2011-02-18
Vanga , parashikoi Luftën e Tretë Botërore ..Megjithse e vdekur në 1996 , ajo kishte parashikuar ,nentorin 2010 , si fillim i shenjave të para ..
Vanga , parashikuesja e famshme bullgare , ka parashikuar se në 2010 , do të ketë një[ lufte të tretë botërore ..Shenjat i dha incidenti në Kore ???Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.
Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.
Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.
Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.
Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.
Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.
Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.
Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.bota e re
Gazeta C
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...