JU KERKOJ NDJESE PER GJUHEN E PERDORUR! JU LUTEM PER MIREKUPTIM... NUK DUHET PERSONALIZUAR GJERAT, ISHTE THJESHT NJE "PEZM" PER GJENDJEN DHE MJERIMIN E GAZETARISE SONE.
- - - - - - - - - - - - - - -
ENVER HOXHA - JOSIF BROZ TITO
ju marrofte zoti or te mjere... se shkencat tona te historise dhe te tjerat shkenca shqiptare AKOMA QENKAN sipas jush ne "pelena", apo na qenkan farë pseudo-shkencash lazderushe, qe ju t'i mbushni faqet e gazetave te turpit akoma ne shek. XXI me marrezite e nostalgjikeve, te oportunisteve, puthadoreve prej xhaxhikuqesh e pjata-lepersish
NEXHMIJE HOXHA ME BASHKËSHORTIN ENVER HOXHA
NEXHMIJE HOXHA(XHUGLINI) ---MILADIN POPOVIC(1910-1945)
ZOTI JU MARROFTE
or te mjere, ne "prag te viteve '80" sic shkruani ju, Jugosllavia mund ta varte Enverin ne k*** dhe ta pushtonte Evropen, kujtoni ju se ne s'dime asgje per teknologjite ruse e kineze te ndryshkura "zemljo...zemljo... vozduh, vozduh"!!
NEXHMIJE HOXHA NE BEOGRAD
Me cfare do ta clironte xhaxhikuqi Kosoven, me leshin e gjyshes sate?! Njehere e "shiti" Kosoven (jo vetem figurativisht) per te "ndenjur" ne pushtet, e pastaj u be i mencur dhe hartonte plane per clirim!!! Njehere i duheshin "instruksionet" e Miladin Popovicit me comrades te tjere, e pastaj donte t'ia "tregonte berrylin Titos"... uuuaav, or te mjere prej gazetaresh, zoti ju marrofte eshte viti 2011 ore korbzinj
ENVER HOXHA ME MILADIN POPOVICIN
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
On Fri, 5/13/11, albert zholi <a_zholi@yahoo.com> wrote:
Sot ne Prishtine libri Kico Mustaqi...pjese ... Ushtria Shqiptare për të sulmuar Kosovën
MILADIN POPOVIC DHE DUSHAN MUGOSHA
Ushtria Shqiptare për të sulmuar Kosovën Nuk është se s’ka pasur asnjë plan për të sulmuar Kosovën. Në prag të viteve ‘80 një grup i ngushtë ushtarakësh të lartë me urdhër direkt të Enver Hohës, kanë përpiluar një plan për çlirimin e saj. Megjithatë, edhe për këtë unë vetë nuk kam pasur dijeni, por e kam të dëgjuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj. Me këtë të fundit, bie dakord me atë çfarë ka shkruar, kur bëhet fjalë në pjesën e dytë: Për çlirimin e Kosovës. Plani “Kosova” Ka ekzistuar një plan veprimi luftarak, i përgatitur me qëllim që “në rast situatash të volitshme të ndihmohej ushtarakisht Kosova”. Plani, që ishte hartuar nga Mehmet Shehu dhe nga zëvendësministrat e mbrojtjes të kohës, Veli Llakaj, Nazar Berberi, Maliq Sadushi, kishte firmën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Enver Hoxha, dhe mbahej në një kasafortë sekrete brenda në kasafortën e dokumentave tepër sekrete të vendësisë së veccantë (TSRF) dhe ccelësat e saj i mbante ministrinnë kasafortën e ti8j në zyrë. Në këtë Kasafortë ruheshin plani në harta, plani tekstual dhe llogaritjet përkatëse për luftë të mundshme. Kur u bë ministër Kadri Hazbiu (1981), e kishim hapur atë kasafortë (unë isha Drejtor Operativ i Ministrisë së Mbrojtes), e kishim hapur pse dyshohej se mos Mehmet Shehu kishte vënë eksploziv aty”. Isha dhe jam i sigurt se deri në vitin 1992, ajo kasafortë nuk ishte hapur kurrë më sepse ishte me vulat e mia personale KM. Disa hollësi se si lindi ky plan, tregon ish shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj. Sipas tij, një ditë Enver Hoxha, në prani edhe të Mehmet Shehut, e kishte pyetur: “Si thoni Ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë; mund që të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto treva, për t’i çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?”. “Plani u përgatit me shumë kujdes, brenda afateve të përcaktuara dhe iu dorëzua Enverit, iu raportua një për një. Dhe ai e miratoi me disa vërejtje”, ka thënë shumë vite më vonëi pensionstit Llakaj në një intervistë për gazetën e Prishtinës “Epoka e Re”. -- Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com
******
Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës
Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane
Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !?
Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes:
E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!
Se pari:
Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?
Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.
Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.
Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, e denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:
"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)
Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).
Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Se dyti:
Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!
Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.
Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.
Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
FADIL HOXHA
Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".
Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!
Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.
Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.
Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.
Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.
Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!...
I dashur shoku Dushan Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).
