Nga Eshref Ymeri
I nderuar zoti Flori,
Ju lutem, botojeni këtë ese mjaft tronditëse të poeteshës së shquar, zonjës Zhuliana Jorganxhi. Eseja është një aktakuzë e rëndë që zonja Jorganxhi i ka ngritur komunizmit të urryer enverian që vrau sa e sa përfaqësues të shquar të inteligjencies shqiptare, midis të cilëve edhe inxhinierin dhe piktorin e shquar Enriko Veizi.
Esenë ma përcolli një miku im nga Miçigani, të cilit ia kishte dërguar nga Italia kunati i zonjës Jorganxhi, zoti Kostandin Leka.
Thelbi i esesë së zonjës Jorganxhi nxjerr në pah pikërisht dëshpërimin e thellë të të gjithë të përndjekurve politikë për faktin që klasa politike e Tiranës që erdhi në pushtet pas vitit 1990, nuk organizoi një Nurenberg të posaçëm kundër komunizmit kriminal shqiptar.
Mendoj se eseja demaskuese e zonjës Jorganxhi duhet të shërbejë si një leksion mjaft kuptimplotë për të gjithë enveristët trushkundur që ende vazhdojnë të vegjetojnë në mbarë trojet tona etnike.
Me respekt.
Prof.Dr. Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni 10 maj 2011
********
Zhuliana Jorganxhi
ESE NGA ZHULIANA JORGANXHI : FAJTORI PA FAJ
Kujtimit të shkencëtarit të shkëlqyer dhe artistit të madh Enriko Veizi
****
Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964.
Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.
Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).Etj.
Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj. Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne RTVSH dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e RTVSH si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
Eshte fituese e gjashte çmimeve te para dhe shume te tjera. Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,
Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time",
"Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.(FLORI BRUQI)
DY POEZI NGA ZHULIANA JORGANXHI
XHEVAHIRI I FJALES
Mikes sime poete Natasha Lako
Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.
Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.
Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...
Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!
ETERIT
Etërit na ikën... Në ditëvite të ndryshme. Me vdekje të thjeshta, si jeta e tyre. Na ikën... Cdo ditë e më shumë ua numërojmë të mirat... Ku ishim më parë ne bijtë, ne bijat?! Tani, që s'i kemi, ah, dhe një çast t'i kthenim! Të bëjmë ca rrugë andej nga Liqeni, t'iu japim një kafe, që s'ua dhamë te "Rinia" dhe tutje më shumë t'iu bëjë pleqeria... Rradhëve mos t'i lodhim në asnjë lloj dyqani, Mbrëmja mos heshtojë me sy tek ekrani. Të nisim udhë bisedash për botën anembanë, një gotë, çdo mbrëmje ta pimë me etërit tanë... Cfarë s'japim, t'iu jepnim, ato, që dot s'ua dhamë! Të urtëve, të pafjalëve, të mirëve, etërve tanë! |