Vlerësime interesante për Kosovën që nga viti 1912 deri në ditët e sotme
(Pas leximit të librit të Oliver Jens Schmitt “Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”
Shkruan: Ismail SYLA
Ndoshta ky është titulli më i shpëlarë i një shkrimi të natyrës recensuese, eseistike dhe mbresëlënëse që kam përdorur ndonjëherë në shkrimet e botuara deri më tani. Por, nuk ka si të mos shprehet mirënjohje publike me germa të mëdha për këtë autor, i cili nëse është nisur ndërmjet dy koncepteve për Kosovën, konceptimit serb dhe atij shqiptar, arrin në konkludime të poshtëshënuara. Tërë librin e kam lexuar më kujdesin maksimal, aq sa lejon fuqia intelektuale dhe përgatitja ime, siç thotë Umberto Eko për “barrën e leximit” që bart njeriu në jetë, dhe kam mbetur i stërkënaqur me konstatimet e Oliver Schmitit në 90 për qind të dukurive që analizon, dhe pajtohem me vlerësimet e tij, si shkalla më e lartë e cilësisë krijuese të intelektualit. Dhjetë-përqindëshi i mospajtimit ka të bëjë me ndonjë vlerësim të historisë së tri dekadave të fundit, kohë për të cilën brezi ynë që kemi jetuar mund të kemi qasje dhe shije të ndryshme. Nga kjo qasje as nuk mund ta ndalojmë as ta mësojmë historianin Schmitt. Përfundimet vlerësuese, të mbështetura pas një përgatitjeje të lartë profesionale dhe dokumenteve të shqyrtuara, konsideroj që i bëjnë nder mendimit historiografik shqiptar, duke siguruar një referencë të rëndësishme si në këto raste, që për mendimin tim janë thesar antologjik.
Lashtësia
“E sigurt është se paraardhësit e lashtë ballkanikë të shqiptarëve të sotëm jetonin në Kosovë, para pushtimit sllav.” (f. 104). “Jo në Kosovë, por në territorin e Sanxhakut të Novi-Pazarit gjenden zanafillat e bashkësisë gjuhësore të serbëve.” (102). “Në shekullin e gjashtë, Dardania kishte traditë kishtare latinisht folëse. Krishterimi i dytë, fundi i shekulli të 9-të (jo latine as greko bizantine) gjuha e liturgjisë ishte sllavishte kishtare.” (88)
“Shqiptarët autoktonë, të cilët në mesjetë jetonin në Kosovë, i takonin më tepër besimit ortodoks.” (95)
Kosova dhe Serbia
Raportin historik të ngatërruar midis logjikës së pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe të përpjekjes për ta bërë të veten Kosovën, Schmitt e nxjerr me përfundime të qëndrueshme: “Rreth vitit 1900 “shumë sllavishtfolës në Kosovë në aspektin kulturor dhe fetar orientoheshin nga Bullgaria dhe jo nga Serbia. Prandaj, para vitit 1900 popullata sllavishtfolëse nuk mund të quhet pa përjashtim si “serbe”.”(101) “Tek me pushtimin e Kosovës nga Serbia në vjeshtë të 1912 dhe me administratën pasuese serbe mes dy luftërave botërore u arrit serbizimi përfundimtar i të gjithë ortodoksëve sllavë në Kosovë. Sikur në përpjekjet për sundimin e Ballkanit të kishte fituar Bullgaria, popullsia ortodokse sllave e Kosovës sot mbase do ta quante veten bullgare.”(126)
Epërsinë e Serbisë në aspektin diplomatik, arsimor dhe ushtarak e vlerëson drejt duke u bazuar në të vërtetën se, p.sh. më 1878, nëse në Kosovë kishte 87 shkolla serbe, më 1912 ato arrijnë deri në më 200. (126)
Por edhe më tragjike është e vërteta tjetër:
“Para vitit 1912 pothuaj nuk ishte ngritur asnjë zë i shqiptarëve të Kosovës kundër pretendimit serb për interpretimin e rajonit, historisë dhe shoqërisë shqiptare në Evropën Juglindore. Në një periudhë kur mendimi publik dukshëm ndikonte në politikën e fuqive të mëdha, kjo u dëshmua si disfavor tepër i madh.” (133)
Me një saktësi interpretimi dhe vlerësimi jepet metodologjia serbe e aneksimit të Kosovës, dhe gjoja karakterit serb të Kosovës, që në opinionin publik ndërkombëtar dhe atë diplomatik kishte arritur ta plasonte si “misioni civilizues serb kundër shqiptarëve myslimanë barbarë.” (128)
Dobësia shqiptare
