2011-03-07

Periudha e luftës së ftoftë”- një studim i vlefshëm për të gjithë




Dr. Musa Ahmeti

Prof. dr. Liman Varoshi, duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i “Luftës së Ftohtë” ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore.
Studimet dhe botimet në fushën e hisotrisë bashkëkohore paraqesin interes të veçantë
Të shkruash për “Luftë e ftohtë” e cila si e tillë është ende në kujtesën tonë e freskët, një studiuesi apo historiani i duhet njohje përfekete kushteve dhe rrethanave të kohës, maturi dhe paanshmëri, por edhe porfesionalizëm i lartë, për vetë faktin se dokumentacioni i shumtë për këtë periudhë kohore duhet ballafaquar, analizuar e studiuar edhe me burime të tjera alternative. Përveç kohës, shumllojshmërisë dhe sfidave të përditshmërive interpretuese në rrafshin kohor horizontal, qasja e subjektivës në hierarkinë vertikale të ndikimit individual apo grupor, shtetëror apo “blloqeve” të caktuara paraqet një ndër vështërsitë e shumta me të cilat ballfaqohet historiani.
Të gjitha këto, me profesionalizëm të lartë, saktësi shkencore dhe vëmendshmëri specialiti mund të ndjehen te libri i radhës, i sapo botuar nga prof. dr. Liman Varoshit, i cili duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën e shumtë të botuar, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i “Luftës së Ftohtë” ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore, i domosdoshëm për cdo studiues të historisë bashkëkohore, për studentët e shkencave shoqërore në përgjithësi, veçanërisht për ata të historisë dhe lexuesin tjetër të interesuar, të cilët, këtë libër duhet ta mbajnë në tavolinën e punës si një nga veprat më komplete të kësaj periudhe jo të largët kohore.
Libri i prof. dr. Liman Varoshit, “’Lufta e Ftohtë’ në Evropën e Lindjes” botuar nga Shtëpia Botuese “Naimi” është një libër që hedh një dritë të re e të pazakontë mbi gjithë periudhën pas Lufës së Dytë Botërore, duke e identifikur atë si një periudhë që duhet të përbëjë një disiplinë më vete, dhe jo të trajtohet në kuaër të historisë bashkëkohore, siç po bëhet deri më sot në rrjetin akademik-universitar. Në vend të hyrjes autori tregon me një gjuhë pothuajse poetike dhe shumë të këndshme, e në të njejtën kohë edhe shumë koncize, se çfarë kuptimi dhe rëndësie pati një gjysëm shekulli “Hate speech” dhe “Cold war”, dy koncepte që e pershkruajnë më së miri urrejtjen e transmetuar me anë të ligjërimit gjuhësor dhe të luftës së ftohtë. Libri i përfunduar në nëntor të vitit 2010 nga autori, prof. Liman Varoshi, e përshkruan më së miri të gjithë kontekstin e kësaj urrejtje dhe gjithë peshën që ajo mbarte në vetvete me pasoja mbi gjithë popujt që e aplikonin atë.
Autori në një farë mënyre përmes një apeli shfaq qëllimin e veprës së tij kur pohon: “ky libër është një vështrim historicist, analitik dhe përshkrues për “Luftën e Ftohtë” në Lindjen komuniste. Qëllimi i tij është i njëjti me atë të tragjedive antike greke: "Mëso prej tmerrit!". Qëllimi i tij është, gjithashtu, t'u pergjigjet pyetjeve të shumta të historiografisë së sotme, por edhe të miqve të historisë, njerez vullnetmirë që duan të njohin saktë të shkuarën...” dhe këtë e bën më së miri në strukturimin e veprës së tij. Kapitulli i parë (Europa pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillesat e Luftës së Ftohtë) hedh dritë mbi kontekstin në të cilin lindi urrejtja gjysëmshekullore, dhe politikat që e shndërruan këtë urrejtje në një Luftë të Ftohtë. Në këtë kapitull autori jo vetëm që i bën një panoramë shumë të qartë gjendjes social-ekonomike Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e vënë theksin te kostoja e lartë njerëzore dhe materjale që i ra në kurriz kontinentit të vjetër, por me anë të krahasimeve midis vendeve dhe shteteve përsa i përket këtyre humbjeve, arrin të parashtrojë edhe platformën e studimit të tij, për diferencimin e peshës dhe të fajit në këto humbje. Në kapitullin e dytë “Krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përcaktimi i zonave të influencës” autori përmes një vazhdimësie kronologjike të ngjarjeve të kohës përshkuaran dimensionin politik duke i bashkangjitur edhe situatën ekonomike dhe fakttorët tjerë relevantë kë kohës. Duke e analizuar krjimin e OKB dhe gjithë mundësitë e pamundësitë e saj për të operuar me sukses, prof. Varoshi e vë theksin te vakuumi gjeopolitik, dhe te prishja e ekuilibrit të forcës që nuk mundi të vihej në vend nga asnjë traktat paqeje, duke e lënë kështu botën të ndarë në dy kampe ideologjike të ndryshme.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...