2016-01-23

Rishikim :135 gazetarët më të njohur në vend: Qeveria të tërhiqet nga kursi negativ ndaj lirisë së medies



Gazetarët më të njohur në vend  patën nënshkruan një peticion, ku kërkojnë që në vend të nisë një aksion i përbashkët për vendosjen e standardeve të reja për lirinë e shtypit.

135 firmëtarët reaguan kështu pas sulmit të dhunshëm mbi botuesin e gazetës “TemA”, Mero Baze, duke e cilësuar si mjaft të rëndë situatën, ku ndodhet liria e medies.

Gazetarët kanë dënuar qëndrimin e mbajtur nga eksponentë të medies në mbështetje të dhunimit të gazetarit Baze. Ata kanë kërkuar që në vend të ketë një ligj perëndimor për shtypin, që organet e hetimit të marrin përsipër barrën e provës, kur gazetarët akuzohen, si dhe të ketë një sistem vetërregullues të institucioneve të medies.

“Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë procesi i hartimit të një ligji perëndimor për shtypin, sipas gjithë standardeve të Bashkimit Evropian, ku të garantohet statusi i gazetarit dhe t’i garantohet atij e drejta për informim dhe akses të pakushtëzuar në informacionin zyrtar. Në kushtet e një shoqërie me probleme të forta të lidhjes së politikës me krimin dhe nivelit të lartë të korrupsionit, ne inkurajojmë një ligj, i cili në rastet e ballafaqimit të gazetarëve me personat e prekur, të kalojë barrën e provës tek organet e hetimit, të cilat duhet të provojnë përmes mekanizmave të hetimit të vërtetë mbi problemet e ngritura nga media. Kjo do t’i jepte fund instalimit të një sistemi vetëgjyqësie që qeveria duket se po e inkurajon përmes shmangies së kuadrit ligjor për medien dhe mbylljen e çdo aksesi për informacion zyrtar te media.

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi për ndërtimin sa më të shpejtë të një sistemi vetërregullues të institucioneve të medies, duke inkurajuar krijimin e një organizate ombrellë që të përfaqësojë gazetarët shqiptarë në debatin e tyre publik për lirinë e medies dhe vendosjen e standardeve të denja për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ky sistem nuk do të vetëkufizohet vetëm në organizata sindikaliste, por mbi të gjitha, në një organizatë që mbron parimet e lirisë së shtypit dhe standardet e etikën e një shtypi perëndimor”, – thuhet në peticion.

Gazetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies në vend dhe kanë kërkuar mbështetjen ndërkombëtare në përpjekjet e tyre.

“Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për një cilësi të re të shtypit në Shqipëri dhe lirisë së fjalës, e cila po vihet në rrezik nga këta hapa të dukshëm mbrapa që po bën liria e shtypit në këtë vend.

Ne, gazetarët shqiptarë, kërkojmë mbështetje të organizmave ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, OSBE, Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medies si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve, Organizatës Reporterë pa Kufij, për të na mbështetur dhe ndihmuar në përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe arritjen e standardeve perëndimore.

Ne, gazetarët shqiptarë, i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies dhe në imitimin e keq të standardeve të republikave ish-sovjetike për një vend që kërkon t’i bashkohet Perëndimit.

Ne mbetemi të vendosur deri në fund në betejën tonë”, – përfundon peticioni i tyre.

Peticioni

Ne, gazetarët shqiptarë, të poshtëshënuar;

të shqetësuar nga përkeqësimi në rritje i klimës për lirinë e shtypit në vendin tonë,të alarmuar nga thirrjet publike të përfaqësuesve të shumicës në pushtet pro dhunës ndaj medies,

të shokuar nga thirrje të pronarëve të medieve proqeveritare për dhunim të gazetarëve,

të indinjuar nga indiferenca e policisë në mosarrestimin e dhunuesve të gazetarit Mero Baze,
dhe të ndjerë të injoruar nga qeveria shqiptare në përpjekjet tona për të shkuar drejt të vërtetave me interes publik,

Bashkohemi në këtë thirrje publike që synon nisjen e një aksioni të përbashkët për të vendosur standarde të reja për lirinë e shtypit në Shqipëri.