Nuk ka si të mos pajtohet njeriu me vlerësimet Schmittit të pikave të dobëta të shqiptarëve, pavarësisht se për një mentalitet mediokër albanologjik ato janë pickime të dhimbshme. P.sh. rreth viteve të Lidhjes së Prizrenit (1878) autori vlerëson se “veçori dalluese e elitave myslimane të Kosovës (shqiptarëve, vër. ime) ishin ngatërresat me motive personale dhe aftësia e mangët për veprim afatgjatë koherent politik.” (79)
“Në Kongresin e Berlinit ... aq më pak ishin marrë parasysh dëshirat e bashkësive pa struktura shtetërore siç ishin myslimanët shqiptarë, të cilët më kot iu kishin drejtuar diplomatëve kryesorë evropianë. Njëjtë veproi edhe Konferenca e Londrës.” (139) Ndërkaq, çështja e përmbylljes së identitetit nacional të shqiptarëve të Kosovës, mendoj se është dhënë në mënyrë të drejtë dhe të plotë në paragrafin e mëposhtëm: “Krijimi i identitetit etnonacional te popullsia ortodokse sllave nuk ishte përmbyllur ende plotësisht as në vitin 1912, derisa te shumica e popullsisë shqipfolëse kalimi nga identiteti mysliman në identitetin kombëtar shqiptar filloi tek pas vitit 1945 dhe u konsolidua në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit 20-të, ndërsa arriti të përmbyllet në fazën e krizës së viteve të -90”.(122) Ky mendim nuk është fyes në radhë të parë për faktin që në territorin e Kosovës, pa asnjë shkollë shqipe, nuk veproi dhe nuk u zhvillua Rilindja Kombëtare. Këtu nuk duhet keqkuptuar sintagma ”identiteti mysliman”, që në fakt është vetëm përkatësia e fetare e shqiptarëve të besimit islam, e një popullate të sunduar, pa mundësi të zhvillimit të vetvetes. Ky mendim, për arritjen e nivelit të vetëdijes kombëtare, pra të identitetit kulturor, gjuhësor, kombëtar të ngritur në nivel të përmbylljes institucionale (që në përkthim thuhet nacionalizim) shtetërore është i qëndrueshëm pikërisht për faktin se përgjatë shekullit njëzet shqiptarët e Kosovës nuk kanë pasur program nacional gjithëpërfshirës, para shfaqjes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, për shkak të mungesës së një programi politik nacional serioz të shqiptarëve në shekullin njëzet, për dallim nga kombet e tjera të Ballkanit, studiuesi tjetër Bernd Fischer, shqiptarët i quan popull ende në fazën parakombëtare (libri “Mbreti Zog dhe përpjekja...”).
Qëndresa e Kosovës
Vlerësimet e Schmittit për Kosovën që nga viti 1912 deri në ditët e sotme janë shumë interesante. Ato meritojnë të hapin debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës politik, sociologjik, kulturor, psikologjik etj. Autori konkludon se “Kufiri i sotëm mes Shqipërisë dhe Kosovës në përgjithësi është rezultat i diplomacisë ruse, e cila u mbështet nga Franca dhe pjesërisht nga Britania e Madhe”. (140) Por, është interesant pikërisht mendimi i tij, po qe se nga Serbia më 1912 do të pushtohej “...së paku Rrafshi i Dukagjinit, i cili ishte dukshëm i banuar nga shqiptarët, t’iu kishte bashkuar shtetit të ri shqiptar, konflikti i Kosovës nuk do të ishte ashpërsuar ashtu siç ndodhi në shekullin e 20-të. “(141), që nënkupton se Rrafshi i sotëm i Kosovës, do të shndërrohej në margjinë, ashtu siç është sot Medvegja etj. Autori jep të dhëna rrëqethëse për brutalitetin e administratës serbe mbi shqiptarët e Kosovës ndërmjet dy luftërave botërore. Konstatimet e tij dinë të jenë të sa të vërteta aq edhe të pamëshirshme: “Niveli i ulët arsimor stimuloi natalitetin e shqiptarëve – arsimimi i dobët dhe nataliteti i lartë ecnin dorë më dorë. Diskriminimi po ashtu përshpejtoi procesin e ndryshimit të identitetit nga ai fetar në etnik...”. (160)
“Popullsia shqiptare u tërhoq në strukturat e saj të familjeve të mëdha dhe kështu në nivel të ulët ekonomik dhe kulturor e mbijetoi represionin shtetëror”. (164)
Por, edhe në dekadën e fundit të shekullit njëzet ishte bërthama e fortë familjare që luajti prapë një rol (largimi masiv prej grevës se shtatorit 1990 e tutje):
