| Shevki Sh. Voca |
Me
qëllim të afrimit dhe të njohjes sa më të mirë dhe më objektiv me të
kaluarën e Ballkanit dhe të popujve të saj qoftë në aspektin historik,
kulturor, tradicional, fetar, kombëtar, letrar etj., Instituti Ballkanik
në Beograd në gjysmën e parë të shekullit të kaluar botoi dy fletore me
materiale shkencore me titull “Libri për Ballkanin” I dhe II. Libri i
parë u botua në vitin 1936, me XVI+ 448 faqe e cila përveç kumtesave
shkencore përmban edhe biografitë e shkurtë të autorëve, të ilustruar me
fotografi, dhe tjetra një vit më vonë, më 1937, me XVI+348 faqe. Në
librin e dytë nuk figurojnë të dhënat biografike të autorëve. Në këto dy
fletore janë paraqitë punimet e 73 punonjësve shkencor nga të gjitha
vendet e Ballkanit por edhe nga Evropa si për shembull nga Italia,
Franca, Gjermania, Zvicra, Polonia, Anglia etj. Në mesin e këtyre
punonjësve shkencor janë edhe dy figura të njohura të kulturës shqiptare
nga Shqipëria, të cilët me trajtesat e tyre shkencore paraqiten në
librin e parë, me disa të dhëna të shkurta biografike. I pari është dr
.Eqrem Çabej (1908-1980) nga Gjirokastra, i cili paraqitet me punimin
“Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” me gjithsejtë 17 faqe të librit, dhe me
disa fotografi mjaft interesante, kurse tjetri është Skënder Luarasi
(1901-1982) diku shkruan i lindur në Selanik, diku tjetër në Luaras,
ndërsa në “Librin për Ballkanin I” në fq. 431., shkruan i lindur
në Kolonjë i cili paraqitet me punimin siç e kemi titullin e këtij
shkrimi, dhe ka më pak faqe se ajo para saj (me 5 faqe dhe tre
fotografi). Ne më këtë rast për lexues tanë të nderuar kemi zgjedhur
shkrimin e këtij të dytit me shpresë se gjeneratat e reja të cilëve nga
shkaqe të ndryshme nuk iu është mundësuar qasja në këto dy libra të
njihen me disa të dhëna mjaft interesante të krijuesve tanë.
Është
me rëndësi me këtë rast të theksojmë se instituti në fjalë botoi edhe
revistën “Revue Internationale des Etudes Balkaniques”, e cila për tre
vjet rresht doli në disa numra. Në bashkëpunimin e kësaj reviste që
botohej në gjuhët më të njohura evropiane kishte shkencëtar dhe
hulumtues nga mbar Evropa si dhe nga Amerika,numri i të cilëve kalonte
mbi treqind. Në revistën e tretë të Revue internacionale des etudes
balkanikues, botuar në vitin 1936, përkrah shkencëtarëve më eminent
botëror, evropian dhe ballkanik paraqitet edhe Eqrem Çabej me punimin e
tij në gjuhën gjermane. Të shtojmë se kryeredaktor i numrit të parë të
kësaj reviste ndërkombëtare që botohej në Beograd ishin filozofi dhe
linguisti serb Millan Budimir dhe kroati dr. Petar Skok profesor i njohur i Universitetit në Zagreb si dhe ekspert në lëmin e romanistikës, toponomastikës
dhe të lidhjeve ndërballkanike. Ndërkaq, dhe me që kjo revistë shfaqi
interesim të madh jo vetëm tek shkencëtarët ballkanik, por edhe te ata
evropian dhe botëror, redaksia e cila përbëhej prej dy anëtarëve zgjeroi
numrin e komitetit të saj redaktues në tetë anëtarë. Tani aty përveç
emrave të njohur siç ishin
Aleksander Beliqi, nga akademia e shkencave dhe arteve serbe; N.
Ekzarpohullosi, prorektori i Universitetit të Athinës; B. Fillovi,
profesor universitar i Sofjes; N. Jorga, ish kryetar i qeveris në
Bukuresht; M. Fuad Kyprili, dekan i fakultetit filozofik të Stambollit; figuronte edhe emri i një eruditi shqiptar, e ai ishte Lumo Skendo (Mithad Frashëri), shkrimtar nga Tirana.
| Skender Luarasi |
Ne
do ta lëmë anash edhe folklorin-e cila në vete përmban një kapitull
tejet interesante-si dhe ai vargu tjetër i veprave religjioze, të
filluara qysh në shekullin XV, rëndësia e të cilave në rend të parë
është linguistike. Atëherë do të shohim se gjysma e dytë e shekullit të
kaluar (është fjala për shek. XIX. SH. V.) shënon paraqitjen e veprave
të para letrare të cilat deri diku janë bazë e letërsisë moderne
shqiptare.
Shkrimtarët
e parë shqiptarë, forcat e tyre intelektuale dhe morale i futën në
shërbim të pavarësisë së atdheut. Ata para se gjithash janë Jeronim de
Rada, Pashko Vaso Pasha, Naim Frashëri, Zef Skiroi, dhe at Gjergj
Fishta. Veprat e tyre kontribuuan shumë në forcimin e vetëdijes
kombëtare shqiptare. Pas tyre vijnë Zef Serembe, A. Z. Çajupi, Faik
Konica, Luigj Gurakuqi, dhe Fan S. Noli. Me veprat e tyre letrare të
përshkruara me një patriotizëm të fort, disa kanë vepruar për lirimin
nga robëria, ndërsa të tjerët prapë për lirim, por tani nga lirimi i fanatizmit fetar në të cilën veç ishin fundosur. Dhe në fund, të tretit,
të cilët duke i përkthyer veprat më të mira nga letërsia botërore,
kontribuuan në krijimin e një jete më intensive kulturore.