Nisur nga fakti që Shqipëria tani është vend anëtar i NATO-s dhe ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ne gazetarët shqiptarë shprehim angazhimin tonë për të rritur presionin mbi qeverinë, parlamentin dhe opinion publik, lidhur me standardet e ulëta të lirisë së shtypit në vendin tonë. Shqipëria ka bërë hapa të theksuara mbrapa në klasifikimin botëror të lirisë së shtypit gjatë vitit që shkoi, ndërkohë që ngjarje të reja e bëjnë dhe më pesimiste të ardhmen e lirisë së shtypit.

Gazetarët shqiptarë po ndeshen përditë me një regjim politiko-mediatik, ku mbizotëron përpjekja për të mbajtur nën kontroll me të gjitha mjetet fjalën e lirë dhe gazetarinë kritike e investigative. Gazetarët shqiptarë janë ndeshur gjatë kohëve të fundit me dhunë fizike, me presione për ndryshim të politikës editoriale përmes paralajmërimeve apo dorëheqjeve të detyruara të gazetarëve të njohur, me qëndrime selektive të qeverisë në orientimin e tregut të reklamave për operatorët televizivë dhe shtypin e shkruar, dhe me një inkurajim të dukshëm të shumicës në pushtet për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve kritikë apo dhe dhunën fizike ndaj tyre. Në shumicën e rasteve këto fushata janë udhëhequr nga vetë kryeministri Berisha, i cili ka agresuar me emër dhe ka fyer gazetarë të njohur të medies shqiptare për shkak të qëndrime të tyre editoriale. Qëndrime të tilla ne i kemi parë si inkurajim dhe për akte të tjera të dhunës mbi gazetarët, të cilat qeveria ka bërë përpjekje t’i justifikojë duke fajësuar medien.

Po ashtu, shqetësuese kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë presionet mbi bizneset e medies kritike me qeverinë, të cilat janë shfaqur në formën e prishjes së kontratave afatgjata të investimeve, zhvendosjes së dhunshme të selive të redaksive dhe studiove televizive kritike me qeverinë, si dhe prishjes arbitrare të antenave të televizioneve që nuk konsiderohen nën kontroll të qeverisë.

Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë procesi i hartimit të një ligji perëndimor për shtypin, sipas gjithë standardeve të Bashkimit Evropian, ku të garantohet statusi i gazetarit dhe t’i garantohet atij e drejta për informim dhe akses të pakushtëzuar në informacionin zyrtar. Në kushtet e një shoqërie me probleme të forta të lidhjes së politikës me krimin dhe nivelit të lartë të korrupsionit, ne inkurajojmë një ligj, i cili në rastet e ballafaqimit të gazetarëve me personat e prekur, të kalojë barrën e provës tek organet e hetimit, të cilat duhet të provojnë përmes mekanizmave të hetimit të vërtetë mbi problemet e ngritura nga media. Kjo do t’i jepte fund instalimit të një sistemi vetëgjyqësie që qeveria duket se po inkurajon përmes shmangies së kuadrit ligjor për medien dhe mbylljen e çdo aksesi për informacion zyrtar te media.

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi për ndërtimin sa më të shpejtë të një sistemi vetërregullues të institucioneve të medies, duke inkurajuar krijimin e një organizate ombrellë që të përfaqësojë gazetarët shqiptarë në debatin e tyre publik për lirinë e medies dhe vendosjen e standardeve të denja për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ky sistem nuk do të vetëkufizohet vetëm në organizata sindikaliste, por mbi të gjitha, në një organizatë që mbron parimet e lirisë së shtypit dhe standardet e etikën e një shtypi perëndimor

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për një cilësi të re të shtypit në Shqipëri dhe lirisë së fjalës, e cila po vihet në rrezik nga këta hapa të dukshëm mbrapa që po bën liria e shtypit në këtë vend.

Ne, gazetarët shqiptarë, kërkojmë mbështetje të organizmave ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, OSBE, Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medies si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve, Organizatës Reporterë pa Kufij, për të na mbështetur dhe ndihmuar në përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe arritjen e standardeve perëndimore.

Ne, gazetarët shqiptarë, i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies dhe në imitimin e keq të standardeve të republikave ish-sovjetike për një vend që kërkon t’i bashkohet Perëndimit.

Ne mbetemi të vendosur deri në fund në betejën tonë.

