2016-01-22

Dila Gecaj - LAKURIQJA

Një ditë të diele, atje në vendlindje,
Në një qytet, po jepej koncert madhështor,
Të gjithë ishin njoftuar, do këndojë një lakuriqe,
Dhe ajo djegë e përvëlon, si zalli në Sahare!….
Se si fluturon ajo në skenë, është një çudi,
A është një pulëbardhë, apo dallëndyshe,
Vrapuan meshkujt, të moshuar dhe të rinj,


Të gjithë në koncert, për ta parë atë lakuriqe!
Kjo grua dallohet shumë si këngëtare,
Jo për zërin, por asgjë s’i bie taman,
Nuk e çanë kokën për askënd fare,
Një arnë në gjoks, një pëllëmbë fustan!
Kur lakuriqja lëvizë në skenë, duke kënduar,
Duket sikur ajo nuk e prek tokën,
Sillet vërdallë, si një pelë e harbuar,
Kërcen posi pula, kur i presin kokën!….
Meshkujt fishkëllejnë dhe duartrokasin,
Ajo lëvizë trupin, dhe ata bërtasin:
Eeeej, lakuriqeee, obobo, moj lakuriqe…
Çfarë bën kështu, se na marrose, na vdiqe!…
Ah, sa të adhurojmë të duam shumë,
Duke fantazuar për ty, ne jemi pa gjumë…
Me sy vret si pushka, kur shkrep fyshekun,
Syri i saj i përkëdhelë meshkujt, si macja peshkun!..
Në skenë bën fizkulturë, hop, hop, hop,
Vetë është Zot, dhe vetë është shkop…
I duket sikur bën mrekulli tërë jetën,
Askush ndër sy nuk ia thotë të vërtetën!…
Zonjë, nuk je duke u rrezitur n’plazhe të Tivarit,
Të dalësh në skenë si Eva e Adamit…..
Çfarë bën ti, nuk është art, as mrekulli fare,
Po vret traditat dhe këngën shqiptare!
Ti nuk je e vetme, ke dhe shoqe të tjera,
Aman, lëri ato se janë femra të reja,
Të kanë ikur shumë vite moj këngëtare….
Ti ende vishesh si një gocë 11 vjeçare!
Hyjneshat e pavdekshme të këngës shqipe,
Ato që me zërin e tyre na e kënaqin shpirtin,
Janë artiste të vërteta, vishen me plot shije,
Këndojnë kaq bukur, dhe nga vendi nuk lëvizin!

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...