2011-02-18

Historia e pa treguar e fotografëve hebrenj të Zogut

Përgatiti Ardit Halili



image


Mijëra hebrenj gjetën strehim në shtetin e vetëm mysliman, ku kodi i vjetër i nderit i pa të gjithë si miq. “Unë ndiej se kemi qenë me shumë fat, sepse pa këtë pjesë të vogël të historisë, ne nuk do të ishim gjallë”, - shprehet znj. Owens, duke shtuar se do t’u jetë mirënjohëse shqiptarëve për tërë jetën.
Fritzi Weitzmanns Owen e ardhur nga një qytet i kulturuar si Vjena, u detyrua që të largohej nga vendlindja e saj, kur Hitleri në 1938 pushtoi Austrinë, drejt Shqipërisë që cilësohej si një i vendi i pazhvilluar në krahasim me vendet e tjera Shqipëria.
Shqipëria nuk ishte zgjedhja e parë e familjes së saj, por pak vende në Evropë ishin të gatshme që të pranonin Hebrenjtë, ndërsa në SHBA kishte një sistem kuotash. Shqipëria, që ishte një nga vendet më pak të zhvilluara në Evropë, u bë streha e familjes së saj. Vetë Mbreti Zog i ofroi vizat për të qëndruar në Shqipëri. Weitzmans, babai i Fritzit, kaloi katër muaj në Shqipëri deri sa më në fund ka marrë letrat për të shkuar në SHBA. Fritzi tregon se në Shqipëri ata jetonin në një hotel që ngjante më shumë si një grumbull vjeturinash, por Mbreti Zog, një mik i babait të saj i ndihmoi që të stabilizohen në biznesin e fotografisë. Për vendasit ajo tregon se ishin mikpritës, duke u dërguar shpesh ëmbëlsira në shtëpi.
“Unë ndiej se kemi qenë me shumë fat, sepse pa këtë pjesë të vogël të historisë, ne nuk do të ishim gjallë”, - shprehet znj. Owens, duke shtuar se do t’u jetë mirënjohëse shqiptarëve për tërë jetën. Ajo është një nga mijërat hebrenjtë që i kanë shpëtuar holokaustit përmes vendit të vetëm mysliman të kohës në Evropë, në Shqipëri. Rastet e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët kanë mbetur kryesisht të panjohura për dekada të tëra për shkak të regjimit diktatorial komunist të pasluftës, që i la kufijtë e Shqipërisë të mbyllura me botën e jashtme. Sot, një organ në rritje i kërkimit më në fund po i jep një mundësi të mirë për këtë histori të mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare.
Informacione nga regjistrat tregojnë se në vitin 1931 ishin 200 hebrenj që jetonin në Shqipëri. Sipas disa vlerësimeve, ky numër ka qenë 10 deri në 15 herë më i madh pas lufte.
Shqiptaro-kanadezi Saimir Lojlia ka nxjerrë dhe një listë e cila është më e përafërta mbi numrin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri. Sipas llogarive të Lojlës, kjo shifër shkon tek 3160. Biznesmeni Lojlia ka harxhuar vite të tëra kërkimi nëpër dokumente të arkivuara, fotosh dhe objekte të tjera, duke shkruar disa libra mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Ai ka thënë se nuk ka asnjë provë që qoftë edhe një hebre i vetëm të jetë vrarë apo të ketë rënë në duart e nazistëve. “Është një histori e mrekullueshme e pa treguar më parë”, - thotë ai duke treguar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, në të cilin kanë shpëtuar të gjithë hebrenjtë.
“Çfarë është në thelb të ndryshimit rreth historisë, - thotë Randi Winter, një shkrimtar hebre, i cili ka ndihmuar me dokumente këtë histori shpëtimi, - është se ata nuk ishin shpëtuar në mënyrë sekrete nga një person i veçuar, por i tërë fshati e dinte për hebrenjtë që ndodheshin në mes tyre dhe asnjëri prej tyre nuk i ktheu apo t’i dorëzonte ata. Shqiptarët nuk i shpëtuan hebrenjtë siç i shohim ne nëpër filmat e holokaustit, pasi ata nuk fshiheshin nëpër kanalizime”, - shprehet shkrimtari hebre Winter.
Ndërsa Harvej Sarner, autor i "Shpëtim në Shqipëri", shpjegon se në shumë raste, qeveria shqiptare ishte e përfshirë direkt në shpëtimin e hebrenjve, përveçse në dhënien e vizave atyre, ku asnjë vend tjetër nuk do tu jepeshin, qeveria refuzonte që t’u jepte në dorë nazistëve, listën e hebrenjve. Dokumente shqiptare tregojnë marrëveshjet që qeveria kishte kryer me komandantët gjermanë për çlirimin e hebrenjve të arrestuar.
Por Sarner saktëson se kjo situatë nuk ishte vetëm rozë. Qeveria shqiptare vendosi rregulla antihebrenj në 1938-39 përpara pushtimit italian të Shqipërisë, megjithëse rezultoi se këto rregulla nuk u zbatuan.