I dashur shoku Dushan Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht me erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’ikje. Megjithë se kemi ndenjë pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashti si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marr malli dhe për malet dhe fushat e Shqipëris që i lave me djersë dhe që u pive dhallën apo jo? Jo vetëm ne, por i gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që. Sigurojmë me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin punës, që të formojmë e naltësojmë partinë tonë dhe t’i sigurojmë edhe popullit tonë pushtetin e tij. Vetëm kështu do të shpërbljemë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaji shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaj që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqnore. Mos na harro. Po të mundesh na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Të fala shoqnore Nexhmija (Vladimir Dedijer “Il sangue traditto”, 1949, faqe 208 – 209).
_______________
Veli Llakaj lindî më 18.02.1935 Në kRAHëS,Tepelenë.
Kronikë e jetës
- Në vitin 1951 mbaron shkollën 8-vjeçare në vendlindje.
- Në vitet 1951-1954 punon në gjeologji e tregti në Memaliaj.
- Në vitin 1954 shkon student në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, të cilën e mbaron më 1957 me rezultate të shkëlqyera dhe i jepet grada më e lartë toger.
- Me mbarimin e shkollës në vitin 1957 emërohet në Shkollën e Bashkuar komandant Toge, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1960. Ndërkohë ka mbaruar dhe gjimnazin "Qemal Stafa", po në Tiranë.
- Në vitet 1960-1963 punon instruktor në MMP, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake;
- Në vitet 1963-1966 kryen Akademinë Ushtarake për gjitharmësh. * Në vitet 1966-1967, shef shtabi i Br 5S Vlorë.
- Në vitet 1967-1968, oficer drejtimi pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
- Në vitet 1968-1971 është komandant i Brigades se Pare Tiranë.
- Në vitet 1971-1972 , në Akademin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Korpusit të Burrelit.
- Në vitet1972-1974 është komandant i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare Fier.
- Në vitin 1974 emërohet zëvendësministër i Parë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1982.
- Më 13 tetor 1982, Komiteti Qendror i bëhet gjyqi politik si "puçist" e bashkëpunëtor i Mehmet Shehut dhe dërgohet në Cërrik.
- Ka mbaruar Fakultetin e Filozofisë dhe atë të Ekonomisë Politike pranë shkollës së lartë të Partisë në Tiranë.
- Në vitet1974-1978 është deputet i Kuvendit Popullor në Zonën e Mallakastrës së Sipërme.
- Në vitet 1978-1982 është deputet i zonës së Kurveleshit së Sipërm në Tepelenë.
- Në vitet 1975-1982 është një nga 5 anëtarët e Këshillit te Lartë të Mbrojtjes.
- Në vitet 1971-1982 ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
- Në tetor 1982 dënohet për motive politike duke u përjashtuar nga Komiteti Qendror, partia dhe funksionet e larta shtetërore dhe emërohem në një repart në Cërrik dhe denigrohet familjarisht.
- Nga viti 1995 e në vazhdim është kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare "Bashkimi Antifashist i Shqipërisë".
- është pjesëmarrës që nga dita e parë dhe ka dhënë kontribut në çlirimin e Kosovës, në zonën Medvegjë-Bujanos e trevat shqiptare në Maqedoni.
Veli Llakaj, ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për 8 vjet radhazi dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut, në këtë numër flet për planin e çlirimit të Kosovës, të koduar "Shpërthimi", përgatitur më 1980-ën nga ai dhe Maliq Sadushi, me porosi direkte të Enver Hoxhës e nën përkujdesjen e Mehmet Shehut. Hedh dritë e sjell fakte interesante të një pune konspirative, tepër sekrete të protagonistëve, për një fakt të shumëpërfolur nga media vendëse dhe e huaj.
Veli Llakaj, ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për 8 vjet radhazi dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut, në këtë numër flet për planin e çlirimit të Kosovës, të koduar "Shpërthimi", përgatitur më 1980-ën nga ai dhe Maliq Sadushi, me porosi direkte të Enver Hoxhës e nën përkujdesjen e Mehmet Shehut. Hedh dritë e sjell fakte interesante të një pune konspirative, tepër sekrete të protagonistëve, për një fakt të shumëpërfolur nga media vendëse dhe e huaj.
Takimi në zyrën e Enverit
Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto probleme, i keni mundësit apo jo etj. "Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë", -theksoi mes të tjerave Enveri.
Në përgjigjet që i dhashë, që sigurisht deri këtu ishin shumë të thjeshta, ndërhyra e shtova se ju nuk vini në fund, shoku Enver, por për neve jeni gjithmonë i pari dhe hallet më të ndërlikuara po ju do të na i zgjidhni etj.
Mbasi e krijojë këtë ambient tepër të ngrohtë, më pyeti: "Ju, si shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë?" Në këtë rast unë mendoj se kam qenë disi i privilegjuar nga shokët e tjerë, me përjashtim të shokut Llambi Gegprifti, pasi edhe unë merrja buletinin e lajmeve speciale, por këto nuk i monopolizoja thjesht si person, por ua jepja dhe zëvendësministrave t'i lexonin e veçanërisht Drejtorisë së Zbulimit, shokut Eqerem Osmani që edhe ai të ishte po aq sa unë i informuar për këto probleme së bashku me shokët e tij të zbulimit.
