2011-03-07

INTERVISTË ME KËNGËTAREN SHQIPTARO AMERIKANE LIRIE DEDVUKAJ - SINISHTAJ


BEQIR SINA, New York

 
DETROIT - MICHIGAN : Liria Dedvukaj-Sinishtaj u lind në Podgoricë më 19 prill 1981. Është rritur në fshatin Sukruq. Në këtë fshat kreu edhe ciklin e ultë të shkollës fillore, kurse ciklin e lartë dhe shkollën e mesme e kreu në Tuz. Kurse, kolegjin e ka mbaruar në Miçigan. Është e martuar dhe jeton në shtetin e Miçiganit. Përveç se merret me muzikë, ajo është edhe pjesmarrse në  një ser aktivitetesh dhe veprimtarish me karakter kombëtare në komunitet. Është këngëtarja që ka kënduar disa herë hymnim kombëtar Shqiptarë dhe Amerikan, në festa dhe tubime të tjera të komunitetit shqiptar në Miçigan.
Është ndoshta nga më të adhuruarat në dasmat e gëzimet e tjera të Malësorve në SHBA-së,Kënga e parë e saj është “Bukurosh malësor”. Ndërsa më e fundit, albumi me titull: "Për ato puthje të djalit". Eshtë marr edhe me sportin Taekwondo, i cili është sporti im i preferuar i saj ku ajo ka rrypin e zi. Kjo është intervista e saj e parë me gazetën kombëtare të përditëshmen Bota Sot.
Bota Sot : Kush është Liria Dedvukuaj - ? 
Liria Dedvukaj :   Liria Dedvukaj është, një malësore nga Shqipëria e Veriut, e cila për momentin jeton në Miçigan. E që ka lindur në Podgoric, nga prinderit, babai Zefi dhe nëna Gjyste.  Shkollimin e ulët e përfundova në fshatin ku kam jetuar në Sukruq dhe gjimnazin e mbarova në Tuz. Kurse, kolegjin e mbarova në Miçigan. Jam e martuar me Mark Sinishtaj qe 5 vite ku jetojmë dhe punojmë së bashkut në Miçigan.





















Bota Sot :  Kur besuat se po bëheshe këngëtare?

Liria Dedvukaj :   Gjithmon me sa e mbaj në mënd si fëmijë e kam pas në mëndje të bëhem këngëtare.
Më thoshnin se imitoja këngëtare të ndryshme. Këtë e vërtetova dhe e ndjeva nga ai moment kur fillova dhe mora pjes për here të pare në skenë në Sh.K.A. "Malësia", kur isha vetëm 9 vjeçare.
Bota Sot : Si jeni ndier gjatë këtyre viteve kur ju u rritët së bashku me këngën ?
Liria Dedvukaj :   Me këngë, gjithmon vetëm mirë ndihëm.
Bota Sot : Në cilin zhanër ju pëlqen të këndoni më së shumëti, dhe pse ? 
Liria Dedvukaj :   Më pëlqen të këndoj në të dy zhanret si në atë zbavitës dhe atë popullor. Por, këtë të fundit, po e veçoj sepse e këndoj më shumë, pasi që për momentin këndoj më së shumti nëpër dasma 
                                                                          


Bota Sot : Kur jeni ndierë më e lumtur ?Lirie Dedvukaj : Ka shumë raste, kur edhe jam ndier e lumtur. Dua të veçoj rastin kur lidha jeten bashkshortore, me  Markun dhe kurr smund ta harroj bekimin e prinderve qe me dhan kur mora rrugën për mërgim. Ka qënë një ndienjë e veçantë lumturie, por në të njëjtën kohë edhe ndies e plagët
Bota Sot : Cilat janë momentet më të vështira në jetë? 
Liria Dedvukaj :   Jeta ka edhe momente të vështira. Sa më pak të jenë, aq më mire. Si çdo njeri edhe unë e urrej të keqën dhe të pa drejtën. Kështu që këto më sjellin momente të vështira.
Bota Sot : Sa këngë keni kënduar, dhe cila është kënga e parë?
Liria Dedvukaj :   Nuk, po i numëroj sa kam kënduar, por, tri albume i kam edituar gjer më tani. Kënga e pare e imja është “Bukurosh malësor”.
Bota Sot :  Cili është raporti juaj me këngën, burrin dhe familjen tuaj ?
Liria Dedvukaj :    Raporte shumë të mirkuptuara në korelacion me njëra tjetrën, të harmonizuara fort mirë.
Bota Sot :  Çfarë mendon për vend-lindjen tënde ?
Liria Dedvukaj :   Çdo kujt vëndi i vet i pëlqen sido që të jetë , me të mirat dhe me të këqijat e tij. Edhe mua më pëlqen shumë, vendlindja ime, Malësia, dhe e ndjej mungesën e vendit tim, kur nuk jam atje pran prindërve të mi, motrës, vëllezërve, e të tjerëve që jetojn atje. Mëndoj se vendi im ka nevoj shumë për ndryshime sociale, ekonomike, politike, etj., pa u ndalur në analiza më të thella.

