë manifestim letrar e përcjelli gjatë tërë kohës ekipi nga Prishtina . Klan Kosova.
Juria profesionale në përbërje prej tre anëtrëve : Vesel Zekaj , nga Peja ,Ajete Pavata,nga Gjakova dhe Flori Bruqi nga Prishtina ndanë tri shpërblimet për tri poezitë më të mira për këtë orë letrare.
Vendin e parë e zuri poezia e students Alberina Draga,nga Peja të dytin e poetit të mirënjohur Shefqet Dinaj nga Gjakova ,ndërsa vendin e tretë e zuri poezia e z. Zyrafete Berisha –Lushaj nga Deçani.
Për kontributin patriotik dhe letrar të Jusuf Gërvallës ,në "Flakën e Janarit-2016" në Pejë , foli me respekt dhe pietet Kryetari i Shoqatës së Lidhjës së Shkrimtarëve të Pejës , poeti Esat Loshaj, i cili tha:
.... Jusuf Gërvalla ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, që me dijet e gjithanshme, vizionin politik dhe vendosmërinë atdhetare, së bashku me Bardhoshin dhe Kadri Zekën, me përkushtim të pashoq arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës.
Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllav, duke mobilizuar elitën intelektuale dhe masat e gjëra të popullsisë, dhe duke rritur besimin në triumfin e pashmangshëm të vullnetit të popullit të Kosovës.
Vrasja e Jusufit, Kadrisë dhe Bardhoshit më 17 Janar 1982, ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por ata u shndërruan në prijës shpirtërorë të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.
Flori Bruqi