Nga Kostaq Xoxa
Në vigjiljen e zgjedhjeve të 10 majit, secili nga banorët e shtëpive private apo të apartamenteve të kryeqytetit, gjeti para portës një revistë falas. Ishte një afishe-reklamë, me titullin “E vetmja rrugë”. Në faqen 3 të kësaj reviste me fletë të cilësisë së parë, shohim letrën e Edit drejtuar banorëve të Tiranës, që titullohet “Ëndrra vazhdon...”.
Këtu e shohim Tiranën sikur të ishte Stokholmi. “Çdo fëmijë i sapolindur merr çekun e bebes; çdo nxënës i shkëlqyer merr një bursë; çdo familje i merr taksat vendore mbrapsht 7-fish; çdo pensionist paguan minimumin e kontributit dhe merr maksimumin e shërbimit (...). Këto janë fakte, jo ëndrra”. Si kundërthënës, kryeqyteti i paska familjet që i paguajnë një njësi monetare bashkisë dhe marrin 7 njësi monetare nga bashkia! Sa për pensionistët, ata janë në parajsë: marrin maksimumin e shërbimit (me plehrat nëpër këmbë!). Flitet edhe për shkollat e reja deri në periferí (që po u bien tavanet!). Me këto halucinacione arrihet te pastërtia shembullore, te rrugët e ndërtuara nga e para, te parqet e reja dhe te 55 mijë pemët e mbjella.
Qendrat ekologjike botërore flasin për një ndotje të tillë, sa çdo kryeqytetasi i shkurtohet jeta 2 vite! Por Edi vazhdon avazin: “Kryeqytetasit e jetojnë këtë ndryshim si rritje të cilësisë së jetës, por edhe si rritje të vlerës së pronës së tyre private”.
Pastaj E. Rama kujtohet se propaganda e tij fillestare, si kurdoherë, nuk mbështetej në asnjë program. Dhe flet për një program të hamendësuar urban, ekonomik e social. “Këto janë fakte dhe jo ëndrra”. Në të vërtetë janë ëndrra me sy hapur, si ato 10.000 faqet e një programi të fantastikuar, për të cilin u tall edhe LMN-ja brenda radhëve që e akuzoi, përveç personalizimit të fushatës së vitit 2009, edhe se u fut në atë fushatë zgjedhore pa asnjë program!
Si autokrat, ai mëton që çdo mendim i tij të pranohet pa mëdyshje. “Vota juaj është thellësisht politike”, - u drejtohet me këtë letër qytetarëve të Tiranës. Është e vërtetë se ai i shndërroi zgjedhjet administrative, sikur të ishin politike. Por këtë politizim “me urdhër të kryetarit” e kritikoi i gjithë faktori ndërkombëtar, përveç opinioni i shëndoshë qytetar.
Që t’i bie shkurt, në këtë letër demagogjike nuk përmenden ujërat që mbysin rrugët e përuruara tri herë, për mungesë të kanalizimeve; nuk del asnjë herë fjala betonizim. Dhe për gjelbërimin mburret vetëm me parkun e ri të fushës së Aviacionit! Për qarkullimin rrugor, që është bërë gangrenë, nuk thuhet asnjë fjalë. Unaza e Madhe nuk përmendet fare!
Në këtë afishe propagandistike kemi faqe të shumta me çiftëzim fotosh me diçiturat Dje – Sot. Manipulohet ashiqare. Në rubrikën Sot të faqes 15 jepet një pjesë e sheshit Garibaldi, në hyrje të Kombinatit të Tekstilit, ku shihen një dykatësh i këtij Kombinati, tri pemë dhe një copëz gjelbërimi mikroskopik, që mezi mund të përmbahet nga një kjoskë!
Në faqet 12-13 të kësaj daci-bao-je na del edhe i pamunguari R. Qosja, doemos me mësymje kundër Lulzim Bashës. Propagandisti i Ramës loz rolin e të habiturit që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës paska pasur tri poste kryeministrore e tani kërkon postin e katërt, atë të kryebashkiakut. Titulli me shkronja jashtëzakonisht të mëdha i këtij shkrimi: “A është e mundshme?”. Në çdo rrethanë, Qosja është në krah të Ramës, apo të çdo qeverisjeje, me përjashtim të asaj demokratike. Le ta shohim konkretisht këtë propagandist të absurdit:
***
“Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është njëri prej anëtarëve të rrallë të kësaj partie, ndoshta i vetmi anëtar i kësaj partie, i cili brenda pak vjetësh i ka ndërruar tri poste ministrore, kurse tani është kandidat edhe për postin e katërt pak më të rëndësishëm sesa postet ministrore që kishte. Herën e parë ishte (ministër i...); herën e dytë ishte (...); mandej, herën e tretë u bë ministër i Brendshëm; kurse tash, herën e katërt, është kandidat për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës (Ç’proliks! Thotë gjëra që i dinë edhe fëmijët...). Në vendet e zhvilluara, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian (përmenden 8 shtete) këto piruete nëpër poste të ndryshme ministrore prej të njëjtit person (,) sidomos për një kohë ashtu të shkurtër, do të ishin të pamundshme. (...). Atje nuk mund të ketë anëtar partie “të aftë” për të gjithë sektorët ministrorë, sepse atje as vetë individët nuk pranojnë të bëhen ashtu lehtë të përdorshëm për çdo gjë, as vetë partitë e tyre nuk i përdorim (i përdorin) ata ashtu lehtë për çdo gjë! Kjo mund të ndodhë, siç po ndodhë (siç po ndodh), sot për sot, vetëm në Ballkan (ç’kakofoni: për çdo gjë, për çdo gjë, mund të ndodhë, siç po ndodhë..), ndoshta vetëm tek ne.
Këto “piruete” do të ishin të pamundshme? Mund të ndodhin vetëm në Ballkan? Vetëm te ne?”. Sa kategorik ky akademik, që flet për gjëra që s’i di! Xhulio Andreoti nuk është as ballkanas, as shqiptar. Gjithsesi ai ka qenë 7 herë kryeministër; 6 herë ministër i Jashtëm; ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1954 (në moshën 35-vjeçare); ministër i Thesarit (1958-’59); ministër i Mbrojtjes, ministër i Drejtësisë, ministër i Financave, ministër i Punëve publike, ministër i Bujqësisë, ministër i Aviacionit publik, ministër i Tregtisë së jashtme, ministër i Turizmit dhe i Spektaklit. Ju mbushet mendja, zoti “analist”, që s’janë “gjëra të pamundshme”? Ja që paska edhe “anëtarë partie të aftë për të gjithë sektorët ministrorë” , siç citohet një frazë nga Qosja, që kërkon qimen në përpeq!
Kujt t’i besosh e kujt të mos i besosh! (E kemi fjalën për shkrimet mashtruese të kësaj reviste e të kësaj lloj propagande!).