Ismail Qemali do të jepte një dorëheqje të dhimbshme. Princ Vidi nuk bitisi dot asgjë në xhunglën shqiptare, ndërsa Pallati Mbretëror për Zogun, që do të përfundonin italianët, do të bëhej konak vetëm për pak orë e Mbretit italiano-shqiptar, Viktor Emanueli i III dhe do të pagëzohej me emrin e partizanëve “Pallati i Brigadave”...
Nuk kishin fat. Të tre përfunduan keq. Si rëndom në historinë shqiptare. I pari, Ismail Beu do të vdiste në një hotel në Itali.
Princi Wilhelm Wied do të mbaronte jetën pa lavdi në vitin 1945. Ndërsa, Mbreti Zog, më i rëndësishmi ndër ta, për kohëzgjatjen në krye të shtetit shqiptar, do vdiste në vitin 1961 në Francë.
Të tre të zhgënjyer me shqiptarët, që kërkuan t’i fusnin në rrjedha normale. Kur qeverisi Ismail Qemali, Shqipëria e tij, kishte autoritet vetëm në 4000 kilometra katror, ku gjallonte një popullsi prej 250.000 banorësh...”Një sanxhak i madh osman”, do të thoshte Eqerem bej Vlora. Në rolin e dëshmitarit tregon se ku mblidhet në të vërtetë qeveria e Vlorës:” Shkova në shtëpinë e tim kushururi Xhemil Beut për të takuar kryetarin e Qeverisë së Përkohshme. Shtëpia ishte një kopje e zvogëluar e haramllëkut me tre kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në sallën e katit përdhes, ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat, poshtë e lart ishin të mbushura plot me njerëz- me fytyra, sjellje dhe veshje, që nuk i kisha parë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëvizin lirisht dhe pa teklif si në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh, pajisur me mobilje të bukur të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit shtyheshin e ngjesheshin për të dëgjuar se çfarë thuhej brenda”. Ismail Beun e gjen të trishtuar me fatin, por më shumë me mjedisin, që nuk i përket fare atij. Në fakt, është vetë fajtor. Me trashëgiminë e perandorisë ndër supe është mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj i pret të gjithë në shtëpi. Ndërkohë vartësit e tij janë në gjëndje më të keqe: Këshilli i Ministrave mblidhet në shtëpinë e tij, ndërsa ministrat flenë ku të munden. Fat ka vetëm Ministri i Post-Telegrafës, Lef Nosi, që shfrytëzon godinën e dikasterit të tij. Myfit bej Libohova jeton te Eqerem bej Vlora. Dy vjet më vonë, i njëjti dëshmitar- Eqerem bej Vlora, tash në stafin e Princ Vidit. Eshtë i lumtur që ka fillimisht një dhomë më vete në hotelin e Zonjës nga Trieste De Klementis “Evropa” në Durrës, në kryeqytetin e princit gjerman. Kryeministri i tij plak Turhan pasha jeton në shtëpinë e Esat Pashës, shërbyer nga zezaku i tij besnik. Vetë Eqerem bej Vlora përdor një komplet prej 14 çadrash (Eshtë ministria e jashtme e Princit Wielhelm Wied) dhe vendoset në një shesh të bukur me pamje të gjerë në kodrën përballë shtëpisë së Esat pashës. Ky i fundit urdhëron që nga dhoma e gjumit, apo dhoma e ngrënies dhe në korridor kur përplaset i duhet t’i hapë rrugë eprorit të tij pashait plak.
Gjëndja e brendshme në “pallatin” e Vidit ishte shumë më e mirë. Por, kuptohet se nuk e meriton këtë emër. “Konaku” i tij i Durrësit kishte qenë ish-godina e mytesarifit turk të Durrësit. Ajo është një ndërtesë guri, ngritur mbi muret rrethuese të kohës bizantine e turke me gjatësi 50 metra dhe me një oborr të po atyre përmasave.Të 35 dhomat e tre kateve dilnin të gjitha në një korridor të gjerë katror. Megjithë mobilimi i brendshëm dhe pamja e jashtme ishin të thjeshta për kushtet shqiptare ato ishin mjaft dinjitoze, shkruan Eqerem bej Vlora...Të gjitha pajisjet dhe personeli kanë ardhur nga Gjermania dhe gjithshka e drejton majori fon Trota, i cili me një stil karakteristik ushtari, disiplinon jetën e pallatit. Shqiptarët zhgënjehen shpejt me sundimtarin, sepse për të takuar atë duhet të kalonin zinxhirin e ndërlikuar të njerëzve të oborrit, kujton Armstrong, shambelan i Princit. “Oborri nuk kishte ndonjë traditë dhe ne shpikëm Ceremonialin tonë, që e bëmë aq thjesht sa mundej. Mbreti dhe Mbretëresha qëndronin në “Sallën Blu” të pritjes ose në dhomën e Fronit shoqëruar me dy zonjat e shoqërimit ndërsa unë dhe von Trota kujdeseshim për vizitorët. Ndërsa, “Dhoma e verdhë” është dhoma ku pritej për drekë...Heaton Armstrong kujton protokollin e parë, kur ai ikën me kalë dhe dërgata e tij merr ambasadorin rumun për letër-kredencialet. Karroca i është marrë hua Esat Pashës sepse akoma nuk ka ardhur karroca nga Gjermania, ndërsa mbreti në prani të Turhan pashës dëgjon letërkredencialet...
... Gati 15 vjet më vonë në histori vjen familja mbretërore shqiptare. Sadije Toptani, nëna Mbretëreshë, jeton në një pallat ngjitur me “Pallatin Mbretëror”. Ajo e përgatit vetë gjithshka për të birin, Zogun e parë. Nën sytë e saj, i përgatitnin ushqimin e mbretit, shpjegon italiani Quaroni. Në fakt, mbreti Zog e bën kortezinë e tij në Godinën që shërben sot për Akademinë e Shkencave. Ishte me qira sepse ishte pronë private, ndërsa pak udhëtimet jashtë dhe sidomos Austria e kanë lbyrur kujdesin e mbretit për protokollin. Në foto të kohës tregohet që e ka të mobiluar mirë sallonin, ka piktura, sixhade mbi parket, ka veshje ndër mure, poltrona. Në këndin e djathtë të shkallëve të jashtme të ndërtesës është bërë nën hijen e një tende të stërmadhe, ceremonia martesore e monarkut. Ai i kaloi dy të parët përsa i përket lluksit. Vetëm se të tre nuk patën pallatet e tyre. Ismail Qemali do të jepte një dorëheqje të dhimbshme. Princ Vidi nuk bitisi dot asgjë në xhunglën shqiptare, ndërsa Pallati Mbretëror për Zogun, që do të përfundonin italianët, do të bëhej konak vetëm për pak orë e Mbretit italiano-shqiptar, Viktor Emanueli i III dhe do të pagëzohej me emrin e partizanëve “Pallati i Brigadave”...
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...