I shpjegova me hollësi se ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe jemi në dijeni të plotë të çfarëdo situate, të demonstratave masive të popullsisë së këtyre treva dhe në mënyrë të veçantë të studentëve të Universiteti të Prishtinës. Gjithashtu, me keqardhje - i shtova më tej- po përjetojmë dhe reprezaljet që po bëjnë revizionistët jugosllavë mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur. Duket se i pëlqyen këto njohje, por nuk bëri asnjë ndërhyrje apo prononcim për sa dëgjoi.
Pyetje tjetër interesante ishte sepse ai kërkoi me imtësi të dinte, sikurse edhe mund ta dinte shumë mirë edhe nga burime të tjera të zbulimit të jashtëm, që duhet thënë se ata ishin aq të mirinformuar, e më shumë nga ne. Shpjegova me detaje përqendrimin e të gjitha forcave të ushtrisë Jugosllave në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke dhënë dhe vend dislokimet e tyre në çdo komunë, efektivat, armatimin e lehtë e të rëndë, etj., të dhëna këto që duhej t'i dinte përmendësh çdo kuadër ushtarak i çdo rangu. Shtova se kudo në këto dislokime nuk kemi asnjë të dhënë se a ka oficer madhor komandues shqiptar në krye të këtyre njësi, me përjashtim të Kërçovës në Maqedoni që komandanti i divizionit, gjeneral Ibrahimi, është shqiptar dhe me prirje të theksuara, me aq sa dinim, pro shqiptare.
Duke dëgjuar këtë lloj përshkrimi apo panoramën që i bëmë, ai më pyeti: "Si thoni ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë, mundet që ne të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto treva për t'i çliruar një herë e përgjithmonë nga thundra revizioniste e fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?" Ky propozim më çuditi, por edhe më hutoi, dhe isha në vështirësi e dilemë, që përse nuk ia bënte këtë pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata të dy këtë çështje mund ta kishin shoshitur disa herë dhe kanë rënë dakord, por tani, si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe përgatitja e ndonjë plani operacioni luftarak.
Qëndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Në moment nuk dhashë asnjë përgjigje, por thjesht mblodha supet, çka do të thoshte se nuk jam në gjendje t'i përgjigjem. Enveri me një herë ndërhyri."Përse heziton, çfarë të mundon, pse nuk ke besim!" Atëherë e mblodha veten dhe iu përgjigja: "Shoku Enver, në situatën aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare kudo në trevat e banuara nga shqiptarët edhe mund të ndërmerret një operacion i tillë, por ne nuk kemi atë fuqi jo vetëm goditëse, por as të shpejtësisë së mjeteve të blinduara ta bëjmë këtë në kushte kur në këtë situatë mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të Varshavës të dislokuara në Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndërhynë këto forca, ne jemi të dështuar!". "Sepse, -vazhdova t'i flisja më tej Enver Hoxhës, -këto (Forcat e Traktatit të Varshavës) do të vijnë më shpejt se trupat tona jo vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por unë mendoj se në momentin kur ne të kemi hyrë në Prizren nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, në Gjakovë-Pejë-Deçan nga drejtimi Tropojës, apo në Strugë nga drejtimi Librazhd-Rajcë etj. Forcat e Traktatit të Varshavës në bashkëveprim me forcat e ushtrisë jugosllave kanë mbërritur përafërsisht në Tharandë (Suharekë) Malishivë-Rahovec." Kurse në drejtim të Maqedonisë, -vazhdova unë më tej- që ne mund të futemi nga Rajca mbi Strugë ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kërçovës ose në çdo drejtim tjetër, forcat kundërshtare na kanë marrë Kërçovën bashkë me divizionin e gjeneral Ibrahimit.
Pa mbaruar akoma argumentet që po jepja, Enveri më ndërpreu dhe më thotë: "Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që Forcat e Traktatit të Varshavës të mos futen, a mund të futemi në luftë e të çlirojmë Kosovën?" Pashë i përqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte të dilte, ndërsa më pas do të kuptoja disa gjëra që as më kishin shkuar ndërmend deri në ato momente që isha në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Plani sekret i Enver Hoxhës për çlirimin e Kosovës!
Që prej të paktën 15 vjetësh, shqiptarët në mbarë Ballkanin janë përfshirë në një debat të brendëshëm mbi rolin e të fortit të Shqipërisë komuniste Enver Hoxha, në cështjen e Kosovës. Opinioni se Enveri nuk e deshi Kosovën ka qenë pothuajse dominant. Një pjesë e mirë madje shkojnë deri aty sa të thonë se Enver Hoxha e tradhëtoi Kosovën.
