Jam sot këtu për tju ftuar, ju të bashkoheni nesër në koncertin festiv dhe nderoj kurajon mbinjerëzore të atyre qindra mijerave te reja, burrave dhe grave, qindrave studentëve të ngujuar në greven e urisë që shembën bllokun bunker të diktatorit më të egër që shqiptarët kanë njohur në histori” tha Kryeministri shqiptar prof.dr.Sali Ramë Berisha.
Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp, ka ftuar gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festimit që organizon nesër PD, në një koncert të fitores së demokracisë. Kryeministri Berisha tha se nesër është 20 vjetori i një prej ditëve më të mëdha në historisë e Shqiptarëve, dita e përmbysjeve të rregjimit totalitar.
“Nesër është dita e kujtesës kombëtare, e genocitit, torturave dhe persekutimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Ju ftoj qytetarë të bashkohemi nesër në një koncert festiv.”, ka deklaruar Berisha.
Duke ftuar edhe gazetarët të jenë pjesë e kësaj feste, Berisha nënvizoi duken nënkuptuar opozitën që bën dhunë tha: “Ne bëjmë feste, ndryshe nga të tjetër ne festojmë”
Ai bëri ftesë kujtdo që e ndjen të festojë, për të nderuar kështu guximin mbinjerëzor të studentëve dhe të rinjve të viteve 90.
“Të festojmë sakrificën e studentëve që rrezuan diktaturën dhe shtatoren e diktatorit më të egër në Ballkan. Përmbysja e bllokut dhe shtatores përbën një gjë të veçantë .Ftoj të bashkohen nesër të bashkohen me ne gjithë Shqiptarët, për arritjet e Shqipërisë që sot është anëtare e NATO-s.”, tha Berisha
Ai ftoi po ashtu në këtë festë, të gjithë qytetarët e këtij vendi që lëvizin sot të lirë në gjithë Europën të festojmë ditën e lirisë.
“Ftoj studentët, burrat, gratë që besojnë tev vota e lirë dhe që besojnë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë”, tha Berisha.
“Nesër duhet të bashkohemi për të festuar në mënyrën më të qytetëruar. 20 shkurti është data ku u çelën liritë tona”, tha kryeministri Sali Berisha.