Dokumenti tjetër që po botojmë sot është i vitit 1910 dhe është hartuar nga një grup studentësh shqiptarë në universitetet e Stambollit, i titulluar “Statut-rregullore e “Shoqnis së Shqiptarvet të rij intelektualë”. Që në emërtesë shihet qartë synimi i këtij grupimi, i cili me cilësorin “e ri” dëshironte të bënte dallim nga organizimet e mëhershme të shqiptarëve, por njëkohësisht të shmangte ndoshta censurën e kohës e të ishte i pranueshëm nga organet shtetërore perandorake. Synimi kryesor i kësaj organizate, i shprehur përmes statutit, ishte “përhapja e arsimit” nëpërmjet çeljes së shkollave dhe botimit të librave në gjuhën shqipe. Një nen i “rregullores” së Shqiptarëve të rij i përkufizon saktë objektivat kur thotë se: “Për me realizue qëllimin që ka caktue, Shoqnija do të themelojë nji bibljothekë të plotë prej veprash të botueme e prej asosh qi kanë me u botue mbas këndej; do të pajtohet në fletoret dhe rivistat shqipe; do të shkruej e përkthejë libra për çdo degë ditunísh, do të marrë masa qi të hapen shkolla fillore pak nga pak deri në katundet mâ të vogla të Shqipnís, ashtu edhe shkolla normale ku të shihet e arsyeshme për me nxjerrë mësues për të parat, e do t’apë mësime nate”. Të bën përshtypje se synimet e këtyre studentëve shqiptarë nuk ishin vetëm të ndërtonin një “fondacion arsimor”, po ta përkthenim me termat e sotëm, por të shkonin edhe më tej, drejt “nji akademíe kombtare”, siç shkruhet në statut. Objektivat ishin të guximshme; ambiciet ishin po ashtu të forta, sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një program qeveritar; nga ana tjetër edhe organizimi, puna e përzgjedhja e anëtarësisë vetëm me “të diplomuem prej nji shkolle të naltë” dëshmojnë seriozitet, sidomos në strukturimin e Shoqnis me rregullat dhe disiplinën financiare që sanksionon se: “Në kasën e Shoqnís nuk do të rrijë mâ shumë se nji lirë”; por megjithatë, siç rrëfen M.Kruja këto “ândrra të bukura të një djelmnije idealiste, rrethanat nuk i lanë me u sendërtue”. Pavarësisht këtij rezultati jo shumë të prekshëm, sot është më e lehtë të gjykojmë se këto ëndrra idealistësh që rrezikonin jetën, pasurinë e të ardhmen e tyre me “mbledhje tinëz”, nuk kanë shkuar dëm, pasi këtij brezi do t’i binte barra e vështirë e organizimit dhe drejtimit të shtetit të ri shqiptar. Ishte kjo frymë idealiste që solli pavarësinë dhe më pas ndërtimin e shtetit shqiptar, çka ende mund të konsiderohet si arritja më e madhe e shekullit XX.Dëshirojmë të shënojmë në këto rreshta hyrës edhe një pikë tjetër interesante të këtij Statuti, ku flitet rreth “Komisijes së libravet” e cila ishte autoriteti botues që përballonte shpenzimet e botimit të veprave, origjinale, ose përkthime në shqip. Të bën përshtypje fakti që në statut përcaktohet raporti që do të kishin botuesi me autorin ku vetëm 20% i merrte botuesi, kurse 80% i shkonin autorit! Shihet se kjo ishte një nismë për të nxitur autorët e rinj të krijonin vepra në shqip duke i përkrahur financiarisht këtij botime. Një shoqëri njerëzore mund të lindë gjithfarë tipash e karakteresh, por në këtë konglomerat, mecenatët gjenden për fat tepër rrallë.
Statut – regullore e “Shoqnís së Shqiptarvet të ri intelektualë” për përhapjen e arsimit në Shqipní e forcimin e bashkimit. Koncept.
