2011-02-15

Artistë pamorë shqiptarë “në luftë” me akuzat për plagjiaturë

Artistë pamorë shqiptarë “në luftë” me akuzat për plagjiaturë

Një ueb-faqe në të cilin pretendohet zbulimi i plagjiatëve të artistëve shqiptarë, ka dridhur skenën e artit pamor në Kosovë. Përpos që janë ndier të indinjuar, albaniancontemporaryart.wordpress.com ka bërë që dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Adem Rusinovci, ta procedojë rastin në polici. Kjo e fundit e ka përcjellë rastin në Prokurorinë e Prishtinës, kryeprokurori i së cilës thotë të mos ketë marrë një lëndë të tillë. Autorët anonimë të ueb-faqes kanë futur në “listën e zezë” të plagjiatorëve artistë të njohur shqiptarë nga Kosova e Shqipëria. Olson Lamaj, Armando Lulaj, Gjovalin Delia, Endri Dani, Eltjon Valle, Heldi Pema, Dritan Hyska, Ardian Isufi, janë disa prej tyre. Jashtë listës nuk kanë mbetur as artistë të njohur si Sislej Xhafa e Anri Sala. Nga Kosova në këtë listë hyjnë Majlinda Kelmendi, Driton Hajredini e Flaka Haliti. Dy të parët thonë se autorët që pretendojnë se kanë zbuluar plagjiaturat e tyre, nuk kanë haber se çfarë është arti.
Artistë pamorë shqiptarë “në luftë” me akuzat për plagjiaturë

Majlinda Kelmendi nga albaniancontemporaryart.wordpress.com, “akuzohet” për dy vepra plagjiaturë. Me fotografinë e realizuar në vitin 2010, ku paraqitet një njeri i pështjellë me konop, sipas këtij sajti, del që Kelmendi ta ketë kopjuar veprën “Doubt” të Misha Gordin e realizuar më 1995. Shikoni fotografitë nga Misha Gordin.

fine Art Conceptual Photography gallery

Fine Art Photography Conceptual ArtFine Art Photography Conceptual ArtFine Art Photography Conceptual ArtArt Conceptual Photography gallery

photo DOUBT



Një tjetër fotografi e Kelmendit e titulluar “War With the Death”, performancë e vitit 2007, në sajt është cilësuar si plagjiaturë e veprës “Nude with Skeleton” të artistes serbe Marina Abramoviq e realizuar më 2002.


                     Olson Lamaj


Kelmendi ka hedhur poshtë këtë, duke thënë se vepra e parë që përthekon burokracinë ballkanase, është përzgjedhur nga pesë kuratorë ndërkombëtarë. Ajo thotë se ka argumente për të hedhur poshtë edhe akuzën për veprën e dytë që cilësohet si plagjiat.

“Tema e jetës, e vdekjes dhe e dashurisë është trajtuar gjithmonë, por jo që nga koha e artistes Marina Abramoviq në vitin 2004, por që nga viti 1518, kur për herë të parë e realizoi artisti Hans Baldung Grien me titull ‘Vajza dhe vdekja’. Pra i bie që edhe Marina Abramoviq ka kopjuar. Koncepti vetëm është zhvilluar tutje”, ka thënë Kelmendi. Sipas saj, përmes këtij sajti po luftohet arti pamor shqiptar.
Driton Hajredini, i futur në listën e plagjiatorëve, ka thënë të mos i ketë bërë përshtypje ajo çfarë autorët ueb-faqes pretendojnë të kenë zbuluar. Në këtë sajt piktura e Hajredinit “Kofera” krahasohet me veprën “Filter” të Joseph Beuys e realizuar në vitin 1983.

