P
Petraq J.Pali
Vitet i pershkova ashtu siç erdhen...
Dhe neper vitet e mia, eshte edhe jeta ime me zigzaket dhe grafiket e saj pale pale stivohen, me ngjarje me data me lot trishtimi dhe te rralla gezime, te cilat stampuar ne celuloidet e trurit tim, perbejne dhe arshiven jete,natyrisht te jetes sime.!
Eh... sa rruge te gjate kam ecur ne vitet jete, dhe vazhdoj te eci... here zbathur, here veshur, nje here si femije i lumturuar, me pas si student, e nje here, puntor, nje here intelektual e nje here zyrtar i kollarisur, nenepunes i thjeshte... edhe kuader, perseri vazhdoja te eci te eci neper vitet jete.
Ndersa nje dite, pa menduar kurre as nje here, me shpirt e zemer te care... udhetoja i sforcuar, as intelektual, as student, as nenepunes, e as puntor... nuk isha ! Po c’fare isha valle ???
Kjo pyetje me mundonte, dhe vazhdon te me mundoje ?? As tani s’di sec jam ?
T'a marre djalli t'a mare, nuk di per ku dhe si me vune emrin kur nisa kete rruge te gjate e te sforcuar?
Pyesja veten dhe nuk shpjegohesha dot? Per ku jam drejtuar dhe pse vitet jete kane nje kahje tjeter? Pse me thane e me thiren... "Refugjat"?
Megjithate une, pa menduar, por ndergjegjesisht ecja ecja... qe vitet jete te kishin ate kahje te kundert. Cudi, hem i sforcuar dhe perseri ecja... natyrisht pa me shtrenguar kush... ecja !
Pse? Per liri? Ashtu thoni JU?!
Por s'eshte e vertete, se te ikesh, te mos kthehesh koken mbrapa, kujton se fitove lirine ???, ne fakt keshtu menduam, edhe Ju edhe une... kur morem rrugen e moskthimit te viteve jete !
Ama edhe jeta edhe vitet iken, dhe kthimi ende s'duket, se lirine e "fituam", do me thuash... c'liri o lumezi... nuk shikon qe vitet jete po i kalon ne nje skllaveri te vertete. Une te pyes Ty miku im, dhe te kritikoj qe je ne gabim... Une jam i lire, i ngrene i veshur, edhe si intelektual, edhe si puntor, udhetoj edhe me aeroplana, edhe me kruazjera, edhe me vetura klasi, pse te quhem i skllaveruar... Pse? Me thuaj pse...?
Sa keq me vjen o mik do me thuash, si se kupton qe vitet jete i kalon ne vend te huaj... dhe do ngelesh edhe ne ate jete i huaj.
Bindu qe edhe balta s'eshte e jotja !
I huaj, i huaj, ke per te ngele o "bisht qeni", kete do me thuash ne fund. E di ! E kam me se te qarte...
Prandaj edhe vuaj ! ...
Librat e botuar:
Prozë
1. Gjema e madhe (Novela e tregime)
2. Vise dhe njerez perendie (Publicistikë)
3. Aventura për lirinë (Tregime e proza të shkurtëra, Albini) 20064.Gruaja me te zeza, novel 2007, Albin
Poezi
1. "Eci neper vite", 2004
2. "Bronx permbi Strekale" , 2003
3. "Nje tufe vjersha qeparotasve", 2002
4. "Jam larg", 2001
5. "Vij mes jush me krahe malli", 2007 Albi
Pjesë nga krijimtaria:
Rrugica e kalldrëmtë…!
Më zgjohen kujtimet…sa kujtoj rrugicën time,
Për rreth çdo guri, sot ka birë bar,
Habitem dhe vetë …ç’e keqe na zuri…
Kur mbi ato kalldrëme, s’ka njeri të gjall’.
Nëpër rrugicën time të vjetër…
Në shekuj brezat në lëvizje mbi të,
Dikur dhe gurrët shkëlqyeshëm si pasqyrë…
Ndriçonin si “dhëmbët” e bardhë gjithnjë.
Atje në ato kalldrëme u rrita u burrërova,
Në ato kalldrëme i griva këmbët copë,
Me lodrat fëminore, shpesh të harrbuara,
Bridhnim kalldrëmeve e trokisnim çdo portë !
Kur dilnin nënat tona të mira,
Me nga një trëndafil më çdo dorë…
Kur shkëlqente obori nga gëlqerja,
E kalldrëmet e gurta si pasqyrë gjithmonë.
Kalldrëmet e gurta monumente të lashtësisë,
Si amfitheatër arteret rrugë…
Atje lëvizi jeta hallemadhe në shekuj,
Kur ziente rruga nga zërat picirukë.
Në ato kalldrëme çizme invadorësh,
Kur pushtuesit u turrën egërsirë,
Mbi një popull krejt të pa mbrojtur…
Duke persekutuar e vrarë pa mëshirë !
Nga ato kalldrëme dolën partizanët,
Të luftonin armikun me tërbim,
Ato kalldrëme tani mozaikë,
Nuk e haroj dot fshatin tim.
Në rrugët e kalldrëmta kaluan pushtetarët…
Kur reformat e partisë shtjellonin,
Me thirjet “bujare” të hidhura e dhunë…
Kooperativa, brigata …e fshatra “zmadhonin”!
Ama atë rrugë përshkoi dhe mësuesi…
Kur për 37 vjet në shkollë shkoi,
Dituri e kulturë për ditë dhuronte,
I pa haruari, im atë Janko Qeparoi.
Mbi ato kalldrëme në vite ziente jeta,
E varfër hallemadhe e pa një shpresë…
Nga ato kalldrëme u larguan të tërë…
Djemtë me të mirë bij të mëmëdhesë !
E kalldrëmet sot janë tjetërsuar…
Ujët i gryen e koha vepron…,
Prandaj çdo gur me bar është mbështjellë,
Se koha e vitet…çdo gjë amortizon.
Ashtu dhe rrugica ime e vjetër,
E plakur duket kalldrëmi shkatëruar…
I breu koha dhe jeta nuk ecën,
Kur njerëzit në vite kanë munguar.
Pasqyrën reflekton deti mbi kalldrëme…
E negativi i projeksionit të çorienton,
Rrugët e gurrta plotësisht shkatëruar,
Çdo gjë e erët, zëmrën më copton !
Qeparo, shkurt 2000
Ne kengen e jetes !
Shpirtin, zemren te dya bashke
Ty fala ty o shoqja ime....
keshtu,une Ty, dy shpirtera e dy zemra
marshojme udheve pa mbarim
te jetes,
Shpirterisht te gjithe lidhur,
Pazgjidhshmerisht.
Udheve, une mora,me pak vonese
edhe kengen.
bashkudhetare.
dhe per T'u kenduar
zemrave shpirterave tane
dhe te gjithe
Botes,
ne teresi !
Vazhdojme... udhetimin
deri neperjetesi ...
te gjithe bashke ne nje
kor te pa mbarim,
Ne simfonine e jetes
Une dhe Ty,
Por, edhe zemrat edhe shpirterat tane...
Vetem. kendojme
nepermjet, vargut tim
kenges time, e cila
oshetin, si jehone
thelle - thelle
ne shpirt e ne zemerat bashke !
Pa mbarim !
Ne kendojme per Ju
O njerez !
ne nje kor
plot melos, e harmoni !
qe me zhurmen e detit bashkuar
ne kor...
Do ngelemi ne Pavdekesi !
Se kenge do j'u dhurojme,
gjithmone.
Ne gjallesi !
Vajza e valeve
O vajzë e valëve,
Vajzë për mbi,valë,
Yll i bukurisë,
Lart përmbi stërkalë.
Je vajzë apo zanë?
Që noton mbi dallgë,
Duke qafuar valët,
Si yll i sabasë.
Vajzë e kaltër deti,
Sytë të blujtë thellë,
Në këngë “Himarjoti”,
Monument në perlë.
Kur ja merrnin këngës,
Mu mbi shkëmbin strall,
Thërmuar nga dallgët,
Mbi shkumë e mbi val’.
Qaj për largësinë,
Në kurbet të zi,
Duke pritë gjithë jetën…
Mos kthehet njeri !
Ajo perlë “JONI”,
Që quhet HIMARË,
Nëpër dallgë e këngë,
Nuk ka vajzë mbi valë.
Se ç’po këndon …korbi,
Natë e errësirë,
Dallgët fort përplasen,
Mbi shkëmb, pa mëshirë.
Deti është mbushur…
Me lot vajzërie,
Trazuar me valë…
Asnjë bir s’u kthye !
Të dalë anës detit,
E të presë të presë…
Se mos sjellin velat, (anijet)
Bijt e mëmëdhesë.
Vajza, djem nga Bregu,
Të rritur mbi dallgë,
A do t’ju shohmë prapë…
Përmbi shkumë mbi valë ?
Përse u larguat…?
Një nga një të gjithë,
Pse e latë detin,
Duke uluritë ?
Hypni përmbi valë,
Porsi amazonat…
Drejtojuni breg detit,
Që ka lot nga nonat* (nënat)
E ato të shkretat,
Me shamitë e zeza…
Po pyesin zogjtë,
A do kthehen brezat ?
Eh… ka ngelë vëndi,
Vetëm pa njeri,
Kemi ikë të gjithë,
Nëna* vetëm rri ! (vënd lindja)
Kthehu! vajzë e valëve,
Përmbi dallgë noto,
Nëpër valë e lotë,
Afrohu mos vono.
Ju sirena deti,
Yll prej bukurie,
Vajzë bijë Himare,
Ylber prej gjithësie.
Vish rrobat e bardha,
Hajde dhe gëzo,
Qaj me lot dhe këngë,
Kurbetin …mallëko!
Kthehu vajzë e valëve,
Vazhdoe pjellshmërinë,
Të lindin bij Himare,
Trima, për krahinë.!
Nëntor 2001 USA.
Himara !
Je porsi nuse per te pate zili
O Himare o perle vend me madheshti !
Eshte per t'u habitur ne shekuj ne vjet
Histori brilante ke pase e do kesh !
Lakemuar te kane, treve trendeline
Permbi dallge "Joni" porsi vetetime !
U munduan shume te te gjunjezonin
Qeveri regjime me cmir te shikonin.
Ke natyre te embel zoti te ka dhuruar
Rriten bijte e tu rrace e bukuruar !
Bere epope qysh kur je krijuar
Te penes te dyfekut njerez fort te zgjuar !
Kurthet e intrigat kurre ty s'tu ndane
Lakemi ka Greku te te kete prane !
S'ka si tjetersohesh kur gjyshi i pare
Ishte Ilirian ne soj e ne fare!
Dhe shekujt ikin deti s'ka ndryshuar
Ty Himare ngelesh per jete e kulluar !
Viti i Ri !
Viti ri c'me sjell kujtime
Qe ne shpirt me hidherojn'
Kujtoj kohen e tallonit
Me tryezen "shtruar plot" !
Gjithe vitin varferuar
Te kursenim nga nje lek....
Te festonim per vjetorin
Me kaposh a ndonje gjel !
Por JO ! gjithmone harmonishem
Te realizohej deshira...
Te veshtira ishin "Listat"
Qe hartoheshin neper keshilla.
S'kishte vere por pije uthull
As dhe arra per bakllavan
Edhe vezet per byreqet
Na mungonin per cdo rradh"!
Edhe shkuan pervjetore
Me nje peme te vitit RI
Pa stolisur kurre me drita
Vetem vetem varferi.
Dhe femijet prisnin lodrat
Qe do sillte viti i ri
Nje birbil nje top ping-pongu
Na sillte nje kinezeri !
EH ! Sa te vuajtur te helmuar
Kemi qene ne ato vjet...
Si s'kenaqem nje here femijet
Viti i ri s'festohet me qep' !
Perseri si emigrante
S'na kenaq ky vit i ri
Tavolina eshte e shtruar
Me cdo lloj persosmeri.
Kur je larg prej memedheut
As nje gje ne nuk na josh
Le te isha prape tek "lista"
Pa tavolinen le ta kisha bosh !
Prozë:
“Vajzeria e Sofikes”
Sofika ishte nje vajze e perkryer e per me teper nje nxenese shume e mire. Ajo binte ne sy per hijeshine e saj. Kish nje trup prej atleteje, sy blu, bel te holle e nje fytyre engjellore si prej porcelani. Ate dite, ajo ishte veshur thjeshte. Me nje pale atlete te bardha, xhinse pas trupit, nje bluze te bardhe gjysem golf e mbi te nje xhakavento treçerekshe me jakë te hapur edhe ajo me ngjyre blu. Floket bjonde i kish te gjata e leshuar gjer mbi vithe.
Ishte një ditë e zakoneshme mesimi e ajo, per çudi s’e kishte veshur perparesen e zeze qe mbanin gjithe gjimnazistet, gje e cila linte pershtypjen se nuk do te hynte ne mesim. Prandaj, kur nxenesit u rreshtuan në sheshin para gjimnazit "Ali Demi" per te filluar mesimin, Sofika, nxenesja e shkelqyer e klases se II-te D, ra me nje here ne sy nga qe ishte e vetmja që s'kishte veshur perparesen e zeze me jaken e bardhe. Nxenesit e mesuesit hodhen njeherazi shikimin mbi te. Ç’te kish ndodhur valle ?
Aty mbi sheshin e pushimit, para hyrjes kryesore te një prej gjimnazeve më me ze ne mbare vendin, trupa e padagogeve qe rreshtuar e gjitha dhe ndiqte ne heshtje ritualin e zakonshem te mengjezit. Nderkohe qe nxenesit po futeshin ne rresht ne hyrjen e portes kryesore, Sofiken e ndaloi mesuesja kujdestare Mariza, e cila kish kohe qe e vrojtonte sa largu, duke arritur të lexojë ne syte e saj nje trishtim te fshehte e te brendshem.
- Sofika, dil te lutem pak nga rreshti. Qendro ketu, gjersa te futen nxenesit ! - i tha ajo me zë të ulet.
Sofika ju bind urdherit e ndenji pak sa djathtas, ne menyre qe te mos pengonte hyrjen e nxeneseve qe vazhdonin te futeshin mes koridorit te madh te katit perdhes e pastaj te shperndaheshin ne klasat e tyre perkatese. Ata kalonin dhe per çudi, te gjithe shikonin Sofiken, e cila u kuptua qe ishte ndaluar pikerisht qe te mos futej ne mesim.
S'kaluan pak minuta dhe pedagoget te cilet, edhe ata e kishin vunë re nje fare pezmatimi ne fytyren e Sofikes, vazhduan ecjen per ne dhomen e mesuesve nga ku moren regjistrat e u shperndane neper klasa, duke menduar se çdo të kish ndodhur vallë me nxenesen e tyre qe ishte e veçante ne atë shkolle.
