Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/16

Piktori Xhevdet Spahija hap ekspozitë në Suedi

Piktori Xhevdet Spahija të shtunën në mbrëmje ka hapur ekspozitë personale në galerinë e klubit të artistëve ”Mitt i centrum” në Götteburg të Suedisë. Spahija, profesor i artit në gjimnazin e Gjakovës, ka hapur disa ekspozita në vende të ndryshme, mirëpo kjo ekspozitë është paraqitja e parë para artdashësve suedezë.
“Shpresoj që vizitorët të ndiejnë kënaqësi duke i shikuar punimet e mia.
Spahija hap ekspozitë në Suedi

 Besoj se ata do të krijojnë një bindje më të mirë për artin shqiptar dhe për popullin tonë në përgjithësi”, ka thënë ai. Spahija në këtë ekspozitë po prezantohet me 30 punime. Të gjitha janë të realizuara në teknikën vaj në pëlhurë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 mars. Spahija ka lindur në Pejë, ku ka marrë hapat e parë të pikturës, për të vazhduar më pas në Prishtinë, ku ka diplomuar në Fakultetin e Arteve. Ai është magjistër i pikturës dhe prej shumë vjetësh jeton dhe vepron në Gjakovë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...