Rezistenca përballë këtyre opinioneve që mund të jenë krejtësisht të gabuara ka qenë shumë e dobët ose ka munguar fare, për arsye objektive dhe subjektive. Krahu i djathtë i Hoxhës, Ramiz Alia ka qenë ndër të rrallët ish zyrtarë komunistë që e ka mbrojtur fuqishëm deri në fund politikën e Hoxhës përsa i përket cështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan. Sipas zotit Alia, Shqipëria ka qenë në armiqësi të përherëshme me Jugosllavinë komuniste dhe Kosova ka qenë e vetmja arsye. Në një intervistë të gjatë dhënë një reviste amerikane, kohët e fundit, Alia ka thënë ndër të tjera se të tentoje forcën kundër Jugosllavisë së pasluftës, do të ishte çmenduri për Shqipërinë e varfër me një ushtri shumë më të vogël. Sipas tij, anjëherë nuk ka patur ndonjë rast të volitshëm për një veprim ushtarak të Shqipërisë kundër Jugosllavisë. Por intervistuesi amerikan apo përkthyesi shqiptar kanë humbur në këtë intervistë një detaj shumë të rëndësishëm. ç`kuptonte Alia me "rast të volitshëm"? Mos vallë Shqipëria ishte përgatitur për një variant të luftës dhe kishte pritur "rastin e volitshëm"? Alia paralajmëron se një ditë, kur arkivat sekrete të Shqipërisë komuniste do të hapen, shqiptarët do të mësojnë shumë të vërteta të këndëshme, do ta kuptojnë sesa e gabuar është të akuzosh Hoxhën për tradhëti kundër Kosovës.
Këto ditë një tjetër figurë e rangut të lartë të nomenklaturës së ushtrisë shqiptare, ka pranuar të hap dosjen e kujtimeve të tij personale. Dhe nëse ka njeri në Shqipëri që e din të vërtetën e kësaj çështjeje ai është pa dyshim Veli Llakaj, Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. çështja është nëse duhet t`i besohet atij. Në një intervistë Llakaj flet për një plan tepër sekret të ushtrisë shqiptare që parashikonte çlirimin e Kosovës. Madje ai pretendon të ketë qenë njëri nga hartuesit kryesor të këtij plani.
"Po, ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë. Hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me aprovimin e komandantit të përgjithshëm. Është hartuar në prill të vitit 1980, i cili nuk u vu në zbatim për arsye objektive në atë kohë. Por theksoj se ky plan tepër sekret ruhej në dy kasaforta; në një kasafortë të vogël ku ishte vetëm pjesa tekstuale dhe grafike e këtij plani dhe çelësat e kësaj kasaforte të vogël dokumentare mbaheshin nga Mehmet Shehu. Ndërsa kjo kasafortë e vogël ruhej në një kasafortë më të madhe, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm në një zyrë të veçantë të dokumenteve luftarake të Shtabit të Përgjithshëm, dhe çelësat e kësaj kasaforte mbaheshin direkt nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga askush tjetër. Pra, ky rregull garantonte që asnjë njeri nuk mund të hapte këto dokumente pa qenë prezent ne të dy.
A mendoni se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e kanë tradhtuar Kosovën dhe kanë qenë kundër çlirimit të saj, siç është folur e shkruar jo pak gjatë këtyre viteve të fundit?
Absolutisht jo. Do të them vetëm një hollësi për sot. Mehmet Shehu më ka takuar mua me një grup aktivistësh të Kosovës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që më 1979-ën, të cilët ishin në krye të revoltave e demonstratave të njohura më 1980-ën. Edhe sot ruaj miqësinë me ta. Po të njihesh me planin për çlirimin e Kosovës, do të njihesh edhe me qëndrimin dhe përpjekjet e Enverit për çlirimin e saj, si ideatori kryesor për një Kosovë të lirë e sovrane, deri në dhënien e detyrës direkte Shtabit të.....
Gjatë luftës në Kosovë, ju e shumë kolegë tuaj keni qenë atje, diçka më konkretisht?
çlirimin e Kosovës (çlirim për mua është pavarësia e plotë që presim) çdo bashkëkombas e ka pasur peng, e për më tepër unë që hartova dy dekada më parë planin për çlirimin e Kosovës dhe i kisha një borxh të madh Kosovës në këtë rast për tia shlyer. Une e pranoj hapur se kam qenë në Kosovë, shto këtu dhe Medvegjë-Bujanovc e tokat shqiptare në Maqedoninë e sotme, jo vetëm ditën që nisi lufta e deri sa mbaroi, por dhe më parë. Duke ua lënë të drejtën e leximit të arkivës sime personale, për këtë rast, disa detaje mund tua them dhe në këtë intervistë. Na erdhi një platformë nga Këshilli i Mbrojtjes së Kosovës, si shoqatë e Ushtarakëve Shqiptarë në Rezervë, të cilën na e dorëzoi një emër i njohur kosovar. Na kërkohej ndihmë direkte për përgatitjen e disa grupe kuadrosh e luftëtarësh nga ana ushtarake, njëkohësisht dhe ndihmë direkte me kuadro të larta në shtabe e drejtim luftimesh në tokat kosovare të pushtuara. Dua të theksoj këtu dhe ndihmën që ka dhënë në këtë drejtim dhe kolegu im, Zyhdi Kroi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve shqiptare në Rezervë. Kemi takuar edhe presidentin e vendit Rexhep Mejdani për këtë "mëkat" tonin, e sigurisht ai bëri atë që duhet të bënte. Pra kemi bërë vetëm detyrën, ndonëse mund të ndodhte, siç kemi disa raste, që mund edhe unë të mos isha sot këtu me ju në këtë intervistë.