Bota Sot : Çfarë të ka motivuar për t'u larguar nga Malësia?
Liria Dedvukaj :   Studimi i gjuhës angleze dhe diçka e kam ndier me zëmër se po më kërkon për ndryshime të jetës, e ajo ishte dashuria që më ftoi tek princi im i kaltërt, e ai është bashkëshorti im Mark Sinishtaj.
Bota Sot : Cili është raporti juaj me këngëtarët e komunitetit?

Liria Dedvukaj :  Kam raporte të mira me ata që i njoh e më njohin. Dhe vazhdoj të bashkpunoj me sejcilin prej tyre kur më jepet rasti.
Bota Sot :  Po me ata në vendlindjen tuja ? 

Liria Dedvukaj :   Edhe pse është pak largësi, bota e internetit është afer, kështu që mbaj lidhje solide me ata që e përdorin internetin dhe me ata që rrugëtojnë këndej Oqeanit, për vizita apo koncerte të ndryshme
.
Bota Sot :  Ç’është  për ju muzika dhe kënga shqip në diasporë? 

Liria Dedvukaj :    Ajo është një pasuri që nuk duhet harruar kurr, por duhet të kultivohet me vlera të mirëfillta  dhe të ruhet në shpirtin e popullit tonë, Shqipëtar, e të promovohet sa më shumë në botë si muzikë Shqipe, e jo si një kopje e nji kombi-populli tjetër
.
Bota Sot :  Cili është sekreti i këngës tuaj? 
Liria Dedvukaj :   Ti bëjë njerëzit të ndihen mirë, të jenë të unifikuar, tolerant e të lumtur e mos ta harrojnë këngën malësore-Shqipëtare

Bota Sot : Përveç këngës, a keni ndonjë pasion tjetër? 

Liria Dedvukaj :   Jam marr me sportin Taekwondo, i cili është sporti im i preferuar ku dhe kam rrypin e zi.
 Mundohem dhe perpiqem te jem e rregudht edhe ne Gym. Në pergjithsi e gjitha çka do të bëj me artin e kam pasjon dhe e dua.
Bota Sot :  Çfarë tjetër gjë  të bën të ndihesh mirë?

Liria Dedvukaj :  Çdo fjalë e mirë, përparim i dikujt, zhvillim i vëndit, çdo rregullsi më bën të ndihem mire.
Bota Sot : A të ka shkuar ndonjëherë ndërmend "sikur natyra të mos të të kishte dhuruar këngën!", çfarë do kishe realizuar në jetë? 

Liria Dedvukaj :   Ndoshta ndonjëherë, por nuk e lejoj vehten me mendua gjatë për atë. Kështu që mund të them nuk e di dhe s'dua t'a di
Bota Sot :  Cili është albumi juaj i fundit? 
 
Liria Dedvukaj : Albumi me titull: "Për ato puthje të djalit"
Bota Sot : Kur do dilini më albumin më të ri dhe cilat janë planet e tua për të nesermen? 
Liria Dedvukaj :  Jam duke punuar për albumin më të ri. Kur do të jetë, gati, nuk e di 100 përqid, por,  shpresoj që të jetë stina e bukur e pranverës, ajo që do të lançoi albumin tim të ri. Realizimin e një video klipi dhe të tjera aktivitete. Do të presim koha t'i zbuloi
.
 



Si përufndim, përfitojë nga ky rast me gazetën kombëtare Bota Sot, të ju falenderoj ju për intervistën, gazetën tuaj që është veç tjerave  edhe një gazetë prestigjioze, falenderoj të gjithë lexuesit e Bota Sot,
 bashkeshortin tim Markun, prindërit e mi, vëllaun tim Luigjin, muzikant, si dhe firmën "Gruda Limo" firma e dajës sim Danny Ivezaj në New York , dhe Viktor Gj. Dedvukaj për ndihmën që me japin dhe përkrhajen e tyre të vazhdueshme.









I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...