2011-02-18

Konsullit grek në Korcë dhe qeverisë së tij i duhet një Ali Pashë Tepelene

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Çohu Ali Pashë Tepelene të kam rixha…! Keshtu do te shprehej ne nje interviste artisti i madh i Kombit shqiptar Kadri Roshi dhene z.P.Tare.


Ndersa sot ne mes te vendit tim, ne zemer te Shqiperise, Konsulli grek Theodhoros jep mesazhe krimi hapur fare, ne 20 vjetorin e organizates “Omonia” duke thene: “Gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu…Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët", është shprehur Theodhoros Ikonomu.

Eshte nje dritherime e tmerrshme qe te kaplon te teren, kur degjon keto fjale ogurzeza nga qeveria greke qe ne vendin tim dhe tuajin perfaqesohet nga konsulli grek Theodhoros Ikonomu.
Thirrjet per lufte te qeverise greke kemi nje jete qe i degjojme, thirrjet per helenizimin e popullit tim dhe tuajin kemi nje jete qe po na rrine varur mbi supe, dhe ne nuk jemi ne gjendje akoma t’ju veme kufirin tek thana te gjithe atyre qe duan te zhdukin Kombin tim dhe tuajin, te gjithe atyre qe duan te zhdukin identitetin tone te shenjte!

Ndarja e Shqiperise nga fuqite e medha ne shekullin e kaluar, te cilat e bene cope e cike, eshte nje krim qe akoma nuk eshte shlyer, eshte nje krim qe nacionalisti i terbuar grek, nje ZERVE E DYTE, po e perserit mu ne zemer te Kombit tim dhe tuajit, ngase Shqiperise po i mungon nje Ali Pashe Tepelene dhe nje Teute Shqiptare!

Shqiperia ka nxjerre shume burra te shquar te cilet fatkeqesisht ca psudo…i kane vene ne shenjester duke i quajtur tradhtare dhe antishqiptare dhe cuditerisht ne prape heshtim…
Por ne rastin e fjales fashiste te konsullit grek Ikonomus, jo me kot e permend Ali Pashe Tepelenen, ngase Ali Pashë Tepelena është ai që bashkoi një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, dhe krijoi shtetin autonom shqiptar, që do bëhesh shëmbull i pavarësisë, eshte ai qe e kishte Janinen ne zap, tashme te konsullit grek dhe qeverise greke…!

Pa me thoni sot bashkekombas te nderuar ku e keni Janinen, nderkohe konsulli grek dhe qeveria qe fshihet pas tij do te helenizoje gjithe Jugun e Shqiperise duke e quajtur Vorio Epir?
Hej Konsull grek, sipas mendimit tend fashist dhe te qeverise tende i bie qe te jem dhe une vorio epiriote meqense jam nga Jugu, Mezhgorani i Tepelenes, shume afer me Greqine, dhe zoteria juaj dhe qeveria greke me perfshin dhe mua qe qenkam vorio epiriote…

Po te drejtohem nga zemra e botes, nga New Yorku se une, gjithe Shqiperia dhe Jugu qe e keni aq per “zemer” eshte i gjithe shqiptar, ndersa bashkekombasit tuaj me origjine greke qe jetojne ne Shqiperi i ka respektuar dhe respekton ndoshta dhe me shume se vetja ngaqe eshte tradita jone e shkelqyer e mikpritjes…Ndaj te them mos abuzo me miresine dhe mikpritjen tone te tradites se lashte dhe te shkelqyer!

Nuk kane vdekur akoma ata burra dhe gra te mencura te Kombit tim qe t’i tregojne vendin konsullit grek dhe qeverise greke e cila dhe pse e vdekur dhe e pakallur ne varr ka akoma energji dhe forca te mendoje per te zaptuar trojet tona.

E qe t’i ndalohet babezia qeverise greke e cila ka futur kalin e Trojes ne Korce me konsullin grek ne krye, i duhet nje Ali Pashe Tepelene, nje Bonapart Mysliman qe sic ka thene Aleksander Dyma, shkrimtari i famshem boteror në gazetën e “L’Indipendentes” së 23 tetorit 1862 se Shqipëria, është populli që nxori nga gjiri i tij Pirron, Skënderbeun e Ali Pashën”.
Ndaj kur hordhite greke ngulmojne qe te helenizojne Jugun, do t’i drejtohem lutjes se artistit te Kombit Kadri Roshi qe ka thene:Çohu Ali Pashë Tepelene të kam rixha…!

Shkurt, 2010


Manhattan, New York

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...