Nga kjo pjesë e intervistës së zotit Llakaj dhënë një të përditëshmes në Tiranë, duket se hidhet dritë mbi një epokë shumë të errët të historisë pesëdhjetë-vjecare të shqiptarëve. Zoti Llakaj ka dhënë prova të shumta se i përket asaj pjese të ushtrisë komuniste që i dedikohej me mish e me shpirt mbrojtjes së Atdheut dhe detyrës fisnike të ushtarakut. Mos vallë Llakaj me shokë e zbatuan atë plan 18 vjet më vonë dhe garantoi suksesin e jashtezakonshem të UçK-së? Le të presim botimin e kujtimeve të plota të Komandant Llakos dhe hapjen e dosjeve tepër sekrete për të mësuar të vërtetën e plotë.
Nga Kujtim Boriçi
Nesër do të lexoni:
-Përfundimi i planit "Shpërthimi" dhe mbrojtja e tij para komandantit të përgjithshëm. Maketi i fushëbetejës në një nga mjediset e siguruara të Komitetit Qendror.
- Si dhe pse u vendos që me planin sekret për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë të njihen kundrejt firmës edhe Adil Carcani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu.
- Masat ruajtëse të dokumentit, përgatitja me shtabe dhe trupa për zbatimin tij në terren.
Propozim interesant dhe befasues
Isha përgatitur t'i raportoja Enverit për çdo problem në strukturat e ushtrisë, por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente në zyrën e tij së bashku me Mehmet Shehun do të kishte një tematikë tepër të rëndësishme, për mua, të papritur! Gjithsesi, nën efektin e "garancisë" që më afroi Enveri me shprehjen: "Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që forcat e Traktatit të Varshavës të mos ndërhyjnë, a mund të futemi e të çlirojmë Kosovën?", duhej të bëja llogaritë shumë shpejt e të përgjigjesha. Të them të drejtën u shushata fare, se si ka mundësi kur ne shaheshim përditë me revizionistët e të gjitha vendeve të Lindjes e në mënyrë të veçantë me ata sovjetikë, si mund ta rregullonin këta këtë çështje luftarake kaq kapitale! Pa u menduar fare, por me një analizë të shpejtë që bëra të raportit të forcave e situatës luftarake në luftën e pritshme, i përgjigjem: "PO!". Bëhet fjalë për më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, e ndoshta, ky moment e kjo bisedë ka qenë i pari për mua të mësoj se ç'është politika, ku jo çdo gjë që thuhet e premtohet haptas, është e do të bëhet ashtu siç thuhet; përkundër, në të shumtën e rasteve, ndodhë kundërta!
Pasi e pranova këtë version, megjithëse jo shumë bindës për mua, duke menduar se këta kërkojnë të më fusin në valle që të bëhet një plan i ndërhyrjes ushtarake për çlirimin Kosovës dhe pastaj shohim e bëjmë sipas situatave që mund të krijohen. Enveri më merr mendimin se sa kohë më duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti për miratim. Unë ju përgjigja se kjo varet me sa persona do të punojnë për hartimin e tij. Ndërhyn Mehmeti: "Do të punosh vetëm me një person dhe unë, (pra, Mehmeti, V. Ll. ), do të jem në krye të këtij grupi pune". Kërkova 30 ditë kohë. Enveri më thotë: "Po të lëmë 45 ditë, por plani të jetë i argumentuar saktësisht e deri në çdo detaj nga ana ushtarake". Marrja e detyrës u bë fakt i kryer, ishte një detyrë e vështirë, jo e lehtë, por thellë ndjeva një gëzim e kënaqësi të pa provuar. Meqenëse më lejohej të bashkëpunoja vetëm me një njeri, nuk ishte e lehtë të zgjidhja e për më tepër të vendosja vetë. Kërkova se a kishin ata ndonjë mendim se me cilin do të punoja unë. Enveri më thotë: "Zgjidhe vetë!" Propozova nja tre persona, ndër kuadrot më të lartë e më të përgatitur ushtarakë të vendit. Pasi dëgjojnë, Mehmeti i thotë Enverit: "Do të punojë vetëm me Maliq Sadushin që është zëvendësministër i Mbrojtjes, është i aftë, konspirativ, ka mbaruar akademinë ushtarake "Frunze", ndërsa unë do të jem në krye të këtij grupi!". Mehmeti i kishte idhuj të gjithë ata ushtarakë që kishin mbaruar akademitë ushtarake "Frunze" dhe "Vorshillov", por Maliqi qe i përzgjedhuri i tij, edhe për faktin se ka qenë partizan i Brigadës 5 Sulmuese në çlirimin e Kosovës dhe e njihte shumë mirë terrenin, garanci kjo e domosdoshme për një planëzim e zbatim të saktë të planit luftarak. Për mua, ishte një kënaqësi tepër e veçantë se do të punoja me Maliqin për hartimin planit për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, për faktin se ishim shokë, kolegë, njiheshim mirë, si dhe ishte profesionalisht tepër i aftë. Fillimi i punës