Lutfi DervishiShëndetësia paraqitet sektori më problematik në Shqipëri. Sondazhet e njëpasnjëshme rendisin mjekët në vendin e parë në listën e institucioneve/profesioneve, ku kërkohet/jepet më shumë ryshfet. | ||||
Mjeku u arrestua në kushtet e flagrancës. Prokuroria bëri hetime të hollësishme dhe kërkoi dënim me burg për shpërdorim detyre. Gjykata e nxori të pafajshëm doktorin, sepse sipas vendimit “gjatë 5 seancave dëshmitarët e thërritur nga avokati mbrojtës provuan katërcipërisht para trupit gjykues se ajo që mjeku i kishte thënë nuses së re ishte e vërtetë...!” Një shkrim në shtypin e përditshëm hidhte dritë mbi këtë partneritet të dyshimtë të mjekëve me funeralistët dhe përmendte raste kur disa mjekë kishin aplikuar në QKL (Qendra Kombëtare e Licencimit) për të marrë licenca për shërbimet funerale. Nga hetimet tona të menjëhershme artikujt nuk rezultuan të vërtetë. (Gjë e rrallë kjo për gazetat që botohen në Tiranë). Ishte e kundërta. Disa pronarë të shërbimeve funerale ishin regjistruar në universitetet private në degët Infermieri dhe Mjekësi! Pronarët e agjencive funerale janë njerëz me mjaft ndikim dhe përveç “udhëtimit të fundit” të ofrojnë edhe salla për të shtruar dreka apo darka. Miqësia e tyre me mjekët është e provuar nga fakti se familjarët kur kanë një të sëmurë në shtëpi nuk telefonojnë më urgjencën, por pronarin e agjencisë funerale, që ky të ndërhyjë te miqtë e tij doktorë për të vizituar të sëmurin! Megjithëse në këtë vend njerëzit kontaktojnë mjekun vetëm atëherë kur sëmuren, shëndeti mbetet temë e përditshme. “Në radhë të parë shëndeti”, “Ku ka si shëndeti” – është urimi që bëhet në festa familjare dhe aktivitete të ndryshme sociale. Shqiptarët fjalën shëndet e kanë edhe në përshëndetjet e përditshme. Ndryshe nga italianët që përdorin rëndom “ciao” apo bota anglo–saksone me “hello”, këtu dëgjon hajt shnet ose shkurt shnet. Etimologjia e fjalës përshëndetje ka në bazë të saj fjalën shëndet! Shqiptarët tregojnë kujdes për shëndetin, sidomos për shëndetin e tjetrit. Në këtë vend dollitë me fund janë të famshme! Në këto dolli, që si rregull zgjasin deri në mëngjes, shqiptarët pinë për shëndetin e tjetrit dhe dëmtojnë të tyren”, vëren një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këtu gjendet edhe shpjegimi i faktit se pse shqiptarët sipas Bankës Botërore janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve në kontinent dhe pse i blejnë ato me çmime deri 60% më të larta se në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian! (Shifra e fundit është bërë publik nga një debat në Kuvendin e Shqipërisë). Kontribut të pamohueshëm për zënien e vendit të parë në përdorimin e ilaçeve kanë dhënë vetë mjekët! Ata tregojnë një kujdes që nuk e ndesh në asnjë vend tjetër. Doktorët këtu jo vetëm plotësojnë recetat, por bashkë me recetën i japin pacientit edhe një copë letër me skica të detajuara (është hartë e vërtetë profesionale) për t’u orientuar për te farmacia që duhen marrë ilaçet! (Këto harta njihen zyrtarisht së fundi edhe nga “Google earth”.) Pacienti paralajmërohet rreptë nga mjeku që “ilaçet duhet të merren vetëm në këtë farmaci”. (Në rastet kur ilaçi i rekomanduar nuk gjendet, atëherë situatën e merr në dorë vetë farmacisti me shprehjen “më ka ardhur një ilaç më i mirë! Mos u shqetëso, është i njëjti çmim! Nëse në fytyrën e pacientit dallohet pavendosmëri, atëherë farmacisti lëshon fishekun e fundit: “Këtë ilaç e përdor për veten time!) Në një përpjekje për të disiplinuar administrimin e territorit bashkia ka kërkuar të njihet me këto miniharta, por Shoqata e Farmacistëve e mbështetur fuqimisht nga lobi i mjekëve ka kundërshtuar me argumentin se ligji shqiptar e njeh “konfidencialitetin e të dhënave për profesione si mjek, avokatë, punonjës të fesë etj. Edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit, një nga shoqatat më të fuqishme në vend, është rreshtuar pro farmacistëve. Informacione nga burime shumë të besueshme thonë se e gjithë kjo aferë “partneriteti mes bluzash të bardha” është zbuluar nga shoqata e varrmihësve që e ndien veten të mënjanuar nga “biznesi”. “Është dheu ynë që mbulon pisllëqet e tyre, por ata janë mosmirënjohës dhe të pangishëm”, citohet të ketë thënë, nga një regjistrim i punonjësve të shërbimit inteligjent, më i moçmi i varrmihësve në Tiranë. Është për t’u shënuar se klinikat dhe spitalet private janë të një cilësie shumë të mirë dhe dallojnë si dita me natën me shërbimin publik, megjithëse janë të njëjtët mjekë që punojnë. (Gojët e liga thonë se ndoshta këtu duhet kërkuar edhe shkaku që pajisjet e reja në spitalet publike prishen pa u vënë në punë). Një mjek që paradite punon në spitalin shtetëror thotë se në këto klinika vepron parimi: “Paguan për një dhe fiton dy pacientë”! Këtë kriptogram e shtjelloi një familjar, i cili tha se “këtu nuk ka asnjë dyshim se i sëmuri shërohet, por sëmuret ai që paguan”. Pasunarët e rinj po joshen në këto klinika me slogane “Jeton më gjatë ai që ka më shumë lekë”, “Mos kurseni për shëndetin”. “Askush nuk e ka marrë pasurinë me vete në varr”, “Kur të vijë fundi, dy metra tokë do të kenë të gjithë”... Por, në anën tjetër, qëndrojnë të varfrit. Në kushtet e polarizimit të shpejtë ekonomik, një pjesë e popullsisë me pamundësinë për të paguar vizita në spitale po kontribuon në mbajtjen gjallë të mjekësisë popullore. “Uji i ngrohtë, tulla e nxehtë, kripa e vjetër, rakia e re (ballë kazani), vaji i ullirit, qepa, aspirina dhe hudhra përdoren në masë për të luftuar gripin, temperaturat e larta, ftohjen dhe çdo dhimbje tjetër që ndien trupi i njeriut. Hudhra është i vetmi “medikament” parandalues që shumë vajza e mbajnë në xhep për të “mos u ngrënë m’sysh”. Receta për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi përmblidhet në një fjalë të vetme, që është dhe refren i zyrtarëve, reformë. “Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në kursin e reformave”, thotë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, por duhet të na kuptoni se reformat e vërteta dhe gjithëpërfshirëse kërkojnë kohë. Ne kemi vetëm 20 vjet që e kemi filluar.” Në kontrast me këtë deklarim qëndron një thënie e varur në një pavijon në spitalin publik: “Jeta e njeriut është e vështirë vetëm 100 vitet e para” |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/15
Wikileaks” për shëndetësinë...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment