From: thaninaqo@hotmail.com
To: bruqi-flori@hotmail.com
Subject: Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Sejdi Berisha , dy vepra
To: bruqi-flori@hotmail.com
Subject: Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Sejdi Berisha , dy vepra
për lexuesin PËRSHËNDES SHKRIMTARIN, STUDIUESIN DHE PUBLIÇISTIN SHQIPTAR
SEJDI BERISHËN!
Date: Sat, 19 Feb 2011 20:45:45 -0500
Tungjatjeta, i nderuar, z. Sejdi Berisha!
Fillimisht jam njohur me diapazonin tuaj kulturor dhe me krijimet e tua studimore në revistën internetike Fjala e Lirë.
Artikujt e tu i përshkon qartësia dhe analiza e intelektuali të formuar dhe këto aftësi Ju i keni vënë në shërbim të Kombit Shqiptar.
Thënia Juaj, Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon(Sejdi Berisha), e cila citohet në shkrimin e mëposhtëm, është e vërtetë dhe shqetësuese për mbarëvajtjen e artit në interes jo vetëm të Kombit Tonë por, ky fenomen negativ, të cilin ju e kritikoni me të drejtë dhe që nuk duhet të ndodhë, përcjell shpesh tek krijuesit, studjuesit dhe publicistët shqiptare mesazhe nervcingërisura. E keqja më e madhe, e keqe që duhet shmangur patjetër, sepse krijuesit dhe studjuesit seriozë jo vetëm nuk e dëshirojnë këtë gjë, por ata shohin se këto mosmarëveshje të fryra artificialisht nga inate dhe marraze të pa justifikuara, me dashje a, pa dashje, "çojnë ujë në mullirin e atyre qarqeve" që historikisht nuk e kanë dashur Kombin Shqiptar.
Unë respektoj seriozitetin e analizave tuaja psikologjike mbi artin e për çështjet jetike në hapësirën mbarë shqiptare dhe, njëkohësisht, nuk kam as dyshimin më të vogël se shkrimtari dhe publiçisti Sejdi Berisha ka vendin e nderuar midis nesh. Dy veprat e tua të fundit unë nuk i kam lexuar, por jam i sigurt se edhe në to Ju mbroni interesat e artit shqiptar dhe ato të kombit tonë të coptuar padrejtësisht.
Uroj përkushtimin Tuaj si shkrimtar e publiçist me vepra në shërbim të Kombit Tonë.
Me respekt për Ju,
Thani Naqo