për përgatitjen e planit. Ajo natë, për mua, ishte një natë ankthi. Vrisja mendjen se si do të veprohej më tej, çfarë detyra do të merrja, si do ta filloja punën, çfarë vështirësish do të hasja, e shumë e shumë gjëra të tjera. Gjithçka kishte ardhur papritur, e tashmë suksesi i planit dhe operacioni i pritshëm varej nga ne. Të nesërmen e asaj ditë Mehmet Shehun vjen në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, më thirri mua dhe shokun Maliq Sadushi, ku na precizoj detyrat përkatëse, na dha orientime shumë precize ashtu siç t'i jepte ai. Afërsisht na përcaktoi zonat e veprimeve luftarake të çdo korpusi që do merrte pjesë në këtë operacion, brigadat e këmbësorisë, të tankeve, të artilerisë dhe llojeve të armëve e shërbimeve për çdo specialitet, afërsisht vendkomandën e grupit operativ të Shtabit të Përgjithshëm që do të drejtonte operacionin, disa vendkomanda rezervë në drejtimin e Maqedonisë e të Malit të Zi, vendkomandat e korpuseve e të brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore për çdo drejtim, rezervat materiale në ushqim, veshmbathje e medikamente mjekësore etj. Na përcaktoi afërsisht edhe të gjitha njësitë ushtarake që do të merrnin pjesë në operacion, duke caktuar edhe njësitë sulmuese apo repartet e zbulimit që do të vepronin në terrenet më të vështira e që do të jepnin goditje rrufe e në befasi. Pasi na dha detyrat e mësipërme, Mehmeti shtoi: "Unë kaq munda t'u jap për sot, ju i shikoni dhe veproni me kompetencë vetë, ashtu si ta gjykoni dhe mos i qëndroni strikt këtyre që ju them unë".
Ai u interesua shumë edhe për hartat topografike me të cilat do të përpilohej plani, duke më porositur mua që të shikoj me shumë kujdes hartat që të jenë sa më të reja e të kenë sa më shumë objekte, në të kundërt dërgoni me urgjencë në Austri ose Zvicër. Për këtë Mehmeti shtoi: "Të merrni hartat më të fundit (të reja e me shumë objekte), mos llogarisni çmimin se sa janë!". Më pas shtoi: "Kjo punë kërkon operativitet, iniciativë dhe marrje përgjegjësie mbi vete, e mos u mbytni me një pikë uji!". Pra, si duket, ai (M.SH) kishte menduar e punuar tërë natën dhe të nesërmen na i komunikoi ne këto detyra. Për problemin e hartave, u konsultova me shefin e Degës së Topografisë në Ministrinë e Mbrojtjes shokun Limoz Alimucaj dhe drejtorin e Institutit të Topografisë shokun Përparim Likaj. Mbasi ju kërkoj hartat për një studim të hollësishëm të terrenit, në trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni), pa u treguar qëllimin e vërtetë pse i doja. Ata më rekomanduan, sipas të dhënave që kishin, se harta të tilla me objekte të sakta e të imtësishme kishte kryesisht në Austri. Atëherë bisedova me Përparim Likën dhe ai u dërgua në Zvicër për blerjen e këtyre hartave, i shoqëruar nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesëtar i zbulimit të jashtëm. Këto harta u blenë me ato çmime që afruan austriakët. U sollën në Shqipëri, u përgatitën nga grupi përkatës i Institutit të Topografisë dhe iu dhanë Shtabit të Përgjithshëm në përdorim. Pra, plani i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, i quajtur "Shpërthimi", u përgatit mbi bazën e këtyre hartave që kishin të dhëna të hollësishme të terrenit dhe objekteve përkatëse. Detajet e hartimit të një plani "Top-Sekret!" Një punë voluminoze nga ana tekstuale dhe grafike, shoqëruar me sigurimin e bazës materiale dhe ndërtimin e moketit të terrenit luftarak, nga dy ushtarakët më të lartë të vendit, përkatësisht Veli Llakaj e Maliq Sadushi, brenda një afati kohor prej 45 ditësh të dhënë nga Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha, çon në përgatitjen e planit të koduar "Shpërthimi", për ndërhyrje ushtarake në çlirimin e Kosovës. Mehmet Shehu, në atë kohë Kryeministër i vendit e njëkohësisht Ministër i Mbrojtjes, që ishte ndërkohë dhe drejtues i planit, siç konfirmon në shënimet e tij Veli Llakaj, ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në të gjitha fazat e punës, që nga ideja, llogaritja e raportit të forcave e mjeteve, detajet e ndeshjes në fushën e luftimit etj. E gjithçka është kryer me përgjegjësi e me sekret tepër të madh. Njëkohësisht, hartuesit, (që duhet të ishin dhe zbatuesit e "Shpërthimit" në terren), janë përgatitur dhe për mbrojtjen e këtij Plani para Enver Hoxhës. Në shënimet e tij, autori Veli