Lulzim Basha përfshihet në mesnatë, rastësisht, duke dale nga selia e PD, në debatin e “Vizion Plus” mbi zgjedhjet në Tirane
Por z. Basha do të doja të përfitoja nga ky rast, dhe kjo rastësi, për të të bërë disa pyetje në lidhje me procesin. Ju vetë do ta pranoni rezultatin z. Basha në Tiranë, sido që të jetë ai? Kam parasysh këtu thirrjen që bëri zj. Jozefina Topalli, dhe zëdhënësja e PD, që i kane bërë sot kampit tjetër për pranimin e rezultatit. Pra a do të jeni ju në të njëjtën linjë? Nuk ka asnjë dyshim! Unë jam shprehur që në momentin e parë, që ky është një proces që i bën nder qytetit të Tiranës, që i bën nder vendit. Dita e votimit, ka qënë një ditë e jashtezakonshme, dhe është një ditë shumë e mirë kjo e sotmja, pavarësisht prej panikut në pjesën e dytë të ditës nga disa persona pranë palës tjetër, të cilët urdhëruan tërheqjen e komisionevëve nga minibashkia nr. 8. Megjithatë, komisionerët e të gjitha palëve kanë punuar me përkushtim. Unë e di që ata kanë punuar me përkushtim, dhe vazhdojnë të punojnë. Bëj thirrje që të mos ushtrojnë presion ndaj tyre, puna do të vazhdojnë, votat do të numërohen. Ka dhe shumë kuti për tu numëruar. Askush, nuk duhet të ndjejë panik. Rezultati mund të ngushtohet, mund të thellohet. Megjithatë unë pres me qetësi konfirmimin e fitores së shumëpritur, por mbi të gjitha pres që procesi të ecë dhe cdokush të respektojë votën e qytetarëve të Tiranës dhe leximin e kësaj vote. Duke filluar me ne kandiatët, dhe natyrisht këtu, jam unë ai i pari që kam shprehur dhe vazhdoj të shpreh vendosmërinë time për të respektuar rezultatin e votës qytetare. Ka të dhëna, z. Basha, që bëjnë fajtore selinë e PD dhe ju personalisht për atë cfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme me procesin e numërimit, për bllokimin e numërimit, për bllokime në disa KZAZ dhe kuti votimi, dhe qendra votimi, në zona ku ju nuk ndiheni fitues. Eshtë e vërtetë? Kjo vërtetohet që nuk është e vërtetë. Dita nisi me zonat tradicionalisht mbështetëse të PS, komisionerët e PD, numëruesit e PD, vëzhguesit e PD, me durim vazhduan punën dhe në këto zona u bë numërimi. Menjëherë pasi numërimi vazhdoi dhe në zona të tjera, ku PD është tradicionalisht fituese dhe rezultati filloi të ngushtohej, pala tjeter pati panik dhe tentativë për të bllokuar minibashkinë nr.8 KZAZ-te e minibashkisë nr 8. Ndonëse kishin vetëm 6 orë numërim, pretenduan që ishin të lodhur, etj, etj. Qartësisht nuk ishin këto ndjenjat e komisionerëve, por ishin urdhra nga shtabi i tyre elektoral. KQZ tashmë ka marrë një vendim. Numërimi po vazhdon. Kjo është e mira e procesit, procesi duhet të vazhdojë, numërimi duhet të vazhdojë normalisht dhe ne jemi të interesuar që numërimi të vazhdojë me shpejtësinë maksimale të mundshme, natyrisht duke ofruar transparencë të plotë dhe standarde të larta. Këtë dua ta konfirmoj zyrtarisht sot, para jush dhe para teleshikuesëve tuaj. Z. Basha, kam një pyetje. Çfarë do të bëni, plani i parë që keni, nëse konfirmoheni kryetar i bashkisë së Tiranës, gjëja e parë që do të bëni dhe çfarë plani keni për veten nëse humbisni. Jeni pa mandat deputeti, jeni dhe pa një karrike ministri dhe pse ka dy Ministri bosh? Unë do të pres me shumë kënaqësi përfundimin e rezultatit. Unë kam besim të plotë në të dhënat paraprake, të cilat tregojnë për një fitore të shumëpritur për qytetin e Tiranës, por unë do të pres dhe nuk do të shpall asgjë pa u numëruar dhe vota e fundit e qytetarëve të Tiranës. Ndërsa dita e parë si kryebashkiak, unë do ju përsëris edhe një herë atë cfarë i kam deklaruar qytetarëve të Tiranës, do të jetë një ditë pune dhe jo një ditë feste, një ditë që do të nisë me aktin tim të parë, themelimin e Agjensisë së Mbrojtes së Konsumatorit. Po dita e parë si ish kandidat për bashkinë e Tiranës, se ju deklaruat vetëm njërën? Këtë pyetje bëjani kandidatit tjeter. Mes dy ministrive të Kulturës dhe Drejtësisë, me siguri që do të preferonit Ministrinë e Drejtësisë si jurist qe jeni? Unë e kam zgjedhur rrugën time. Siç besoj edhe në votën e qytetarëve të Tiranës, të cilët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Faleminderit! Unë jam fare rastësisht këtu dhe më duhet të largohem sepse kam një takim. Pyetja e fundit. Nëse humbni tani, sepse në fund të fundit jeni në një diferencë rreth 1200 votash, edhe mund të përmbyset rezultati, por mund të ndodhë që edhe mund të humbni, a do ta telefononi z. Rama për ta uruar? Eshtë hera e dytë që më bëni këtë pyetje dhe për herë të dytë do ju kthej përgjigje. Nuk do të jetë fundi i botës nëse kandidati tjetër nuk do te më marrë në telefon. E reja është: Po numërohen kutitë, po numërohen votat e Tiranës, askush nuk duhet të ketë panik. Ne duhet të presim me kënaqësi dhe qetësi vendimin e qytetarëve të Tiranës. Unë pres me kënaqësi, me qetësi, fitoren e shumëpritur. Faleminderit dhe gjithë të mirat.