SHOQNIJA E SHQIPTARVET TË RIJ INTELEKTUALË1. U themelue nji shoqní me qêndër në Stamboll e me emën “ Shoqnija e Shqiptarvet të rij intelektualë”.
2. Mund të çilen dega në qytete të ndryshme të Shqipnís po me këtë emën e të varuna prej Qêndrës.
3. Qëllimi i Shoqnís âsht me forcue vllaznín e me sigurue bashkimin nëpër mjetin e fuqishëm të përhapjes s’arsimit.
4. Për me realizue qëllimin që ka caktue, Shoqnija do të themelojë nji bibljothekë të plotë prej veprash të botueme e prej asosh qi kanë me u botue mbas këndej; do të pajtohet në fletoret dhe rivistat shqipe; do të shkruej e përkthejë libra për çdo degë ditunísh, do të marrë masa qi të hapen shkolla fillore pak nga pak deri në katundet mâ të vogla të Shqipnís, ashtu edhe shkolla normale ku të shihet e arsyeshme për me nxjerrë mësues për të parat, e do t’apë mësime nate.
5. Për me sigurue këto mjete Shoqníja do të zgjedhë nji komisí për libra dhe nji tjetër për mësime.
6. Shoqnija mbarshtrohet prej nji kshilli 9 vetësh, të zgjedhun me shumicën e zânevet të antarvet të saj.
7. Në kshillin e parë do të marrë pjesë nga nji përfaqsues i çdo shkolle të naltë; por për kshillet qi do të zgjidhen mâ vonë nuk do të merret para swsh ndryshimi i shkollavet.
8. Kshilli zgjedh me zâne të fshehta nji mis të tij për arktar dhe nji tjetër për sekretar e në çdo mbledhje nji kryetar të përkohshëm. Arktari dhe sekretari i i mbajnë zyrat e tyne për sa kohë qi të vazhdojë Kshilli në të cilin janë pjestarë dhe mund të ndërrohen mbrênda asaj kohe vetëm me dý të tretat e zânevet të Kshillit.
9. Kshilli âsht organi veprues i Shoqnís dhe gjithashtu sekretari âsht i ngarkuem me të tâna detyrat e shkrimit e arktari me ato të mbledhjes dhe të mbajtjes së të hollavet e të hesapevet.
10. Kshilli âsht përgjegjës përpara mbledhjes së përgjithshme dhe arktari e sekretari përpara Kshillit. Antarët e Shoqnís mund t’a rrëzojnë Kshillin e të zgjedhin nji tjetër ne vênt të tij me dý të treta të zânevet edhe para kohet.
11. Kshilli mblidhet nji herë në javë e bisedon mbi nevojat e Shoqnís. Bisedimet bâhen tinëz, por mund t’i diftohen, në nji kohë të caktueme, secilit antar të Shoqnís qi deshiron t’i dijë.
12. Bisedimet e Kshillit janë të kufizueme me vijat themelore qi cakton nyja e tretë dhe mrênda atij caku secili antar i Shoqnís mund të bâjë proponime me shkrim. Por Kshilli âsht i lirë me i marrë para swsh ase jo proponimet qi i bâhen.
13. Ata pjestarë të Kshillit qi nuk shkojnë në mbledhje për tri herë rrjesht pa ndonji arsye të ligjëshme njihen dorhjekës dhe në vênd të tyne vjen kush ka pasun zâne mâ shumë në zgjedhjet e fundit.
14. E drejta me grishun antarët e Kshillit në mbledhje të jashtazakonshme i âsht lânë sekretarit mbasi të jetë kshillue edhe me dy tjerë nga kolegët e tij.
15. Vula zyrtare e Shoqnís mbyllet në nji kutí të vulosun prej shumicës së misevet të Kshillit.
16. Në kasën e Shoqnís nuk do të rrijë mâ shumë se nji lirë dhe teprica do të depozitohet në nji bankë apo në nji vênd të sigurtë qi do të caktojë Kshilli.