1. Andi Bushati
2. Arban Hasani
3. Rudina Xhunga
4. Andrea Stefani
5. Armand Shkullaku
6. Sokol Balla
7. Preç Zogaj
8. Besnik Mustafaj
9. Andi Tela
10. Skënder Minxhozi
11. Pirro Misha
12. Ylli Rakipi
13. Anila Basha
14. Lorenc Vangjeli
15. Alfred Peza
16. Mustafa Nano
17. Arian Çani
18. Mimoza Dervishi
19. Mentor Kikia
20. Bledar Zaganjori
21. Lutfi Dervishi
22. Monika Stafa
23. Ilir Paço
24. Valbona Kurti
25. Rezeart Xhaxhiu
26. Pandi Gjata
27. Roland Qafoku
28. Patrik Sadikaj
29. Dardan Malaj
30. Altin Kreka
31. Mimoza Picari
32. Marin Mema
33. Klodiana Kapo
34. Klodian Tomori
35. Alma Demiraj
36. Sali Juniku
37. Elert Yzeiri
38. Sonila Agostini
39. Gazmend Janku
40. Donald Jorgoni
41. Gjergj Erebara
42. Kamber Velaj
43. Mira Kazhani
44. Anila Rama
45. Blerina Moka
46. Genti Dervishi
47. Roland Zili
48. Tedi Blushi
49. Kujtim Boriçi
50. Darina Tanushi
51. Ilda Lumani
52. Altin Latifi
53. Genc Kondi
54. Gerti Xhaja
55. Elira Canga
56. Admirina Peçi
57. Fatmira Nikolli
58. Trëndafile Visha
59. Olsi Kolami
60. Gent Dervishi
61. Karolina Risto
62. Ardi Bita
63. Rildo Ngjela
64. Jonida Shehu
65. Ened Janina
66. Adrian Thano
67. Eglantina Bardhi
68. Fejzi Braushi
69. Fatjon Çuka
70. Flamur Vezaj
71. Dashamir Biçak
72. Nevila Perndoj
73. Elona Demollari
74. Emirjon Senja
75. Yllka Lezo
76. Bardhi Quku
77. Arben Rrozhani
78. Arlinda Gjypi
79. Armando Meta
80. Albert Gjoka
81. Laureta Rryçi
82. Ervin Koçi
83. Eljona Ballhysa
84. Shaban Sulçe
85. Dash Frasheri
86. Emanuela Sako
87. Jonida Tashi
88. Blerina Olldashi
89. Izaura Ndoj
90. Arion Sulo
91. Aleksandra Bogdani
92. Florion Serjani
93. Julian Llupo
94. Lindita Çela
95. Erjona Rusi
96. Eni Muçi
97. Marsel Lela
98. Petrika Grosi
99. Leonard Bakillari
100. Sonila Merolli
101. Enton Palushi
102. Fitim Zekthi
103. Dhurata Hamzai
104. Nada Gurashi
105. Bledar Lumani
106. Çelo Hoxha
107. Olta Blaceri
108. Alma Çupi
109. Blerta Gjermeni
110. Edlira Prendi
111. Valmira Dalipi
112. Aulona Kadillari
113. Erblina Prifti
114. Saimir Sula
115. Leftion Peristeri
116. Rajmonda Lajthia
117. Merita Haklaj
118. Sadiela Olloni
119. Erida Gjermeni
120. Ornela Joti
121. Keti Banushi
122. Stanela Kostollari
123. Dafina Hysa
124. Andi Nuraj
125. Klodiana Bufi
126. Edvin Peçi
127. Elvin Luku
128. Gent Hazizi
129. Nolian Lole
130. Rovena Moçka
131. Dritan Dango
132. Dalina Çarçani
133. Lorenc Shehu
134. Harbi Aliaj
135. Brikena Kuka

Peticioni i Frangajt: Nëse nuk do jetë Mero, do jemi më të qetë

Një ditë pasi ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, tha se ishte i shokuar nga qëndrimi i qeveritarëve të lartë dhe drejtuesit të TV Klan, Aleksandër Frangaj, pro dhunës ndaj gazetarëve, ky i fundit hartoi një peticion si kundërvënie ndaj peticionit të 135 gazetarëve më të njohur në vend. Frangaj firmosi vetë peticionin e tij dhe tha se e kanë firmosur edhe 214 të tjerë, pa treguar se kush qenkan këta gazetarë që kanë firmosur. Në peticionin e tij thuhej se ekzistenca e gazetarit Mero Baze e trazon skenën e qetë të medies shqiptare. Njeriu që në gazetën e tij ka bërë thirrje publike për eliminimin fizik të gazetarit Mero Baze, prej ditësh po shprehet pro dhunës ndaj gazetarëve.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...