Llakaj jep gjithashtu detaje tepër interesante, të panjohura deri tani, që nga interesimi i Enverit për mbarëvajtjen e punës, deri tek transferimi i maketit plastik (terreni në miniaturë) nga zyra sekrete e Shtabit të Përgjithshëm, në një nga sallat e Byrosë Politike të Komitetit Qendror, ku duhet të shihej e miratohej nga Enver Hoxha. Gjithçka bëhet në konspiracion të plotë, brenda afateve të caktuara, miratohet nga Komandanti i Përgjithshëm dhe nis puna teorike e praktike e Shtabit të Përgjithshëm për përgatitjen e Shtabeve të reparteve, njësive dhe trupave që ishin planëzuar të merrnin pjesë, në këtë operacion luftarak. Nga Kujtim BoriçiSi u vendos dhe si u punua ky plan. Mbas mbarimit të punimit të këtij plani, ku dora e fundit ju dha nga Mehmet Shehu, i cili bëri dhe ndryshimet përkatëse për çdo njësi dhe për çdo drejtim, tashti ai ishte gati për miratim. Të gjitha ndërhyrjet, ndryshimet apo më saktë sugjerimet e Mehmetit, që u ripërfshinë në Planin "Shpërthimi", u bënë në konsultë me mua dhe Maliqin. Pas kësaj pune me shumë përgjegjësi, unë do të theksoja se shoku im Maliq Sadushi ka meritë të veçantë në këtë çështje, pasi me mendimet e njohuritë e pashtershme të tij, punoi që nga fillimi deri në fund, derisa materiali u dorëzua në destinacion dhe u quajt i pranueshëm, për t'u vënë në zbatim pa hezitim. Ky material është daktilografuar nga sekretari personal i Mehmet Shehut, Peçi Kalluçi dhe askush tjetër nuk ka parë apo ka pasur dijeni për të, kurse të gjitha hartat përkatëse, janë punuar nga unë mbi bazën e materialit teorik, i parë dhe i konsultuar me Maliq Sadushin. Paraqitja e materialit te Enver Hoxha Disa ditë më vonë, mbasi Mehmeti i kishte raportuar Enverit se plani është gati, ky i kishte kërkuar që, kur t'a shikoni të arsyeshme mund ta shikonte. Haxhi Kroi, ish-sekretar personal i Enverit, më merr në telefon dhe më thotë se nesër në ora 10.00, të kërkon Komandanti në zyrë bashkë me atë materialin. Në vazhdim të bisedës, Haxhiu shtoi se nuk i kishte thënë se për çfarë materiali bëhej fjalë. Falenderova Haxhi Kroin dhe i thashë se e di çfarë materiali kërkon shoku Enver. Në orën e caktuar shkova dhe ju paraqita ushtarakisht. Më ftoi të ulem si zakonisht, më pruri një kafe, filloi bisedën tepër shoqërore, për të më hequr sado pak emocionet që mund të kisha. Ishim vetëm për vetëm. (Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj dhe Komandanti i Përgjithshëm i F.A., Enver Hoxha). Siç e kam thënë edhe në shënimet e mëparshme, ishte normë që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, takohej çdo muaj me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për raportim rreth problemeve të ndryshme në ushtri apo në fushën e mbrojtjes së vendit, por ky takim i radhës me Enver Hoxhën, ishte ndryshe, krejt i veçantë e për një problem tepër të rëndësishëm.
Pas pak, unë isha gati që t'i raportoja për çka ai më kishte thirrur. Nxora materialin teorik, dhe i tregova se gjithçka që kanë hartat, janë të pasqyruara e mbi bazën e materialit teorik. Ndofta nuk i erdhi mirë që ia thashë këtë detaj, se e pashë që nuk reagoi si duhet, pra, pashë ndryshimin nga gjendja e mëparshme në fizionominë e tij. E shfletoi komplet materialin teorik, por pa e lexuar me kujdes, pra kalimthi, diku lexonte me kujdes, diku e kthente fletën shpejt. Në fund, kërkoi hartat. I vendosa mbi tavolinë atje ku ishte ulur, por ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe kërkoi të hapen plotësisht mbi tavolinë. Këto i pa me shumë kujdes dhe diku bënte ndonjë pyetje. Në fund, më thotë se materialin do e këndojë me shumë kujdes, por hartat nuk mund ti shikojë dot. Më pyeti: "A ka ndonjë formë tjetër për të mi treguar më konkretisht së në terren?". I përgjigjem: "Shoku Komandant ne kemi një topolastik në Shtabin e Përgjithshëm, apo maket relievi që ka gjithë të dhënat e Shqipërisë Etnike, atje mund ta shikoni shumë mirë, sikur të jeni në terrenin konkret ku do të zhvillohen veprimet luftarake!". Duke ma aprovuar këtë ide, ndërhyri duke kërkuar një mundësi për të ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes, një objekt, pasi ardhja thjeshtë për të parë Planin luftarak në terrenin plastik, mund të krijonte mundësi apo premisa për hamendje të ndryshme, që gjithsesi, nuk do të ishin në funksion të ruajtjes së sekretit.
