Me një laps e letër dhe 2-3 euro në xhep, shkon sa andej e sa këndej për të përcjellë ngjarje dite, të takohet më ndonjë zyrtar (burim) për të marrë informacion shtesë, ndërkohë siguron një dokument dhe mëson për një skandal të madh. Kthehet në redaksi për ta shkruar i entuziazmuar se të nesërmen do të nxjerrë në shesh një keqpërdorim të madh. Zgjedh fjalët më bindëse, ofron fakte për të mbështetur atë që shkruan dhe bindur lexuesin se ka bazë për artikullin që është duke përgatitur. Mendon edhe për një titull të mirë me shpresë se do të merren masa ndaj filanit në Qeveri për keqpërdorimin që ka bërë me pozitën që i është ofruar. Shkrimi botohet, ai zë edhe faqen e parë të gazetës. Kolegët e përgëzojnë, “bravo sot ke pasur shkrim të fortë”, merr edhe dy tre telefonata me lëvdata për punën e mirë që ka bërë. Gazetari pret nëse do të ndodhë diçka në ditët në vijim me personin në fjalë. Por, nuk çan kokën kush. Ndodh që gazetarit t’i bëjë dikush ndonjë telefonatë për t’ia treguar vendin dhe përfundon gjithçka me kaq. Ky është skenari më i lehtë që i ndodh një gazetari në Kosovë. Sepse atij mund t’i vihen pas, “kapadaitë” që duan t’ia “mbyllin gojën”, apo edhe e rrahin në një qosh të rrugës, ndodh edhe ta gjuajnë për vdekje. Në dekadën e fundit nuk janë të pakta rastet e tilla. Muaj më parë, është rrahur gazetarja e “Zëri-it” në qendër të Prishtinës, Lumutrie Blakaj, fotoreporterja Laura Hasani është tërhequr zvarrë brenda Kuvendit të Kosovës, Sebahate Shala "Kosovapress" u largua nga puna sepse i kishte prishur terezinë medies, ku punon. Disa vite më parë, Fatmire Terdevci nga “Koha Ditore” u gjuajt me armë zjarri, janë vrarë dy gazetarë, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, e sa e sa të tjerë janë kërcënuar për të cilët duhet të shkruhen faqe të tëra në media. Edhe 11 vjet pas luftës asgjë nuk është zbuluar, gazetarët edhe me tej mbesin të pambrojtur. Vitin e kaluar organizata “Reporterët pa kufij” i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve hulumtues në Kosovë duke përmendur tre raste në gazetat “Zëri”, “Koha Ditore”dhe “Lajm”. Kjo organizatë pati raportuar për një valë kërcënimesh kundër shtypit. “Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, pati thënë “Reporterët pa kufij”. Të hënën (dje) Freedom House e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, me notën 51 derisa një vit më parë ka qenë e notuar me notën 53. Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Kosova është në vendin e 104 sikurse edhe Argjentina derisa vendet tjera të rajonit janë shumë më mirë sesa Kosova. Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, në po këtë vend është edhe Maqedonia 96, kurse Shqipëria 102-ta. Raporti i Feedom House jo vetëm se jep detaje për gjendjen e rëndë të lirisë së shtypit në Kosovë, por paralajmëron se situata në këtë drejtim vetëm sa është duke përkeqësuar. Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, reagoi edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward P. Joseph, i cili përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se “Misioni i OSBE-së është po ashtu i brengosur me përpjekjet e supozuara për të ndikuar pa nevojë në politikat redaktuese të medieve në përgjithësi dhe të transmetuesit publikë në veçanti”. Kjo është një vulë që i jepet realitetit në Kosovë, shpresa e vetme mbetet që të rritet numri i medieve, që nuk janë të varura nga politika dhe paratë e saj.Me një laps e letër dhe 2-3 euro në xhep, shkon sa andej e sa këndej për të përcjellë ngjarje dite, të takohet më ndonjë zyrtar (burim) për të marrë informacion shtesë, ndërkohë siguron një dokument dhe mëson për një skandal të madh. Kthehet në redaksi për ta shkruar i entuziazmuar se të nesërmen do të nxjerrë në shesh një keqpërdorim të madh. Zgjedh fjalët më bindëse, ofron fakte për të mbështetur atë që shkruan dhe bindur lexuesin se ka bazë për artikullin që është duke përgatitur. Mendon edhe për një titull të mirë me shpresë se do të merren masa ndaj filanit në Qeveri për keqpërdorimin që ka bërë me pozitën që i është ofruar. Shkrimi botohet, ai zë edhe faqen e parë të gazetës. Kolegët e përgëzojnë, “bravo sot ke pasur shkrim të fortë”, merr edhe dy tre telefonata me lëvdata për punën e mirë që ka bërë. Gazetari pret nëse do të ndodhë diçka në ditët në vijim me personin në fjalë. Por, nuk çan kokën kush. Ndodh që gazetarit t’i bëjë dikush ndonjë telefonatë për t’ia treguar vendin dhe përfundon gjithçka me kaq. Ky është skenari më i lehtë që i ndodh një gazetari në Kosovë. Sepse atij mund t’i vihen pas, “kapadaitë” që duan t’ia “mbyllin gojën”, apo edhe e rrahin në një qosh të rrugës, ndodh edhe ta gjuajnë për vdekje. Në dekadën e fundit nuk janë të pakta rastet e tilla. Muaj më parë, është rrahur gazetarja e “Zëri-it” në qendër të Prishtinës, Lumutrie Blakaj, fotoreporterja Laura Hasani është tërhequr zvarrë brenda Kuvendit të Kosovës, Sebahate Shala "Kosovapress" u largua nga puna sepse i kishte prishur terezinë medies, ku punon. Disa vite më parë, Fatmire Terdevci nga “Koha Ditore” u gjuajt me armë zjarri, janë vrarë dy gazetarë, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, e sa e sa të tjerë janë kërcënuar për të cilët duhet të shkruhen faqe të tëra në media. Edhe 11 vjet pas luftës asgjë nuk është zbuluar, gazetarët edhe me tej mbesin të pambrojtur. Vitin e kaluar organizata “Reporterët pa kufij” i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve hulumtues në Kosovë duke përmendur tre raste në gazetat “Zëri”, “Koha Ditore”dhe “Lajm”. Kjo organizatë pati raportuar për një valë kërcënimesh kundër shtypit. “Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, pati thënë “Reporterët pa kufij”. Të hënën (dje) Freedom House e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, me notën 51 derisa një vit më parë ka qenë e notuar me notën 53. Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Kosova është në vendin e 104 sikurse edhe Argjentina derisa vendet tjera të rajonit janë shumë më mirë sesa Kosova. Serbia hyn në vendin e 72-të, Mali i Zi në vendin e 80-të, Kroacia 85, Bosnjë e Hercegovina 96, në po këtë vend është edhe Maqedonia 96, kurse Shqipëria 102-ta. Raporti i Feedom House jo vetëm se jep detaje për gjendjen e rëndë të lirisë së shtypit në Kosovë, por paralajmëron se situata në këtë drejtim vetëm sa është duke përkeqësuar. Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, reagoi edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward P. Joseph, i cili përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se “Misioni i OSBE-së është po ashtu i brengosur me përpjekjet e supozuara për të ndikuar pa nevojë në politikat redaktuese të medieve në përgjithësi dhe të transmetuesit publikë në veçanti”. Kjo është një vulë që i jepet realitetit në Kosovë, shpresa e vetme mbetet që të rritet numri i medieve, që nuk janë të varura nga politika dhe paratë e saj.
2011-05-12
ARBANA XHARRA:Kosova si Argjentina

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...