Ndërsa në territorin e aneksuar të Kosovës, hebrenjtë ishin të rrethuar me tela me gjemba, megjithatë ata vazhdonin të shkonin në kinema, të shikonin ndeshje futbolli apo edhe të organizonin festa hebreje. Autori i "Shpëtim në Shqipëri" tregon se në një rast një grup hebrenjsh u dërgua jashtë territorit dhe u ekzekutuan. Por Sarner argumenton se edhe me këtë rast numri i të vrarëve ka qenë më i ulëti në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.
Kanuni
Ngulitur në kulturën shqiptare është një protokoll i lashtë social i quajtur kanun, që daton në shekullin e 15-të, ai është transmetuar gojarisht, derisa u kodifikuar në fund të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Sipas kanunit, shtëpia e një shqiptari së pari është shtëpia e zoti, e së dyti shtëpia e mikut. Ndër elementët më thelbësorë të kodit është koncepti i “Besës”, një premtim moral për mbajtjen e fjalës së dhënë dhe për të mbështetur nderin e dikujt. Kjo ndjenjë detyre i ka shtyrë shqiptarët e varfër që të mirëpresin austro-hungarezët pasi ata kapitulluan më 1917, për t’i strehuar nga pushtuesit italianë e më pas gjatë Luftës së Dytë Botërore ata strehuan hebrenjtë, duke mbërritur mbas viteve 1990, ku ata mikpritën shqiptarët e Kosovës. Skarlet Epstein kujton se ka shkuar ambasadë më ambasadë në 1938, në kërkim të një vize, por i limituar nga pasaporta austriake, e cila e paraqiste si hebre. “Të gjithë ma përplasnin derën në fytyrë kur shihnin pasaportën time”, - tregon ajo nga Britania, ku ajo tashmë jeton. Por në ambasadën shqiptare, ajo ka parë një perceptim komplet ndryshe, duke marrë menjëherë vizën. Johana Neuman dhe mamaja e saj ishin strehuar në shtëpinë e familjes Pilku gjatë pushtimit nazist. Një ditë një oficer gjerman ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe në padijeninë e identitetit të mamasë së Johanës i ka thënë: “Nëse do të isha ballafaquar ne një komunist ose një hebre do ta vrisja në vend”.
Hebrenjve të tjerë u kishin vënë emra myslimanësh dhe visheshin me hixhab (veshje myslimanësh për burra), për të fshehur identitetin e tyre. Shumë prej tyre, i kanë mbajtur marrëdhëniet e mira me shpëtimtarët e tyre deri sot. Mikpritja Shqiptarëve është përmendur në librin e titulluar Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”. Libër i botuar nga fotografi Norman Gershman, i cili ka udhëtuar duke mbledhur pjesë nga dokumentet shqiptare tek historitë e të shpëtuarve të cilët janë akoma gjallë. Rezultati është një seri portretesh që kanë udhëtuar nëpër botë, duke përshirë Izrael, Kombet e Bashkuara dhe SHBA.
Një nga portretet është ai i Haxhi Dede Reshat Bardhit, kreu i bektashinjve në Shqipëri. Autori Gershman e citon atë duke treguar se Kryeministri i atëhershëm. Mehdi Frashëri, gjithashtu Bektashi, u dha njerëzve të tij urdhër gjatë pushtimit nazist se “të gjithë fëmijët e hebrenjve do të flejnë me fëmijët tuaj, të gjithë do të hamë të njëjtin ushqim dhe të do të jetojmë si një familje”. Koncepti i “të panjohurit” nuk ekziston në kulturën e shqiptarëve. Randi Winter shpjegon se kur portretet e paraqitura nga Gershman në Universitetin e Vankuverit, koncepti i të huajit është konsideruar si mysafir.
“Pse e kemi bërë këtë?”, - thotë Nadire Proseku, një shqiptare e cila ka strehuar tre refugjatë hebrenj në shtëpinë e tyre për vite me radhë, gjatë intervistës me Gershman, ajo shprehet: “Ne i pamë hebrenjtë si vëllezër. Si myslimanë por liberalë, ne kemi bërë vetëm detyrën tonë”.
Sot shembulli i Shqipërisë reflekton se çfarë mund të bëjë një shoqëri në maksimumin e saj. Kjo është përdorur për të mësuar harmoninë fetare dhe për t’u kujtuar njerëzve simbiozën që ekzistuar historikisht midis myslimanëve dhe hebrenjve.
Me fondet e përbashkëta të një princi nga Arabia, në shtator të këtij viti gjatë përvjetorit të holokaustit, po planifikohet të lançohet në SHBA një film i cili flet rreth myslimanëve që kanë shpëtuar hebrenjtë. Ndërsa një kolegj në Nju Jork po e fut këtë informacion në planin e mësimit, duke shpresuar që të përdoret në gjithë shkollat e vendit.
“Gjithmonë kam kërkuar që ta ndaj këtë histori me të tjerët, sepse është si një mrekulli. Ata ishin njerëz shumë të mirë dhe kjo duhet që të publikohet”, - thotë Fritzi Owens.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...