Subjektet e pikturave të Caravaggios janë shndërruar në njerëz të gjallë, që kërcimtarët i kthejnë në figura skenike koreografike. Gjithkush nga ato lëviz brenda hapësirës që Candeloro ka krijuar me elementë skenikë të spikatura, por që ndriçohet me dritë hije mbresëlënëse. I harruar për tre shekuj në errësirë, vepra e Caravaggios erdhi dekadat e para të shekullit të 20-të me një Rilindje të madhe ...
Është vepra dhe jeta e Caravaggios arti i tij i shpërndarë në gjashtëdhjetë minutat e baletit të koreografit Toni Candeloros, që i bëjnë jehonë të djeshmes në ditët e sotme. Nuk mund të ketë gjë më të gjetur, se gjallërimi në koreografi i pikturave të një artisti, që preferonte të pikturonte subjektet e tij, ashtu si i shikon syri, me të gjithë defektet natyrale që ato kishin, sesa si krijesa të idealizuara. Subjektet e pikturave të Caravaggios janë shndërruar në njerëz të gjallë, që kërcimtarët i kthejnë në figura skenike koreografike. Gjithkush nga ato lëviz brenda hapësirës që Candeloro ka krijuar me elementë skenikë të spikatura, por që ndriçohet me dritë hije mbresëlënëse. I harruar për tre shekuj në errësirë, vepra e Caravaggios erdhi dekadat e para të shekullit të 20-të me një Rilindje të madhe. Roberto Longi e solli atë edhe një herë, e nxori mbi tokë (anonimatin) dhe e vendosi në traditën europiane. Koha që e harroi, ajo edhe solli përsëri me të gjithë vlerat dhe influencën e tij në stilin barok. Koncepti ideor i shfaqjes ka ardhur si ngasje dhe frymëzim i koreografit nga ajo që ai ka zbuluar në veprën dhe jetën e piktorit. Candeloro si gjithmonë në veprat e mëparshme dhe tek kjo e fundit, jep përshtypjen e një artisti thellësisht emotiv dhe delikat, me një ndjeshmëri që të prek shumë.
Ai nuk priret drejt historisë dhe të mbetet jetë përshkrues i subjektit, ai gjen thelbin e zbërthimit të karakterit, ka shumë të zhvilluar ndjesinë e dramës së personazhit të tij. Nuk verbohet nga jehona dhe madhështia por bëhet njësh me materialen dhe shpirtëroren e asaj ç’ka do të trajtojë. Nuk i bën përshtypje që muzika baroke e shkruar shekuj më parë të rrijë pranë kufirit muzikor të sotëm. Ai e lidh të djeshmen me të sotmen ngaqë koha nuk e harron artin e vërtetë, sado që mund të ndodhë që artisti të jetë i lënë, për një moment mbuluar nën tokë. Në çdo lëvizje dhe figurë shohim artin koreografik që rrezaton me ndjeshmëri botën e madhe të artistit të marrë për model. Çdo episod në mund ta quajmë kështu, duket sikur frymëzon mesazh të veçantë për cilindo shikues.
Shfaqja fillon në mes heshtjes, kur autori hyn në skenë dhe hap siparin nga ku dalin modelet që ai do të gjallërojë në pikturat e tij. Janë trupat që zhvishen dhe transformohen në subjekte të pikturës dhe koreografisë. Sa pranë në këtë rast janë këto dy gjini të artit. E këtë rradhë mjeshtërisht Ledia Sula, Fatjon Lito dhe Elton Merja bëjnë që vëmendja të përqendrohet në lëvizjet e tyre të shkrira në muzikën e Bocherinit. Skena mbushet nga plastika e gjetur e një baroku – impresionues, që grupet skulpturore kaq të gjetura mbushur me një gjuhë sa klasike dhe moderne, mbeten në kujtesë edhe nga drita dhe hija në ndricimin skenik, që vjen nga përdorimi dramatik që madje nga kritikët konsiderohet teatral të chiaro-scuro që është përdorur nga vetë Caravaggio. Që në episodin e parë shihet qartë ideja e autorit koreograf shumë guximtare për zhvillimet e sotme të fushës. Krijuesi (artisti) është vetë mesazhi, është talenti dhe vepra e tij që ka mposhtur çdo pengesë në idealet dhe realizimet e tij. Ashtu siç fillon po ashtu dhe vazhdon Candeloro me grupin e modeleve që do të pikturojë : Rovena Shqevi, Isida Mollaymeri, Erald Zela, Loreta Balaj, Milena Nurka, Julian Dervishi, Besi Skura, Elton Merja. Thellohet e ndërmjetmja duke errësuar hijen dhe duke fiksur më vonë subjektin me një dritë verbuese, kur në skenë shfaqen Madalena dhe kështu të interpretuara me shumë mjeshtëri dhe siguri profesionale nga Erisa Gina, Odeta Dishnica, Adela Muçollari dhe Evis Nallbani. Koreografia fiton me këtë rast një frymë ëngjëllore ku personazhet kthehen pothuajse në hyjni, por gjithsesi të prekshëm dhe të besueshëm në kërkimin e rrugës së ndriçuar nga Krijuesi drejt bardhësisë së shpirtit të pastër. Në të tre këto episode, të gjithë kërcimtarët në tekstin e tyre të pasur koreografik mbeten në sytë e kujtdo nga mjeshtëria e koreografit, piktura të gjalla që të emocionojnë e ruajnë stilistikën e tërësisë së shfaqjes duhet pohuar që është shumë e veçantë. Referimi ndaj krijimit muzikor “Lutje për shpirtrat e trazuar” të kompozitorit shqiptar Shpëtim Kushta, që inspiron një atmosferë hënore (lunore) dhe të gjithkohëshme, përveç se pjesë e vizionit koreografik në këtë vepër është njëheri gjurmë e ngjizjes së këtij krijimi me emocionalitet shqiptar....
