Mbyllet numërimi. Flet kryeministri Berisha: Përllogaritjet nxjerrin fitues Lulzim Bashën
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një dalje për mediat i bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin përfundimtar ndërsa vendimtare do të jepet nga KQZ-ja.
“Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar”, kjo ka qenë thirrja e dhënë nga kryeministri Sali Berisha, vetëm pak minuta pas numërimit të kutisë më të fundit, në KZAZ-në nr. 49 në njësinë nr.5.
“Numri i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD-së, Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anëtarë militantëve të PD-së, por të gjithë forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja”, tha më tej kryeministri Berisha.
E gjithë Shqipëria dhe shqiptarët i kanë drejtuar sytë kah Komisioni Qendror Zgjedhor në pritje të vendimit përfundimtar për shpalljen zyrtare të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.
Në ndërkohë në KQZ është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike sepse në procesin e numërimit e tri kutive të fundit duket se është bërë një gabim në numërimin e këtyre kutive të votimit. Gabimin në numërimin e kutive e kanë pranuar edhe disa anëtar të KQZ-së dhe tash mbetet që në mbledhjen e fundit të KQZ-së të verifikohet dhe të gjendet ky gabim në numërim.
Nëse konstatohet ky gabim atëherë Lulëzim Basha mund të jetë kryetar i baskisë së Tiranës për arsye rinumërimi i dyfishtë i rezultatit të njërës prej 3 kutive të fundit ka shtuar avantazhin Edi Ramës.
Sidoqoftë, fjala e fundit për rezultatin Tiranës dot ë jepet nga KQZ-ja, që prite të jepet në orët e vona të mbrëmjes.