Kur oborri i shkolles dhe koridoret e saj u boshatisen plotesisht nga nxanesit dhe zhurma e tyre Mariza, e cila vazhdonte te qendrone aty ne sheshin e pushimit te shkalleve e pyeti:
- Sofika, te lutem a mund te me thuash, pse ke ardhur pa përparsen e zeze dhe jaken e bardhe sot ? Drejtoria ka nje vendim ku shkruhet se, në mesim nuk pranohet asnje vajze qe vjen pa e veshur atë ? Përveç kësaj, do të desha te dija se ç’problem ke që ke ketë shprehje kaq te shqetesuar dhe e heshtur në fytyrë ?
Vajza e hijeshme adoleshente qendroi ca çaste pa folur nga që s'ishte ne gjendje t'i shprehte mesueses shqetesimet e problemet e saj dhe pastaj, nisi te qante plot denese e ngasherim, duke u dridhur e gjitha e duke derdhur lote, pa mundur te flasë as edhe një fjalë. Pastruesja e shkolles, Axhibeja, nje grua çame e mrekullueshme e cila ishte si nje nene e mire per çdo nxenes, teksa po dilte drejt oborrit me fshese ne dore, e pa kete skene e nderhyu mes Sofikes dhe mesueses duke thenë:
- Ç’ke te keqen nena ? Ç’te ka ndodhur ? Ç’te mundon, thuaja mesueses. Ajo te do dhe do t’a zgjidhi hallin qe ke… Mos qaj, bije e nenes !
- Lere, Axhibe ! - nderhyu mesuesja - ajo do t'a thotë vetë se ç’fare ka !
- Mire, te keqen nenë Axhibeja, ato që ke thuaja mesueses - tha plot dhemshuri gruaja e moshuar dhe doli ne oborr duke mbajtur fshesen ne dore, nderkohe qe ktheu edhe nje here koken pas e peshperiti me merak fjalet: Ah, a sa delikate jane vajzat e shkreta! …
Ne dhomen e pedagogeve dy tre mesues qe orën e pare s’kishin mesim po diskutonin per Sofiken, duke shprehur edhe ata shqesimin se vajza diçka duhej te kishte. Prandaj, kur aty hyri mesuesja me Sofiken ne krah, u larguan instiktivisht duke thene se do te dilnin jashte te pinin nje kafe! Ata e kuptuan qe Mariza, duhej te ishte vetem e te fliste me te.
Mbasi mbylli porten e salles me çeles nga brenda, Mariza ju drejtua perseri vajzes:
- Te lutem me thuaj, ç’farë ke, moj vajzë ? Ç’te mundon? Pse s’me tregon ç'ka ndodhur?
- Po, une dua t’ju tregoj - tha vajza duke ndalur lotet - por a ka mundesi te shkojme tek drejtori e atje t'ju shpegoj? Sepse kam vendosur te le shkollen, te mos t'a vazhdoj me. S'mundem !... S'mundem ! E, vajza shpertheu perseri ne ngasherime e, lotet i rridhnin çurk mbi faqet e saj si porcelan, te cilat i kishin marre nje ngjyre mavi te veçante.
- Mos qaj te lutem, mos qaj ! Hajde te shkojme tek drejtori - i tha mesuesja e cila, edhe ajo ndihej shume e shqetesuar e nuk dinte se si t'a shpjegonte panikun e vajzes se ngrate.
Zyra e drejtorit ishte ne katin e trete, nje kat me lart se salla e mesuesave. Mbasi kaluan koridorin e gjate, ne hyrje te shkalleve ndeshen me Arjanin, nxenes ne nje klase me Sofikes i cili, duke pare ne mengjez Sofiken pa perparese si edhe te shqetesuar, kish kerkuar leje te mos merrte pjese per ate ore mesimi. Syte e saj te perlotuar u kryqezuan me ato te atij e, ai u perpoq qe te komunikonte sadopak me te. Sofika s'i kushtoi rendesi qendrimit te tij ne shkalle dhe me shikimin e saj sikur i thoshte la te kuptoje se … ai e ti je sebepi ! Mariza, vazhdoi te ece me shperfillje e duke ngjitur shkallet u kthye nga vajza e tha:
- Po ky, ç' ben jashte ? Pse s’eshte ne mesim ?
Sofika, ndali dhe shpertheu perseri, ne lote e ngasherim.
Pas pak, trokiten ne zyren e drejtorit dhe kerkuan leje te hynin. Drejtori, i cili nuk kish as me te voglen dijeni se ç'problem kishte nxenesja ne fjale, kur i pa bashke, instiktivisht, u ngrit me nje here ne kembe dhe pyeti:
- Ka ndodhur gje ?
Mariza nuk mund te fliste dot dhe u pergjigj neper dhembe:
- Shoku drejtor, ende s'dime gje… Sofiken diçka e mundon dhe kerkoi t'a degjonit personalisht ju… Apo jo Sofika ?
- Po ! - u pergjegj ajo nderkohe qe me shami dore, mundonte te fshinte lotet.
Drejtori, i cili kish vite qe drejtonte ate gjimnaz model, ish njeri i "shenjte", i thjeshte e fisnik, mesimdhenes i shkelqyer. Ai kish mbaruar studimet e larta ne Bullgari dhe qe drejtues i afte e me ze, ne mbare sistemin shkollor te kohes.
- Uluni, uluni, mos rrini ne kembe - i ftoi duke drejtuar doren nga karriget e pastaj ju drejtua vajzes - Ti, vajze, çfardo shqetesimi qe te kesh, ate duhet t'ua thuash me pare prinderve e, me pas, mesueses tende. Do ish mire qe une te mos degjoja gje, ne se behet fjale per probleme jashte-shkollore. Por, ama, ne se ke probleme qe jane brenda shkolles, per to menjehere duhet te sinjalizoni e te flisni ! Por, sido qe t’ju kete ndodhur, pa me thoni, pse ke ardhur ne shkolle pa perparese? Pse keni thyer urdherin e drejtorise ?... Ti je nje vajze e zgjuar, shembullore e ne mburremi me ty. Je e dalluar ne mesime, ne sjellje e edukate. He, fole vajze e mbare, si e ke hallin ?!
Sofika, edhe pse ne kulm te deshperimit, mblodhi veten duke i'u pergjigjur me plot kurajo:
- Shoku drejtor… Une s'e kam veshur perparesen, sepse s’kam per t'a vazhduar me shkollen. Per kete gje, natyrisht, jam shume e merzitur dhe teper e deshperuar por, ne s’vijme ne shkolle per te na perulur djemte e per te na poshteruar… Ja, kjo eshte e tera !
- Pa dale, pa dale, merre pak me shtruar, vajze ! - nderhyu drejtori - Pa me trego pak, te lutem, me shpego me qarte, çfare ka ndodhur ? Kurse, sa per ato fjale qe the se do lesh shkollen, me vjen keq qe e degjoj nga goja tende. Ti, je nxenese e shkelqyer. Si do t'a besh kete gje ?... Do qe te mbetesh e pa shkolluar ? - Nuk mundem - tha e perlotur Sofika - s'mund t'i u them asgje me teper. Me lini ju lutem vetem me mesuesen. Me vjen turp… Me pas le t’ju a thote ajo te gjitha. Por, problemi im eshte i pazgjidhshem. Une, pa tjeter qe duhet te le shkollen ! Me vjen keq, por duhet ta le, me domosdo. Mami e babi s’dine gje akoma, ndersa une kam dy dite pa gjume qe luftoj me vetveten. Pse te me ndodhi mua keshtu, pse ? S'dua t’a besoj !...
* * * Arjani, nxenesi i klases se II-te D, i cili po priste ende tek shkallet, ishte nje djale simpatik dhe pergjithesisht i mire ne mesime. Por ishte nje tip megalloman nga qe kish nje vit e ca që ish kthyer nga jashte shtetit, ku prindet e tij kishin qene ne nje perfaqesi diplomatike te shtetit tone. I ati, dikur punonjes ne Ministrine e Puneve te Brendshme ne Tirane, pat qene derguar per kater vjet si diplomat ne nje shtet te Amerikes Latine. Keshtu qe atij ju desh te rrinte me gjyshen nga nena sapo filloi gjimnazin nderkohe qe, tetevjecaren e kish mbaruar ne ambasade me mesuesit qe shteti dergonte per femijet e diplomateve. Pra, ai, prinderit e motra e vogel, kishin disa muaj qe qenë kthyer pergjithmone, nderkohe qe i ati ishte emeruar shef i zhdukjes se krimeve ne Vlore.
Ardhja e tyre ne ate qytet, ku njerezit jetonin ne varferi e te izoluar nga bota e huaj, beri jehone dhe ra ne sy sikur te kish zbritur nga kozmosi. Ata u sistemuan ne pune e femijet ne shkolle, ne apartament te madh luksoz, me tre dhoma gjumi e nje dhome tip studio e cila ish adaptuar duke u marre nga hyrja tjeter, per nje rast te veçante si ai. Ajo familje ishte "tipike", jo vetem nga pozita qe kish marre i pari, nga fakti qe bashkeshortja e tij pat zevendesuar menjehere dr. Petritin si drejtoreshe e farmacive, por edhe nga te bemet e tyre te cilat ishin shume te eksagjeruara. Ata, perveç veshjes qe ata i nderonin çdo dite e sipas stines, kishin edhe kater biçikleta larushe, me zinxhira e me shume korona, me te cilat benin xhiro çdo mbas dite deri ne Uje te Ftohte tek rrapi e anasjelltas. Shetisnin me akullore ne dore, me radijo e tangerlleqe e te dukej sikur shihje nje grup cirku, nga ata me klloune ! Aristokraci e kaluar asaj, po kujt i'a mbante te thosh gjysem fjale? Pa le kur, te gjithe, flisnin rruges spanjisht! Me pak fjale atyre vegjelia, ne qe ishim poshte tyre u dukeshim si milingona. Ata dukeshin sikur kishin zbritur nga Olimpi !
I ati, i shikonte vartesit qofte edhe kryetarin e tij me perçmim, se kryetar ishte, por jashte shtetit ama s’kish dale, as biçiklete me lule s’kish. Po keshtu edhe e ema e Arjanit, shoqja Violete e cila "shiste pordhe" e çdo nje ore shkonte e nderohej me rrobe te reja: kapardine, pallto kepuce e sandale. E, kjo pune, merziste jo vetem nepunesit a shikueset e rruges, por edhe gjithe qytetin. Njerezia, mezi prisnin pagen e pesembedhjete diteshit, ndersa kjo familje hante ne restornat – turizem edhe dreken e darken !
Per çudi, edhe vajza e cila vazhdonte shkollen e piktures te njejtat huqe kishte, i shikonte me percmim shoqet te cilat e thumbonin e s’ja varnin fare, por megjithate ajo donte te dukej me ato rrobat e bukura qe kish sjelle nga Amerika ... sepse ashtu qe mesuar. Ndersa Arjani, donte te ish mbi te tjeret. Ai hiqej sikur dinte gjithçka, por shoket pak nga pak nisen t’i largoheshin dhe ai e pa veten ngushte e nga kjo, ndodhte qe te largohej shpesh nga oret e mesimit. Kjo edhe nga qe i ati, sa here qe ai ikte me sherbim ne Tirane a gjetke, merrte ne telefon ne shkolle qe t’i jepnin leje, sepse ai shkonte ne kryeqytet me gjithe familjen. Aty prenotnin dhoma ne hotele turizmi dhe kudo e prezantonin veten qe te dukeshin se kishin ardhur nga jashte…
Por le te vijme te vijimi i historise sone qe nisem ne fillim.
Qendrimi i Arjanit para shkalleve ne shkolle, nuk kish ndodhur rastesisht. Ai, e kish ndjere veten keq kur, Sofika vajza me e hijeshme e shkolles kish ardhur pa perparese e me nje here, kerkoi t'a zbuse "shakane" qe kishte sajuar nje dite me pare. Por, kur syte e tij u kryqezuan me ato te Sofikes, ne kohen qe ajo po shkonin ne drejtori e shoqeruar nga mesuese Marizen, i dhane te kuptoje se ai, Arjan Bitri, s’i kish punet mire. Ajo, Sofika, kish vendosur qe t'ja çirrte masken atij prototipi, sikur t’a dinte edhe te vdiste e, per kete, s’kishte hiç frike, sikur te ishte edhe vete djali i Enver Hoxhes !
Arjani ishte i trembur …
* * * Me se fundi, Sofika, vendosi te flase. Ajo, pasi mblodhi veten ashtu e perlotuar siç ish, shprehu pa pike ndrojtje ankesen qe kish:
- Veprimet e Arian Bitrit ne klase, shoku drejtor, jane ato te nje rrugaci !... Do t'i u lutem shume t’a beni zap. Le te jete i kujt te doje, qofte edhe bir i Enver Hoxhes! Ne s'vemi ne shkolle te na fyejne, te na poshterojne e te na tallin. Jane shume raste te perseritura ato te tij… Ai kercenon, ze porten sa here dalim ne pushim e duhet t’i lutesh qe vajzat te dalin jashte. E tepron, te kap me duar, per flokesh, ai ... - tha vajza e shpertheu ne lot me denese - eshte shume i poshter, megalloman !
- Prit, prit nje here, mos vazhdo me tej - nderhyu drejtori e shtoi - Te lutem Mariza, shko lajmero urgjent sekretarin e partise, mesues Shpetimin… Ti, Sofika, prit pak. Qenka shume problem serioz ky, interesant! Si eshte e mundur qe ne te mos dime asgje ?
Sofika nderpreu rrefimin dhe filloi te qante.
- Pusho te lutem, qetesohu ! – i thoshte here pas here drejtori, nderkohe qe ndjente se vajza po dridhej gjer thelle ne shpirt.
Pas pak, sekretari i partise profesor Shpetimi bashke me Marizen u futen brenda. Drejtori, nuk u besonte vesheve e kerkoi edhe nje here nga Sofika te nise te rrefeje se çfare kish ndodhur ne klasen e II D. - Do ish mire – tha ai - qe te thirret edhe sekretarja e shkolles qe te mbajme edhe nje proces - verbal ku te shenohen gjithe thenjet e vajzes…
- Po si eshte puna? Çfare ka ndodhur ? - pyeti Shpetimi.
- Po ja, vajza ankohet qe Arjan Bitri sillet si rrugaç ne klase, ka kohe qe e ben kete e asnjeri s'eshte bere i gjalle e edhe mesuesja s’di gje… Pa fol, moj vajze e dashur, trego ato qe me thate mua, qe t'i degjoje edhe sekretari.
- Shoku drejtor, une ju thashe edhe pak me pare e po ju them perseri se, ai njeri eshte problem per vajzat. Sjellja e tij prej rrugaçi, na ben te mos frekuentojme me shkollen - dhe vajza e lotuar dhe vazhdoi te tregoje rreth sjelljes se tij qysh ne fillim te vitit. Ajo u ankua se ai sillej me kedo nga vajzat keq e se ato kishin frike e nuk qene ankuar, bile dje ai, i kish shkruar edhe nje leter te cilen Moza, nje shoqe e klases, magjype, e kish lexuar ne gjithe klasen pastaj ja kish vene asaj mes librave, nderkohe qa ajo ishte jashte.
- Une letren e kam ketu, teksti i saj eshte teper i felliqur, asnje s'mund t'a lexoje ate e, edhe kur e paskish lexuar Mimoza, ne vend te fjaleve te keqija nga qe i vinte turp thoshte … pike … pike...! Ajo leter kishte shume pike… pika !
Vajza qau perseri me urrejtje e zemerim te madh dhe tha;
- Keshtu s'mund te vazhdohet me ! Une do lë shkollen qysh sot e, çeshtjen do t’a kerkoj gjer lart ne Komitetin Qendror te Partise edhe pse, prinderit e mi, s'kane fare dijeni per çka ka ndodhur…
Profesor Shpetimi, i cili ishte teper servil dhe i pa qendrueshem ne karakter e shkonte nga frynte era, mbasi degjoi vajzen nderhyri:
- Tani, ne te degjuam ty moj vajze, po ate letren duam te na e lexosh e, pastaj, t'a shohim ne se eshte shkrimi i Arjan Bitrit ai apo e ka bere nje tjeter. Sepse, Arjani eshte djale i mire e prinderit e tij, jane njerez te nderuar e me poste ne Parti, apo jo shoku drejtor ?!
Sofika prishi buzet me perçmim.
Drejtori hoqi syzat e ju drejtua Shpetimit, me shume seriozitet perzier me inat:
- Me fal por, ketu s'behet fjale se i kujt eshte Arjan Bitri. Une mendoj qe menjehere te mblidhet Keshilli Pedagogjik, te shqyrtohet ankesa dhe te verifikohet letra, te pyeten nxenesit e per te, te merren masa urgjente deri ne perjashtim nga shkolla. Shkolla jone eshte me tradita e ketu s'ka vend per rrugaçe ! - Mos u nxitoni, shoku drejtor - tha Shpetimi i qete dhe tinzar - duhet marre shtruar puna se, po u ekspozua ndodhia, qofte sikur te jete e vertete, atehere shume vajza te influencuara nga prinderit mund te brakstisin edhe shkollen e me pas i hapet nami i keq gjimnazit tone… Apo jo shoqja Mariza ?
- Te lutem, une jam dakort me mendimin e drejtorit! - tha teper seriozisht Mariza - - Te hapet nami, te behet ç’te behet - kembenguli drejtori dhe shtoi- çeshtja eshte serioze dhe une them qe urgjent, te nderpritet mesimi e mesuesat te thirren ne salle qysh tani. Mariza, lajmero dezhurin, mesimi te nderpritet ! - Po prit, shoku drejtor, prit nje here! Se mund te kemi edhe probleme me te atin e tij. Ai eshte kuader e njekohesisht antar i byrose se partise ne rreth.
- Shoku Shpetim, ketu kemi te bejme me sjellje jashte normave te shoqerise. Ketu kemi te bejme me nje kercenim ! Ketu kemi... ç’te them une !... Shume keq, shume keq ! Edhe ju, Mariza, do mbani pergjegjesi, se eshte ne klasen tuaj qe behen keto maskaralleqe e, ju, s’keni dijenine me te vogel - foli drejtori dhe hodhi syzet mbi tavoline dhe urdheroi - Te mblidhet keshilli pedagogjik ne çast ! Kurse, ti moj vajze e mbare, mos u shqeteso per çka ndodhur. Lajmero dhe prindet dhe, te jesh e sigurte se per te, ne do marrim masa gjer ne perjashtim nga shkolla. Jo vetem nga kjo e jona por ndofta edhe nga gjithe shkollat e Republikes. Natyrisht, mbasi te vertetojme ato qe thua ti, bashke me vertetesine e letres…
Çeshtja mori nje drejtim qe s'pritej. Shpetimi, natyrisht, s'kishte hallin e vajzes apo te vajzave te shkolles. Sepse, ai e shikonte problemin ne "rruge partie". Kish frike se me pas problemet do te nderlikoheshin e, dhe roli i tij si sekretar partie, ndoshta do te kish pasoja.
Vajza duke lotuar tha:
- Kete problem, po nuk e zgjidhet ju si drejtori, une dhe prindet e mi do bejme leter deri tek shoku Enver Hoxha e per kete s'kemi frike nga njeri, per me teper qe im ate eshte komunist ! Pike ! …Tani, a mund te largohem une shoku drejtor ?
- Po, te largohesh! - foli qete drejtori - Letren jepja sekretarit dhe ne do t’a diskutojme ne keshillin pedagogjik. Hajt, vajze e mire, mos u merzit, te kesh besim se shkolla jone nuk turperohet. Arjan Bitri do japi llogari ! Jepja letren sekretarit e te kesh besim tek partia !
Vajza, u kthye pak prapa e nga gjoksi nxori letren, te cilen ja dha sekretarit, nderkohe qe drejtori nderhyu e tha:
- Mariza, vajza le te largohet per ne shtepi. Kurse ti, vajze, do te lutem, mos u thuaj gje prindeve sot, perderisa te dime si do reagoje keshilli pedagogjik. Mire ?!
- Nuk di, jam shume e shqetesuar, shoku drejtor - psheretiu ajo.
Ne ate kete kohe ra edhe zilja e ne shkolle u nderpre mesimi. Arjan Bitri, priste tek shkallet Sofiken e kur ajo kaloi prane tij, ashtu neper dhembe, ai leshoi nje fjale te turpeshme dhe fyese: - Do t’a shikosh se çdo te punoj. Ke per te pare !
Sofikes ju skuq fytyra dhe i tha !
- Do t’a paguash shtrenjte Arjan Bitri! Mendjemadh, megalloman, çun mamaje !
Arjani tentoi ta kapte nga krahet, nderkohe qe ajo bertiti:
- Ik, leshome rrugen, i poshter, rrugaç !
Nxenesit qe kalonin aty prane e degjuan ato fjale, ndalen per nje çast te habitur.
* * * … Sofika zbriti duke fluturuar shkalleve e duke munduar se pse te kish ndodhur ajo gje. Dhjeta pyetje i bente vetvetes: Pse behej diferencim mes nxenesave? Pse, ca ishin te perkedhelur e ca te te tjere te vuajtur ? Perse te sillet ashtu shoku i saj i klases ? Ku qendronte puna ? Nga qe kishin pozita dhe i ndjenin krahet te ngrohta? Apo thjesht nga nje mendjemadhi prej rrugaci ?!...
E ndjente veten shume te fyer e te prekur thelle. Ndjente boshllek ne shpirt. Ajo rridhte nga nje familje intelektualesh. I ati punonte ne aviacion si specialist, nene oficer. E ema ishte mesuese kopshti. Nje vit para ata kishin pesuar nje fatkeqesi. I kish vdekur xhaxhai, nga nje atak ne zemer, ne moshen tridhjete e pese vjeç. Ai kish lene dy femije. E shoqja nga helmi qe pesoi, sa i sollen burrin e vdekur ne shtepi, pasi e veshi dhe e ndreqi kufomen beri vetvrasje. Ishte nuse e re, njezetetete vjeçe. U hodh nga ballkoni i katit te katert. Qe nje femer shume e bukur. Ajo, vdiq ne moment, ne trotuar. Pas asaj ngjarje tragjike i ati i Sofikes, rriste edhe dy niperit e tij, mbetur jetim.
Pikerisht, keto mendonte Sofika, teksa nxitonte drejt shtepise dhe luftonte me veten, ne se duhej t'u thoshte prindeve per ato çka kishin ndodhur ne shkolle, apo jo. Po per biseden me drejtorin dhe sekretarin e partise, po per letren, a t’u them ? E di qe ata do hidherohen, e di qe do luftojne per te drejten time. Qe do kene telashe, dhe kete e di, por s’ka si behet ndryshe. Por, mos valle, do te ishte me mire te prisja vendimin e keshillit pedagogjik ? Jo! T’a di te vdes, neser s'shkoj ne shkolle. E, pse te shkoj, xhanem? Atje te merzitet shpirti ! Po shoqet e mia ? Pse s’e ngrene zerin ato? Pse, kur une diskutova ne mbledhjen e rinise, ato heshten? Aty, une fola per ca gjera qe s'shkonin mes djeme e vajzave, ne pergjithesi. Kurse atij, i dogji e doli ne lufte te hapur kunder meje. Turp t’i vije, te poshterit, mendjemadhit ! Por, me vjen keq vetem me nje gje. Pse, te behem objekt bisedash, pa bere faj? Pse ?...
E nisi te qante rruges. Kish nisur te binte nje shi i forte e po lagej e tera por, as qe i vinte ndermend te futej nene ndonje strehe. Dhe ecte. Ecte mendueshem. Sa mbriti ne shtepi, e ema kuptoi qe vajza kish dicka. Syte i qene buavitur. Ashtu siç qe e lagur qull, Sofika ju hodh se emes:
- Mami, s'mund te shkoj me ne shkolle, s'mundem… Do t'a le…
- Uaaa, po ç'jane keto qe thua, moj vajze ? - tha e ema e shtangur - Ne syrin e kemi tek ty. Po bejme kaq sakrifica qe ju te arsimoheni e ti me thua ? S'e kuptoj, ku e ke hallin? Mos ke ndonje problem ? Hajt, shpirt, thuaja mamit. Fole, bija ime, ç'ke ? Pse qan? Ç’te ka ndodhur? Oh, e mjera une ! Fole, moj bije ! Pse me helmon keshtu, pak halle te tjera kemi ?!
Sofika, ju lut se emes t’a linte te qete. Shkoi ne dhomen e saj, u nderua dhe u perplas mbi shtrat, duke qare me denese. Kur erdhi i ati, ajo rrefeu per ngjarjen. Prinderit e degjuan te tronditur por u munduan t'a qetesojne, duke i thene se te tilla gjera ndodhnin, se çeshtja do sqarohej e ajo do shkone ne shkolle si gjithmone. Ne darke vajza as hengri, as piu. Ra perseri ne shtrat duke lotuar. Femijet u munduan t'i thoshnin ndonje fjale, por ajo s'pranonte Qe shume e helmuar nga gjitheçka qe kish perjetuar.
Te nesermen, i ati s'vajti ne pune. Piu kafen e mengjezit, percolli te shoqen dhe priti qe vajza te ngrihej per te shkuar ne shkolle.
- Sofika, ngreu, te keqen babi! Vajti ora per ne shkolle !
- Babi te lutem, ta thashe edhe mbreme - i tha ajo qe nga shtrati - Ne shkolle s'vete. Aty duhet te shkoni ju. Te vini nderin tim ne vend. Pse te gjykohem une, pa bere asnje faj ? Pse? Pse te me shkelin me kembe djemte e "agallareve"? Pse, pse, pse? I ati heshti. Mbylli deren e dhomes, shkoi ne guzhine e ndezi nje cigare. Po! Vajza kish te drejte. Ishte ai qe duhej te shkonte ne shkolle. Ai qeratai qe i binte ne qafe te bijes, duhet te jepte llogari ! Thithi cigaren thelle e pastaj mendoi: Po dale nje here, t'a shoh me qete kete pune. Ai djale e ka babane kuader te nderuar partie e jo "aga", siç u shpreh e bija. Fjala e tij degjohej shume. Pastaj, ç'dobi do sillte ankesa e tij? Pse, t'a bente kete? Qe t'i hapte telashe vetes ? Vajti perseri te vajza, hapi deren lehte dhe i foli me te bute:
- Po mire, moj bija ime! Une vete, por s'jam dakord me ty qe i cileson "agallare"…
- Jo, babi ! E ke gabim. Ata jane agallare e kaluar agallareve ! Per ta flet nje Vlore e tere, po njerezit kane frike t'a hapin gojen …
- Po mos na hap telashe tani, moj vajze, ngreu!
- Te lutem babi, te thashe, une nuk shkoj me ne shkolle ! Kjo pune ka mbaruar.
I ati, duke njohur karakterin e te bijes, psheretiu dhe tha:
- Ne rregull ! Atehere po shkoj te drejtori! Po, ti, qetesohu! Çdo gje do rregullohet, ke per te pare! Dhe degjo, gjerat duhen gjykuar me gjakftohtesi. Dakord ?! …
- Me gjakftohtesi ? Ç’me thua, babi ? - shfryu vajza - Po ai me ka share, me ka kercenuar, me ka fyer e, ti me thua te gjykoj me gjakftohtesi ? Jo ! Jo ! S'mundem !
- Mire, mire, qetesohu! Po shkoj ne shkolle - i tha i ati dhe e mori per qafe duke e puthur ne balle. Pastaj pasi mbylli deren, e mermeriti me vete - Kush e di çdo na nxjerre kjo mesele ?
* * * Mbledhja e keshillit pedagogjik, s'doli ashtu siç mendoni e parashikoi sekretari i partise. Ai, si mik i te atit te Arjan Bitrit e shok ideali i tij, u perpoq qe t'a zbuste ose t’a shuante ate problem, por drejtori dhe shume prej arsimtareve burra apo gra, u indinjuan kur degjuan nga goja e drejtorit ç’kishte rrefyer Sofika, bile kerkoi me kembengulje te lexohej letra, teksti i se ciles ishte i pa pranueshem per nje mjedis te tille.
- Ne kete shkolle - vazhdoi drejtori me ton te larte e shume i indinjuar - nuk do te lejojme djem qe te marrin neper kembe vajzat, qofshin ata edhe bij te anetareve te byrose politike. Me vjen shume keq me ç’ka ndodhur dhe ndjehem me faj dhe pergjegjesi. Per kete gje, me vjen keq se pari si prind, por edhe si pedagog e drejtor. Prandaj mendoj qe, çeshtja t'i kaloje hetuesise, edhe pse ai nxenes eshte ende mazhor. Por, kjo s'do te thote qe ai mos gjykohet, per fyerjet e kercenimet e tij prej rrugaçi …
Disa mesues moren zemer nga fjala e drejtorit e nisen te diskutojne me shume kurajo bile, dy - tre prej tyre, ajo e matematikes, e gjuheve te huaja dhe e letersise, kerkuan qe çeshtja te analizohej me teper seriozitet e personi ne fjale, te vihej para pergjegjesise. Me pas u ndez debat i madh. Shume mesues kerkuan te lexohej letra e "turpeshme", nderkohe qe sekretari i partise dridhej e perdridhej, duke u thene kolegeve se fjalori saj qe i papershtshem.
- Pse s'thua fjalor i piste ? - nderhyu drejtori - Prandaj te lutem ta lexosh, sepse ketu te gjithe jemi prinder dhe edukatore. Duhet qe gjithkush te kuptoje se gjer ku ka arritur shkolla jone. Sa keq me vjen ! Sekretari i partise u perpoq t'a shmangte ate gje, duke thene se ajo ish nje lajthitje djaloshare, nje eufori adoleshenti, prandaj ai e cilesonte te pa kuptimte leximin.
- Jooo ! - therriti drejtori duke i rene me grusht tavolines e duke u ngritur ne kembe ne shenje proteste - Jo, shoku sekretar ! Ju jeni i detyruar t’a lexoni letren. Ketu, jam une drejtor i kesaj shkolle e do behet ashtu siç them une ! Ju, shoqja Merjeme, mbani protokollin ne regull. Te te lutem, shenoi pike per pike fjalet e mia !...
- Siurdheroni !
- Flisni, me kurajo, mos u trembni ! S'keni se nga kush rezervoheni ! - beri thirrje drejtori.
- Me leje !
- Urdheroni !
- Ne, shoku drejtor, po s'degjuam se ç’eshte shkruar ne ate leter te shkrete, s’kemi se si japim mendim. Kur t'a degjojme, do japim edhe mendim tone - tha mesuese Merita, e cila ishte gruaja e nje prej sekretareve te komitetit te partise te rrethit -Prandaj, shoku Shpetim, s’ka pse te nguroje, le t'a lexoje letren … - Po, ç'te degjosh, moj shoqja Merite ? Ne jemi burra e s'e lexojme dot - u pergjegj ai.
- Por ate e kane degjuar gjithe nxanesit e klases se II-te D. E ka lexuar nje vajze. Atehere, pse juve u vika zor ? Ç'jane keto gjera ?! - nderhyri nje mesuese.
Mbledhja, po behej e zjarrte e, dhe ata mesues qe ishin te frikesuar e trembeshin te delnin kunder veprimit te Arjan Bitrit, natyrisht nga frika dhe influenca e atit te tij, filluan te peshperisnin e te kerkonin fjalen. Si perfundim, i detyruar e pa me te voglen deshire, sekretari nisi te lexoje letren e cila kish nje tekst teper te turpeshem e me fjalor rrugesh. Pedagoget u befasuan, ca gra protestuan qe ajo te mos lexohej me tej, nga qe fjalori i saj ishte skandaloz.
- Vazhdoje gjer ne fund ! - urdheroi drejtori - Ju, Merjeme, vazhdoni protokollin !
- Siurdheron ! - u pergjigj Merjemja.
U deshen shume e shume ore diskutimesh qe keshilli pedagogjik te jepte me ne fund, mendimin e tij perfundimtar. Disa komuniste si edhe sekretari i partise, kerkonin qe ajo çeshtje te mbyllej brenda shkolles e te mos ekspozohej, per disa arsye. Se pari, per emrin e mire qe kishte vete shkolle ne dekada, se dyti per vajzen, "puna" e se ciles perbente nje çeshtje delikate e, mbi te gjitha per emrin dhe detyren e shokut K. babait te Arjanit …
Me pas, u krijua pak a shume nje skene e tille me keto replika.
Drejtori:
- Shoke ! Ky eshte nje skandal me permasa kombetare ! As qe mund te konceptohet qe nje nxenes i nje shkolle me emer si kjo e jona, te beje veprime te tilla te turpesheme duke kercenuar, fyer e bezdisur vajzat, shoqet e tij te shkolles. Ne kemi ketu vajza konviktore, te ardhura nga fshatrat e rrethit tone e nga rrethe te tjera. A e dini se ka dite qe ne klasen II -te D, qysh kur eshte mare vesh ky incident, mungesat e vajzave jane te shumta ? Ndersa ne fleme, mesuesja kujdestare hesht, organizata e rinise po ashtu, sekretari ka frike nga Arjani dhe babai i tij. Ju lutem, me thoni, ç’eshte kjo ? Po ju pyes si t’ja veme emrin. Une propozoj qe çeshtja t'u kalohet organeve perkatese dhe kerkoj perjashtimin nga shkolla jone e gjithe shkollat e vendit te nxenesit Arjan Bitri. Ky eshte mendimi im ! Shoqja sekretare, ju lutem, shenoni pike per pike mendimin tim dhe m'a jepni t’a shikoj me pas …
Sekretari:
- Shoku drejtor, shoke kolege ! Me vjen vertet keq qe ne shkollen tone te ndodhin ngjarje te tilla por, para se te marrim nje vendim te tille, duhet te vertetojme, me ekspertize qe letra eshte shkrojtur prej nxanesit Arjan Bitri. Se mund te kete ndodhur qe, dikush tjeter te jete autor i saj e, me kete veprim, ka per qellim te diskreditoje prindet dhe familjen e tij e cila sa eshte kthyer nga nje mison shteteror sherbimi, ne Ameriken Latine. Prandaj, ju lutem, t'a shohim drejt e me qetesi kete çeshtje. Duhen gjykuar me pjekuri politike. Mos valle, pas ketij skandali fshihet dikush tjeter ? Mos valle ne te, jane implikuar persona te tjere, te cilet kane per qallim te perbaltin kuadrot e Partise e te Pushtetit. Ju lutem shume, mos u ngutni por, mbani qendrim serioz e te drejte ...
Mendoj qe se pari letra te verifikohet, te kaloje ne ekspertize. Te ballafaqohen nxenesit, vete vajza qe ankohet e ajo qe ka lexuar letren. Te pyetet klasa, rinia e, me pas, te dalim me mendim. Organizata e partise se shkolles, se bashke me mua, do te jete pergjegjese per kete skandal, prandaj t'a shikojme mire kete pune se, me siguri, ketu ka dore armiku. Vigjilenca jone, ate qe ka ngritur kete alibi, do t’a kape si miun ne çark. Arjan Bitri, rrjedh nga nje familje e devoteshme e patriote e, per me teper nga dy prinder komuniste qe japin edhe jeten per atdheun e partine. Pra, t'a marrim çeshtjen me qete. Me qete, pa gjaknxehje e inate. Ju lutem shume !...
Drejtori:
- Protestoj !
Disa mesues te lekundur:
- Shoku Shpetim, mund te kete te drejte ! Me e mira eshte qe çeshtja te shkoje ne ekspertize... e, me pas, le te gjykojme.
Sekretari:
- Mendoj t’a hedhim ne vote! Kush eshte dakort me propozimin e drejtorit dhe kush eshte pro mendimit tim ? Drejtori:
- Jam dakort !
Pastaj u kalua ne votim. Merjemja numuroi votat e dha rezultatin perfundimtar. Doli qe shumica qe dakord qe çeshtja te shikohej me pare ne ekspertize e, me pas te merrej nje vendim i sakte dhe pa paragjykime e dashakeqesi per secilen pale. Mbas shtate oresh mbledhje, keshilli pedagogjik i shkolles u shpernda.
* * * Babai i Sofikes, i pezmatuar ne kulm, zbriti shkallet e pallatit e doli ne trotuar, duke marre rrugen per ne shkollen e vajzes. Sa kishte filluar nje shi i imte dhe i ftohte. Gjethet e fundvjeshtes, te verdha e te rena ne toke, kishin mbushur bulevardin. I veshur me uniformen ushtarake te kapterit te aviacionit, me kapote e me çizme, ai ecte mbi gjethet pa jete, te cilat era i shpernante sa andej kendej. Njerezit nxitonin per ne pune e, shume kalimtare vraponin, mbasi shiu filloi te binte me rembim. Qielli u nxi e dallget e detit nisen te terboheshin.
Interesant, mendonte ai, pak halle e telashe kemi ne jete e tani na duhet te perballojme dhe te tjera ? Femijet mezi i rrisim. Ndaj tyre kemi detyrime te medha, nuk i perballojme dot me ushqime. Mungojne te gjitha. Nje pako gjalpe ne muaj, nje kile mish, 30 kokra veze. Buka me lista, lere pastaj veshembathja, perimet... Na vjen turp qe femijeve t'u mungojne nevojat me elementaret e jeteses. E ja, tani edhe ky turp ! Mire te gjitha, por duan te na shtypin edhe me kembe.
Duke menduar gjithe keto e te tjera halle kapter J, duke ecur neper shi, mbriti pa kuptuar para hyrjes se shkolles. Ndali ne verande, hoqi kapelen nga koka, e shkundi ate nga ujet e shiut, pastaj nxori shamine dhe u fshi. Fytyra i kish marre nje ngjyre te kuqereme ne te verdhe, gjithe kjo nga inati qe i vlonte perbrenda. Ne te, krahas zemerimit shprehej dhe nje urrejtje e madhe. Mblodhi veten e pasi pershkoi shkallet, pa kthyer koken as majtas as djathtas, u ngjit ne katin e dyte e trokiti tek porta ne te cilen qe shkruar tabela "Drejtori". Disa disa nxanes qe kaluan aty prane ndalen pak e, njeri prej tyre, tha: Ky eshte babai i Sofikes !
Trokiti e, pasi degjoi qe nga brenda fjalen: Hyre, u fut brenda, pershendeti drejtorin e nisi te kerkonte shpjegime per "punen" e vajzes se tij. Drejtori, e priti me shume respekt; U çua ne kembe, i vuri doren ne sup dhe e ftoi te ulej:
- Qenke bere qull ! S'kishe çader me vete ?...
- Eh, qull me kane bere hallet e jo shiu, shoku drejtor… Shiut i bejme derman se thahemi, por halleve si keto, si t'u bejme ?… Nuk u a kemi borxh !…
- Te kuptoj, te kuptoj por qetesohu ! Te bisedojme me shtruar, pa u nxehur e pa fyer njeri - e qetesoi drejtori dhe pas kesaj biseda vijoi :
- Une s'kam ardhe te fyej askend, por nderkohe nuk lejoj as te me fyeje ndokush !
- Po ! Ke te drejte !
- Do ju lutem shume te me degjoni, para se te filloni te me thoni ankesen.
- Po, me kenaqesi !
- Degjoni! Ne per kete problem, beme mbledhje urgjente te keshillit pedagogjik e do te ballafaqohemi edhe me nxenesit e klases se vajzes. T'a dish se problemin e ka mare ne dore Partia e ne do t'a denoncojme çeshtjen ne prokurori, per kete te jeni me se i sigurte - sqaroi ai dhe i shpjegoi urtazi, qellimin dashakeqas te sekretarit, i cili donte t'a zbuste ose t’a kalonte çeshtjen lehte, si nje veprim prej adoleshenti e kjo, per te mbrojtur djalit dhe babain e tij pushtetar e shtoi - Une e ca mesues te tjere, s'luajme nga ç’kemi thene. Te jesh i bindur se çeshtja do kaloje ne prokurori e do merren masa. Ne fakt, ne propozuam qe djali te perjashtohet nga shkolla, por sekretari eshte me mendimin se, se pari, letra duhet verifikuar ...
- Po, ç'leter duhet verifikuar, mor shoku drejtor ? - tha i ati i Sofikes dhe u ngrit i revoltuar ne kembe - Nuk ju vjen turp? Ç’jane keto gjera? Letra dihet qe eshte shkruar nga ai rrugaç. Ndofta, ai eshte mesuar te beje te tilla gjera ne Amerike por ne, ketu, s'i kemi borxh asnjerit qe te na bjere ne qafe. T'a dini, une s'e le çeshtjen me kaq, do ankohem gjer ne qeveri, ne prokurorine e pergjitheshme, deri tek shoku Enver Hoxha, Ramiz Alia a kush te jete. Do kerkoj drejtesi ! …
- Te besoj e te jap te drejte se jam edhe vete prind, por sinqerisht te them qe vajza duhet te vije ne shkolle. Ajo eshte nxenese e mrekullueshme, per ate kane respekt gjithe mesuesit.
- Ç’me thua, shoku drejtor ? Po, ajo, kur kujton shkollen tmerrohet, qan. S'ka me besim, trembet. Nuk po kuptoj se ç'ndodh. Po na shkelin me kembe !
- Te lutem, ne zyren time mos thoni e mos aludoni, per te tilla gjera. Ketu, nuk ju shkel njeri me kembe – foli i ngrysur drejtori.
- S'e kam fjalen per ju, por per ata "amerikanet". Ata po na marrin erzin ! Eshte turp i madh ky! Turp ! Turp ! Turp ! Prandaj, deri neser ju lutem dua pergjigje nga ju e nga ai rrugaci qe duhet te jape llogari para drejtesise. Vetem keshtu do me vihet nderi ne vend, se po s'u be kjo, ateherer do di une te veproj - perfundoi ai dhe pasi vuri kapelen ne koke, doli duke perplasur deren pa thene as diten e mire.
Teksa po zbriste shkallet ai ndeshi me sekretarin e partise i cili tentoi t'i jete nje bueqeshje. Kjo gje, ky gjest cinik, ja ngriti nervat edhe me teper dhe i'u kthye atij me plot hakerrime:
- Degjo, ti ! Mos m'i lesho mua ato buzeqeshje se s'me duhen, po tregohu burre i paster. Mos luaj teater me popullin se partia s'te meson ashtu e, kujdes, mos e fut veten ne llum. Mos u bej servil i atyre "amerikaneve" se, t'a dish, me ta e kam muhabetin menjane. Partia s'je as ti e as ata qe ti mbron. Kete t’a merni vesh ! …
Sekretari i partise, hapi syte e shtangu. Pastaj pa majtas e djathtas dhe i'u drejtua nje grupi mesuesish e nxenesish qe ndodheshin aty prane:
- E degjuat ? E degjuat se ç'tha?... Kush jane ata "amerikanet "! He, fol, kush ?... E degjuat, ju do delni deshmitare !
- Ike, or felliqesire ! Spiun i m… - ja ktheu i ati i Sofikes me neveri dhe vazhdoi te zbrese shkallet. - Per ate fjale, do vesh ne gjyq ! Do vesh ne gjyq ! – u degjua pas tij, britma kercenuese e perfaqesuesit te Partise - Ke guxon te ofendosh ti, Partine ? T’a ndreq une samarin, do shohesh se çdo te bej !
Njerezit per rreth u habiten. Ai, sekretari, u afrua prane nje grupi nxenesish e shtoi:
- Ju ishit ketu, i degjuat te gjitha! Tre prej jush do te deshmojne per fjalet qe ai pis tha kunder partise? Degjuat ?...
- Po, po ! E degjuam - thane me gysem zeri ca prej tyre.
… Babai i Sofikes doli jashte dhe mbushi mushkerite me ajer. Shiu vazhdonte. Degjoi qe ra zilja e shkolles. Pas pak nxenesit dolen ne pushimin e madh. Ai i pa ata me ngasherim e mendoi: Vajza e tij s'ishte mes tyre. Ajo kish vendosur te mos shkonte me ne shkolle. Pse, pse ? Pse te me ndodhi mua kjo ? Po çmendem ! Doli neper shi, nxitoi hapat e mbriti ne shtepi. Hoqi pallton, kapelen dhe hodhi syte nga dhoma e vajzes. Ajo qe ulur ne buze te shtratit e qante. Ju afrua dhe i foli me butesi:
- Pse qan e mira ime ? Mos keshtu ! Mblidhe veten, se nuk behet ndryshe. Duhet te kuptosh se ata jane te fuqishem, kane edhe gurin edhe aren ! Duhet te shkosh ne shkolle, s'ka rruge tjeter !
