Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/23

Banda serbo-shqiptare terrorizon Italinë me Audi

dë shqiptaro-serbe po terrorizon Italinë verilindore.
Tre persona, në bordin e një Audi Rs4, në gjendje për të kapur 300 kilometra në orë, po shkaktojnë panik në rrugë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke lënë pas një viktimë.
Tre banditët, të armatosur dhe të rrezikshëm, e kanë grabitur makinën me ngjyrë të verdhë dhe 560 kuaj fuqi.
audirs4
Makina ka targa zvicerane dhe është vjedhur në Milano më 26 dhjetor.
Ajo është filmuar duke lëvizur me 150 kilometra në orë në krahun e kundërt në një autostradë, duke provokuar kështu një të vdekur.
Viktima është një 58-vjeçare, e quajtur Alexadrova Belova, e cila po ngiste një Opel Astra.
Për të shmangur makinën e banditëve, ajo goditi një furgon dhe ngeci e bllokuar brenda në kabinë.
Banda ka hapur edhe zjarr ndaj policisë, kur u pikasën nga blutë italianë.
Aq mbërthyer po e mban opinionin publik kjo çështje, sa në FB është hapur një faqe e posaçme, dedikuar ‘Audit të verdhë’.

L'Audi gialla sfreccia in autostrada

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...