Për këtë i propozova që ai mund të merrte një takim me kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe atje pas takimit në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, mund ta shikojmë mjaftë mirë e tepër natyrshëm. Ai këtë mendim, nuk di pse, nuk e përkrahu, por kërkoi që unë të shikoja sallën e Byrosë Politike dhe mundësinë e vendosjes atje. Kështu u bë, e pamë sallën dhe ajo ishte e bollshme. Atëherë urdhëroi Haxhi Kroin ta boshatisë zyrën e të më dorëzojë mua çelësat për të punuar. Sigurisht, nuk kishte sesi të mësohej nga të tjerët, qoftë dhe njerëzit më pranë Enver Hoxhës, se përse më duheshin konkretisht mua çelësat e sallës së Byrosë Politike, pasi unë isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe kisha probleme pune me Komandantin e Përgjithshëm. Për ta vendosur maketin dhe të hidhja gjithë situatën në maket nga harta, i kërkova 10 ditë kohë, për të cilën ai ishte dakord. Nuk i thashë asgjë për vështirësitë që kërkoheshin në montimin e këtij maketi, sepse ai kërkonte specialistë topografë dhe kështu, mundësia e dekonspirimit ishte evidente.
Para se të largohesha, Enveri më thotë: "Veli, mi sistemo të gjitha materialet dhe ma mbyll këtë kasafortë!". Kështu bëra. Më pas, ai thirri Haxhi Kroin dhe i tha që kasafortën e vogël ku ishin dokumentat t'a fuste në kasafortën e tij (Enverit), që e kishte në fund të zyrës ose në të hyrë të derës. Haxhiu futi materialet dhe i dorëzoi çelësat e kasafortës Enverit. Ai më tha të marr çelësat e kasafortës që mbylla unë. Kështu bëra. I mori çelësat e kasafortës së tij, e ashtu si ato nikoqiret e mira, i vari në rripin e pantallonave. Ishte për ta patur zili, një veprim i tillë. Enveri, para se unë të largohesha prej tij, më kërkoi dokumentin që tregonte se a i mora në dorëzim materialet luftarake për t'i firmosur?! U ndodha ngushtë dhe i thashë: "Nuk kam marrë asnjë lloj dokumenti, që tua jap juve ta firmosni!". Me takt, por prerë, Enveri këtu ndërhyri, më tërhoqi vëmendjen se rregulli është rregull dhe sekreti është sekret, kjo nuk ka asnjë përjashtim. "Prandaj mos e bëni më këtë gabim!!",- shtoi në fund të bisedës.
Tani nisnin vështirësitë e tjera për mua, së pari ato teknike për çvendosjen e montimin e maketit plastik në sallën e Komitetit Qendror, e së dyti, personat që do të ingranoheshin në këtë punë, pasi për një gjë të tillë duheshin specialistë.
Njoftoj Mehmet Shehun për këtë vështirësi, dhe ai ra dakord që Drejtori i Institutit të Topografisë, Përparim Likaj dhe Shefin e Degës së Topografisë pranë Shtabit të Përgjithshëm, Limoz Alimuçaj, duke ju thënë se: "Komandanti kërkon dhe një herë të shikojë Planin Operativo-Strategjik të Mbrojtjes së vendit, në një nga mjediset e Komitetit Qendror". Po kush mund ta besonte, sidomos Përparimi që kishte blerë dhe hartat jashtë shtetit. Gjithsesi, ata ushtarakë të talentuar, ndonëse jam i sigurtë se diçka, në mos më shumë, kishin kuptuar, asnjëherë nuk hapën gojë, as edhe shumë më vonë.
Pas vendosjes së maketit dhe hedhjes së situatës, njoftova Komandantin se jemi gati për ta demonstruar gjithë materialin ne maket. Pas dy ditësh më thirri, dhe e pamë gjithë materialin e operacionit një e për një, gati më shumë se 2 orë. Ishte tepër kurioz të dinte dhe saktësira e hollësira, përveç atyre që kishte lexuar në materialin teorik. Mbasi mbaruam, më porositi që kam biseduar dhe me Mehmetin, e këtë materal duhet ta lexojnë Adil çarçani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, kundrejt firmës. Lajmërimin, më tha më tej Enveri, do ta bëjë Mehmeti. Kështu u bë dhe këta persona e kanë lexuar materialin teorik dhe mbas materialit, kanë firmat përkatëse. E vërteta për ekzistencën dhe arkivimin e planit të ndërhyrjes ushtarake për çlirimin e Kosovës, si dhe të pavërtetat e spekulimet e ndonjë ish-ushtaraku periferik në strukturat ushtarake të kohës, janë shënimet e radhës që ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zëvendësministër i parë i Mbrojtjes në vitet 1974-1982, Veli Llakaj, jep sot për lexuesin. >>>