Jooooo ! - ja ktheu e bija ne ngasherime - Ata s'jane njerez, s'jane njerez, babi ?! Jane bishaaaaaaaa ! - dhe i'u hodh atij ne gjoks duke vazhduar te qaje me denese.
Atij ju mbushen syte dhe u ngrit e iku. Nuk donte qe vajza t'a shihte me sy te lotezuar. Vajti ne guzhine dhe morri xhezven. I pihesh nje kafe. Hapi dollapin dhe morri kutine ku mbanin kafene e bluar. Ishte bosh. Kish mbaruar dhe ajo e shkreta ! Doli ne ballkon, mbeshteti brylat ne parmak e ndezi nje cigare. Tymi qe nxirte nga hundet, dilte fjolla - fjolla duke krijuar disa rrathe te bardhe e te dendur. Ja, brenda ketyre rratheve te helmet jetonte ai e, bashke me te, edhe te gjithe te "seres" se tij. Aty, brenda tyre ishte familja e tij dhe gjithe dynjaja. Keta rrathe, s’jane prej tymi po prej hekuri, si pranga ! tha me vete. Poshte ballkonit, njerezia levrinin e atij i'u duk se te gjithe qene mberthyer keq prej tyre e jetonin te asfiksuar …
* * * Drejtori ndoqi me sy nga dritarja daljen e babait te vajzes dhe i erdhi mjaft keq per te. Per pak çaste ashtu siç qe, me shikim te fiksuar, ngeli si i hutuar e pastaj, pa ditur asgje per "incidentin" e tij me sekretarin e partise, mendoi te telefononte ne komitetin e partise se rrethit. Duhej bere diçka. Gjendja ishte shqetesuese. Mori receptorin e telefonit dhe formoi numurin e nje instruktori, i cili mbulonte arsimin e qe ne Vlore, njihej me nofken "xhuxhi". Ai njeri famekeq, ishte prototip i servilit. S'e mbante mend askush per sjellje njerezore, por gjithmone per nje njeri te pabese, harbut e mendjemadh. Per me teper, edhe vete drejtorin e gjimnazit "Ali Demi", ai s’para e kish qef por, kete rradhe me sa dukej qe i detyruar t'a degjonte "ndodhine".
"Xhuxhi" degjoi pa bere ze gjithe shpjegimet e drejtorit, por me pas kur morri vesh se autori i letres qe djali i shokut K. e humbi qetesine e nisi t'a kercenonte ate, duke i thene se me te tilla gjera po shqetesonte kuadrot e partise e se, s'qe detyra e tij te merrej me "histori" te tilla.
- Prandaj - i tha ai me ze hakerrues - kjo çeshtje, urgjentisht te mbyllet ! Ne rast te kundert, do te jete vajza e jo djali qe do te thirret ne hetuesi sepse, ajo leter mund te jete shkruar nga "dikush tjeter", me qellim qe te hedhe balte mbi figura te tilla si ajo e shokut K …
Ne anen tjeter, u degjua zeri I drejtorit te gjimnazit qe kundershtoi me ngulm por, "xhuxhi" i'a ktheu me keq. Nisi te bertase e te çirrej, por edhe drejtori ja ktheu po ashtu duke i thene prere e plot kurajo:
- Ne, per ate djale, do marim vendim per perjashtim nga shkolla !
Ç’fare thate ? - uleriu tjeteri - Guxoni e bejeni kete gje! Provojeni e keni per te pare se ku do perfundoni! T'a mbyllni ate çeshtje urgjent !
Nderkohe ne zyren e drejtorit qe degjuar nje trokitje e lehte e, brenda kish hyre Shpetimi, sekretari i partise se gjimnazit i cili kish degjuar biseden e zhvilluar ne telefon. Kur "xhuxhi" e mbylli ate me fjale harbute, sekretari ju drejtua drejtorit dhe i tha:
- E di, ç'me ndodhi, shoku drejtor ? Ne shkallet e shkolles u ballafaqova me babane e Sofikes dhe ai … - Ju lutem, dilni jashte! S'kam kohe t'i u degjoj tani - ia preu fjalen drejtori dhe i ktheu krahet duke shtuar - S'dua t’i u degjoj, jo! Ju te lutem, dilni jashte ! Dhe mos mendoni se kjo pune do mbyllet kaq lehte, siç mendoni ju !
- Te lutem - foli tjetri - une jam sekretar i partise dhe s'me nxirni jashte kollaj ...
- Dilni jashte ! - i'a preu ai me vendosmeri - Ketu jam ende une drejtor shkolle. Ju, per çdo gje do pergjigjeni ne Parti dhe, ju lutem pak me vone, me sillni ketu ate "letren e zeze" …
- Pse, ç'e doni letren ? "Çeshtjen" tani e ka ne dore Partia ! - u pergjegj sekretari.
- M'a sill ate leter ! - bertiti drejtori.
- S'ka ç'ju duhet letra, drejtor ?! Per me teper qe ajo s'eshte shkruar nga dora e Arjan Bitrit - u pergjegj sekretari me ironi - Ate leter e kane hartuar te tjere persona qe synojne te poshterojne figurat e partise ne rreth e te hedhin balte mbi emrin e mire te shkolles. E, kjo gje t'a dini, ne rradhe te pare eshte nje minus i madh per ju, drejtor! Por partia do t'a nxjerre te verteten ne shesh e personat qe jane implikuar ne ate pune, qofshin dhe mesues, do ndeshkohen ashtu siç duhet !
Drejtori uli syzat mbi hunde dhe pa sekretarin drejt e ne sy. E kuptoi djallezine dhe poshtersine e tij pastaj kaloi ne mend shume "marifete" qe, partia, arrinte te bente po t'i donte qejfi. Perplasja filloi: Drejtori:
- Te thashe, me sill letren !
Sekretari:
- Ju s’keni me pune me ate leter, ate e ka Partia !
Drejtori:
- Keshilli Pedagogjik kerkoi verifikimin e letres ! Ju kemi lene afat gjer neser !
Sekretari:
- Afati s'vendoset as nga ju e as nga keshilli pedagogjik ! Ju s’keni ne dore asgje ! Dhe, ju lutem, te jeni me i qete ! Mos favorizoni e perkrahni njerez qe duan t’i vene minat pushtetit me metoda te ndryshme, ne ekonomi, ushtri, nafte, shkolla e kudo. Nuk e kuptoni qe ketu ka dore armiku i klases ?...
Drejtori:
- Armiku i klases, ne kete rast eshte Arjan Bitri dhe edukata e "mire" qe ka mare nga familja. Te thashe, me jep letren !
Sekretari:
- Shoku drejtor, keto fjale t’i merrni mbrapa ! Me ç’te drejte ju zini ne goje familjen e shokut K. ? Do pergjigjeni edhe per kete. Jeni edhe komunist !
Drejtori :
- Komunist jam dhe jam i ndershem ! Jo komunist si ju, me njeqind fytyra servile. Te papergjegjshem, kamelone !... Largohu nga zyra !...
Sekretari:
- Kjo leter do t’ju haje koken, drejtor! Ju dhe miqve tuaj !
Dera u perplas me force e sekretari doli jashte. Drejtori, i inatosur dhe i acaruar ne kulm, aty per aty kerkoi numrin telefonik te centralit te Deges se Puneve te Brendeshme. Te pakten, t'i ve ne dijeni edhe "ata" tha me vete:
- Alo?... Jam drejtori i shkolles ... desha te me lidhnit pak me kryetarin e Deges shokun Ll. ! - Kryetari eshte i zene, merrni me vone se do e njoftojme per kerkesen tuaj - u degjua zeri i oficerit te rojes.
Pas gjysem ore, drejtori, u lidh me kryetarin:
Drejtori :
- Shoku Ll, ju uroj shendet !
Kryetari:
- Faleminderit ! Urdheroni, si eshte puna, shoku S. keni ndonje hall? Kam respekt per ju dhe punen tuaj !
Drejtori:
- Kemi nje problem!... Ne shkollen tone ka ndodhur nje incident... - Dhe nis t'i tregoje fill e per pè per ngjarjen, debatin me sekretarin e partise te shkolles si dhe aludimet qe ky i fundit kish ne koke per ndonje "marifet" qe mund te pritej.
Kryetari:
- Dakord ? Atehere, mundesisht pregatisni nje relacion me shkrim rreth ngjarjes e m'a dergoni mua. Shkruani hollesisht per çdo detaj. Une kam besim ne fjalen tuaj dhe, me keto qe degjova, ju jap te drejte. Sigurisht, kjo pune duhet marre shtruar e, po qe se del ashtu siç thoni ju, atehere shoku K. sigurisht qe nuk do te mbetet pa pasur probleme.
Drejtori:
- Per kete s'di ç'te them… Ato jane punet tuaja !
Kryetari:
- Sigurisht por, Partia s’ben dallime, i jep reston kujtdo. Para ligjit te gjithe shtetasit jane njelloj ! Une per keto qe degjova do njoftoj urgjentish ministrin tim ! Diten e mire !
Drejtori:
- Diten e mire !... Ato pune, i dini vete ju !...
Nga biseda qe beri me kryetarin e Deges, drejtori kuptoi shume gjera. Ne rradhe te pare qe edhe aty dege, me sa dukej donin te hanin kokat e njeri - tjetrit. Kryetari, me gadishmerine tij per te njoftuar direkt ministrin, kish rastin ideal qe te lante hesapet e t'i vinte berrylin me shume lezet, vartesit te tij karierist e mendjemadh. Shkurt, ai ishte gati t'i a thyente turinjte atij "amerikanit", vartesit te tij, K.
Drejtori mori fryme lehtesisht. Ne ndergjegjje ndihej i çliruar. Thirri me nje here Merjemen dhe i tha se, te nesermen ne oren 15:00, duhej te lajmeronte keshillin pedagogjik per nje mbledhje te jashtezakoneshme. Ne te do merrte pjese dhe gjithe kolektivi i klases se II D, i cili do ballafaqohej me te verteten rreth ngjarjes. Ne kete mbledhje nuk duhet te mungonte asnje! Merjemja mori udhezimet e u largua !
Drejtori, mbeshteti berrylat mbi tavoline e mendonte: Te analizohet letra ? Po ç’leter ? Ku ndodhej ajo? Kush e kish ? Ç’qe bere me te ? Gjithe keto pyetje e mundonin. Rrethanat ishin te tilla qe çdo poshtersi mund te ndodhte. Megjithate, une do bej timen, tha me vete. Pastaj u kujtua se duhej te komunikonte sa me shpejt me nxenesen, Sofiken. Sipas te dhenave qe kish, ajo qe mbyllur ne shtepi dhe po perjetonte rende, ngjarjen e hidhur. Qe frikesuar e s'kish me besim te askush. Per me keq, s'degjonte as prinderit e saj. Sa keq! Nje nxenese e tille, e sjelleshme dhe e shkelqyer, po shkaterrohej nga ana psikike nga poshtersite qe i kishin bere. Vajze e mire, me familje te mire por edhe me shume halle, si shume njerez te tjere …
Mori fryme thelle. Donte t'a çonte mendjen gjetke, por s'mundej. E ndjente veten te hidheruar ne shpirt, nga qe vajza kish rene ne nje depresion te tille. E perse ? Per fajin e atij vagabondit, zuzarit. Jo,jo ! Une s'do te terhiqem nga propozimi qe ai te ndeshkohet sa me rende, tha me vete Ai duhet te perjashtohet nga shkolla. Jo, nga ndeshkimi i tij nuk terhiqem, sikur edhe vete t'a paguaj shtrenjte. Le te kem pasoja. E di, pa gje s'do dal por, ama, e verteta do dale ne shesh. Do hakmerren ? Po mire, te behet ç’te behet ! E di qe mund te kem kem pasoja. Jo mund, por do kem ! Por, e drejta eshte e drejte ! Une s’mund t'a pranoj kete poshtersi! Te hesht, te mbyll syte? Jo, kurren e kurres ! Drejtori qe vertet ne nje ankth te madh. Priste se si do perfundonte kjo "mesele", e cila po fryhej si nje ortek e do merrte me vete shume njerez …
* * * Sipas urdherit te drejtorit, keshilli pedagogjik u mblodh ne oren e caktuar. Mesuesit kishin hyre ne salle qysh me pare. Aty mbreteronte nje heshtje varri. Me ardhjen e tij, te gjithe u çuan ne kembe njeheresh, pothuajse ushtarakisht. E, kjo ndodhte jo vetem pse ai ishte drejtor, por me se tepermi nga rendesia e mbledhjes si dhe nga respekti qe drejtori i asaj shkolle gezonte ne mbare qytetin e Vlores. Dhe ate e meritonte !
Drejtori :
- Faleminderit!... Uluni uluni !... Fillojme !
Njeri :
- Te presim edhe sekretarin ?
Drejtori :
- Ah? Po pse ende s’ka ardhur ai, se vura re … Merjeme eshte lajmeruar Shpetimi ?
Merjemja :
- Siurdheron, po, pa tjeter eshte lajmeruar.
Drejtori :
- Atehere, presim dhe pak! ( peshperitje ne salle ). Po klasa e II D eshte lajmeruar qe do te jete e pranishme ne pjesen e dyte te mbledhjes ?...
Merjemja :
- Pjeserisht !
Drejtori :
- Pse pjeserisht, ka mungesa ?...
Merjemja :
- Shume !...
Drejtori :
- Po nxenesja Sofika L. ka ardhur ?
Merjemja :
- Po!
Drejtori :
- Po nxenesi, Arjan Bitri ?
Merjemja :
- Jo ! ( peshperitje ne salle )
Drejtori : ( shikon oren )
- Atehere, po fillojme… Do t'i u lutem qe te diskutoni te gjithe, pa perjashtim. Te japim te gjithe mendimin tone, per t'i dhene zgjidhje sa me te shpejte, nje problemi qe rrezikon te ule shume poshte emrin e mire te shkolles sone. Dakord ?... ( nderkohe, ne porte, degjohet nje trokitje )
Drejtori:
- Hyni !
Sekretari :
- Na falni per vonesen ...
Drejtori :
- Po, kjo eshte mungese serioziteti!… Si eshte e mundur te vini me vonese ne nje mbledhje kaq te rendesishme? Kjo gje po me habit, per me teper qe jeni ju ai i cili do percillni ketu mendimin e Partise se si, pse e ne ç'rrethana ka ndodhur kjo "mesele" per te cilen edhe jemi mbledhur! S’me duket normale kjo gje, shoku Shpetim!
