Dukagjinasit mund të nisin të mendojnë se si mund të bëjnë biznes duke shfrytëzuar objektet e moçme kësaj treve. Para se ta bëjnë këtë, Peja, Deçani ose Juniku duhet të gjejnë një shtëpi, jo më të re një gjysmëshekulli. Selia në Kosovë e organizatës suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij” (CHwB) është vënë në kërkim të një shtëpie tradicionale në këto tri komuna. Krahas kësaj, ajo që CHwB-së i duhet të bëjë përmes projektit që e ka titulluar “Shihemi n’Dukagjin” është që të identifikojë potencialet turistike të këtyre tri komunave, t’i trajnojë bizneset dhe komunitetin atje.
Sali Shoshi, drejtor i Degës së CHwB-së në Kosovë, ka thënë se “produkti turistik” do të përfshijë atraksionet kulturore dhe natyrore. Ndër to ai ka numëruar kullat, shtëpitë qytetare, xhamitë, kishat, muzetë, vendet arkeologjike, çarshitë, festivalet, shfaqjet, tregjet, restorantet, bjeshkët, lumenjtë e liqenet.
“Operatorët turistikë lokalë do të jenë në gjendje që të marrin përgjegjësinë e pritjes së turistëve, akomodimit, transportit dhe udhërrëfyesit”, ka thënë Shoshi.
Shtëpia tradicionale, për të cilën është i hapur konkursi i CHwB-së, po i duhet për të ndërtuar në të Qendrën Turistike të “Shihemi n’Dukagjin”. Në të do të koordinohen aktivitetet turistike. Por shtëpia e re nuk dot ketë vetëm këtë rol.
“Planifikojmë që shtëpia të jetë e dizajnuar në atë mënyrë që të përshtatet për nevojat e turizmit dhe kulturës, duke u dhënë hapësirë ngjarjeve kulturore, ekspozitave, seminareve, punëtorive, shfaqjeve, panaireve, festivaleve në mënyrë që vete shtëpia të jetë një lloj produkti turistik i Dukagjinit”, ka thënë Shoshi.
Në bazë të konkursit, i cili i hapur do të jetë deri më 21 të këtij muaji, kërkohet që shtëpia të jetë jo më e re se 50 vjet.
“Ajo shtëpi do të rinovohet tërësisht. E tillë do t’i kthehet pronarit pas 15 vjetësh dhe për këtë arsye gjatë kësaj periudhe nuk do të paguhet qira”, ka sqaruar Shoshi.
Deri tash, ka treguar ai, janë rreth dhjetë aplikacione. Prandaj Shoshi nuk e sheh problematike gjetjen e një shtëpie të përshtatshme, ashtu siç është parashikuar.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/16
“Trashëgimia kulturore pa kufij” në kërkim të shtëpisë gjysmëshekullore
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment