2011-02-19

Asnjëherë nuk kam thënë se; ''Serbia është nëna e Kosovës'' apo se ''Unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës!''

http://www.botasot.info/img/behgjetDSC_0026.jpg

Të nderuar,

Gazeta KOHA Ditore edhe televizioni “Kohavizion”, ditëve të fundit janë duke e zhvilluar një fushatë intensive dhe tendencioze kundër personalitetit tim, bile duke shkuar edhe më tutje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kjo pos që tenton të denigrojë përsonalitetin tim, nxit urrejtje duke rrezikuar jetën time dhe të familjes sime.

Publikimet e përdorura në mediumet e lartpërmendura janë të montuara dhe të shtrembëruara teresisht.

Unë nuk kisha ndërmend të reagoja ndaj kësaj fushate tendencioze, por një letër e dy organizatave të veteranëve lidhura me luftën, të cilën unë e respektoj shumë dhe për të cilën kam bërë shumë, më shtyu të përgjigjem sa më poshtë.

Me përgjegjësinë time të plotë morale dhe politike deklaroj se unë asnjëhere nuk kam thënë, as nuk kam menduar që :

Serbia është nëna e Kosovës!”

Se unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës!

Se I kam quajtur serbët vëllezërit tanë!

Sic opinioni është sqaruar shumë herë për takimin me Millosheviqin, ai takim është pasuar me takimin me udhëheqësinë më të lartë të Kosovës. Në atë takim jam dakorduar me udhëheqësit prezentë dhe qasjen e tyre lidhur me cështjen e Kosovës dhe lidhur me proceset që do të zhvilloheshin rreth Kosovës. Unë nuk kam kërkuar nga Millosheviqi bashkëjetesë, por ndarje.

Ditët e ardhshme intervistat origjinale do t`i ofrohen opinionit publik, dhe të gjithë të interesuarve.

Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...