Sekretari:
- Shoku drejtor … Une jam me se ne rregull por, per vonesen kam arsye. S'eshte aspak çeshtje neglixhence, por diçka tjeter. Jashte ne korridor, ndodhen dy eksperte te Deges se Puneve te Brendeshme, te cilet kane ardhur te asistojne ne mbledhje. Nderkohe, mesova se ata kane identifikuar edhe autorin e letres. Pra, ja ku po ju them te gjitheve se, konkluzioni i tyre eshte ky: ajo s’eshte shkruar nga Arjan Bitri. ( Nga salla degjohen thirrjet: uuuu… uuuu … uuuu ) ! Po, po !... Nuk eshte shkruar nga Arjan Bitri! Dhe te mos çuditeni aspak, sepse "armiku" s'fle ! ( peshperitje e te qeshura nene ze )
Drejtori :
- Ah, ju lutem… Ketu s'eshte mbledhje e Deges se Puneve te Brendeshme. Eshte mbledhje e keshillit pedagogjik te shkolles. Prandaj, thuaju atyre shokeve te tu qe mjafton te na japin me shkrim, ekspertizen e tyre. Kaq ! Ne rregull ?!
Mesuesat e mesueset peshperiten mes tyre, nderkohe qe drejtori ngriti zerin me force dhe kurajo, duke refuzuar kategorikisht qe puntoret operative ( ata te zhdukjes se krimeve, vartesit e babait te A.B. ) te asistonin ne mbledhje. Nderkohe, si te kishin mbire nga fundi i dheut, ne salle trokiten dhe u futen dy instruktore te komitetit te partise, "xhuxhi" dhe nje tjeter. Ata, nisen t’i diktonin drejtorit, me force e me arrogance urdherin se ishte e domosdoshme qe punonjesit e sigurimit te mernin pjese ne ate mbledhje.
- Shoku drejtor, ata do futen ketu ! - bertiti "xhuxhi" te cilin mesuesit e pranishem ne salle e shikuan me frike te madhe. Se "xhuxhi", vertet ishte i vogel ne shtat, por gjemen ta bente te madhe. Te transferonte ne fshatra, te pushonte nga puna, te hiqte fare nga kuadri i arsimit, te çonte ne prodhim. Ai ishte i plotfuqishem dhe po te te qepej, s'kish perendi qe te te shpetonte nga hakmarrja e tij …
- Atehere, mua s'me mbetet gje tjeter, veçse te dorezoj çelsat ! - tha drejtori duke bere nje gjest te deshperuar.
Nderkohe, "xhuxhi" thirri sekretarin e partise dhe i tha qe te qe te delnin jashte. Aty diçka biseduan me operativet e sigurimit e, ne fund morren prej tyre "letren" dhe proces-verbalin e ekspertizes. E, nderkohe qe operativet u larguan, ata hyne perseri brenda. Drejtori i cili nuhati se po pergatitej diçka, paralajmeroi e tha:
- Shoku instruktor, mos u mundoni per asgje qe mund te mendoni te beni se, une i kam marre masat qysh me pare. Per kete ngjarje, kam lajmeruar me kohe kryetarin e deges se Puneve te Brendeshme, shokun Ll.
Kur degjoi ato fjale, sekretari e "xhuxhi" nisen te grinden te acaruar me drejtorin dhe ky i fundit shfryu:
- E pse, duhej lajmeruar shoku Ll? Nuk ka forca Komiteti i Partise qe te analizoje e t'i jape zgjidhje ketij problemi?
Drejtori, vuri buzen ne gaz, me nje neneqeshje ironike e shtoi:
- Epo, une, ashtu e gjykova! Te vihej ne dijeni edhe "pala" tjeter…
Pas disa minutash erdhi çasti solemn i leximit te letres. Instruktori shoqerues i komitetit te Partise e lexoi ate me ze te ngjirur e duke fshire djerset e, pas saj, lexoi dhe ekspertizen kriminalistike.
Konkluzioni i tyre ? Letra ne fjale nuk qe shkruar nga nxenesi per te cilin dyshohej e, shkrimi i perdorur ne te sipas ballafaqimeve te bera me shkrimin e AB ishte krejt i ndryshem. Pastaj, "letra" kaloi duar me duar te te gjithe te pranishmit ne salle, mes mesuesve te letersise, gjuheve te huaja, fizikes e matematikes. Shume prej tyre, te cilet kishin kaluar tashme neper duar,shume detyra e provime me shkrim te nxenesit AB pohuan se vertet, shkrimi i asaj letre nuk perputhej aspak me ate te nxenesit te akuzuar per nje gje te tille…
Mbledhja zgjati edhe nje ore tjerer, natyrisht kunder deshires se "xhuxhit" i cili donte qe ajo te mbyllej sa me shpejt nderkohe qe disa mesues me ze te dridhur bene ca diskutime te pergjitheshme e ca te tjere, te cileve mendja u shkonte se me letren mund te qe bere edhe ndonje "marifet", natyrisht as qe u a mbajti te thoshin gjysem fjale. Pastaj, kur drejtori njoftoi se ne salle do te therriteshin nxenesit e klases se II D, "xhuxhi", instruktori e sekretari i partise dolen, te bindur se çeshtja qe mbyllur mire e pa me te voglin "zarar". Pas ikjes se tyre, shume mesues u mblodhen grupe – grupe e nisen te peshperisin nene ze.
Tani, prej gjithe atyre qe ndodheshin te pranishem ne ate salle, pritej me ankth diçka tjeter.
Pikerisht fjala e vajzes, Sofikes, e cila ndodhej aty ne korridorin e shkolles mes grumbullit te shoqeve e shokeve te klases se saj, qe prisnin prej oresh te grumbulluar aty, ne afersi te portes se salles se profesoreve. Si do te reagonte ajo, e cila dihej se kish ardhur pikerisht per t'u ballafaquar me te gjithe e per te mbrojtur veten dhe nderin e saj ?
Drejtori, me nje shprehje teper te lodhur ne fytyre, morri fryme thelle e tha:
- Merjeme! Mbylli shenimet e proces-verbalit te mbledhjes!... Propozoj te bejme dhjete minuta pushim, pastaj te vazhdojme me nxenesit…
- Siurdheron, shoku drejtor! - u pergjegj sekretarja duke fshire ballin e djersitur me nje shamize te kalter.
* * * Nga klasa e II D e cila perbehej nga 41 nxenes, nga te cilet 23 ishin vajza (9 konviktore) e 18 djem ( 3 konviktore ), mungonin pothuaj me teper se gjysma. Arsyeja me sa dukej ishte se, shume prej tyre pasi ishin njoftuar se do te merrnin pjese ne mbledhjen e keshillit pedagogjik, druheshin apo thjesht kishin frike e ca te tjere s’donin te deshmonin çka dinin rreth ngjarjes se, edhe pse te rinj ne moshe e dinin mire se ne te tilla raste, mbante me teper pergjegjesi "deshmitari" se sa vete "fajtori".
Kur, sekretarja i thirri qe te hynin brenda, ata u futen ne salle pothuajse te gjithe kokeulur e me fytyra te trishtuara. Ne zemrat e tyre te njoma e te tronditura ndihej pesimizem, frike e deshperim. Ngjarja s'kish tronditur vetem ate klase por gjithe shkollen e me tej. Bashke me ta ishin shqetesuar edhe prinderit e tyre, te cilet kishin mesuar per ngjarjen nga rrefimet e femijeve te tyre. Ata qe kishin vajza, bile, me te drejte ishin edhe me te alarmuar!…
Sapo nxenesit zune vend ne salle u degjuan ca peshperima e pas pak ra nje heshtje e plote. Drejtori i ulur ne krye te tavolines se gjate ne forme T morri fjalen:
Drejtori :
- Para se te pyesim dhe te ballafaqohemi me kete ngjarje te cilen, une do t'a cilesoja nje incident te rende, le te degjojme prej gojes se vete nxenesve gjithe elementet e saj, si edhe rolin qe ka luajtur ne te nxenesi AB i cili, siç duket nga frika e ballafaqimit, s'ka ardhur ne kete mbledhje.
Sekretari:
- Shoku drejtor ! Mos i ngaterroni gjerat!... Se pari, AB s'ka pse te kete frike, sepse s'eshte autor i letres. Kete gje e verteton ekspertiza e organeve perkatese. E, se dyti, nxenesi ne fjale eshte i semure dhe teper i shqetesuar nga akuzat e padrejta.
Sofika: ( pa mare lejen e fjales )
- Si? Qysh? S'eshte ai autori ?... Po, kjo eshte e tmerreshme ! Ky eshte turp ! Skandal ! Ku eshte letra? Ju lutem, kush e ka letren?... Ku eshte letra ?... Ju lutem, drejtor, ju lutem shoku sekretar, ku e keni letren? Une pata besim dhe e dorezova ate tek ju. Ja dhashe Partise, drejtorise ! Kush ka vertetuar se s'nuk eshte autori? Sa keq me vjen ! Ku eshte Mimoza ? Ku eshte Arjani ? Ku jane vajzat e konviktit ? Ju lutem, me jepni letren, ju lutem ?! ( ajo u be si e marre e nisi t'a ngreje zerin gati ne ulurime )
Drejtori :
- Prit, Sofika ! Mbaje veten, mos u shqeteso, bija ime! Çdo gje do veje ne vend te vet dhe, e verteta, do dale ne drite ...
Sekretari:
- Po ! E verteta do dale e do te merret vesh ! Per me teper qe jane te tjere njerez te cilet fshihen pas asaj letre. Ndersa, ti, Sofika, kujdes se po ngaterron e po i sjell shume andralla te kota shkolles sone me emer te mire, duke akuzuar pa te drejte femijet e kuadrove te partise. Hajde, fole, na na thuaj, kush e shkroi ate leter ? Ku e gjete, si e gjete? Ti, i ben thirrje Mimoza J, por ajo ka treguar te kunderten. Pra qe autori i saj eshte dikush tjeter ! ( dhe sekretari vazhdon te flase e te flase e t'a ktheje "medaljen" e realitetit nga ana e kundert. Sofika kundershton, perballet me te me fakte e duke pershkruar gjithe veprimet e djemve te“perkedhelur" te kuadrove. Ajo flet pa frike, me kurajo e demaskon diferencimet mes te "perkedhelurve" dhe te "vuajturve"!)
Sofika:
- Ju lutem, perse m’a fshihni letren ? Ku e keni ? M’a jepni t’a shoh !.. Po, kjo eshte e tmerreshme !
Drejtori:
- Shpetim, jepi letren vajzes t’a shohe ! ...
Shpetimi:
- Ajo e ka pare se eshte ajo qe na i ka dorezuar !
Drejtori :
- Pikerisht, prandaj edhe kerkon t’a shikoje ...
Sekretari :
- Pse t'a shohe ?... Mos vihet ketu ne dyshim, ekspertiza e shokeve te deges ?
Sofika :
- Po ! Jo vetem qe e ve ne dyshim, por s’kam fare besim tek ju !
Sekretari :
- Si ? S’ke besim tek Partia ?...
Sofika:
- Thashe tek "ju"! Mos i deformoni fjalet e mia, ju lutem. Une jam vajze komunisti, por jo komunist si babai i AB, i cili e mban veten si te ishte udheheqes i kombit e qe, per me keq akoma, femijet i ka te pa edukuar. Prandaj, me jep letren se eshte e drejta ime ! Sepse, ate leter e ato veprime rrugaçerie i ka bere Arjan Bitri e askush tjeter. M'a jepni letren, ju thashe ! ( ajo ulurin )
Sekretari:
- Epo mire, me qe ngul kemben e nise nga ulerimat, na merre letren ! Piji lengun!... ( ai i dorezon Sofikes letren e cila ja rremben ate nga dora, shume e acaruar dhe me nje qendrim ofendues. Sekretari shtremberoi buzet )...
Sofika:
- Lengun t’ia pini ju, shoku sekretar! Ju e gjitha ata qe shtremberojne realitetin. ( Hap letren e leshon nje thirrje ) Bobooooo! E tmerresheme! S'dua t’u besoj syve ? Po kaq te poshter e syleshe jeni, sa qe edhe kopjimin e saj, s'e keni bere me flete katrore ?... Une ju a kam dhene letren te shkruar ne flete te nje fletoreje me katrore e, ju na i sillni ketu, te kopjuar ne flete me vija ? Oh, çfare ekspertesh te perkryer ! (Haaa, haaa, qesh ajo me ironi e zemerim...) Hajde, eksperte hajde! Krejt fillestare, amatore !...
Ja ku po ju them te gjitheve, ketu para keshillit pedagogjik, para mesuesve te mi, para drejtorit tim, para partise se ... profesor Shpetimit se, letra e vertete s'eshte kjo! Ajo eshte kopjuar, teksti s'eshte ky e per kete te kene turp autoret ! Turp ! … Turp ! ( ajo hedh letren para turinjve te Shpetimit e nis te qaje me denese. Pastaj shkon fluturimthi drejt portes se salles, e hap ate dhe vazhdon ) Pse na shkaterroni ? Pse na vrisni ? Pse na vrisni, keshtu ? Pse ?... Pse ?... Pse ?... ( Perplas deren e njerezit ne salle mbeten te ngrire, nderkohe qe nxenesit ulen koken e s'donin te shinin me asnjeri ne sy )
Drejtori :
- Shoke ! Une qysh sonte … po dorezoj çelesat e kesaj shkolle te cilen, ne kemi bere ç'eshte e mundur t'a mbajme me nder! S'kam tjeter rrugedalje ! ( Dhe kokeulur, ai hodhi ne tavoline rreshqanthi çelest e drejtorise, ne drejtim te profesor Shpetimit i cili mbante ende ne duar letren e turpit ... )
Pastaj, drejtori hoqi syzat i futi ne çante dhe u largua pa thene as naten e mire. Askush s' pipetiu. Nxenesit nisen te dilnin nje e nga nje e, pas tyre edhe profesoret, pa fjale e si hije. Brenda, ngeli vetem Shpetimi me dy-tre komuniste perreth, te cilet donin t'i thoshnin diçka por goja u qe mbyllur. Shpetimi i zverdhur, kish marre çelesat e po i mbante ato neper duar ...
* * * Te nesermen e asaj nate te paharruar e tragjike, beri nje dite e mrekullueshme. Dielli kish hedhur kudo rrezet e tij mengjezore. Frynte nje fllad i lehte. Oborri i shkolles qe mbushur plot nxenes. Ne kontrast te plote me ate dite plot drite, ne katin e trete te shkolles, aty ku ndodhej drejtoria, te binin ne sy dritaret e zyres, te cilat ishin te mbuluara me perde te zeza. ( Sekretari i partise, Shpetimi, naten vone, para se te mbyllte drejtorine s'kish harruar qe te ulte perdet e zeza te dritareve, te cilat perdoreshin si zakonisht, ne rast alarmi per rrezik "lufte").
Natyrisht, nxenesit as qe e vune re mungesen e drejtorit ne ate dite te zakoneshme mesimi, per me teper qe s'ishte hera e pare qe ai vinte me vonese ose nuk paraqitej fare gjate gjithe dites, per arsye te puneve te ndryshme jashte shkolle, si ne mbledhje te komitetit te Partise, te komitetit egzekutiv te rrethit etj. Per arsyen e vertete te mungeses se tij, kishin dijeni vetem ata qe kishin marre pjese ne mbledhjen e nje nate me pare, te asaj qe me plot gojen mund te quhej, "mbledhje e zeze".