Jeronim de Rada (1814-1903), plaku i nderuar i kolonisë shqiptare në Itali botoi vepra romantike, në mesin e të cilave edhe “Milosau” dhe “Skënderbeu”,
dhe një numër të madh të vjershave ritmi i cilave na përkujton shumë në
këngët tona të vjetra popullore. Në shpirtin e të mërguarve të shkretë
sikurse që ishte edhe vetë, ai dinte ta ngjalli nostalgjinë e dhembshme,
nostalgjinë me vendin e largët, me ditët e lumtura të kaluara dikur në
vatrat familjare në kohën e Shqipërisë përparimtare. Si redaktor shumë
vjeçar i gazetës së tij të njohur “Flamuri i Arbrit”, ai para botës u tregua si mbrojtës shumë i rëndësishëm për të drejtat e pa prekshme të popullit Shqiptar.
Vendasit të tij më të ri Zef Skiroi-t (1865-1927)
i takon lëvdata dhe merita, sepse ai në mesin e shqiptarëve të
shpërngulur në Italinë e Jugut, idealin kombëtarë e lartësonte shumë.
Tani vetëm kalimthi ta përmendin poetin e butë Zef Seremben. Për
shkak fatalitetit e cila e lëndoj, ai shumë i afrohet shkrimtarit nga
Austria, Lenau-t: me shpirt ëndrrash po si ky, endacak i përhershëm, ai
vdiq në një azil diku shumë larg, në San Paulo, në Brazili.
Shkodrani Pashko Vaso Pasha (1827-1892)
mund të futet në krye të atyre të cilët më së shumti e dërmuan popullin
nga letargjia e tyre shekullore. Shpirt luftëtari, mbrojtës i lirisë,
ai hyri si vullnetarë i ushtrisë në mbrojtjen e Venedikut, që u sulmua
nga Austria. Më vonë kur iu njohë autoriteti i guvernatorit të Libanit,
shkroi elegjinë: “Oj Shqipëri e mjera moj Shqipëri...” Kjo është një
elegji e thjeshtë, e dhimbshme dhe e fuqishme, e cila shkaktoi shumë
derdhje loti.
| Skenderbeu |
| Gjergj Fishta |
Nëse tani kalojmë në letërsinë moderne, ne pa u hamendur do t’ia dorëzojmë palmën poetike, poetit tonë më të ri, i cili quhet Lasgush Poradeci (1890), një poet i pastër dhe filozof
i merituar. Sa i përket formës së hartuar të vargjeve të tija nuk do të
lejonim kurrfarë kundërshtimi. Me pikënisje, më tepër proletare, ai
diti që të ngritët sipër pa përcaktueshmërisë së kësaj jete dhe me plot kuptimin e fjalës të bëhet artist, dhe me pa dyshim duke krijuar “lar pul lar” (art sa për art) që me poezitë
e veta zbulonte botën e ndjenjave të ideve. Ai kalon përtej ideve tanë
politikë. Andaj ai për këtë arsye inspirimet e tija shkon t’i kërkoi jo
vetëm në poezitë popullore Shqiptare, por në poezitë popullore në
| Lasgush Poradeci |
Fan Noli është lindur më 1880 jashtë vendit, ku në të vërtet edhe deri para pak kohe ka jetuar. Por, megjithatë kjo
nuk i pengonte që të marrë pjesë aktive në jo stabilitetin e fatit të
popullit të vetë me të cilët mbetet në bashkësi intime. Në stilin
poetik, ndonjëherë me ngjyra humori, por e cila shpesh ngritët deri në
shkëlqesi dhe patetik, ai për aspiratat dhe ndjenjat e vëllezërve të vet
u bë dragoman. Vepra e tij kryesore “Historia e Skënderbeut”,
përkthimet e veprave të Servantesit, Shekspirit, Izbenit, e natyrisht
veprës gjeniale të Edgar Poas “Korbi” dhe “Rubajat” të Omer Kajamit,
Shqipërisë dhe botës letrare ia zbuluan mundësinë e gjuhës tonë, të
aftë-kur mundet njeriu të shërbehet me të-që të shprehin të gjitha
ndjenjat njerëzore.
Në
fund, sot e tërë plejada e shkrimtarëve të rij po shkon gjurmëve të
mësuesve të tyre. Kosta Çerkezi, Gj. Bubani, S. Malishova, Z. Fundo, e
kanë hapur rrugën e gazetarisë. Tajar Zavallani me gjuhën e tij të
popullarizuar me përkthimet e Tolstoit, Çehovit, dhe Gorkit masave të
gjëra ua zbuloi bukurinë e letërsisë ruse. Ernest Koliqi, përkthyes i
klasikëve të njohur italian, në “Novelat”, e veta të shkruara me një
stil të këndshëm përshkruan mjedisin e tij “borgjez”.
Nga
shumë të tjerë që janë tek në fillimin e veprave të tyre, disa
dëshirojnë të marrin pjesë në gostit e zotëve, ndërsa të tjerët, më pak
ambicioz, kënaqen duke e ngjyer kafshatën e bukës në veprat e thjeshta
baritore,fshatare dhe punëtore.
Marrë nga libri “Libri për ballkaninë I” faqe 344-348, Beograd 1936.
Shënim:
Fotografit e Skender Luarasit, Skenderbeut dhe ajo e Lasgush Poradecit
janë nxjerrë nga libri, ndërsa ajo e At Gjergj Fishtes nuk është nga
libri.
|
No comments:
Post a Comment