Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi
Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon(Sejdi Berisha)
Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Sejdi Berisha
botoi këto ditë dy vepra për lexuesin shqiptar
Sejdi Berisha është poet, romancier, dramaturg, kronikan, publicist. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la gjurmët e veta krijuese. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la në to edhe nga një atom të shpirtit të tij prej njeriu. La në secilën prej tyre ndjenjën e njeriut të sinqertë e të dashur. La ndjenjën e njeriut atdhetar...
Jo vetëm në provincën tonë të vogël Pejën, që si çdo provincë prodhon intrigën dhe injorimin ndaj krijuesve të mirëfilltë, por edhe çdokund tjetër në botë ekzistojnë dy lloj shkrimtarësh: ata që krijojnë pa i intriguar dhe pa i injoruar kolegët e vet, dhe ata që përmes intrigës dhe injorimit, në mungesë të kualitetit krijues, synojnë t'i imponohen lexuesit si alfa e omega e llojit letrar me të cilin merren.
Të parët lënë veprën, që jeton edhe pasi ata të mos jenë më në këtë jetë.
Të dytët edhe nuk e lënë veprën, edhe e prishin shpirtin, edhe zhburrërohen për së gjalli. S'kanë si e lënë veprën, sepse humbin kohë duke u marrë me intriga dhe injorimin e kolegëve.
S'kanë si e lënë veprën, edhe për një fakt tjetër: se për ta krijuar atë, shkrimtari duhet të ketë shpirt njeriu. Duhet ta ketë ndjenjën e sinqertë për njeriun.
Vepra e një shkrimtari, për të jetuar breza pas brezi, duhet t'i ketë të dyja këto.
Sejdi Berisha, që mbushi 40 vjet krijimtarie, i takon llojit të shkrimtarëve që kanë shpirtin dhe ndjenjën për njeriun. Prandaj, edhe krijimtaria e tij është kaq e gjatë.
Pena e Sejdiut, për këto dyzet vjet krijimtarie, skaliti 27 vepra. A do ta arrinte këtë shifër, po të humbte kohë poshtë e përpjetë me fjalë boshe? Sigurisht se jo.
Ky zgjodhi rrugën e punës krijuese, duke ndjekur atë moton e vjetër që të sjellë deri te rezultati, deri te suksesi: "Karvani le të ecën, qentë le të lehin prapa. Mos u ndal kurrë ta gjuash me gurë asnjë, se do ta humbasësh kohën drejt cakut që ia ke vënë vetes". Kush e ka ndjekur këtë moto, ka lënë veprën, që ka jetuar nëpër të gjitha kohët.
Sejdiu është poet, romancier, dramaturg, kronikan, publicist. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la gjurmët e veta krijuese. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la në to edhe nga një atom të shpirtit të tij prej njeriu. La në secilën prej tyre ndjenjën e njeriut të sinqertë e të dashur. La ndjenjën e njeriut atdhetar.
Ata që i kanë lexuar me vëmendje veprat e tij, kudo do ta hasin dhimbjen për atdheun që po vuante në robëri, për njerëzit e tij që ishin katandisur në të gjitha anët e botës, për ta siguruar ekzistencën ekonomike, që ia kishte vështirësuar në atdhe pushtuesi serb. Atë dhimbje, Sejdi Berisha e ndrydhi me optimizmin e tij se liria, së shpejti, do të ndritë në Kosovë.
Dhe liria erdhi.
Ajo ia dha harenë shpirtit të shkrimtarit. Liria, tash, zuri pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit. Derisa në veprat e mëparshme Sejdi Berisha denonoconte përmes artit letrar dhunën dhe barbarinë e pushtuesit serb, pas vitit 1999, kur atdheu u çlirua, këshilloi se si të ruhet liria. Prandaj, shkroi për luftën e shenjtë të UÇK-së për atdhe.
Librin "Fjalë e pathënë" të autorit Sejdi Berisha, e botoi "Club Kultura"-Pejë, 2009.
!
Shkroi për veprimtarinë kombëtare të atdhedashësve tanë breza pas brezi. Shkroi për gjithë ata që kontribuan për Kosovën. Shkroi për UÇK-në, sepse, duke e nderuar veprën e saj, nderohet Kosova. Shkroi për dëshmorët e saj, për t'i përjetësuar ata. Se gjaku i tyre është liria jonë. Ai është gjak i shenjtë për të gjithë ne. Përmes veprës së vet, Sejdi Berisha e shenjtëroi këtë gjak lirie.
"Është vështirë të jesh njeri", shkruante Hivzi Sylejmani, në veprën e tij "Njerëzit". Ai, kështu, porosiste njerëzit e tij të gjakut-shqiptarët, që në kohëra të vështira që mbretëronin atëherë në Kosovë, të qëndronin vertikalisht.
Me fjalë të tjera, porosiste të lidheshin me tokën e Kosovës. Porosiste që shqiptari dhe Kosova të shkriheshin në një, për ta gëzuar kjo lirinë. Edhe koha në të cilën e zhvilloi krijimtarinë e vet Sejdi Berisha, ishte e rëndë.