Influenca e Caravaggios në stilin barok të ri që doli nga rrënojat e manierizmit është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për studiuesit dhe të gjithë ata që krijojnë mbi veprën e tij. Edhe në episodin në vazhdim, Candeloro e zbërthen po në të njëjtin princip këto, por me një grup tjetër kërcimtarësh të tillë, ishin: Ledia Sula, Endri Shkoza, Elton Merja, Antonietta Buccolieri, Jonida Onuzi, Elona Nallbani, Greta Hushi, Evis Nallbani. Kërcimi i tyre shquhet në harmoninë e lëvizjeve dhe figurave. Rrjedhshmëria pa pika të forta të temporitmit dhe intensitetit të kërcimit. Trupa e gjithë tashmë e njohur me stile, forma dhe shkolla të kërcimit ndonëse për më pak se dy javë tregoi superim të leksionit të ri koreografik përmes përgatitjes, gatishmërisë dhe kultures ekzekutimi mjaft professional gjë që publiku e njeh tashmë edhe në raste të tjera të demonstrimit te pasionit që mund të konsdierohet si sekret i ketij grupi kërcimtarësh të talentuar.
Atyre iu bashkua Enada Hoxha dhe Gerd Vaso në episodin Dritë – Hije – Rrëfim dhe frikë të titulluar. Të gjithë episodet i lidh një bosht solid duke filluar që nga skenografia e thjeshtë por plot simbole, me pak podiume dhe me të kuqen e paletës së piktorit që duket herë pas here të zërë vendin e të dominojë në idenë e thurur me kujdes, përgjatë gjithë shfaqjes dhe që thuret nga një stil i vetëm dhe i qartë. Enada dhe Gerdi përgatisin numrin në vijim. Është ngrohtësia e lojës së tyre që na fut në episodin e fundit të shfaqjes që titullohet Perëndimi – Njeriu dhe Gjaku të interpretuar nga vetë Candeloro. Monologu i gjatë interpretuar nga ai në muzikën e Arcangelo Bellini Concerto Grosso është kuintesenca e botës se trazuar të piktorit ardhur në kohë, që u harrua nga xhelozia, zilija por edhe nga skandali që provokuan veprat e tij aso kohe. Në fundin e baletit “Caravaggio – Gjak dhe Dritë” – artificio 401, Candeloro përjeton dhimbjen e madhe shpirtërore dhe fizike që piktori bën të flitet akoma sot për të. I vëmendshëm dhe në këtë rast Candeloro në minutat e fundit të shfaqjes futet në botën e tij shpirtërore të mbushur me mistere dhe ankthe të përhershme. Keto ankthe zbulojnë deri diku jetën dhe veprën e Caravaggios që kanë frymëzuar atë në imazhe të përftuara nga realiteti që piktori ka përdorur në mes njerëzve që shërbejnë si modele të veprave të tij. Shfaqja është bashkohore, me figura të mbushura me jetë, mbi një platformë koreografike që zhvillohet në process dramatik. Pa një shtjellim për të pasur qëllim të përshkruajë jetën e subjektit, ajo tingëllon e qartë impresionuese që bazohet mbi plastikën dhe lëvizjet e ndriçuar nga dritë – hije e gjetur mjeshtërisht nga autori. Shfaqja u dha për tre netë rresht. Në nivelin e saj pati dhe në natën e dytë dhe sidomos në të tretën. Në natën e dytë dhe sidomos të tretën, siç ndodh nuk ishte impenjimi dhe emocioni i natës së parë. Duhet të mos ndodhë që shfaqjes së pregatitur dhe të dhënë një herë, nuk duhet t’i lekundet asnjë komponent por të ruajë freskinë dhe kur ajo përsëritet një natë më pas. Mbase për vetë atmosferën e grinjtë të realietit tonë jashtë teatrit këto kohë dhe publiciteti për këtë shfaqje nuk ngjiti me kohë, unë uroj autorin Candeloro nga Italia fqinje për krijmtarinë e tij të veçantë, drejtorinë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit që ideon ngjarje të tilla, të gjithë trupën dhe solistët për shfaqjen e përcjellë me shumë kulturë që na dhuruan këto netë të ngarkuara shkurti.