Çështja e pazgjidhur çame
Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit ballkano-grek, çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kurrë. Edhe çamët që i përkasin besimit ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve, do të ngelet një tentativë mjerane. Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj çështjes çame mbetet i paqartë. Kur filozofia nuk përputhet me përfundimet historike edhe me realitetin, atëherë teorikisht qëndrimi politik në mbështetje të saj ka vlerat e demagogjisë. Ky fenomen politik dhe tipik shqiptar, sot ndikon fuqishëm në programet partiake e qeverisëse të Republikës së Shqipërisë, duke krijuar kushte të favorshme, që kjo politikë shpesh të ndodhet në udhëkryq dhe e pazonja të mbrojë interesat shqiptarëve.
Edhe konkretisht, në lidhje me zgjidhjen e problemit të Çamërisë, roli kryesor i takon Republikës së Shqipërisë. Duke analizuar qëndrimet politike të subjekteve politike që kanë drejtuar Republikën e Shqipërisë në këto 15-vjet, lehtësisht konstatohet kontradikta e brendshme, e shprehur në vendimmarrjen e gabuar në interes të çështjes së Çamërisë.
Pika më e prekshme e këtyre marrëdhënieve mbetet; miratimi nga pala greke i akteve juridike për shfuqizimin e "Ligjit të luftës" me Nr.2636 të vitit 1940, edhe nga ngrirja e Ligjit Nr.2664 datë 03 dhjetor 1998 "Mbi Kadastrën Kombëtare dhe rregulla të tjera", i cili në brendinë e tij përmban akte nënligjore për çregjistrimin e pronave të nënshtetasve grek me kombësi shqiptare të krahinës së Çamërisë dhe të shqiptarëve të tjerë në të gjithë Greqinë. Kjo situatë e ndier politike e ka të nevojshme parashtrimin e problemit, çam në zgjidhje e tij afatgjatë dhe në rrugë demokratike.
Në strategjinë politike të shtetit shqiptar është e nevojshme realizohet akti fillestar i rivlerësimit të Aktit të Imponimit të "shtetësisë shqiptare" refugjatët çamë të vitit 1953, duke hapur rrugën e ligjshme të ndërhyrjes së politikës shqiptare pranë autoriteteve ballkano-greke dhe atyre ndërkombëtare, mbi rivendosjen e të drejtave të mohuara të popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë.
Shurdhëria politike e institucioneve shqiptare dhe pavendosmëria e tyre, vlen të analizohet thellë në sfondin e mosvlerësimeve që i janë bërë sistematikisht, interesave kombëtare të popullit shqiptar.
Është e turpshme, për politikën shqiptare që çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë ta kufizojë, vetëm në zgjidhjen e çështjes së pronave, sepse çështja e pronave është e një trajtimit të veçantë, sepse nga të dhëna aktuale, shteti ballkano-grek, pronat e shqiptarëve të krahinës së Çamërisë i ka dhënë me qera, por me qera, në zbatimin e përqindjeve nga ata persona që i kanë marrë, ku shumica e tyre nuk janë qytetar autokton.
Qeraja me kuptimin e dhënies së përqindjes është sepse në shumicën e rasteve qiraxhinj kanë marre me qera edhe shtëpinë edhe pronën, e shqiptarëve, prandaj shteti shqiptar po të flas me shtetin ballkano-grek vetëm për pronat, që në fillim, duhet shumë bojë edhe shumë flet, sepse është shumë e zorshme të gjenden në "Eladhë", kaq shumë letra dhe bojë për të bërë këto "llogari".
Por, që, nga politikanët e Tiranës Zyrtare duhet të kërkohet zgjidhje në bazë të ligjeve ndërkombëtare, edhe të shtrohet çështja, si çështje kombëtare shqiptare, sepse po u ngrit vetëm prona, si pronë ne e dimë që duhet një qëndrim qytetar, sepse ne e dimë ekonomin greke, e cila e ka fuqinë e "saltës me uli", janë të ditura edhe mashtrimet greke në Komunitetin Evropian,ku grekët, japin, shpesh, vetëm bilance mashtrimi.
Shqiptarët autokton që banojnë në krahinën e Çamërisë, së bashku me qytetarë grek, si psh anëtarët nga familjet Kacimanis, Janaqis, Kaqitis, Papatis edhe shumë tjerë, e kanë shprehur edhe vazhdojnë ta shprehin, që, politika greke nuk duhet të bjerë në nivelin e politikës së Milloshevicit, sepse çdo fillim e ka edhe një fund. Por një të vërtetë politika ballkano-greke duhet ta dijë, kurse populli grek e ka ditur dhe e dij, që fati i shqiptarëve në rajonin e ballkanit nuk vendoset as në Athinë dhe as në Beograd.
Ka pasur qëndrime dhe reagime nga bota demokratike si psh: në seancën dëgjimore në Komitetin Amerikan të Helisinkit, në lidhje me të drejtat e njeriut në Greqi, është folur edhe për të drejtat e shqiptarëve të Krahinës së Çamërisë. Senatori Smith, ka zhvilluar një debat shumë të gjatë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.
Kurse Këshilltari i stafit të Komitetit Amerikanë të Helsinkit Chadeick R.Gore, pyeti tre herë përfaqësuesit grek për problemin çam. Gjenocidi grek mbi shqiptarët e krahinës së Çamërisë është një gjenocid diabolik edhe i përbindshëm që nuk mund të mbulohet më me shoshën, pa shohë, të politikës ballkano-greke.
Çamët janë një popullsi vitale me kohezionin e tyre historik dhe shpirtëror, edhe, sido që të bëhet, nga politika e shtetit ballkano-grek, çamët kurrë nuk do të gjunjëzohen, sepse kombi shqiptar nuk është gjunjëzuar kurrë. Edhe çamët që i përkasin besimit ortodoks që jetojnë në Greqi, përball represionit shtetëror, brenda në familjet e tyre flasin gjuhën shqipe edhe nuk kanë për ta harruar kurrë gjuhën e tyre amtare. Sepse aq sa mund të mbaroj uji i detit, po aq mund të shuhet gjuha jonë shqipe. Çdo gjë që mund të bëjë sot politika ballkano-greke, kundra këtyre zhvillimeve, do të ngelet një tentativë mjerane.
Por duhet ta dijë edhe një herë politika e "arabëçinjëve" të Athinës Zyrtare, se Çamëria është tokë etnike shqiptare e patjetërsueshme, dhe çfarëdo vendimi që të merret në mënyrë shoviniste në dëm të interesave të saj, do të mbetet një problem i hapur edhe i mprehtë i kohës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
No comments:
Post a Comment