Nxenesit u rreshtuan, siç ndodhte zakonisht, ne oborr, para se te futeshin me rregull e ne rresht neper klasa nderkohe qe binte ne sy se, kolektivi i klases se II D kish mungesa. Mes tyre, per çudi Sofika L ishte aty e perseri pa mbajtur ne trup perparesen e zeze. Ate dite ajo qe veshur shume me bukur se çdo here tjeter. Kish rregulluar floket hijshem e veshur per here te pare nje pale pantallona xhins qe i rrinin pas trupi. Bluza e saj, bore e bardhe, reflektonte e dukej edhe me e bardhe nga reflektimi i rrezeve te diellit.
Nderkohe qe, shalli i saj i gjate blu me disa nuance e konture floriri i hedhur kraheve gjer mbi vithe, i jepte dhe me shume hijeshi. Pamjen e saj e plotesonte pastaj, me se miri, vezullimi i nje varese me zemer, e cila i jepte nje nur te vecante mbi gjoksin e saj te porsa formuar. Sofika qendronte aty, ne rresht, serioze e shume kryelarte dhe te gjithe e shikonin me admirim, jo vetem pse ishte e hijeshme, por edhe sepse ishte nje nga me te dalluarat e shkolles…
Mbasi hyne ne klase, ne oren e pare te asaj dite nxenesit u pershendeten nga mesuesja e tyre kujdestare e cila u hoq sikur nje dite me pare s'kish ndodhur gje e se s'i kishte bere pershtypje fakti qe mungesat e nxenesve, ate dite ishin te shumta. Mesimi filloi pra rregullisht dhe mesuese M. shpjegonte e, here pas here drejtohej e perqendruar drejt e ne syte e kalter te Sofikes e cila kish zene vend ne bangen e saj prane dritares, nga ku ndriçohej prej diellit te forte te asaj dite qe binte i arte mbi fytyren e saj engjillore. Pas ores se dyte ra zilja e pushimit te madh. Nxenesit, si zakonisht, te mbledhur grupe - grupe, loznin e qeshin ne oborr. Mes tyre ishte edhe Sofika. Ajo ju afrua nje shoqes se saj te ngushte, konviktore nga fshati Gjorm i Vlores. Vajze e sjelleshme dhe e mire ne mesime, por mjaft e mbyllur dhe e heshtur, sepse kishte "njolla" ne biografi. Ajo qe stermbese e Sadik Premtes, armikut te njohur te partise e popullit, siç ishin mesuar t'a cilesonin ate, ne tekstet shkollore. Ishte kjo arsyeja pse, shume vajza e djem s'e "benin" vajzen e gjore, nderkohe qe Sofika i fliste dhe i qendronte prane, pa asnje paragjykim. Sofika e kapi per mezi dhe i tha:
- Bardha, po ku je moj xhan?... Po te kerkoja… E di?...P o shkoj te blej ca kulaçe pese leksh t'i hame bashke...
- Oh, lere Sofika, faleminderit!… S'ka kohe se, pas pak, do bjere zilja per mesim…
- Ja vajta e erdha - i tha Sofika buze gaz dhe i hodhi doren ne qafe me dashuri.
Dhe iku duke vrapuar jashte, drejt nje dyqani qe ndohej karshi shkolles. Hyri brenda dhe per nje momet u frenua. Shtangu. Para saj, duke pire kafe pa mesues Shpetimin, sekretarin e Partise. Ju erresuan syte dhe doli menjehere jashte. E, ne vend qe te kthehej perseri ne shkolle, ndryshoi drejtim e ja dha vrapit drejt rruges qe çonte ne stacionin e autobuzave. Hypi nxitimthi ne njerin prej tyre, i cili bente linjen Vlore - Uji i Ftohte dhe zbriti ne stacionin, te cilin vlonjatet e quanin "Rrapi". Aty, pastaj morri rrugen drejt Kampit te Pushimit te Puntoreve, i cili ngrihej mbi nje shkemb te larte nga ku deti shihej si ne pellembe te dores.
* * * Pas disa minutash, nje klithme e llahtareshme u degjua poshte Kampit te Puntoreve, aty nene shkembin rreth 70 m te larte, pikerisht aty ku kalonte rruga nacionale Vlore - Sarande e cila ishte edhe shetitorja me e bukur e rivieres vlonjate. Njerezit qe u ndodhen aty prane, u tmerruan nga klithma dhe nxituan te shihnin se nga vinte ajo… Lart, mbi shembenj, ne ajer, u degjua nje klithme tjeter e shoqeruar tri here me thirrjet: Mamamaaaaa!... Mamaaaaaa!... Mamaaaaa!... E, pastaj, ata pane nje shall te gjate, ngjyre blu qe valvitej ne ajer… Pastaj, nje trup ra duke lene pas nje zhurme perplasje, nderkohe qe shalli vazhdonte te endej sa andej kendej, gjersa era e percolli ne breg te detit, aty ku valet e moren me vete e pulebardhat u turen mbi te. Njerezit ngrine te tmerruar. Nje vajze ish hedhur nga shkembi duke fluturuar si nje shpend. Ajo ishte aty, para syve te tyre, mbi asfalt, ne rruge.
Kish bere vetevrasje?
Apo e vrane ata ?
Ate e vrane!
PSE?... PSE?... PSE? …
Trupi i pa jete i Sofikes se bukur edhe pse perplasja ishte e paimagjinueshme, nuk u prish. Fytyra e saj qe po ajo. E gjora vajze, me sa dukej ishte asfiksuar qysh ne ajer. Per çudi, ajo, nuk pati as edhe nje lloj frakture. Ajo vdiq edhe me e bukur !
PSE ?... PSE ?... PSE ? …
* * * ( Shenim: Ngjarja eshte e ndodhur. Personazhet jane reale e jetojne edhe sot. Autori i ketyre rradheve e jo vetem ai, nuk e heqin nga kujtesa kurre ate vajze te mrekullueshme. Na varrimin e saj morren pjese, pothuajse gjithe banoret e qytetit. Autori i ketij rrefimi tragjik, eshte ndodhur edhe ne autopsine e trupit te saj. Ajo u çua drejt "çarjes" ( autopsise ) kunder deshires e mes ulurimave te prindeve te saj. Por, dikujt i interesonte qe te sajonte nje proces verbal per t'a cilesuar aktin e saj rezultat te nje krize e thelle "deperesioni". Kujtimi i saj do te mbetet i paharruar. Ajo iku nga kjo bote pa i mbaushur te gjashtembedhjetat. Sekretar Shpetimi dhe kuadrot me biçikletat e tyre "lara - lara" vazhduan edhe me tej, jeten e tyre te perditeshme si pinjolle te rregjimit )Prill - Maj 2005/USA
Gjyshja…
Ulur prane zjarit gjyshja tirte ne furke duke tundur e duke i kenduar nipit ne djep. Zjarri bubulak ne ate dite dimri, i jepte sadopak nje ngrohtesi shtepise se vjeter, dritaret e se ciles ishin te shqyera e te renuara, xhamat ishin po thuaj te thyera, dhe per te mos e qelluar era e detit, i zoti i shtepise i kishte mberthyer ato para se te ikte me copra dhogash, e llamarinash te vjetra, me gjithe ate era e ftohte, nga brimat e tyre frynte me nje vershellime te lehte. Ajo dhome shtepi, pa tavan dhe me rasa guri mbuluar, ishte me teper se nje dhome akulli. Nje varferi e tejskameshme.
Megjithse prane zjarit, gjyshja dridhej nga te ftotit kur i kendonte ninullen te voglit, nipit te saj pesemuajsh. Ajo, e kishte mbuluar kerthinjin me lloj lloj kuverta e velenxa te vjetra. Atij, si ndiej zeri, sic duket edhe i vogli jetonte me "situaten".
Mbi oxhak, drita e zbete e nje kandili me vaj, me shume leshonte tym se drite. Ate dite, Fatbardha, nena i femijes dhe nusja e vetme e vjeres, ishte nisur qysh heret ne qytet per Pazar me disa shoqe. Vec saj, asnje nuk i delte zot shtepise, i shoqi sa lindi femija ishte nisur per kurbet bashke me disa fshatare te tjere, duke lene Bardhen me t'emen. C'ti besh ashtu ishin koherat, burrat nuk i mbante vendi, lufta per buken ishte me keq se nje lufte e vertete. Bardha, ishte bije nga nje fshat i larget, duhej te kaloje shtate male te mbrije tek njerezit e saj. Ajo, kishte nje vella, nje moter dhe t'emen. Babai i saj i kishte vdekur shpejt, duke i lene femijet jetime.
Nje mik i te atit ishte mblesi per te. Ajo, zbriti malesh dhe u martua ne nje fshat anes detit.
Gjyshja, here pas here hidhte nga nje dru zjarrit, dhe priste gjithe diten me ankth t'i kthehej e reja nga pazari. Ajo, sebashku me te tjeret kishte vajtur te shkembente me reciprok disa produkte ushqimore e te blente drithe, jepte vaj ulliri te blente nje tagar miser, jepte palafike, pak raki e perseri te blente dridhe. Drithi mungonte. Keshtu qe kur niseshin per Pazar qe ishte goxha larg beheshin shume bashkefshatre bashke, gra e burra me hajvanet perpara niseshin heret e ktheheshin vone shume vone, ndoshta dhe nga mesi i nates, i vogli, priste t'emen, gjyshja mallkonte jeten, linte furken dhe ne nje xhezve, atje ne hirin e zjarrit i ziente pak kamomil dhe ate pa sheqer, e ja jepte pak sa te vaket… kerthinja, sa pinte kamomilin kalonte dhe nja dy tre ore gjume, tamam sikur i jepnin hashash.
Gjyshja, e kaloi gjithe diten me shume veshtiresi dhe me shume shqetesime, ishte e para here qe kur kishte ardhe nusja t'a linte ne Pazar ate, megjithe qe porositi shume shoqe e te aferm te saj te benin kujdes per nusen e re, se kohet ishin te veshtira dhe fjalet ne kesi rastesh nuk mungonin. Kaqe u merzit gjyshja, sapo iknin oret e nusja s'po kthehesh, aqe me shume lloj-lloj mendimesh e mundonin. Doli nje here e dy here e tre here e disa here mos shikonte a degjonte karvanet, apo zerat e njerezve qe ktheheshin nga pazari por me kot. Kur u err thelle, ajo nuk duroi dot me shkoi e i ra portes se gjitoneve nje nga nje e pyeti pse vonuan njerezit, femija, ka 18 ore pa pire, po c'mendem, c'bera une e shkreta a me vrafte zoti… c'qe kjo dite e sotme… mermeriste, e mallekonte veten! Gjitonet u perpoqen t'a qetesonin gjyshen te mos behej merak, se asnje gje nuk do te kete ndodhur, mirpo pazari nga nje here vononte dhe fillonte aty nga mesdita, keshtu qe u deshen shume ore te ktheheshin…! Gjyshja i falenderonte gjitonet duke nxituar, por perseri ndjellte dicka jo te mire.
Thellima, dhe te ftotit e asaj nate te therte ne palce, shtepia e akullt ishte mbuluar me tym, oxhaku, nuk terhiqte mire, ca nga era e veriut, e ca na qe drute ishin te laguara. Gjyshja, kishte kohe qe kishte lene furken e meresh me te voglin qe edhe atij si gjyshes i plasen syte nga lotet prej tymit e po qante pa pushim.
Ne dreq te ve kjo jete, e c'deshe a orezi qe u largove nga shtepia jote e more rruget e kurbetit, nuk e shikon, ku na le te dyave si kallogrete, e s'i s'te erdhi keq per te voglin… e per tet shoqe, me mire te ishe ketu, se nje cope buke te thate do ta hanim. Keshtu mermeriste gjyshja e merzitur te birit qe kishte lene shtepine. Ah… jete e dreqit.
Po Ty moj qyqe ku humbe keshtu, c'bera une e shkreta, pa mo s'ma ka borxh e bija e botes. Si nuk u thellova, c'qe ajo ore e keqe…! S'duhet te te kisha lene, me mire te zarrisesha vete se sa te te nisja Ty moj bije… Si sot s'ka bere vaki kurre, njerezit ktheheshin nga pazari, me shpejt… nje e keqe do kete ndodhur… ah… vrafsha veten… c'ishte kjo dite?
Me te vertete, nje e keqe kishte ndodhur. Njerezia erdhen pjeserisht aty afer mengjezit ne fshat, dhe per fat te keq pazari te gjitheve nuk u kishte shkuar mire…! Fshati qysh heret filloi te ziente… Bardha nuk ishte me te ardhurit.
2.
Bardha, ishte plot 26 vjece, ishte nje nuse e bukur dhe shume e rregullt, e edukuar dhe me moral te larte. Kishte gati dy vjet qe ishte nuse ne kete fshat, dhe para pese muajsh ishte bere edhe nene. I shoqi sa kishte lindur djali, mbas nja dy javesh u nis per kurbet, ashtu sic e donte nevoja edhe koha, fshati ishte i varfer dhe nuk mund te siguronte buken e gojes. E pati shume te veshtire te ndahej si i porsa martuar qe ishte, e aqe me keq kur u lindi edhe femija. Nga ana tjeter do linte edhe nenen per te cilen i vinte mjaft keq, se nuk kishte njeri tjeter ne bote vec te birin e vetem, ai qe drita e syve te saj.
Po burrat e ketij fshati po thuaj ishin ne kurbet, venin per pak kohe e mbeteshin atje… disa ktheheshin akoma me te varfer se c'kishin qene,disa u vente mire kurbeti dhe s'ktheheshin fare,dhe te paket ishin ata qe vinin me nje fare katandie dhe ndertonin nga nje cope shtepi, ose blenin ullinj a toka te tjera me ato pak te ardhura qe kishin akumuluar atij kurbeti te hidhur.
Bardha, dy djem nga te fshatit dhe dy gra, nuk u kthyen nga pazari, kjo beri qe ate mengjez qysh heret fshati do ziente! Te ardhurit nga pazari rrefenin ne rreth te ngushte, se kur ishin ne Pazar, nje tregetar, nga ata, te kamurit, kishte provokuar nusen e re,duke i afruar mallra pa pase nevoja per shkembim, ai, I kishte servirur nuses se re edhe napolona. Bardha, u ruajt nga provokimet e tij, dhe u bashkua me turmen, e perbuzur dhe shume e helmuar. Nuk e hapi gojen, nuk u tha as shoqeve as bashkefshatareve, bleu pak drithe dhe po beheshin gati te ktheheshin. Per fat te keq, tregetari, nje bure rreth te dyzetave, i veshur bukur me cizme me qostek e me nje pale mustaqe, me thiken me mill ne brez, duke pare gjendjen e mjeruar te Bardhes dhe te turmes qe e shoqeronte, me paturpesine dhe me felliqesine e tij, kishte tentuar ta terhiqte prej krahu gruan e bukur. Kjo, nuk duroi dot kete fyerje publike, me gjithe qe e ndiente veten shume keq, mbasi ishte e rrethuar me bashkefshataret, per te bere nje skandal. Bardha, nuk duroi dot me e shtytu e peshtyu dhe e goditi me nje gur ne koke.