Ky ishte dhe mbeti njeri (shqiptar) nëpër tërë rrjedhën e kohës së vështirë në të cilën jetuan njerëzit e gjakut të tij. Ishte shqiptari (njeriu) që u lidh ngushtë me atdheun e vet, për ta dhënë pjesën e tij të kontributit që ky ta gëzojë lirinë.
Pena dhe pushka i nxorën në dritë të gjithë popujt e robëruar. I nxorën në dritë dy pjesët e një trungu-Shqipërinë (më 1912) dhe Kosovën (më 1999). Pena e ka hapur rrugën për luftën. E ka ushqyer shpirtin e luftëtarëve për të luftuar për atdhe. Ata, tek përballeshin me pushtuesin përmes tytës së pushkës, recitonin pjesë të poezive të shkrimtarëve tanë.
Krismat e luftës për atdhe jehuan bashkë me vargun e shkrimtarëve tanë. Pushka, vargu dhe Kosova u bënë një. Në këtë kuptim, Sejdi Berisha dha kontributin e vet kombëtar përmes penës.
Sejdiu është shembull se si duhet të jetë njeriu. Se si duhet të jetë krijuesi. Se si nuk duhet të merret me të tjerët, por si duhet t'i përkushtohet vetëm punës së tij. Askë s'e ka bërë të madh intriga dhe shantazhi kundër kolegëve. Po veç puna e tij. Kjo është motoja që gjatë gjithë punës së vet krijuese e ndoqi Sejdi Berisha. Prandaj, sot, nderohet nga të gjithë ata që e kanë kuptuar me kohë këtë moto, që autori përçoi tek brezat e kohës së tij dhe brezat më të rinj. Vepra e Sejdiut do të jetojë gjithmonë, për ta përcjellë mesazhin e shpirtit të njeriut tek brezat e tjerë.
Peja ka një traditë të begatë në zhvillimin e kulturës, në zhvillimin dhe ruajtjen e afirmimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore. Këto të arritura kanë bërë që kjo komunë, por përmes saj, edhe tërë Kosova të jetë një lloj ambasadori i kombit në fushën e zhvillimit të kulturës.
Në këtë aspekt, kontribut të madh, atëherë kanë dhënë zejtarët dhe intelektualët, të cilët organizoheshin në forma të ndryshme, duke filluar nga shoqëritë muzikore e deri tek arti skenik, krijimtaria letrare dhe arti pamor.
Atëbotë, SHKA "Përparimi" kishte arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në fushën e muzikës, veçmas të asaj popullore, prej nga më vonë marrin guximin të themelohen edhe shumë SHKA, si "Ramiz Sadiku", "Xhemajl Kada", Ansambli i Folklorit Burimor "Rugova" si dhe shumë grupe e seksione tjera muzikore si "Sofra Pejane", SHKA "Bakraçët" e kështu me radhë.
Në vitet e pesëdhjeta, nga bankat e gjimnazit kanë dalë shumë talent të fjalës së shkruar, të cilët më vonë u bënë emra të njohur edhe të letërsisë, por edhe të gazetarisë. Ndërsa, më kujtohet kur isha gjimnazist, me angazhimin tim dhe të disa shokëve, themeluam Grupin letrar, i cili fillimisht, kohë pas kohe organizonte orë letrare në nivel shkolle, kurse më vonë morëm guximin që orë letrare të begatuara edhe me art skenik të organizojmë edhe në qytet. Kjo, sikur zgjoi kureshtjen, por edhe u dha guxim talentëve që të merren me këtë formë të kulturës, e cila është ndër më të rëndësishmet për kombin dhe historinë e një populli.
Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, është një prej figurave më të dalluara dhe më karakteristike, krijimtaria e të cilit ka veçantinë e ngrohtësisë shpirtërore dhe të përjetimit, ka zërin dhe mesazhin metaforik, kurse universi i tij krijues së bashku me filozofinë e mendimit, lexuesin jo vetëm se e bën për vete dhe kureshtar, por edhe e provokon për analiza të mëvetësishme të veprave të këtij krijuesi.
Deri me tash, ky punëtor i mirëfilltë i kulturës dhe i vlerave shpirtërore dhe kulturore, ka botuar njëzetë e pesë vepra nga fusha e krijimtarisë poetike, prozë, eseistikë, monografi dhe drama.
Ndërsa, angazhimi i tij si publicist për afro tridhjetë vite me radhë, në fushën e informimit me kohë, të drejtë dhe në mënyrë profesionale, është një prej kontributeve më qenësore për afirmimin e vlerave shoqërore, individuale, por edhe për luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat kanë qenë prezent dhe e kanë penguar zhvillimin e mirëfilltë të shoqërisë dhe të të gjitha segmenteve të jetës.
Sejdi Berisha, është një prej atyre që i dha shpirt dhe jetë edhe zhvillimit të artit skenik por edhe të fushave të tjera.
