2011-05-10

Civilizimi shqiptar shkoi tek të tjerët

Përparim Demi

Nga: Dr. Përparim Demi -


 ”Zhvillimi i civilizimit” është i drejtë në shumicën e rasteve, por ne shqiptarët kemi specifikën tonë, historinë tonë, që nuk mund të merret dhe të futet në një kallëp me historitë e kolonive të vona mesjetare të Europës. Lidhur me këtë, do mundohem me pak fjalë të hedh dritë mbi këto veçorit tona. Një shprehje e popullit tonë thote se: ”më mirë të dish se të kesh” . Filozofia e kësaj shprehje popullore tregon nivelin e civilizimit tonë të vjeter. Atë që vëndet europiane e zbuluan në periudhën e kolenializmit (mesjeta e vonë), lidhur me shkëmbimin e diturisë kontra pasurisë, populli ynë e ka zbuluar dhe e ka vënë në jetë që në antikitet, që në kohën e Aleksandrit të madh. Kështu mund të përmendim dinastinë e Ptolemenjve në Egjyptin e vjetër, historinë e themelimit të Romës, etj. A nuk shkolloheshin patricët roman në Apolloni? Halli është se qyrtetërimi ynë antik u pushtua dhe u shkatrua nga barbarët dhe që nga mesjeta e herëshme e këtej. Kështu që ne u kthyem në një koloni e shfrytëzuar, nga shtetet që vet i krijuam ( rasti i pushtimit romak ose rasti i Greqisë). Të mbajtur gjatë gjithë kohës nën frërë, për të mos u zhvilluar, na u ndalua gjuha dhe na u dogjën shkrimet, na u fshi historia. Here pas here, shpesh, vinin ushtritë e huaja dhe na shkretonin tokën, na rënonin fashatrat e qytetet. Ne luftuam, pastaj u nënshtruam, bile me keq, pasi u pushtuam, shkuam ne tek pushtuesit dhe u dhame civilizim tonë. Kështu shpjegohet fakti i perandorëve, papëve, mbretërve dhe princërve, dijetarëve dhe intelektualëve me emër, me origjinë shqiptare. Nuk po jap shumë shëmbuj se del një listë shumë e gjatë, por vetëm do përmënd disa kryesorë: Familja Qypryli (drejtuesit e perandoris Ottomane), Muhamet Ali Pasha (themeluesi i Egjyptit modern), Ataturk (themeluesi i Turqisë moderne), Krispi (themeluesi i Italis së bashkuar), Kunderiotët (themeluesit e shtetit Grek), Gjikajt (princër të Moldavisë), Hoxha Tahsini (Mendelejevi i Turqisë), Sami Frashëri (filozofi i Turqisë), Jan Kukuzeli (mizikant i bizantit që vuri bazat e muzikës kishtare), Karl Gega (projektuesi i Simplonit), Aleksandër Moisiu (aktori i Gjermanisë), Vangjel Zhapa (miliarder dhe filantropi i shek.XIX, financuesi i olimpiadës së parë) etj. Të gjithë këta njerëz të nderuar nga gjithë bota, krijuan shtete moderne, investuan, krijuan pasuri, zhvilluan arsimin dhe kulturën e tyre, në dhe të huaj, dhe nuk bënë asgjë për vëndin e tyre. Pra populli ynë i pushtuar u konsiderua si pushtues i perandorive, të cilat i dhanë mundësinë të civilizonin vëndet e huaja. Bukur e ka kapur këtë pikë Kadareja në romanet e tij. Ajo që ne e quajmë histori të luftës për liri, është një histori e mbushur me luftra ndërmjet shqiptarëve të nënshtruar dhe me pozita, me ata të panënshtruarit. Shqiptarët e nënshtruar, të cilët bënë karierë në strukturat e pushtuesit, bënin politikën e madhe, të botës së civilizuar dhe mosnënshtrimin e pjesës tjetër të shqiptarëve e cilsonin si prapambetje, moscivilizim, i konsideronin rebela. Këta e dinin aftësitë e popullit shqiptarë se vetë ishin të tillë, e dinin se po të liheshim të lirë, zhvilloheshim shpejt, pasi kishim ADN-në e vjetër. Fjala e popullit ”i joti ti nxjerr sytë ma thellë”. Prandaj dhe paguanin qehajajtë vëndas, bajraktar dhe feudalë, që tu bënin punën dhe ti mbanin popullin në zap, e të përçarë. Rasti historik më i qartë në këtë drejtim ishte kur Mustafa Pashë Bushati i Shkodrës i propozoi Ali Pashë Tepelenës të bashkoheshin kundër Sulltanit, e ky s'deshi. Të ishin bashku atëhere, edhe Stambolli do ishte sot Shqipëri, për Greqi as që behej fjalë se nuk egzistonte. Të parët që e kuptuan qartë situatën shqiptare dhe që i vunë shpatullat të krijojnë Shqipërinë ishin Rilindasit tanë, të cilët vunë gishtin në plagë. Ata e kuptuan se ringjallja e gjuhës, zhvillimi i kulturës dhe arsimit, bashkimi, ishin e vetmja rrugë. Puna e tyre dha rezultat, por të pjesshëm, pasi u zgjuam vonë. Duhet që ti kishim nisur këto punë një shekull para. Momenti i pamvarsisë së Greqisë ishte rasti më i mirë për krijimin e Shqipërisë së pamvarur, por e humbëm, u përçamë, preferuam fenë para kombit. Kështu që fitoren tonë ndaj osmanëve na e morrën të tjerët – patriarhia e Athinës, e cila na helenizoi nëpërmjet fesë. Kush e dinte më mirë se shqiptarët se ”bashkimi bën fuqinë” dhe kush nuk e njihte më mirë se shqiptarët pasojat e politikës ”përça e sundo”. Ky ishte i vetmi çelës, që na vuri poshtë, që nga antikiteti ynë i lavdishëm e deri më sot. Kështu na ndane me fetë, kështu na morrën krejt Greqinë, kështu na e morrën dhe Kosovën, etj. Në rastin e Kosovës, lamë kombin në baltë dhe u bëmë internacionalista. Po pse su bënë internacionalista sërbo-kroatët dhe të na e linin Kosovën bashkë me Shqipërinë? Çfarë po ndodh sot me luftrat politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, është një vazhdim, nuk është fillim. Tani nga internacionalista po bëhemi europianista. Në Europë të shkojmë, nuk them mos shkojmë, se europian jemi den baba den (shqiptarët janë në themel të kulturës europiane), por të shkojm të bashkuar. Të shkojmë si duhet, si në dasëm, të veshur, të larë, të krehur, të zbukuruar, bile dhe me peshqeshe, por mbi të gjitha të ftuar si e do vendi – ashtu do jemi të respektuar. Bukuresht, 04.05.2011

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...