Akademik Nexhat Daci gjatë një interviste dhënë për emisionin “Pa Fund” në Radio Televizionin Publik të Kosovës të drejtuar nga gazetari Zejdush Kastrati, duke folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe të këqijat që po i vijnë asaj,ka thënë se këto janë rezultat i veprimeve të politikanëve tanë. Ai ka theksuar se politikanët që janë ushqyer nga ndërkombëtarët me para të pista, sot po u kthehen me pisllëqe, duke iu adresuar veçanërisht Blerim Shalës e Veton Surroit.
“Të gjithë ata që kanë kullotur në grazhde të parave të pista të ndërkombëtarëve, kanë kryer detyra të pista që ju kanë kthyer me pisllëk. Po ua tregoj vetëm një rast, kur në një pauzë të bisedave me Ahtisarin, unë kisha shkuar në zyre të Rugovës, sepse ishte i sëmurë dhe kishte aq shumë sjellje të këqija të opozitës ndër sy të Ahtisairt. Unë shkova ta pij një kafe dhe vjen Surroi dhe i thotë Rugovës se parlamentin e kemi shumë keq dhe duhet ta ndërrojmë kryetarin e parlamentit. Rugova i tha: Veton t’u piftë kafja pije, mos t’u piftë parlamenti po punon shkëlqyshëm, mundesh me shku jashtë. Të gjitha të këqijat Kosovës po i vijnë nga forcat e brendshme, të cilat kanë apetite shumë të mëdha financiare, dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të gjithëkujt.”, ka thënë Daci.