Ai, prej viteve të gjashtëdhjeta ishte anëtar i Teatrit të Qytetit të Pejës, ishte anëtar i Klubit letrar të Pejës, kryetar i të cilit ka qenë për dy mandate gjatë kohës së paraluftës, pastaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse katër vitet e fundit, ishte kryetar i degës së këtij asociacioni në Pejë. Ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit të Qytetit të Pejës, anëtar i Bordit të Galerisë së Arteve në Pejë dhe anëtar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Në vitet e 90-ta, ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Pejë, dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Veprimtarëve të Kulturës të Pejës, atëherë kur shqiptarëve u ishte ndaluar çdo veprimtari për shkollim, kulturë, punë etj.
Këto ditë dolën nga shtypi dy vepra të autorit Sejdi Berisha“Kërkoj dhembjen time” dhe “Mallkimi i Heshtjes”. Libri i parë është një formë e fuqishme e të kënduarit poetik e ndërlidhur me mendimin filozofik dhe njerëzor, formë e etjes njerëzore për ta fisnikëruar dhe sublimuar rrugëtimin dhe përplasjet shpirtërore, të cilat autori i ka shndërruar si në një pelegrin për ta gjetur dhe përjetuar ngrohtësinë e mendjes dhe të shpirtit, por edhe për tu përballur me të gjitha sfidat, të cilat i bën pjesën më të ngrohtë dhe më të përjetuar të jetës.
Të gjitha këto, respektivisht, përplasjet dhe rrugëtimin, shkrimtari i kthen në një sfond të çuditshëm por të ngrohtë njerëzor, që, edhe krijuesit, edhe lexuesit por edhe opinionit të gjerë, elementet e tillë, u dhurojnë energji për këngën e madhështisë dhe të dëlirësisë.
Ndërsa libri “Mallkimi i heshtjes”, shpreh atë thellësinë e përjetimit dhe të realitetit e të mospajtimit, si veçori e qëndrimit krijues dhe njerëzor të shkrimtarit, i cili, edhe dëshiron të rrëfejë por edhe e ka për synim për të shpjeguar në rrafshin e mirëfilltë të analizës filozofike dhe refleksive të gjitha rrjedhat që synojnë dhe shfaqin lumturinë, por që dhembjen e kanë shoqërues kudo.
Për këtë, autori, Sejdi BERISHA konsideron se gjërat që heshtën apo që ngelin përbrenda vetvetes, me dijen apo pa dijen e njeriut, ato i ngjajnë klithmës, e cila, për habi nuk dëgjohet! Kjo, ngase çdo gjë që heshtet, puthitet me mallëngjimin, të cilin edhe nuk mund t’ia rrëfesh askujt. Për këtë arsye, autori, me të drejtë na “imponon” indinjatën shpirtërore si mallkim të heshtjes. Vetë titujt e shkrimeve apo të kapitujve të librit, përshkohen me mesazhin alegorik mbase edhe këshillëdhënës në të njëjtën kohë, që i ngjajnë edhe lutjes dhe këmbëngulësisë për sinqeritetin, lumturinë dhe për madhështinë si thesar të njerëzores.
Prishtinë,19.02.2011
Të gjitha këto, respektivisht, përplasjet dhe rrugëtimin, shkrimtari i kthen në një sfond të çuditshëm por të ngrohtë njerëzor, që, edhe krijuesit, edhe lexuesit por edhe opinionit të gjerë, elementet e tillë, u dhurojnë energji për këngën e madhështisë dhe të dëlirësisë.
Librin “Kërkoj dhembjen time” e botoi Club Kultura-Pejë, 2011 dhe i ka 120 faqe.
Librin “Mallkimi i heshtjes” e botoi Club Kultura-Pejë, 2011 dhe i ka 212 faqe.
Ndërsa libri “Mallkimi i heshtjes”, shpreh atë thellësinë e përjetimit dhe të realitetit e të mospajtimit, si veçori e qëndrimit krijues dhe njerëzor të shkrimtarit, i cili, edhe dëshiron të rrëfejë por edhe e ka për synim për të shpjeguar në rrafshin e mirëfilltë të analizës filozofike dhe refleksive të gjitha rrjedhat që synojnë dhe shfaqin lumturinë, por që dhembjen e kanë shoqërues kudo.
Për këtë, autori, Sejdi BERISHA konsideron se gjërat që heshtën apo që ngelin përbrenda vetvetes, me dijen apo pa dijen e njeriut, ato i ngjajnë klithmës, e cila, për habi nuk dëgjohet! Kjo, ngase çdo gjë që heshtet, puthitet me mallëngjimin, të cilin edhe nuk mund t’ia rrëfesh askujt. Për këtë arsye, autori, me të drejtë na “imponon” indinjatën shpirtërore si mallkim të heshtjes. Vetë titujt e shkrimeve apo të kapitujve të librit, përshkohen me mesazhin alegorik mbase edhe këshillëdhënës në të njëjtën kohë, që i ngjajnë edhe lutjes dhe këmbëngulësisë për sinqeritetin, lumturinë dhe për madhështinë si thesar të njerëzores.
Prishtinë,19.02.2011