Rrustem Geci:SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ !
Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit
( Kryefjala dhe kallxuesi, jo rrallë kanë probleme. Zanoret që kërkojnë vetëvendosje, mëngjes fjalësh, dhe dhimbje mbrëmjesh, janë pasuri ndjenjash nga më më të bukurat. Shpirtit s´kam çka t´i bëj, i mençuri përherë qanë!..)
Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka kohë që është ngjitur në pemën e poezisë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës.Libri i tij i fundit,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura.
Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Ganiu , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.Sa herë gjendem mes luleve zogjët I bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia. Në hapësirën e paanë të të kundërtave, shprehet Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën. Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj. Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më
e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe
të mbushura me emocion.Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.