“Sidomos strukturat tradicionale të familjes së madhe ua mundësuan shqiptarëve t’i përballonin valët e largimit nga puna, të cilat mbase do t’i kishin shpartalluar edhe shoqëritë më të zhvilluara”. (248)
Krijimi i inteligjencies shqiptare të Kosovës në vitet shtatëdhjetë e tutje të shekullit njëzet paraqet një vlerësim interesant nga autori Schmitt. Por, ky mendim është edhe më interesante po të krahasohet me konceptin e Adem Demaçit dhe të Ukshin Hotit për këtë lloj të inteligjencies: “Jugosllavia e dytë u kishte mundësuar shqiptarëve qasjen në sistemin arsimor, por nuk kishte arritur t’i bënte për vete ata” (186), konstaton me të drejtë Schmitt. Ndërkaq, në rrafshin e brendshëm, sipas Demaçit, kjo inteligjencie, e krijuar nga shpirtmadhësia jugosllave për nevoja jugosllave, nuk ka qenë aq miqësore ( të mos themi krejt armiqësore) ndaj elementit të orientuar sipas “vijës gjermane”, “vijës së Tiranës” (Ukshin Hoti) dashurisë ndaj Shqipërisë joideologjike. Kjo frymë e inteligjencies së krijuar nga nevojat "jugosllave" më së miri u pasqyrua në faqet e gazetës, siç thotë Schmitt, “e përditshmja raciste “Bota Sot”. (224) Historiani Schmitt vlerëson me të drejtë një segment të rezistencës paqësore të Kosovës së fillim viteve të 90 të shekullit të njëzet, refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhjet serbe për “demokratizimin” e Serbisë: “...Diplomacia perëndimore shpeshherë politikën e saj ndaj Kosovës e orientonte sipas interesave të Serbisë” (253), ashtu siç jep edhe kufizimin e kësaj rezistence: “Në kryeqytetet perëndimore mbretëronte interesim për atë çfarë po ndodhte në fushëbeteja dhe jo në demonstratat përherë paqësore të shqiptarëve të Kosovës (vitet 90, lufta në BeH dhe Kroaci, vër. ime). (252) Autori e përmbyll konstatimin historik të humbjes serbe të Kosovës: ”Serbët e Kosovës, të cilët e kishin sjellë në pushtet Milloseviqin , paguan një çmim shumë të lartë për radikalizmin e qëllimshëm të situatës politike në Kosovë dhe në mbarë Serbinë, (largimi i administratës serbe nga Kosova pas 1999, dhe 90 përqindëshi i shqiptarëve). (264)
Kurorëzimi i qëndresës së Kosovës është shpallja e pavarësisë që sipas autorit Kosova shtet i dytë shqiptar. “Politikanët shqiptarë të Kosovës e shohin Kosovën si shtet shqiptar, njohja e të cilit varet nga pranimi i multietnicitetit. Nëse i shikojmë raportet e tanishme etnike, Kosova mund të quhet shtet i dytë shqiptar”. (294)
Tema të tjera për debat
Në librin “Kosova....” të O. Schmitt, po ashtu ofrohen edhe mundësi debati për demonstratat e vitit 1981, për vlerësimin e sakrificës së Familjes Jashari, për elitën e re politike me prejardhja nga UÇK-ja, për ndikimin e qarqeve të caktuara të Prishtinës për vlerësimin e kësaj elite. Madje, ky libër më shërben edhe për zbërthimin spirituoz të psikologjisë së atyre që edhe sot përtojnë të paguajnë p.sh. harxhimin e rrymës elektrike, me fenomenin se tek shqiptarët e Kosovës që në lashtësi e këndej ka ekzistuar bota paralele, ku banorët në viset kodrinore dhe malore nuk paguanin taksat. (67). Nga libri dalin shumë tema interesante prej metaforës së ndërtesës Institutit Albanologjik që është pak e kërrusur, e deri tek grilat e dritareve të Bibliotekës Kombëtare. Dhe më e mira është “heqja e bishtit” të shqiptarëve, që tregon se sa jo seriozë janë historianët shqiptarë, që kurrë nuk e kishin shikuar prejardhjen e fusnotës së keqpërdorur të Vladan Gjorgjeviqit, të marrë nga studiuesi austriak J.G. von Hahn, ( f.130) kur flet se popujt e Ballkanit, në ritet dhe besimet popullore thonë se besojnë që ka njerëz me bisht, pa specifikuar asnjë popull). Nxitje për debat ka shumë, por mbi të gjitha, edhe një herë: Ju faleminderit, historian Schmitt!