2011-02-15

MKRS dorëzoi çmimet letrare vjetore

Në një ceremoni solemne, në prani të shkrimtarëve, publicistëve dhe të përfaqësuesve të mediave Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau sot Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera letrare vjetore.
Zëvendësministri, z..Gani Elshani, dhe z.Sami Piraj, drejtor i Departamentit të Kulturës , i dorëzuan këto çmime letrare, me të cilat, në bazë të vendimit të jurisë profesionale, u
nderuan: akademik Sabri Hamiti me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore
“Azem Shkreli”, Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010, në prozë, iu dha Ardian Haxhajt, për romanin “Kujtimet e një çifuti’’; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi iu dha Ndue Ukajt, për veprën “Godo nuk vjen”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë iu dha Anton Berishajt, për studimin “Letërsia per-formative”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer iu dha Avdi Visokës, për veprën “Njeriu i revoltuar”, nga Albert Kamy, i përkthyer nga gjuha frënge.
 MKRS  dorëzoi çmimet letrare vjetore
Zëvendësministri Elshani, në fjalën e tij të rastit tha se organizimi i kësaj ceremonie është edhe një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit institucional të MKRS-së për mbështetjen, stimulimin dhe promovimin e vlerave të letërsisë. Ai i përgëzoi laureatët e çmimeve letrare për vitin 2010, duke theksuar se MKRS do të vazhdojë ta mbështesë
krijimtarinë letrare jo vetëm përmes këtyre çmimeve, por edhe përmes botimit dhe promovimit të saj.
Në emër të laureatëve të shpërblyer akademik Sabri Hamiti falënderoi MKRS-në dhe jurinë profesionale për vlerësimin, dhe shtoi se ndihet i nderuar me mirënjohjen e lartë që i bëhet punës së tij letrare dyzetvjeçare. “Falënderoj kolegët e Fakultetit të Filologjisë që më kanë propozuar për këtë mirënjohje. Po ashtu falënderoj jurinë e shkrimtarëve që kanë mbështetur këtë vlerësim të lartë për veprën time letrare. Ndihem i gëzuar në mesin e shkrimtarëve: Anton Berishaj, Ardian Haxhaj, Avdi Visoka e Ndue Ukaj, të vlerësuar për veprat e botuara brenda një viti: të gjithë këta kolegë të rinj apo studentë të mi dikur.”
Mirënjohja “Azem Shkreli” , tha Hamiti, më lidh me klasiken moderne të letërsisë shqipe, të cilën Azem Shkreli e krijoi me gjuhë, stil e tematika autentike në vepra të formave të ndryshme si : “Karvani i bardhë” (roman), “Sytë e Evës” (tregime),” Nga bibla e heshtjes” (poezi) e “Varri i qyqes” (dramë).
Duke e njohur Azem Shkrelin si shkrimtar e njeri, dëshmoj dhe ngulmoj që ai shkruante me një cilësi që e kanë tepër pak njerëz e krijues. Vlera e veprave të tij rritet përherë, dhe kjo nuk iu ndodhë shpesh poetëve. Azemi e idealizonte krijimin, për të thënë: të shkruhet sikur të vdiset. Ky malësor me rebelim të matur, nuk fshehte një krenari për origjinën, duke parë aty urtinë, meditimin, moralitetin e fjalës vendëse. Edhe atëherë kur shkroi “Dhjatën e re”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...