Kthimi i 1.247 eksponateve, të cilat mbahen në Serbi, synohet të jetë një nga temat e dialogut të ardhshëm Prishtinë-Beograd. Këtë të paktën do ta kërkojë Muzeu i Kosovës. Me pretekstin e ekspozimit në Beograd, eksponatet aso kohe ishin marrë nga autoritetet serbe në fund të shekullit të kaluar.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri ka thënë se do të kërkojnë që në agjendën e bisedimeve të ardhshme me Serbinë, që pritet të ndodhin pas formimit të qeverisë së re, të jetë dhe çështja e 1.247 eksponateve arkeologjike dhe etnologjike, të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998-’99.
Ajo që është marrë me vete nga pushteti serb gjatë luftës së fundit, ka një vlerë të rëndësishme të trashëgimisë së luajtshme kulturore, ka thënë drejtori i Institutit të Monumenteve të Prishtinës, Haxhi Mehmetaj. Pos Hyjneshës në Fron, e cila është kthyer me iniciativën e përfaqësuesit të atëhershëm të UNMIK-ut, Mihajl Shtajner, në vitin 2002, koleksioni i eksponateve të Kosovës në Serbi ka një vlerë të rëndësishme kulturore, disa prej tyre janë që nga epoka e Neolitit, rreth 6 mijë vjet më parë. Madje, aneksi i pestë për trashëgiminë fetare dhe kulturore neni 6.1 i Pakos së Ahtisarit kërkon nga Republika e Serbisë t’i kthejë artefaktet, arkeologjike dhe etnologjike, në Kosovë.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...