2011-05-14

Tensionohet situata paszgjedhore në Tiranë, PD dhe PS shpallin fitore



Sipas burimeve tona në Tiranë, në këto momente është tensionuar situata paszgjedhore në rrugët e Tiranës, pasi Partia Demokratike (PD) ashtu edhe Partia Socialiste (PS) kanë shpallur se kandidatët e tyre kanë fituar Bashkinë e Tiranës. Simpatizantë të PD-së dhe të PS-së para selive të këtyre partive në kryeqytet kanë nisur festimet. Ndërkohë që jo zyrtarisht mësohet se diferenca e kandidatëve me vota është prej 10 vota. Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave në Tiranë, i pari që doli në një konferencë për shtyp, ishte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili u bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin përfundimtar, ndërsa sipas tij rezultatet vendimtare do të jepen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). “Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar”, kjo ka qenë thirrja e dhënë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta pas numërimit të kutisë më të fundit, në KZAZ-në nr. 49 në njësinë nr. 5.


 “Numri i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD-së, Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anëtarë militantëve të PD-së, por të gjithë forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja”, tha më tej kryeministri Berisha.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...