“Aty ka gjëra jorelevante”, ka thënë Hajredini tek ka shtuar se valixhja nuk mund të monopolizohet.
“Atë mund ta bëjë gjithkush”, ka thënë Hajredini. Por për të është e pakuptimtë se si kjo çështje ka përfunduar në polici. “Sa për mua as që duhet të merremi me këtë punë. Nuk po kuptoj përse duhet të merret policia me këtë gjë”, ka thënë ai

Çdo gjë kishte filluar kur një e-mail i nënshkruar nga Vesa Deda, ka shpërndarë linkun në më se 70 adresa. Njërës prej atyre që ka pranuar këtë e-mail, dhe më pas ka komentuar ueb-faqen në të njëjtën adresë, një gjë e tillë i ka kushtuar. Ish-studentja e Fakultetit të Arteve, Qëndresa Deda, ka përfunduar përballë policisë.
“E tëra ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, kur më kanë kërkuar që të shkoj në Fakultetin e Arteve. Kanë qenë dy policë dhe më kanë pyetur nëse e njoh Vesa Dedën të cilën nuk e njoh”, ka thënë Deda.
“Gjithashtu më kanë pyetur se përse ia kam kthyer e-mailin”, ka shtuar ajo.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Brahim Sadriu, zyrtar informimi në Policinë e Kosovës, ka thënë se Fakulteti i Arteve ka lajmëruar një rast me të cilin është marrë policia. “Rasti është trajtuar nga policia e krimeve ekonomike, njësia në Prishtinë. Ka pasur ndjekje penale, janë kryer hetimet dhe rasti është dërguar Prokurorinë Publike të Prishtinës”, ka thënë Sadriu, pa dashur të flasë më shumë se çfarë është hetuar. Kryeprokurori i Prokurorisë Komunale në Prishtinë, Haki Geci, ka thënë të mos jetë i informuar saktësisht, nëse kjo lëndë ka arritur në zyrën e tij.
Dekani i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Adem Rusinovci, në një bisedë për gazetën i ka ikur përgjigjes në pyetjen se përse rastin e ka proceduar në polici.

                              Adem Rusinovci 

Për më shumë se shtatë minuta, Rusinovci nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës, por ka mbajtur ligjëratë se si duhet të shkruhet një raport. Madje ka kërkuar që të “sulmohen” autorët e ueb-faqes.
“Po hyn në disa gjëra të cilat nuk të takojnë ty”, ka thënë ai. “Pse nuk shkruan për ata që fyejnë artistët më të mëdhenj shqiptarë”, ka shtuar Rusinovci. Megjithatë, gati krejt në fund të bisedës, ka komentuar ueb-faqen. Tërthorazi ka pranuar se ka qenë ai që ka proceduar rastin në polici.
“Jam kundër etiketimit të njerëzve që janë artistë të paktë me përmasa botërore. Kushdo që të jetë personi që e ka bërë atë sajt nuk ka absolutisht të bëjë me artin”, ka theksuar Rusinovci. Hapjen e një ueb-faqeje të tillë ai e cilëson vepër penale.
“Normalisht që jam në mbrojtje të artistëve shqiptarë që nderojnë kombin. Prandaj të gjithë ata njerëz që bëjnë etiketime të tilla normalisht që duhet të merren me drejtësinë”, ka thënë Rusinovci.
Duke mos dashur që në mënyrë direkte ta pranojë atë që ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të mërkurën e kaluar, ai ka dhënë vetëm një prononcim.
Fine Art Photography Conceptual ArtArt Conceptual Photography gallery

“Kjo që ka ndodhur është rast shumë i turpshëm”, ka thënë ai.
Kolegia e Rusinovcit, Majlinda Kelmendi, profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ka thënë se ky rast është paraqitur në polici pikërisht nga institucioni ku ajo punon.
“Me këtë punë janë duke u marrë organet kompetente. Institucioni ynë e ka dërguar këtë rast tek njësia e krimeve ekonomike dhe me këtë punë po merren personat adekuatë”, ka thënë Kelmendi. Kjo e fundit ka dhënë deklaratë për policinë.
“Më kanë thirrur si person i atakuar, se çfarë mendoj për këtë. Më kanë thënë që duhet të flasim për një padi që është bërë nga Fakulteti i Arteve. Kam dhënë qëndrimin tim se kjo që shfaqet në sajt është vulgare”, ka theksuar Kelmendi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...