2011-02-17
Premieri kosovar Hashim Thaçi vizitoi familjen e presidentin të ndjerë Ruhova.
Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e trevjetorit të pavarësisë bëri homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ndërsa theksoi se në këtë ditë meritojnë nderime meritojnë të gjithë ata që punuan për shtetin e Kosovës
Ai tha se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se kontribuoj për këtë ditë, ndërsa vizitoi edhe familjen Rugova, për herë të parë, në shtëpinë e tyre në Velani.
“Sot kur po ndërtohet shteti i Kosovës, kur po konsolidohet dhe forcohet në të gjitha aspektet, në atë të sigurisë, të ekonomisë, gjithashtu edhe në aspektin diplomatik, ku është njohur nga 75 shtete, Kosova ka një rrugë të sigurt të integrimit euro-atlantik”, theksoi kryeministri Thaçi , duke shtuar se në trevjetori e Pavarësisë, kujtohet e kaluara jonë krenare, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, gjithë luftëtarët e lirisë dhe meritën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për Pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka shprehur mirënjohje dhe respekt për gjithë botën ndërkombëtare demokratike për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të rendit demokratik.
“Pavarësia e Kosovës është vullneti dhe projekti i qytetarëve të Kosovës, i implementuar më 17 shkurt 2008, kontributi i çdo lideri politik është vlerësuar dhe meriton respektin më të madh, prandaj jemi edhe sot këtu për të shprehur mirënjohjen, për të shprehur nderimin shtetëror”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Pas homazheve, Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe familjen Rugova dhe u ka përcjellë urimet me rastin e festës së pavarësisë.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...