2011-03-07

Me ndezjen e zjarreve, sot përfundon manifestimi treditor 'Epopeja e UÇK-së'


Sot në Prekaz me ndezjen e zjarreve, përfudojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së" kushtuar rënies dhe qendresës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK , u morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit. Ata mbështesin përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.
Presidenti Behxhet Pacolli tha se Kosova është sot një shtet i pavarur falë sakrificës së popullit të saj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se tani kur vendi është i pavarur, kjo Forcë e Sigurisë që është ndërtuar dhe po ndërtohet, një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare dhe pjesë e forcave të shoqërive të civilizuara.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se aspiratat e Kosovës janë që të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Ai tha se lufta çlirimtare në Kosovë bashkoi pranë një vizioni të gjithë shqiptarët, por edhe komunitetin ndërkombëtar, i cili mbështeti aspiratat e Kosovës dhe popullit të saj për liri e pavarësi.
"Në, këto 13 vjet realizuam synimet tona shekullore për Kosovën e lirë. Tani kemi synimin tonë tjetër të drejtë të vlerave euroatlantike për të integruar shtetin e suksesshëm të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian", tha Thaçi.

Për zhvillimin e FSK-së foli ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku. Ai tha se kjo forcë do t'i përmbushë kapacitetet e plota operacionale gjatë këtij viti. Në këtë ceremoni, përveç arritjeve para të pranishmëve, janë prezantuar edhe pajisjet e FSK-së.
Kjo forcë është duke u ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Ndërsa të dielën në Prishtinë mbajt një akademi përkujtimore kushtuar kësaj date dhe në nderim të 13 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, si dhe u bënë homazhe në Prekaz. Të pranishëm në këtë akademi ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharëve dhe dëshmorëve tjerë sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë. "5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", tha kryeparlamentari Krasniqi.
Ndërsa akademik Esat Stavileci, pasi çmoi lart veprën dhe kontributin e Adem Jasharit, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojnë për të ndërtuar një shtet të fortë, ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.
Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara. Për të pranishmit në këtë akademi u shfaq edhe një program artistik.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...