Nga: Lutfi DERVISHI
Unë gjithmonë thosha të vërtetën dhe në fund doli se isha gënjeshtar. Madje si “shpërblim” mora edhe një pëllëmbë të fortë në faqen e majtë. Isha vetëm 10 vjeç dhe prindërit më regjistruan në një garë vrapimi. Një herë në dy javë kisha gara dhe në fund të tyre gjithmonë dilja në vendin e tretë. Pra, me medalje bronzi. Im atë krenohej dhe si shpërblim, pas garës, blija çfarë të dëshiroja. Megjithëse premtoja se garën tjetër do të kapja vendin e dytë, madje edhe të parin, nuk e di për çfarë arsyeje dilja gjithmonë i treti. Në të vërtetë, një ditë që mungoi Adi – ai dilte gjithmonë i dyti – unë arrita t’i zija vendin. Dola i dyti. Atë natë në familje u bë darkë e madhe. Mbërrita te medalja e argjendit. Prindërit më nxisnin të synoja menjëherë vendin e parë: Çfarë kanë të tjerët më shumë sesa ti?
Krenaria e tim eti dhe shpërblimet e mia morën fund ditën që gjyshit nuk di se si iu tek dhe pyeti:
- More nipçe, sa vetë jeni në garë ju?
- Tre, – iu përgjigja pa u menduar mirë për atë që vinte më pas.
- Po pse thua që merr medalje dhe nuk thua se del i fundit?
Nuk doja të përgjigjesha dhe në ndihmë më erdhi pëllëmba e tim eti. Në vend që të hapja gojën, hapa sytë dhe prej tyre rrodhën lot. Përveç pëllëmbës, mora edhe epitetin “gënjeshtar”. E pra, unë gjithmonë kisha thënë të vërtetën, por në fund dola gënjeshtar. Motra me përkëdheli më thoshte “cak”, shkurtim i “rrenacak”.

Por kur u rrita e kuptova se ka edhe më keq. Galileo Galile tha se “toka rrotullohet” dhe kjo ishte e vërtetë. E vërtetë, e vërtetë, por desh përfundoi në turrën e druve! Megjithëse Gëte ka një opinion tjetër. Ai thotë se edhe të tjerë para Galileut e dinin se toka rrotullohej, por … ishin të martuar dhe kishin fëmijë! Në kohët e sotme, sipas një sondazhi të Gallup – llup – llup, del se më shumë gënjejnë të martuarit, që kanë edhe fëmijë, sesa beqarët. Por vajzat më kollaj i thonë “gënjeshtar” një djaloshi vërtet djalosh sesa një djali, që rastësisht zbulohet se është burrë me dy fëmijë. Vajza hap gojën si ajo rosa që pret thërrimet kur bandilli sqaron: “Po prit pak se nuk është tamam ashtu si e mendon ti”. Vajzës jo vetëm që nuk i shkon në mendje t’i thotë gënjeshtar, por i jep edhe nja 20 vjet kohë burrit që të ndahet nga gruaja dhe pas 20 vjetëve ndahet nga ai, por është e qetë se të paktën “nuk e gënjeu”…Por edhe gratë e martuara e kanë frikë të vërtetën, sidomos atë moment kur burri afrohet me fytyrë të skuqur, me njolla të zeza, dhe thotë: “Tani do të të them të vërtetën”. Asgjë nuk e afron më shumë Luftën e Tretë Botërore sesa ky çast. Gruaja i lutet Zotit që burri ta gënjejë dhe… Zoti ia plotëson këtë dëshirë gruas. Tek e fundit nuk thonë kot se e vërteta rrallë shihet, më shumë dëgjohet për të.Nën dritën e këtyre rasteve ka plot njerëz që ndajnë me mua mendimin se gënjeshtra në dashuri është një gjë tjetër, është një lloj sakrifice që jo të gjithë e kuptojnë drejt.E vërteta është në rrezik të madh nëse nuk i vjen në ndihmë gënjeshtra. Si do t’i përgjigjeshe fëmijës 4 vjeç kur thotë: “Shkoni më blini një bebe në dyqan”? Mund t’i thuash se dyqani është mbyllur nga Policia Tatimore se nuk ka paguar taksat?! Fëmija do të nisë të pyesë për taksat dhe kështu futesh në një labirint tjetër gënjeshtrash se vetë nuk ke paguar asnjëherë taksa! Ose, si do t’i përgjigjeshe djalit 12 vjeç kur sheh lajmet dhe pyet: “Pse po zihen policët me njëri-tjetrin?”. Nuk të mbetet veçse t’i thuash se “po xhirojnë një film”.Ti kërkon ta vësh në gjumë fëmijën dhe i lexon një libër të shenjtë që thotë: “Ai ndau mollën e vetme që kishte dhe me të ushqeu 2 mijë njerëz që i shkonin pas”. Si mund ta shpjegosh këtë duke thënë të vërtetën? Përgjigjen e kësaj pyetjeje unë ende nuk e di dhe dyshoj nëse e di edhe ti.
Nuk thonë kot se fëmijët janë të mirë, pastaj rriten. Janë të mirë sepse nuk gënjejnë. Nuk gënjejnë sepse gjyshet u tregojnë përrallën e Pinokut që po gënjeve “të rritet hunda” dhe do të thonë “hundëderr”. Problemi është me të rriturit, që e përdorin aq shumë gënjeshtrën sa për të janë krijuar edhe kategori të posaçme.Ka gënjeshtra të bardha, gënjeshtra nga halli, gënjeshtra emergjence, gënjeshtra nobël dhe… lajme në gazeta. Në televizor është më ndryshe. Aty të gënjen kamera.Studimet e fundit janë rrekur t’i japin përgjigje pyetjes nëse njerëzit thonë gënjeshtra nga frika, nga halli, nga padituria, nga dashuria, por askush nuk merret me gënjeshtrën më të madhe që bëhet, ballë për ballë, sy më sy (pa u dridhur syri). Një gënjeshtër që po na mbyt.Ti sapo ke shtuar 5 kilogramë dhe të del vajza e botës dhe pa iu dridhur syri fare thotë:
- Uaaa, sa qenke dobësuar! Me dietë?
Zbret nga autobusi dhe të del përpara një vajzë (që ke vite që je përpjekur të mos e takosh, ke ndërruar tre numra telefoni dhe dy herë shtëpinë) dhe ti buzëqesh cep më cep dhe i thua:
- Uaaa, sa simpatike qenke bërë sot!

