Libri është një studim shkencor rreth çështjes palestineze nga viti 1948 deri në vitin 2008 në rrafshin historik dhe politik.
Është temë magjistrature që është mbrojtur në Fakultetit Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Temat janë të radhitura në mënyrë kronologjike.
Lexuesit shqiptarë nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për sa i përket problemit të Palestinës. Një studim, si ky, ka qenë i nevojshëm në gjuhën shqipe, pasi deri tani nuk kemi pasur asnjë studim, e as ndonjë vështrim sistematik, për çështjen e Palestinës.
Ndërkohë që autorë të shumtë nga vende të ndryshme janë marrë me këtë temë, tek shqiptarët nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Madje edhe nëse është shkruar diçka rreth kësaj teme, më shumë ka qenë në suaza të punimeve gazetareske se sa një punim apo një studim i mirëfilltë.
Libri është rezultat i shfrytëzimit të literaturës në gjuhën shqipe (që është shumë e paktë), në gjuhën arabe, në gjuhën angleze dhe boshnjake. Në një masë të konsiderueshme është shfrytëzuar edhe interneti.
Libri është i ndarë në gjashtë kapituj:
Kapitulli i parë: Sionizmi dhe momentet kyçe për krijimin e shtetit të Izraelit;
Kapitulli i dytë: Themelimi i Izraelit dhe pranimi i tij në OKB;
Kapitulli i tretë: Luftërat arabo-izraelite;
Kapitulli i katërt: Qëndrimi i qeverive arabe ndaj çështjes palestineze dhe marrëveshja e Kemp Dejvidit;
Kapitulli i pestë: Intifada dhe procesi i paqes;
Kapitulli i gjashtë: Jerusalemi dhe rëndësia e tij për ithtarët e tri feve qiellore.
Titulli: Çështja e Palestinës pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)
Autor: Ajni Sinani
Numri i faqeve: 176
Botues: Shoqata Kulturore “Zëri Ynë”
Viti i botimit: 2010, Prishtinë.
No comments:
Post a Comment