17. Shpenzimet bâhen me vendimin e Kshillit. Shpenzimet pa vendim i mbesin mbë kurriz atij qi i bân. Me gjthë këtê po të gjykojë Kshilli me vênd edhe ato i ngarkohen Shoqnís.
18. Po të shohë nevojë Kshilli me dý të tretat e zâneve mund t’a dëbojë nga Shoqnija nji antar.
19. Kshilli âsht i detyruem me i paraqitun mbledhjes së përgjithshme krye dy muejsh nji llogarí të marrjeve e të dhânave.
20. Kshilli qi bie nga zyra e vet në mbarim t’afatit ase tue dhânë dorhjeken vetë para kohet âsht i detyruem me e vûmë mbledhjen e përgjithshme imtisht në rrjedhë të punvet qi ka krye e të gjêndjes së Shoqnís.
21. Shoqníja do të gjêjë nji vênd të voliçëm për mësime nate dhe, po t’i mjaftojnë të hollat, këto vênde mësimesh do t’i shtojë e t’i përhapë në të gjitha ato rrethe ku banojnë Shqiptarë.
22. Mësimet e natës epen pa rrogë e vullnetarisht prej antarvet të Shoqnís. Ata qi marrin këtë barrë mbi vete nuk mund t’a lânë pa lajmue Kshillin nji javë para.
23. Mësimet epen gratis. Por atij qi i lên në zêmër me i falun gjâ Shoqnís si shpërblim, dhuntíja i pranohet.
24. Komisija e libravet përbâhet prej antarve të zgjedhun, nga 2 për çdo shkollë të naltë, në mes të studentave apo të diplomuemve të tyne. Secili nga këta shkruen a përkthen libra simbas kompetencës së vet, të cilët botohen me shpenzimet e Shoqnís e me pëlqimin e saj mbasi të jetë sqyrtue prej Komisís. Nga fitimi i thjeshtë që do të nxiret prej këtyne librave vetëm 20% mban Shoqníja për vete e tjerat i merr auktori a përkthyesi. Zgjedhjet e Komisís përtrihen vjet për vjet.
25. Kshilli ka të drejtë me i shtue ase pakue miset e Komisís së libravet. Në qoftë se ndokush hjek dorë vetë zgjidhet nji tjetër po nga kolegët e degës së tij.
26. Komisíja e libravet, kur ka nevojë, mund të mblidhet në zyrat e Shoqnís.
27. Shoqníja do të përpiqet qi dalkadalë Komisín e libravet t’a transformojë në nji akademí kombtare dhe me këtë qëllim do të përpilojë edhe nji rregullore të posaçme për të.
28. Çdo Shqiptar mund të hwjë në këtë Shoqní me këto kushte: a) të jetë i diplomuem prej nji shkolle të naltë ase student i nji shkolle t’atilë; b) t’i paguej së paku pesë grosh në muej Shoqnís tue e dhânë muejin e parë në dorë kur të shkruhet; c) të jetë i pranuem prej Kshillit.
29. Kush nuk paguen dy muej rrjesht pjesën qi i detyrohet Shoqnís quhet dorhjekës dhe për me u bâmë përsrí antar duhet të paguej në dorë të tânë muejt qi kanë kalue.
30. Kush del prej Shoqníje ase dëbohet s’ka të drejtë me kërkue qi t’i kthehen pagesat e bâme deri atëherë.
31. Degat, pa i sjellë ndonji ndryshim qëllimit kryesuer qi ka caktue Shoqníja, sa për hollsít, janë të lira me veprue si të duen. Ato do të mbahen gjithnji në letërkëmbim me Qêndrën dhe do t’i dërgojnë ksaj nji pjesë t’arsyeshme të t’ardhunave të tyne.
32. Këto urdhnime janë vendue prej themeluesvet të Shoqnís dhe mund të ndryshohen me proponimin e Kshillit e pëlqimin e mbledhjes së përgjithshme.