E pra, gënjeshtrave kaq të mëdha ne u themi “kompliment”, ndërsa kur gënjen nga halli të thonë… mashtrues.
Duke folur e menduar për gënjeshtrën më kujtohet “Borgjezi fisnik” i Molierit ditën që ishte i lumtur se kishte mësuar çfarë ishte proza. “Prozë?! – Po unë prozë paskam folur gjithë jetën!”.Meqë jemi në fushën e citimeve, nuk jam dakord me Bismarkun që thotë se ka tre momente kur gënjeshtra lulëzon: pas gjuetisë, gjatë luftës dhe para zgjedhjeve. Të paktën në Shqipëri është ndryshe; këtu politikanët gënjejnë vetëm dy herë: para dhe pas zgjedhjeve.

Churchill thoshte se e vërteta është aq e çmuar sa duhet ruajtur e rrethuar nga gënjeshtrat.Mark Twen në këtë debat ka dhënë një formulë të thjeshtë: Thuaj gjithmonë të vërtetën se nuk ke nevojë ta mbash mend çfarë ke thënë. Por pse zgjedhim të mësojmë përmendësh 100 gënjeshtra në vend që të themi atë që ka ngjarë në të vërtetë? Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe. (Megjithëse sot, me kursin e ditës më mirë të themi 1 milionë euro).Ndoshta këtë pyetje e kemi dhuratë nga e shkuara. Në mungesë të fakteve të besueshme na mbetet vetëm të spekulojmë. E vërteta duhet të jetë konsumuar shumë gjatë shekujve dhe kështu del nevoja për ta zëvendësuar. Me gjithë zbulimet e mëdha të fundit të shekullit XX, për të vërtetën ka vetëm një zëvendësues: gënjeshtra. Duke qenë zëvendësuesi i vetëm, nuk kemi ç’bëjmë, duhet ta përdorim. Por duhet të kujdesemi të mos e konsumojmë shumë gënjeshtrën se zëvendësuesi i vetëm i saj është… e vërteta.