Tregetarit, i dolen ne krah tre kater miq te tij. Kete poshtersi nuk e duruan bashkefshataret e saj dhe dy djem u futen ne sherr. Ata ishin te armatosur me thika, ndersa bashekfshataret e Bardhes, si gra edhe burra, ishin pa asgje send ne duar. Skandali ishte i madh, pazari u prish.
Dy tre djem, nga te fshatit, dhe po thuaj i gjithe grupi gra e burra e paten per turp ndodhine, dhe ju vune kundershatreve, dhe miqve te tregetarit, duke u thyer turinjte, me grushta e gure, e shkopinj nga te gjerdheve.
Bardha, e inatosur ne kulm qe u be sebeb, nuk vonoi te futesh ne sherr, ajo ulerinte e mbronte djemte e fshatit se mos theresh njeri. Rremben nje tubo hekuri dhe e godet tregetrarin ne balle. Ai, bie, i gjakosur dhe gati per vdekje. Sa pane miqte e tregetarit te shtririn perdhe, iken me vrap neper turme. Ne grindje e siper, nje djale nga te fshatit kishte marre nje thike ne krahun e majte. Po ashtu, edhe nje grua ishte gjakosur ne koke.
Menjehere sa mbaroi sherri, vendi u rrethua, forcat e dovletit, cuan urgjent tek heqimi te plagosurit. Tregetari, ishte mbuluar me gjak dhe si nje cope kerme ne shesh mbi kalldremin e pazarit s'ju afrua njeri.
Gjithe opinioni kur mori vesh ngjarjen e akuzoi tregetarin, megjithese ai kishte edhe qeverine me vete. Bardhen, dhe njerin djale nga fshati, qe mori pjese aktive ne sherr dhe dy gra, i futen ne burg.
Ngjarja ishte e rrende, aqe e rende sa i gjithe fshati nuk mund ta duronte kete turp, dhe te nesermen, u bene gati njezet burra e djemosha dhe disa gra me to, te venin ne qytet ku behej pazari e te vinin nderin ne vend… te nxirnin nga dovleti te arestuarit, Bardhen, djalin dhe dy gra.
Gjyshja sa mori vesh ngjarjen nuk e donte veten, shfrynte dhe i binte kokes me grushta. Per te vogelin nuk pyeti me… lajmeron nje grua qe edhe ajo ishte lehone ti mbante te voglin te nisej edhe ajo me ta… Nje llahtar i vertete, ishte ne ate dite dimri ne fshat, njerezit te llahtarisur nga ngjarja, shfrynin urrejtje per provokuesit. U armatosen te gjithe, dhe armet e tyre, i kishin hypur ne karvane, se bashku me ngarkesat, per to interesoheshin grate.
Gjyshes, i bene mjaft thirje te mos shkonte me ta, por kembengulja dhe vendosmeria e saj nuk mund te parashikonte kthim… ajo iku! Te gjithe nxitonin kembet te mbrinin sa me shpejt ne qytet, ishin te gjithe betuar se do te merrnin hak. Do perpiqeshin, burrat e mocem te gjenin gjuhen me njerezit e dovletit, dhe me deshmimtare ceshtja te shkonte ne gjyq, ne rast te kundert, fshati do merrte hak duke vene nderin ne vend.
Me plaku kishte disa variante neper mend, qe i shprehu ne rreth te ngushte:
Nje variant, ishte te mos dukeshin fare ne qytet, por te shkonin te ekzekutonin ne spital "bandillin tregtar" Kjo do te sillte pasoja per te arestuarit.
Variant tjeter eshte te mesonin vendin ose shtepine e miqve qe perkrahen tregetarin dhe t'u vinin zjarin per gjithe nate… Variant tjater ishte te digjnin gjithe pazarin, bile e dhe zyrat e dovletit…! Gjyshja, terhiqej zvare mbas karvanit, as fliste e as ecte bashke me turmen… ajo bluante ne koken e saj.
3.
Afer mbremjes, po thuaj arriten ne te hyre te qytetit, u vendosen ne hanin me te afert, e u strehuan atje.
Mbasi shoshiten shume mendime, arriten ne konkluzion se dy tre burra te merrnin takim, me autoritetet e vendit per te burgosurit, kryesisht per grate…! Te ankoheshin tek ata, me te bute dhe po qe se ata do mbanin akoma pengjet, te benin kercenimet e rastit, se fundi i fundit ata u bene sebep dhe i rane me qafe fshatit…!
Me plaku dhe me i mencuri, e paramendoi qendrimin e gjyshes dhe i tha ne mes te turmes… atje ne han… degjo Ti, MareLaskia, mos na ben ndonje te pabere, se pastaj na mori lumi… na lere ta zgjidhim me qetesi e me mencuri, e po se nuk e gjeme fjalen ahere do dijme ne se cdo bejme… na i lere ne burrave ne fillim.
Tu lumte ajo goje tha gjyshja: TY te te rrojne djemte e te te kthehen shendoshe nga kurbeti, edhe Ju o vellezer e motra qe moret kete mundim, se sic thame turpi na ze te gjitheve, e kjo, histori sa ka filluar, nuk ja kishim borxh njeriut te na turperoje. Ata, te fshatit te saj mire eshte te mos mesojne gje… se mase nuk ka taraf te madhe e varfera… por ndonjeri do t'i behet zot.
Do ishte mire te me degjoni edhe mua: Mendimi im eshte qe ju te gjithe te perpiqeni te dalin te burgosurit, se fundi ata nuk jane ne faj, se me sa mora vesh, edhe nja dy miq te atij mutit i kane Brenda. Ju do t'u qani hallin e t'u thoni qe ne erdhem per te mare djalin dhe Bardhen dhe dy grate. Ne qofte se ato do dalin… ejani ketu ne han seu pres une…te me jepni sihariqin.
4.
Plaku, dhe te gjithe, miratuan arsyetimin e gjyshes, e cila vlonte perbrenda. Po ashtu do bejme… pastaj ja leme kohes, se Shqiptari thote s'ka hak pa marre e gjak pa lare… edhe ata na kane borxh, kjo eshte e vetmja e sigurte.
U nisen burrat në mengjes heret, mbërriten ne kaza, dhe te gjithe si nje grup, te pa armatosur u gjenden ne zyrat e dovletit. Biseduan me autoritetet, te cilet kishin verifikuar ceshtjen, dhe mbas nja dy oresh duke bere formalitetet e asaj kohe lane te lire te burgosurit…! Ata, i porositen qe ceshtja te mbyllet. Ju mund te hidhni ne gjyq tregetarin, dhe gjyqi do gjykoje… ndoshta e denon edhe me para ose me mall…! Jo thame plaku, ne nuk kemi pse vemi ne gjyq, jane ata qe na rane me qafe, dhe zoti marrte hake.
Sa dolen prej andej shkuan ne spital tek djali i lenduar. Me pas moren njerezit e tyre dhe u kthyen ne han. Kur pa gjyshja Bardhen, e cila ishte bere limon dhe dridhej nga te ftotit, e perqafoi fort, dhe i tha me plot gojen: TY të lumte moj Bardha e Elezajve, qe vure nderin ne vend, dhe ju o motra qe i dolet ne krah, t'ju rrojne femijet, dhe te kini uraten… i perqafoi te gjithe. Une moj une e kam fajin… a c'qe ajo dite…!
Bardha u mundua te qetesonte te vjerren, e perqafoi dhe e pyeti ne vesh… po i vogli si eshte? Ai, eshte bere burre, qendron edhe vetem… a me marrte haken zoti.
Te gjithe u kthyen ne fshat per gjithe nate, dhe cdo gje u duk se u zgjidh paqesisht dhe ashtu sic e donte zakoni. Te gjithe shpresonin qe edhe djali i lenduar te delte te nesermen. Fshatit i erdhi zemra ne vend, punet shkuan mire, dhe shyqyr qe nuk perfundoi muhabeti sandrac se shume plage do te hapeshin…!
5.
Gjyshja u hoq ne sy te tjereve e qete, erdhi ne shtepi dhe ra per te fjetur. Bardha, mbasi regulloi te voglin qe e moren tek gjitonja duke e falenderuar per xhestin, e lau e ushqeu dhe e vuri ne gjoks, dhe me te e zuri gjumi nga mundimi i stermunduar, s'mori vesh asgje… ne mengjez kur nuk pa gjyshen ne shtrat te saj…i shkoi mendja per keq dhe me nje here shkoi tek plaku i mencur i fshatit… i cili ende nuk ishte ngritur nga rrobat mbasi edhe ai ishte i lodhur nga e djeshmja…
Nuk di c'te bej i tha… vjerra me ka ikur, nuk di per ku, te lutem me ndihmo, o zot c'eshte kjo e keqe e madhe me mua… ndoshta, mos o zot mos eshte hedhe nga ndonje buze, se mendoi se ajo u be sebeb per ngjarjen, e pashe une qysh dje, qe s'me foli asnje fjale me pas…! Hej bela, tha i mencuri… te jete kjo… nuk e besoj... qysh dje e pashe se ajo dicka bluante per brenda… mire moj bija ime, Ti shko ne shtepi dhe une do lajmeroj djemte e fshatit ta kerkojme… Bardha u kthye duke qare e duke mallkuar veten me fatin e saj… ku te mbeshtetesh?
I mencuri, urdheroi djemte te mos shkonin buzave… por te shkonin direkt ne kaza, se ajo, me siguri ka shkuar t'ju japi reston… ate qe se beme ne… u lutem shume nxitoni sa pa u bere ndonje hata…! Djemte, u armatosen me c'munden dhe u nisen nga u tha i mencuri… bile, ata moren edhe nja dy tre kuaj me vete…!
6.
Heqimi, sapo zhvishte futen e bardhe dhe po mbyllte vizitat, kur ja behu gjyshja… aman a te keqen, me vizito edhe mua, vdiqa, kam dy dite qe nuk mbushem dot me fryme, me dhemb i gjithe trupi, vij nga larg, he a te keqen bema kete te mire… besome mua te varferen… bej per shpirt…! Nuk mundem, kam orar, me presin edhe mua gruaja e femijet… tha Heqimi rende rende… dhe gati t'i hidhte celesin deres…!
Degjo ketu… mua me thone MareLaskia, dhe do me vizitosh se per ndryshe te piu e zeza degjon apo Jo… dhe gjyshja i vuri kemben deres te mos e mbyllte Heqimi…! Heqimi e quajti te marre gjyshe Maren… largohu me te mire po te them… JO! nuk largohem pa me vizituar tha plaka me me seriozitet… une do ju paguaj…! Per nje moment Heqimi hezitoi, e me pas i tha se vizita mbas orarit zyrtar ben dyfishin… ti s'ke te me japish… une kam i tha gjyshja edhe per trefishin, dua te rroj akoma, se kam femijet bonjake e dua ti rris…! Heqimi, po cuditej me qendrimin e saj, njerezit qe kaluan, kthyen koken dhe vazhduan rrugen…!
Sa u futen brenda, gjyshja mbyll deren, dhe kercenon doktorin duke nxjere nga nenbrezi i fustanit naganten. Heqimi u pshurr ne pantallona… degjo ketu, me Ty s'kam pune, dua te qeroj hesapet me ate tregetarin e djeshem qe ka te care koken, dhe Ti po e mjekon te sherohet, me duart lart do me shpiesh tek krevati i tij… ne rast te kundert do ta paguash ti ate turpin e atij… degjove apo Jo? Kam ardhe te marr hak. Po je njeri me mend dhe te dhemb koka, mire ne rast se ben ndryshe do te hedh trute ne hava… me nje here gjyshja ngre carkun… gryka e nagantes Heqimit ju duk top… menjehere ngriti duart perpjete, hapi deren ai para e gjyshja prapa… deri tek krevati "viktimes"!
Ti je more ai bandilli i pardjeshem, qe te pelqejne nuset e bukura te botes… he fol… po ato nuse kane zotin e tyre more rrufjan, more dobic, more qenbirqeni… shpejt cou nga krevati dhe hiqi bizhamat, te te shikojme c'bure je more zuzar… he cou te thashe se ti numërova ne lule te ballit… mos luani ju te tjeret… dhe gjyshe Mara dridhte naganten ne dore sic tirte ne furke… cou more kodosh akoma s'je cuar… cou te thashe… qen muti… po ato nuse kane zot more i lig more i pa nder, po a ben shqiptari si ti more dobic… gagaci i qelbur… cou se ta dhashe… po u zhveshe nuk do te qelloj, vetëm dua te te turperoj se s'je i zoti as per tet shoqe more qen…
Nje ngjyre te verdhe mori Heqimi, por edhe te tjeret qe ishin shtruar ne ate han spital, kur gjyshja, plasi nje here naganten ne cati… menjehere bandilli u ngrit nga krevati filloi te hiqte bizhamat… dhe atje ndaloi, me koke te lidhur, u mendua se gjyshja nuk mund te shkrehte me se naganta mbushej nga gryka… gjyshja, e kuptoi lojen e tij qysh kur ndaloi te xhveshuren e tij dhe me qetesi i thote do zhvishesh apo te ta heq… dhe prej andej nxjer naganten tjeter, qe kishte nen fustan, tani do ta ndreq une po nuk hoqe edhe breket ore mut muti…
Ngriti carkun, dhe priste… nguroi "bandilli" dhe me se fundi u neneshtrua… hiqi te gjitha dhe do te jesh lakuriq po do jeten, ne rast te kundert une te vras, dhe ti hedh trute ne qoshe… "trimi" vuri duart perpara organeve te tij dhe u t'kur duke ju lutur… lakuriq te thashe…! "Dinaku" vononte veprimet, ca nga hutimi ca nga shpresa se mos at ate dovletit degjuan armed dhe do t'i vinin ne ndihme… Doktor thuaji te zhvisht shpejt - i tha plaka, se do ta hash ti me duket… dhe i vuri pisqollen doktorit ne koke… pse nuk deshe te me vizitoje he fol… deshe dhe trefishin e parave, more te felliqur… zhvishu te thashe, kthehu mbrapa, bandilli u kthye mbrapsht… gjyshja i vuri naganten ne bythe… dhe u drejtua nga njerezit… Ju mos levizni… ky zagar, do vdesi ne kete menyre… bammmmmm !
Gjyshja, e mbaroi misionin. Le ta dije gjithekush se mua me thone Mare Laskia. Sa u degjua e shtena, plaken e perqafuan bashkefshataret, te cilet plaku i mencur i kishte porositur qe te evitonin hatane.